Një Panoramë Kaosı Në Botën Arabe

nga Mehdi Darius Nazemroya | Publikuar në Shta. 21, 2013, mesnatë

Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut janë shndërruar në një hark  jostabiliteti prej Irakut në Gjirin Persik dhe deri në Libi dhe Tunizi. Kaosi dhe dhuna është pothuajse në çdo cep të  Botës Arabe dhe në Lindjen e Mesme. Gjakderdhja nuk ka të ndalur.


     Megjithëatë, një vend në rajon shkëlqen me kënaqësi.  Tel Avivit i është dhënë një dorë e lirë nga kjo paqëndrueshmëri, këtë e ka ndihmuar autori i saj, Uashingtoni. Ky kaos për rreth, i ka lejuar Izraelit të lëvizë përpara me aneksimin e tokës palestineze në Bregun Perëndimor, ndërsa pretendon se është duke biseduar për paqe me autoritetin palestinez, Mahmud Abaz.  Mbi të gjitha, Izraeli tani ka nevojë për SHBA, për të udhëhequr një luftë kundër Iranit dhe aleatëve të tij.


      Trazirave aktuale në fakt kanë një ngjashmëri me objektivat e Planit Yinon të vitit 1982, të quajtur kështu sipas autorit, Oded Yinon nga Ministria Punëve të Jashtme të Izraelit, i cili bën thirrje për copëtime në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Dokumenti izraelit mund të ketë qenë i shkruar në vitin 1982 , por ai përfaqëson tani qëllimet strategjike dhe idetë e Izraelit.

 

 “Të thyhet Egjipti, të coptohet territorialisht në rajone të ndryshme gjeografike, ky është qëllimi politik i Izraelit”. Pra, është një vazhdim i projektit kolonialist - britanike në rajon dhe ky plan vazhdon në politikën e jashtme amerikane, që shpjegon pikëpamjet e neokolianiste të Ralph Peters në lidhje me Lindjen e Mesme që ata kërkojnë”


Arabia jodemokratike


     Gadishulli Arabik është një fuçi baruti që është duke pritur për të shpërthyer. Të gjitha regjimet janë të brishta dhe nuk mund të mbijetojnë pa patronatin e huaj, në veçanti nga SHBA. Shqetësimet e tyre kryesore janë mbijetesa, jo mungesa e lirisë dhe shtypjes, derisa të ndezet një zjarr epik që do të tymosë tërë Arabinë Saudite .

 

     “Tërë Gadishulli Arabik është një kandidat i natyrshëm për shpërbërjes për shkak të presioneve të brendshme dhe të jashtme , dhe çështja është e pashmangshme sidomos në Arabinë Saudite”, sipas planit të Izraelit  nga autori  Oded Yinon.


      Në përgjithësi , shtetet bregdetare në Gjirit Persik , mënjanë nga   Sulltanati i Omanit ka qenë në mënyrë aktive duke nxitur konfliktet shi’i – sunni, ndarjet  përbrenda dhe rajonale, si pjesë e përpjekjes së tyre për të fituar disa legjitimite për diktaturat e familjeve të tyre sunduese dhe hierarkitë feudale . Kjo është pjesë e strategjive të tyre të mbijetesës, por kjo është e dëmshme për to.

 

    Ushtria saudite ka ndërhyrë në dy shtete, në Bahrein dhe Jemen dhe pretendoi se do të luftojnë një komplot iranian rajonal, tradhtinë e  muslimanë shi’itë. Përveç nga diskriminimi, muslimanët shi’it të  Gadishullit Arabik janë akuzuar se janë të idhur me Iranin’  dhe kjo ka qenë përdorur për të arsyetuar shtypjen e tyre. Sipas Bakr el Nimr, ata  nuk kanë asnjë lidhje me Iranin apo ndonjë shtet tjetër.

 

      Bota ka shikuar se si njerëz të paarmatosur në Bahrein janë përballur me brutalitetin e regjimit të Halifes dhe ushtrisë, që janë pjestarë të sigurimeve të huaja, nga vende të ndryshme, kryesisht, nga  Jordani, Jemeni dhe Pakistani. Banorët vendas, bahreniasë, autokton , po margjinalizohen edhe më tej përmes transferimit të popullsisë dhe programet e zgjidhjes për naturalizim, apo importimin nga komunitetet tjera në Bahrain.

 

   Shumica e popullsisë në Bahrein janë duke u diskriminuar në mënyrë sistematike, janë getoizuar, për shkak se për ata janë të ndaluara punët qeveritare, apo me të rëndësishme në qeveri, në vend të tyre merren të huajt. Përveç policisë sekrete që terrorizon, si mjet për të mbajtur pushtetin, Halifja qëllimisht ushqen tensionet ndërmjet shi’ive dhe sunnive, duke e ndarë Bahrejnin, duke u përpjekur për të legjitimuar vetveten . Bahreini është në thelb nën pushtimin e huaj.

    

Në Arabinë Saudite ka patur pakënaqësi nga popull kundër  regjimit të mbretit Saud. Përkundër goditjes brutale, në vazhdimësi ka pasur protesta që nga viti 2011, ku është kërkuar liri, barazi.  Ka patur spekulime e thashë e theme rreth një grushteti në pallatin mbretëror në Arabinë Saudite. Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite e kishte vënë nën arrest shtëpiak princin Khalid bin Sultan,  menjëherë pasi ai u shkarkua nga posti i tij si zëvendës-ministër i mbrojtjes.


        Në të vërtetë, Emiratet Petro- Dollarë  janë një ndërtesë delikate që  themelet po i tunden. Krerët e tyre janë bashkuar nga pasiguria e tyre, por kanë një listë të armiqësive kundër njëri-tjetrit. Kryengritjet dhe terrorizmi  janë përhapur në të gjithë rajonin. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite tashmë frikësohen nga rritja e Vëllazërisë Myslimane në Gjirin Persik.


      Në Jemen, ekziston rreziku që vendi mund të ndahet në dy pjesë, të cilat qenë bashkuar në vitin 1990, përkatësisht  Jemeni Verior dhe  Jemenin Jugor. Një kryengritje në veri kundër qeverisë së Jemenit, ndodhi për shkak të diskriminimit kundër myslimanëve shi’itë, Zejdi nga Houthi, dhe një lëvizje e e fortë në zonat jugore kanë sjellë gjendjen në afërsi të pikës së kollapsit. Kështu lejohet Jemeni të bëhet një shesh lojrash për SHBA-në dhe Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit ( GCC), veçanërisht  nga Arabia Saudite.  Shkurt, Jemeni është kthyer në shënjeshtër nga administrata e Obamës, me qitje të telekomanduar.


Gjakderdhje në Mashrek, Mesopotami dhe Levant


   Jostabiliteti dhe terrorizmi kanë kapluar Irakun. Grupet që mund të quhen si El -Kaida në Irak,  janë vendosur aty dhe e kanë kthyer Irakun në një shtet të dështuar. Valë terrori e dhune në Bagdad  dhe në të gjithë Irakun janë mjete për ta rrëzuar qeverinë irakiane. Këto sulme terroriste janë të lidhura në të vërtetë për agjendat e ndryshimit të regjimeve nga SHBA, Britania e Madhe, Izraeli, Arabia Saudite, Katari dhe Turqia. Grupet terroriste në Irak kanë kaluar edhe kufirin në Siri për t'u bashkuar me kryengritjen atje dhe kanë formuar atë që ata e quajnë ” Shteti Islamik i Irakut”. Ata kanë një strategji të dyfishtë në Irak dhe Siri.


     Irakun e kanë ndarë në tre pjesë:  Qeveria Rajonale e Kurdistanit në Irak është praktikisht e pavarur, ndërsa shtetet si Arabia Saudite dhe Turqia janë duke përfituar nga ndjenja e padrejtësie në mesin e arabëve sunni. Fuqitë e jashtme janë duke nxitur, ushqyer përçarjet midis shi’itëve dhe sunnive, por edhe në mes të arabëve dhe kurdëve në Irak , kështu ata po e përgatisin ndarjen rajonale, komunale, në Siri.


     Kjo është ajo që Oden Yinon ka  deklaruar në lidhje me Irakun  “Çdo lloj konfrontimi ndër- arabë do të na ndihmojë, kështu do të shkurtohet rruga për qëllimin më të rëndësishëm për ta ndarë Irakun, Sirinë dhe Libanin. Në Irak, një ndarje në krahinat përgjatë vijave etnike- fetare, si edhe në Siri. Pra, tri ( apo më shumë ) shtetet do të ekzistojnë rreth tri qyteteve të mëdha: Basra, Bagdadi dhe Mosuli, dhe  zona shi’ite në jug do të ndahet, sikur edhe zona sunnite dhe kurde në veri”.
    Në Siri ka më shumë gjakderdhje se në Irak. Analistët izraelitë dhe amerikanë, ekspertët dhe politikëbërësit janë këmbëngulës se Siria do të bie. Të huajt  po ndihmojnë forcat anti - qeveritare duke vrarë civilë në bazë të përkatësive fetare-etnike-sektare, veç sa për të përhapur urretje nëpër këto bashkësi fetare-etnike.

 

Sipas Harking-it,  në Planin e Izraelit, hartuar nga Yinon, shkruan:
     ”Shpërbërja e Sirisë dhe Irakut, ndarja në zonat etnike apo fetare të veçanta, më vonë duhet të bëhën edhe në Liban. Ky është objektivi kryesor i Izraelit në frontin Lindor, në afat më të gjatë, kurse të bëhet shpërbërja e fuqisë ushtarake të atyre shteteve shërben si objektiv primar afatshkurtër.

 

      Siria do të ndahet në përputhje me strukturën e saj etnike dhe fetare  në disa shtete të tilla, siç është sot Libani, kështu do të jetë një shtet shi'it Alevi përgjatë brigjeve të saj , një shtet sunni në zonën e Halepit,  një tjetër shtet sunni në Damaskun armiqësor, ndaj fqinjit të saj verior , dhe Druzët të cilët do të krijojnë një shtet, ndoshta edhe në Golanin tonë, dhe sigurisht në të shtriheni dhe në pjesën veriore të Jordanit ”.


       Në Libanin e vogël janë ndërtuar tensione të mëdha, si rezultat i ngjarjeve në Siri dhe me ndihmën e fuqive të huaja, duke u përpjekur vazhdimisht për të ndezur një tjetër luftë civile libaneze, posaçërisht në mes të muslimanëve. Ka qenë agjitacion nga një grup i madh prej grupeve të vogla devijante që mbështesin forcat anti – qeveritare në Siri dhe El-Kaiden, të cilat janë të përkrahura nga Arabia Saudite dhe GCC dhe u jepet një mbulesë politike nga Partia e Saad Haririt. ”Shpërbërja totale e Libanit në pesë krahina shërben si precedent për tërë botën arabe, duke përfshirë këtu: Egjipti, Siria, Iraku dhe Gadishullit Arabik ” , të gjitha sipas Planit Yinon.


       Një valë e re terrorizmi në Liban ka filluar nga jashtë qëllimisht, në të dy zonat shi’ite myslimane në Bejrut dhe pastaj muslimanët sunni në portin libanez të Tripolit. Qëllimi është të bëjë atë të dukshme se shi’itë dhe sunnitë janë kryes të terrorizmit kundër njëri-tjetrit dhe se bombardimet në Tripoli janë një përgjigje për shi’iat për shpërthimet në Bejrut.


Afrika e Veriut


       Tunizia po përballet me një krizë në rritje. Ka pasur përleshje ndërmjet forcave të sigurisë dhe grupeve militante tuniziane pranë kufirit algjerian. Dy politikanët e opozitës, Shukri Belaid dhe Muhamedi Brahmi i Partisë Lëvizja Popullore, janë vrarë. Ka pasur rritje protestash që përfshijnë kërkesat e bëra nga partitë opozitare tuniziane dhe unionistët se qeveria Lëvizja Ennahda e kryeministrit Laaray edhe ministrit Ali të shpërbëhet.


      Libia, aty afër është edhe më keq dhe përdoret për të kontrabanduar armë në Tunizi dhe në vendet e tjera përreth. Ka pasur përleshje dhe greva në terminalet e saj të naftës dhe vendi është i ndarë në mënyrë efektive. Qeveria libiase ka pakëz kontroll në vendin e vetë.  Kontrolli i vërtetë është në duart e milicive në rrugë. Tensionet janë përshkallëzuar edhe me frikën se milicitë nga Misrata mund të bëjë një lojë me energji elektrike për kontrollin e kontrabandës. 


      Vëzhguesit kanë paralajmëruar se Sudani, i cili u nda në dy pjesë në vitin 2011, mund të përballet me dhunën edhe më shumë si konfliktet fisnore  dhe qeveria në Khartum mund të humb kontrollin. Edhe pse Sudani Jugor është bërë një parajsë neoliberale për investitorët, sa për të shfrytëzuar pasurinë e saj, aty sundon rrënimi, paligjshmëria, tensionet etnike dhe dhuna. Një mësim duhet mësuar këtu. Sudani Jugor ishte një vend shumë i mirë dhe më paqësor, kur ishte pjesë e Sudanit.


       Tani po dalin raporte se ka pasur një shkrirje të dy grupeve të armatosura në Afrikën e Veriut. Mukhtar Belmoktar, lideri i El -Kaidës në Magreb,  ka njoftuar për një sistemim të ri me Lëvizjen për Njëshmërinë dhe Xhihadin në Afrikën Perëndimore   ( MUJAO ). Këto grupe kanë qenë aktive në vende si Algjeria dhe Mali dhe me kushte justifikuese nga fuqitë e jashtme urdhërohen për të ndërhyrë në Afrikën e Veriut. Tani ata po deklarojnë se po planifikojnë të marrin pjesë në një luftë të re në Egjipt, e cila do të tërbon gjithë bregdetin e Atllantikut, që nga Afrika e Veriut deri në deltën e Nilit.


Gjakderdhje në Egjipt


    Republika Arabe e Egjiptit, më e madhe e vendeve arabe, është duke shkuar teposhtë, sikur Algjeria. Ushtria është e vendosur për të mbajtur pushtetin e saj. Egjipti ka qenë shteti qendror, kryesor, për mbajtjen e arabëve të paralizuar, sipas planeve të Izraelit. Yinon pohon kështu rreth Egjiptit:


      ”Egjipti është i ndarë dhe i përçarë në shumë vatra të autoritetit. Nëse Egjipti shpërbëhet, vendet si Libia, Sudani apo edhe shtetet më të largëta nuk do të vazhdojnë të ekzistojë në formën e tyre aktuale, por do të shembën me shembjen dhe shpërbërjen e Egjiptit ” .


Plani Yinon thotë dy gjëra të rëndësishme në lidhje me Egjiptin.

 E para  është kështu:


      ”Miliona janë në prag të urisë,  gjysma e fuqisë punëtore është e papunë, dhe strehimi është problem i madh në këtë vend me popullësi ndër më të populluarët e botës. Përveç për ushtrisë, nuk asnjë department efikas, kështu shteti është në gjendje të përherëshme falimentimi, kështu varet  tërësisht në ndihmën e jashtme amerikane, që vjen në emër të paqes.” 


    E dyta është kjo

 

“Pa ndihmën e huaj kriza do të vijë nesër .”


    Yinon Odedit, hartuesi  i planit, kudo që është, është i buzëqeshur, sepse gjërat janë duke u realizuar sipas planit që ai e ka hartuar, së paku, në pjesët e botës arabe.