Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Pesëmbëdhjetë

  • None
nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Jan. 30, 2016, 1 a.m.

“Vijojmë sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur për mashtrimet, shpifjet dhe trillimet që janë bërë gjatë historisë, kundër besimtarëve muslimanëve shiitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.),mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.),mbi familjen e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tijtë zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë besimtarët muslimanë anembanë rruzulluti tokësor.Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qofshin mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonëtëpesëmbëdhjetë,me titullin e ri “Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.)”. Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do t’ia kushtojmë tërësisht çështjes, ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), të birit të bekuar dhe të dëlirë të bijës së Muhammedit(p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtarit të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është imami i dymbëdhjetë nga imamët e Ehli Bejtit. Kam dëshirë ta nis programin tonë të kësaj mbrëmjeje, me një lutje të rëndësishme, e cila i përket imamit tonë të nderuar, ImamXhafer Sadikut(p.m.t.). Kjo lutje është kështu: “Ju do të përballeni me dyshime. Për sa kohë që nuk do të vëreni asnjë shenjë dhe pa iu shfaqur imami i udhëzuar, do të mbeteni në këtë gjendje të mjeruar. Nga kjo e fundit do të shpëtojë vetëm ai, i cili lexon lutjen e njeriut të mbytur në këtë gjendje. Transmetuesi thotë se e pyeti Imam Xhafer Sadikun (p.m.t.): “Vallë cila është lutja e njeriut të mbytur?!” Më pas Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.) u përgjigj: “Do tëthuash kështu: “Ja Allah, ja Rrahman, ja Rrahim, ja Mukalibe’l-Kulubi, thebbit kalbi ale dinike”(O Allah, o i Gjithëmëshirshëm, o Mëshirëplotë, o Rrotulluesi Zemrave, përforcoje zemrën time ne fenë tënde!)Duke u mbështetur në dy argumentët e pamohueshëm fetarë, si ajetët kuranorë dhe hadithët e vërtetë, pohojmë me bindje të plotë se Imam Mehdiu (p.m.t.), do të mbushë botën me begati, besim, drejtësi, mirëqënie dhe udhëzim, pasi kjo e fundit do të jetë e mbytur dhe e zhytur, në llumin e egërsisë, errësirës, despotizmit, dhunës, mosbesimit, shtypjes dhe tiranisë. E përshëndesim dhe ne nga ana e ndjekëve tanë të nderuar, Zotëri Kemal Hajdarit, të cilit i urojmë shëndet të plotë. Mirë se erdhët në programin tonë Zotëri Sejjid Kemal Hajdari”.

I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (s.u.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut (a.u.xh.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), si dhe mbi familjen e tij të pastër. Si fillim lërmëni t’iu rikujtoj se kemi sqaruar se pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët, muftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

“Tani dua të bëj një përmbledhje të shkurtër programit paraardhës, duke bërë lidhjen e duhur me programet tona paraardhëse, me programin që do të trajtojmë këtë mbrëmje dhe programet tona që do të trajtojmë më vonë. Duke u nisur nga fakti se, nuk dua t’ua që këtë program ta bëj të mërzitshëm dhe të bezdisshëm për ndjekësit tanë të nderuar, po e anashkaloj pjesën rutinë të hyrjes, sepse qëllimi i përmbledhjes sime, është rikujtimi i shpjegimeve dhe sqarimeve të mia të bëra në programet paraardhëse. Çështja që do të trajtojmë në programin e kësaj mbrëmjeje, është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Unë mendoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për shpjegimet dhe sqarimet tona të rëndësishme, mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), në fundin e kohërave. Prandaj ne nuk kemi asgjë për të shtuar, sepse dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi faktin se, Imam Mehdiu (p.m.t.)është i biri i bekuar dhe i dëlirë i së bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtar i Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe është imami i dymbëdhjetë nga imamët e Ehli Bejtit”.

“Tani dua të them se, nisa sqarimin e katër etapave të Hadithit Thekalejn, në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të plotë. Falenderimi i takon Allahut (xh.sh.), që ia dola mbanë që të bëj të ditur se, cilat ishin katër etapat kryesore të shtruara, gjatë hetimit të përmbajtjes, tekstit dhe zinxhirit të hadithit të së këtij hadithi. Më tej vijova të bëj të qartë se, si dijetarët sunnitë dhe dijetarët shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se,versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Pas tërë këtyre shpjegimeve dhe sqarimeve nga ana ime, besoj se nuk ka më nevojë të rikujtoj se, këtë version të Hadithit Thekalejn, e kanë transmetuar në mënyrë të pashkëputur, mbi njëzet bashëkohës dhe bashkëkohëse të Muhammedit (p.q.m.t.). Ndërsa në anën tjetër, kam theksuar se versioni i rremë, i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Arsyeja kryesore e pohimit është se, në zinxhirin e transmetimit të këtij versioni të rremë, gjenden shumë gënjeshtarë, hajdutë, mashtrues, matrapazë, shpikës dhe vjedhës hadithësh dhe tradhtarë”.

Prezantuesi: “Zotëri Sejjid Kemal Hajdari. Njëri nga katër argumentët e pamohueshëm fetarë, i cili vërteton versionin e vërtetë, të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, është edhe ixhmaja (njëzëshmëria e dijetarëve muslimanë). Duke u nisur nga ky fakt, shtroj pyetjen: “Vallë a nuk mendoni se, ka ardhur koha e duhur, tanimë për të kaluar në burimet e transmetimit të Shkollës së Ehli Bejtit?!”

I ftuari: “Një nga vlerësimet më të bukura, që më kanë bërë ndjekësit tanë të nderuar është se, deri më tani më kanë thënë se, kam përdorur vetëm burimet e tranmetimit, të Shkollës së Ehli Sunnetit dhe Xhemaatit. Më pas ata më kanë bërë vërejtje se, nuk kam përdorur asnjë burim transmetimi, të Shkollës së Ehli Bejtit. Unë dua t’i përgjigjem ndjekësve tanë të nderuar, duke shtuar se unë do t’i përdor burimet e transmetimit, të Shkollës së Ehli Bejtit, jo vetëm në programin tonë më titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.)), por sa të kem mundësi dhe në programin tonë me titull: “Mutaherat fi’l-Akide” (Pastërtitë e Kredos Islame)”.

“Më tej do të bëj krahasimin me analizimin, hetimin dhe shqyrtimin e çështjeve nga ana e Shkollës së Ehli Sunnetit, më atë të Shkollës së Ehli Bejtit. Ky krahasim do të shërbejë dhe për Ibn Tejmijjen, së bashku me ndjekësit etij, të cilët zotërojnë një botëkuptimfetar emeuist. E thënë ndryshe, do të sqaroj dhe se si Muhammed Ibn Abduluehhabi, së bashku me ndjekësit e tij, e kanë trajtuarkëtë çështje. Si rrjedhojë, mendoj se nuk ka dy, por tri qasje mbi këtë çështje. Ajo që dua të them është se, ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta kuptojnë pra, se ka tri qasje mbi këtë çështje. Por ndjekësit tanë të nderuar, duhen të tregohen të kujdesshëm, duke mos krijuar përshtypjen e gabuar se, vetëm Shkolla e Ehli Sunnetit dhe Shkolla e Ehli Bejtit, ka mendime të ndryshme mbi këtë çështje. Me lejen dhe ndihmën e Allahut (xh.sh.), në programin e mbrëmjes së sotme, do të orvatem me sa mundësi që kam, të shpjegoj se cilat janë thëniet e qarta, burimet dhe zinxhirët e vërtetë të transmetimit, të versionit të vërtetë, të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Më pas do të orvatem, që t’i përmbledh shkurtimisht burimet e tij”.

“Burimi i parë i transmetimit, është vepra me titull: “Besairu’d-Deraxhati’l-Kubra fi’l-Fedaili Ali Muhammedi (p.q.m.t.)” (Këndvështrimet e Klasifikimeve të Mëdha të Virtyteve të Famijes së Muhammedit (p.q.m.t.)), e Ebu Xhafer Muhammed Ibn Hasan Saffarit (viti i vdekjes 290 hixhri / viti 902 sipas kalendarit gregorian).Autori i veprës është bashkëkohës i Imam Hasan Askeriut (Ushtarit) (p.m.t.). Kjo vepër me dy vëllime, ka përfshirë çdo çështje, që i përket të dymbëdhjetë imamëve të Ehli Bejtit. Mefjalë të tjera në këtë vepër me dy vëllime, në të cilën nuk ështëe nevojshme, as kryerja e analizimit të transmetuesve të hadithëve dhe as ngritja e dyshimit, mbi saktësinë dhe vërtetësinë e hadithëvetë shënuar, është një burim referimi i pazëvendësueshëm, nëfushën e rëndësishme të hadithit. Ekspertët dhe vërtetuesit e fushës së hadithit (muhaddithët), pasi e kanë analizuar dhe lexuar këtë vepër, kanë arritur në përfundimin se, hadithët e shënuar në këtë të fundit, nuk kanë nevojë aspak për vërtetim. Si rjedhojë, duke u mbështetur në këtë fakt, unë kam shfrytëzuar në shumë vende, veprat shiite me titull: “Ilmu’l-Imami” (Dija e Imamit), ose siç njihet ndryshe “Rasihun fi’l-Ilmi” (Krerët e Dijes),të cilat përmbajnë dijet e imamëve, burimet dhe zinxhirët e transmetimit të hadithëve dhe shpjegimet gjthëpërfshirëse dhe të tërësishme, të dijetarëve më të mëdhenj muslimanë shiitë. Kjo kryevepër përmban sqarimin, e shumë çështjeve të rëndësishme. Por nga kjo kryevepër unë do të përmend, vetëm versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”.

“Dijetar Ebu Xhafer Muhammed Ibn Hasan Saffari, në veprën e sipërcituar shënon se Zejd Ibn Erkami tregon se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë:“Një ditë Muhammedi (p.q.m.t.), gjendej i ulur pranë një vije uji, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi, mes Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar. Më pas ai u ngrit dhe falenderoi Allahun (a.u.xh.) dhe mbajti një vazë, duke na këshilluar për mirë. Pastaj Muhammedi (p.q.m.t.) vijoi: “Kini kujdes, pas meje o xhemaat! Unë jam vetëm një njeri. E marr me mend se Allahu (a.u.xh.) më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani) i cili përmban udhën e drejtë dhe dritë. Merreni Librin e Allahut dhe lidhuni fort pas tij!” Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) tregoi rëndësinë e madhe të Librit të Allahut dhe tha që të kemi kujdes, në zbatimin e tij. Më pas vijoi: “Më pas, (po ju lë) edhe Ehli Bejtin tim. Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim!”

“Burimi i dytë i transmetimit, është transmetuar nga Imam Xhafer Sadiku, të cilit ia ka transmetuar Shuajb Haddadi. Ky hadith është si vijon: Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Unë do të jem i pari, që do të afrohem në praninë e Allahut. Pas meje do të afrohen me radhë, Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im, ndërsanë fund do të afrohet bashkësia muslimane. Kjo e fundit kur do të afrohet, do të qëndrojë në pritje. Më pas Allahu, do t’i marrë në llogari se ç’qëndrim kanë mbajtur dhe si janë sjellur ndaj Librit të Allahut dhe Ehli Bejtit”. (1)

“Në këtë pikë tëprogramit tonë, dua të bëj të ditur se në këtë kryevepër, gjenden shumë hadithë të ngjashëm me këtë të sipërcituarin, të cilët nuk mundem t’i përmend të tërë, sepse koha jonë është e kufizuar. Për shembull Imam Bakiri (p.m.t.), kur ka shënuarhadithin, Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë:“Për sa i përket Librittë Allahut, atë e ndryshuan, ndërsapërsa i përket Kabes së Shenjtë, atëe rrënuan nga themelet dhe ndërsa për sa i përket Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), atë e vranë të tërë. Ata u larguan nga gjithçka, që i kishte porositur Allahu”. Në këtëhadith, me fjalët: “Për sa i përket Librit të Allahut, atë e ndryshuan,” nuk nënkuptojmë ndryshimin e fjalëve, ajetëve dhe sureve të tij, por nënkuptojmë ndryshimin e përmbajtjes së tij”. (2)

“Burimi i tretë i transmetimit, është transmetuar nga Dhurejh Ibn Jezidi, të cilit ia ka transmetuar Ebu Abdullah Sadiku (p.m.t.). Ky hadith është si vijon: Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë:“Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Njëra nga ato është Libri i Allahut, ndërsa tjetra është Farefisi im që është Ehli Bejti im. Më pas Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.) shtoi: “Ja pra nejemi Ehli Bejti”. (3)

“Tani është mëse e natyrshme, që pas këtyre sqarimeve ndjekësit tanë të nderuar, mund të mësojnë disa të dhëna,të cilat nuk kalojnë në burimet etransmetimit,të Shkollës së Ehli Sunnetit. Por lërmëni t’iu sqaroj se këto të dhëna, gjenden në burimet etransmetimit të Shkollës së Ehli Bejtit”.

Prezantuesi: “Vallë a është e mundur, që t’i përmendni këto të dhëna, me synimin e kuptimit sa më mirë, të versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”.

I ftuari: “Me lejen dhe ndihmën e Allahut (s.u.t.), këto të dhënado të dalin në dritë, në programet tona pasardhëse. Fjala vjen kuri dërguari i Allahut (a.u.xh.), Muhammedi (p.q.m.t.)tha: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”,çuditem se vallë bashkëkohësit dhe bashkëkohëset, shokët dhe miqtë e tij, nuk e paskan shtruar pyetjen: “Vallë cilët janë anëtarët e Farefisit tënd o i dërguari i Allahut (xh.sh.)?!”Nuk është arsyeshme dhe e logjikshme aspak, që këta të fundit të mos e kenë shtruar këtë pyetje. Në këtë pikë them se është e pamundur, që bashkëkohësit dhe bashkëkohëset e Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët e kanë pyetur këtë të fundit për gjithçka, për idhujtarinë, mosbesimin dhe shmangien, paskan harruar ta pyesin Muhammedin (p.q.m.t.), kanë harruar të pyesin: “Vallë cilët janë anëtarët e Farefisit tënd o i dërguari i Allahut (xh.xh.)?!”

“Tani pohoj se është foshnjarak dhe qesharak fakti se, bashkëkohësit dhe bashkëkohëset e Muhammedit (p.q.m.t.),pasi kanë dëgjuar hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.): “Pas meje do të vijnë dymbëdhjetë imamë”,nuk i paskan kërkuar shpjegime të llojit: “Vallë cilët janë këta imamë, o i dërguari i Allahut (s.u.t.)?!” Besoj se aludime të gabuara dhe mendime dashakeqe si këto, të trilluara nga dijetarët uehhabistë me qasje emeuiste, do të çonin në ngritjen e hijes së dyshimit, mbi qortimin e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.). Në rast të kundërt, do të na dilnin përpara syve bashkëkohës dhe bashkëkohëse, të cilat nuk i paskan kushtuar rëndësinë dhe vëmendjen e duhur, fjalëve, hadithëve, shpalljes dhe thënieve të Muhammedit (p.q.m.t.), aludim ky i cili është tërësisht i pabazuar dhe i paqënë. Në një ajetin 101, të Sures Maide, të Kuranit Famëlartë thuhet: “O ju besimtarë! Mos pyesni për gjëra, që nëse do t’iu sqarohen, nuk do t’u vijë mirë”. Pra me këtë ajet kuranor, nënkuptojmë se nuk duhet të pyesim për gjëra, të cilat janë të panevojshme. Por në rastin e hadithit të lartpërmendur të Muhammedit (p.q.m.t.):“Pas meje do të vijnë dymbëdhjetë imamë”,i cili është një hadith, i cili ka të bëjë si me këtë botë, ashtu edhe me botën tjetër, të besimtarit musliman, jam i bindur se bashkëkohësit dhe bashkëkohëset e Muhammedit (p.q.m.t.), paskan anashkaluar dhe shmangur qëllimisht pyetjen: “Vallë cilët janë këta imamë, o i dërguari i Allahut (s.u.t.)?!” Tani them se, duke u mbështetur në këta argumentë të padiskutueshëm fetarë, arrijmë në përfundimin se, nëse këto të dhëna nuk do të ishin të përfshira, në të njohurin Hadith Thekalejn, atëherë ky i fundit do të shndërrohej, në një hadith të dyshimtë, të pakuptueshëm, të pashpjegueshëm dhe të paqartë”.

“Burimi i katërt i transmetimit, është transmetuar nga Ebu Xhafer Bakiri (p.m.t.), të cilit ia ka transmetuar Xhabir Ibn Abdullah Ensariu. Ky hadith është si vijon: Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë:“O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, një të madhe dhe një të vogël,që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë dhe nuk do të ndryshoni. Unë kërkova nga Allahu (a.u.xh.), i Cili është i Gjithëdijshmi dhe i Gjithinformuari për gjithçka, që këta Dy Porosi të Paçmuara, të mos ndahen derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther. Më pasAllahu (xh.sh.), ma plotësoi kërkesën”.

“Më pas bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), e pyetën këtë të fundit: “Vallë cila është porosia e madhe (thiklu’l-ekberi) dhe cila është porosia e vogël (thiklu’s-sagiri)?!” Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) u përgjigj: “Porosia e madhe është: “Libri i Allahut, njëra majë e të cilit është në duart e Allahut, ndërsa maja tjetër është në duart tuaja”. Ndërsa porosia e vogël është: “Farefisi im që është Ehli Bejti im”. (4)

“Burimi i pestë i transmetimit, është në vepra me titull: “Usulu Minel-Kafi” (Metodologjia nga Mjaftimi), e Muhammed Ibn Jakub Ibn Ishak Kulejnit (viti i vdekjes 329 hixhri / viti 940 sipas kalendarit gregorian). Autori i veprës, ka jetuar në epokën e Fshehjes së Vogël(vitet 260-329 hixhri / vitet 873-940 sipas kalendarit gregorian). Muhammed Ibn Jakub Ibn Ishak Ibn Kulejni ka transmetuar se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Me të vërtetë Allahu (xh.sh.) është Zoti im. Ndërsa unë jam kujdestari i tërë besimtarëve. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) duke kapur për dore Aliun (p.m.t.) doli para bashkësisë muslimane dhe tha: “Cilido që më ka mua zotëri edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij”.

Më pas vijoi: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, një të madhe dhe një të vogël, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë dhe nuk do të ndryshoni. Unë kërkova nga Allahu (xh.xh.), i Cili është i Gjithëdijshmi dhe i Gjithinformuari për gjithçka, që këta Dy Porosi të Paçmuara, të mos ndahen derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther. Më pas Allahu (s.u.t.), ma plotësoi kërkesën”.

“Më tej shtoi: Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, njërën më të madhe se tjetra. Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetra është Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të Lumit (Keuther). Mos qëndroni as para dhe as pas tyre se do të shkatërroheni. Mos u orvatni që t’i mësoni ato, sepse ato janë më të dijshëm se ju. Këta Dy Porosi të Paçmuara, do t’iu mbajnë gjithmonë në të udhë të drejtë dhe nuk do t’iu shmangin kurrë!” (5)

“Tani dua që ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrojnë vëmendjet e tyre, në sqarimin tim. Ashtu siç e shihni dhe ju në njërën anë, ky hadith i shënuar, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit) e Imam Muslimit, nuk do të vërejmë asgjë tjetër përveç porosisë së Muhammedit (p.q.m.t.), drejtuar Ehli Bejtit. Ndërsa në anën tjetër, në veprën me titull: “Usulu Minel-Kafi” (Metodologjia nga Mjaftimi), e Muhammed Ibn Jakub Ibn Ishak Ibn Kulejnit, vërejmë hapur dhe qartë se Muhammedi (p.q.m.t.), i ka kërkuar Allahut (a.u.xh.) që këta Dy Porosi të Paçmuara, të mos ndahen derisa t’i kthehen atij, në krye të Lumit Keuther. Më pas Allahu (xh.sh.) ia plotësoi kërkesën. Dijetar Mexhlisi pasi ka shënuar këtë hadith shprehet: “Dy zinxhirët e transmetimit, të hadithit tëparë janë të vërtetë, sepse zinxhiri i transmetimit,të hadithit të parëështë kështu: “Ali Ibn Ibrahimi, transmetoi nga Muhammed Ibn Isa, ky i fundit nga Junusi, ky i fundit nga Ali Ibn Muhammedi se, si vijon hadithi i lartpërmendur. Si rrjedhojë pohoj me bindje të plotë se, dy zinxhirët e transmetimit, të hadithit të parë janë të vërtetë”. (6)

“Ajo që dua të them është se, kur shfletojmë veprën me titull: “Usulu Minel-Kafi” (Metodologjia nga Mjaftimi), e Muhammed Ibn Jakub Ibn Ishak Ibn Kulejnitdhe veprën me titull: “Miratu’l-Ukuli fi’sh-Sherhi’l-Ahbari Ali Resuli” (Pasqyra e Botëkuptimeve në Shpjegimin e Lajmeve të Familjes së Dërguarit të Allahut),e dijetar Mexhlisit,nuk duhettë mendojë se çdo hadith, qëështë i shënuar në këto dy vepra,është i vërtetë dhe zotëron një zinxhir të vërtetëtransmetimit. Lërmëni t’iu bëj të qartë se çdo hadith, së bashku me zinxhirët e tij tëhadithit, i cili kalon në burimet dhe vepratshiite, duhet të analizohet dhe vërtetohet. Për ta bërë këtëgjë, duhet që hadithët e shënuar, t’i krahasojmë fillimisht me Kur’anin Famëlartë dhe më pas me hadithët e vërtetë. Ndërsa njëhadith tjetër është kështu. Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Aliu është zotëriu i të tërë besimtarëve, sepse Aliu është shtylla e fesë. Ai për hir të së drejtës, do t’i kalojë njerëzit në tehun e shpatës, pas meje. Qëndrimin i Aliut do te jetë më i drejtë”.

“Ndërsa njëhadith tjetër është kështu. Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Më tej vijoi: “Aliu është gjithmonë në të drejtën dhe e drejta është gjithmonë me të. Qëndrimi i Aliut, është qëndrimi i të tërë besimtarëve të Ehli Sunnetit”. Tani ajo që dua të theksoj është se, të tërë ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë njëzëri mbi vërtetësinë e këtij hadithi”. (7)

“Tani lërmëni t’iu shpjegoj se, ky hadithkalon dhe në veprën me titull: “Furu Mine’l-Kafi” (Metodologjia Nga Mjaftimi). Këtë hadith e transmeton Muhammed Ibn Muslimi, të cilit ia ka transmetuar Ebu Xhafer Bakiri (p.m.t.). Ky hadith është si vijon: “Muhammedi (p.q.m.t.)në hutben e Xhumasë ka thënë: “O ju robërit e Allahut! Ju këshilloj që t’i frikësoheni Allahut. Me të vërtetë Allahu, ka dhënë argumentë të qartë se, ai që jeton do të vijojë të jetojë, ndërsa ai që do të zhduket, me të vërtetë do të zhduket. Vetë Muhammedi (p.q.m.t.) na porositiqë të lidhemi fort, pas Dy Porosive të Paçmuara, që do të vijojnë të jenë, pas shtegtimit të tij nga kjo botë. Ai na porositi:“Lidhuni fort pas Librit të Allahut dhe Farefisit tim që është Ehli Bejti im. Këta Dy Porosi të Paçmuara, nuk do t’iu çojnë kurrë në shmangie, ndërsa ai i cili i largohetnga këto dy porosi, nuk do të udhëzohet kurrë në rrugë të drejtë”. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) lartësoi dhe nderoi Allahun (s.u.t.) dhe përshëndeti vetveten, robin dhe të dërguarin e Allahut (a.u.xh.)”. (8)

“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Miratu’l-Ukuli fi’sh-Sherhi’l-Ahbari Ali Resuli” (Pasqyra e Botëkuptimeve në Shpjegimin e Lajmeve të Familjes së Dërguarit të Allahut), dijetar Mexhlisi shënon: “Ky hadith është i vërtetë dhe se askush nuk ka të drejtë, as të na akuzojë dhe astë na fajësojë, duke aluduar se ky version i Hadithit Thekalejn, nuk është i vërtetë. Gjithashtu shtoj se askush nuk ka të drejtë, as të na akuzojë dhe as të na fajësojë se, ne e kemi transmetuarkëtë version të Hadithit Thekalejn, pa analizuar dhe vërtetuar më parë, zinxhirin e hadithit dhe dëshmitarët e tij. Ne besojmë fuqishëm në faktin se, ky version i Hadithit Thekalejn, është transmetuar në mënyrë të pashkëputur, nga më shumë se njëzet bashkëkohës dhe bashkëkohëse të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe si rrjedhojë, nuk e shohim as të arsyeshme dhe as të logjikshme, kryerjen e analizës dhe vërtetimit përkatës për këtë version”. (9)

“Burimi i pestë i hadithit, është në vepra me titull: “Hisal” (Vlerësimi), e dijetarit shiit Shejh Sadukut (viti i vdekjes 381 hixhri / viti 991 sipas kalendarit gregorian). Në këtë pikë të programit tonë, dua të sqaroj se të tërë veprat e dijetarëve shiitë, kanë nisur të shkruhen passhekullit të pestë hixhri, ose pas shekullit të njëmbëdhjetë sipas kalendarit gregorian. Këtë fakt doja ta sqaroja, sepse disa pseudodijetarë me qasje emeuiste, na kanë akuzuar dhe fajësuar padrejtësisht se shiitët, nuk kanë shkruar asnjë vepër pas këtij shekulli. Me të vërtetë çmenduria dhe padija, e këtyre njerëzve të pacipë dhe të ulët nuk njeh kufinj. Sa për sqarim dua të përmend se, dijetari shiit Shejh Saffari (viti i vdekjes 290 hixhri / viti 902 sipas kalendarit gregorian), Kulejni (viti i vdekjes 329 hixhri / viti 940 sipas kalendarit gregorian), ndërsa Shejh Saduku (viti i vdekjes 381 hixhri / viti 991 sipas kalendarit gregorian)”.

Prezantuesi: “Kjo është mëse e vërtetë, por në anën tjetër, nuk duhet të harrojmë faktin se, këto burime dhe vepra, janë të shkruara duke u mbështetur në burimet autentike, të epokës së Fshehjes së Vogël të Dymbëdhjetë Imamëve (p.m.t.). Pak më parë një vëlla i nderuar, na shtroi pyetjen: “Vallë cila është vlera e lartëfetare, e hadithëve që transmetoni?!”

I ftuari: “Duke u nisur nga kjo pyetje, arrijmë në përfundimin se, ka shumë ndjekës që ndjekin duke i kushtuar rëndësi dhe vëmendje, programit tonë. I përgjigjem kësaj pyetje, duke thënë se të tërë hadithët e transmetuar në programin tonë, përmbajnë një vlerë të lartë fetarë dhe zotërojnë transmetues dhe zinxhirë të vërtetë. Këtë fakt e citoj duke sqaruar se, ashtu siç Shkolla e Ehli Sunnetit zbaton norma dhe rregulla të rrepta, në analizimin, vërtetimin dhe vlerësimin e hadithëve, duke i klasifikuar si hadithë të dobët, të mirë dhe tëvërtetë, të dobët, të mirë dhe të vërtetë, në të njëjtën mënyrë dhe Shkolla e Ehli Bejtit, zbaton norma dhe rregulla të rrepta. Më këtë dua të them se, përpara shënimit të të tërë hadithëve, të marrë nga burimet e hadithit, të ekspertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), kam kryer më parë analizën dhe vërtetimin, i cili është i shënuar në këto burime”.

“Në veprën e tij me titull: “Hisal” (Vlerësimi),e dijetarit shiit Shejh Sadukut (viti i vdekjes 381 hixhri / viti 991 sipas kalendarit gregorian), Hudhejfe Ibn Esed Gifariu ka transmetuar: “Kur po ktheheshim nga Haxhi i Lamtumirës, arritëm në vendin e quajtur Xhuhfe. Në këtë vend Muhammedi (p.q.m.t.), i urdhëroi bashkëkohësit e tij që të qëndronin. Më pas këta të fundit, iu bindën urdhrit dhe qëndruan. Më tej u thirr ezani për të kryer faljen e namazit. Pas mbledhjes së bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), ky i fundit u priu në namaz. Më tej Muhammedi (p.q.m.t.), iu drejtua bashkëkohësve të tij duke i thënë:Allahu (xh.sh.) i Cili është i Gjithëdijshëm dhe i Gjithinformuari për gjithçka, më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, Librin e Allahut dhe ajetët e tij, për të cilët ju do të pyeteni, pas shtegtimit tim nga kjo botë. “Vallë si do t’i përgjigjeni Zotit tuaj, kur do t’iu marrë në pyetje?!” Bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.) u përgjigjën njëzëri: “Ne dëshmojmë se na e shpalle të vërtetën, na këshillove për mirë dhe u orvate me mish e me shpirt në këtë udhë të drejtë. Urojmë që Allahu (xh.xh), do të të shpërblejë më shpërblimin më të mirë. Më pas do të dëshmojmë se, nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet  përveç Allahut (s.u.t.), Muhammedi (p.q.m.t.) është rob dhe i dërguari i Tij, Xhenneti dhe Xhehennemi janë të vërtetë, ardhja e Ditës së Kijametit dhe ringjallja e të vdekurve nga varrezat, janë fakte të vërteta.  Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) tha: “Allahu im! Dëshmo për këtë”.

“Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) vijoi: “A dëshmoni se Zoti im është Allahu (a.u.xh.), se unë jam zotëriu i të tërë muslimanëve?!”“A dëshmoni se Allahu (xh.sh.) dhe i dërguari i tij, janë më të shtrenjtë për ju se vetë ju?!”“A dëshmoni dhe i përsërisni këto thënie pas meje?!” Bashkëkohësit e tij u përgjigjën njëzëri: “Po dëshmojmë!”

“Ju këshilloj të keni kujdes se, si do të silleni me Farefisin tim, pas shtegtimit tim nga kjo botë. Cilido që më ka mua zotëri edhe Aliu (p.m.t.) është zotëriu i tij”. Më pas kapi Aliun (p.m.t.) për dore dhe e ngriti”.“Më tej vijoi: “Unë do të shkoj përpara jush, në krye të Lumit të Keutherit, ndërsa ju do të vini pas meje. Ky i fundit është lumi im, kur do të vijë Dita e Kijametit. Gjërësia e këtij lumi është sa largësia mes Sana’as dhe Busrës. Në brigjet e atij lumi, gjenden aq shumë gota, sa janë yjet në qiell. Kini kujdes kur do të vijë Dita e Kijametit, sepse unë do t’iu pyes për gjithçka që keni dëshmuar. Kini kujdes se si do të silleni me Dy Porositë e Paçmuara, pas shtegtimit tim nga kjo botë. Kini kujdes se si do të silleni dhe çfarë qëndrimi do të mbani, pas shpalljes së cilën u kam përcjellur”.

“Më pas bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) e pyetën: “O i dërguari i Allahut (xh.sh.) Vallë cilat janë Dy Porositë e Paçmuara?!” Muhammedi (s.a.u.s.) u përgjigj: “Porosia e madhe është Libri i Allahut, maja e të cilit është në duart e Allahut dhe fundi i të cilit është në duart tuaja. Lidhuni fort pas tij dhe nuk do të shmangeni kurrë. Ndërsa porosia e vogël është Ali Ibn Talibi, shpjeguesi dhe komentuesi i Kur’anit dhe Farefisit tëPastër. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë, nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther. Allahu (xh.xh.) më bëri të ditur se, këta të dy nuk do të ndahen kurrë, nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther. Madje dhe unë i kërkova Zotit tim që këta të dy, të mos ndahen nga njëri-tjetri. Mos qëndroni as para dhe as pas tyre, sepse do të shkatërroheni”. (10)

“Duke u mbështetur në këtë hadith, arrijmë në përfundimin se vetë Muhammedi (s.a.u.s.), ka caktuar si prijës fetar dhe politik të bashkësisë muslimane, Imam Aliun (p.m.t.). Tani dua të përmend faktin se, në veprën me titull:“Ujunu’l-Ahbari’r-Rida” (Burimi i Lajmeve të Gëzuara), e Shejh Sadukut kalon një hadith me përmbajtje të njëjtë”. (11)

“Tani dua të shtoj se Shkolla e Ehli Sunnetit, e ka pranuar si të vërtetë këtë hadith. Madje dua të theksoj faktin se edhe dijetari i madh bashkëkohor shiit, Sejjid Ebu Kasim Huji, në veprën e tij me titull: “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue’t-Tafsili’t-Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhjet e Ekspertëve të Hadithit dhe Analiza e Klasifikimeve të Transmetuesve), e këtë hadith pranon si të vërtetë. Sejjid Ebu Kasim Huji në veprën e tij të lartpërmendur shënon: “Shejh Saduku në kreun “Ithnejni” (Dyshja), të veprës së tij me titull: “Hisal” (Vlerësimi), ka cituarburimin e transmetimit, të hadithit të sipërcituar, i cili është si vijon: “Abdullah Ibn Sinani, transmeton nga Marufi, ky i fundit nga Ebu Tufejl Amir Ibn Uasile, ky i fundit nga Hudhejfe Gifariu se Muhammed (p.q.m.t.) ka thënë: “Ndërsa porosia e vogël është Ali Ibn Talibi, shpjeguesi dhe komentuesi i Kur’anit dhe Farefisit të Pastër. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë, nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”. (12)

“Tani në këtëpikëtë programit tonë, dua t’u drejtohem ndjekësve tanë tënderuar, duke ua bërë të qartë se, si dijetarët më të mëdhenj shiitë, e kanë cilësuar si porosia e vogël Farefisin e Pastër, që është Ehli Bejti i Muhammedit (p.q.m.t.), ndërsa Kur’anin Famëlartë, e kanë cilësuar si porosia e madhe. Unë edhe sot e kësaj dite, ende nuk mund të kuptoj se, si këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste akuzojnë dhe fajësojnë dijetarët më të mëdhenj shiitë se, i paskan ngritur në piedestal vetëm dymbëdhjetë imamët e Shkollës së Ehli Bejtit dhe paskan anashkaluar dhe lënë mënjanë Kur’anin Famëlartë. Me të vërtetë këto aludime të ndyra dhe të ulëta, janë tërësisht të pabazuara dhe të paqëna. Ajo që dua t’u përplas në fytyrë këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, më qasje emeuiste është fakti se, të tërë dijetarët më të mëdhenj shiitë, janë të njëzëri se, porosia e vogël është Farefisi i Pastër, që është Ehli Bejti i Muhammedit (p.q.m.t.), ndërsa porosia e madhe është Kur’ani Famëlartë. Nëse nuk e besojnë këtë fakt, atëherë u bëj ftesë këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, më qasje emeuiste, që të përdorin si argument këtë hadith: “Ndërsa porosia e vogël është Ali Ibn Talibi, shpjeguesi dhe komentuesi i Kur’anit dhe Farefisit të Pastër. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë, nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”. (13)

Prezantuesi: “Zotëri Sejjid Kemal Hajdari. Pak më parë, duke u nisur nga sistemimi kohor, cituat shprehje me termin: “Usulu’l-Erbea Mie” (Katërqind Veprat Bazë). Vallë a ka mundësi të na sqaroni kuptimin e termit të lartpërmendur?!”

I ftuari: “Me termin“Usulu’l-Erbea Mie” (Katërqind Veprat Bazë), nënkuptojmë veprat e dymbëdhjetë imamëve të Shkollës se Ehli Bejtit, tëshkruara nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.). Si rrjedhojë themi me hamendje se, shkrimi i këtyre veprave, ka filluar në epokën e Imam Sexhxhadit (p.m.t.) dhe Imam Bakirit (p.m.t.). Më pas Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.), e ka zgjeruar këtë veprimtari të bukur. Ja pra llogaritja e këtyre veprave deri në ditët tona, bëhet në këtë mënyrë, për çdo vepër të shkruar nga një nxënës vepër nga dymbëdhjetëimamët, cilësohet si një vepër bazë (themelore, rrënjësore, metodologji). Arsyeja kryesore se përse këto vepra, janë cilësuar si vepra bazëështë se këta nxënës, i kanë shkruar veprat drejtpërdrejtë nga imamët përkatës. Autori i veprës metitull: “Bihar” dijetar Mexhlisi, ka shënuar shtatëdhjetë ose tetëdhjetë nga këto vepra në librat e tij. Gjithashtuedhe veprat e dijetarëve më të mëdhenj shiitë, siç janë veprat me titull: “Tehdhibu’t-Tedhhbi” (Afrimi i Afrimeve), “Istibsar” (Këndvështrimi), “Usulu Minel-Kafi” (Metodologjia nga Mjaftimi) dhe “Besairu’d-Deraxhati’l-Kubra fi’l-Fedaili Ali Muhammedi (p.q.m.t.)” (Këndvështrimet e Klasifikimeve të Mëdha të Virtyteve të Famijes së Muhammedit (p.q.m.t.)),janë shkruar dretpërdrejtë, nga dymbëdhjetë imamët e shkollës së Ehli Bejtit. Madje edhe vetë bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) i kanë çmuar kaq shumë veprat e dymbëdhjetë imamëve, sa i kanë dhënë ofiqin “veprat bazë”.

“Fatkeqësisht disa pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, orvaten në mënyrë të paturpshme, që t’i cilësojnë hadithët e transmetuar nga dijetarët më të mëdhenj shiitë, sikur të mos zotëronin asnjë zinxhir të vërtetë transmetimi. Përkundrazi tërësia e hadithëve të transmetuar nga dijetarët shiitë, zotërojnë dëshmitarë besnikë dhe zinxhirë të vërtetë transmetimi. Madje disa hadithë, janë të transmetuar nga Imam Aliu (p.m.t.) të cilat i ka dëgjuar nga Muhammedi (p.q.m.t.). Dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, besojnë fuqishëm në faktin se, çdo hadith i transmetuar nga, dymbëdhjetë imamët e Shkollës së Ehli Bejtit, e ka thënë Muhammedi (p.q.m.t.). Më pas të dymbëdhjetë imamët e Shkollës së Ehli Bejtit, këto hadithë i kanë transmetuar, duke cituar këtë hadith e kam transmetuar unë, ose babai im, ose gjyshi im. Duke u mbështetur në këta fakte kokëforta dhe të vërteta të pamohueshme, nuk e ndiejmë të arsyeshme dhe as të nevojshme, citimin e burimeve të transmetimit të hadithëve. Si rrjedhojë, nuk e shohim logjike transmetimin e hadithëve, të transmetuar nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), sepse zotërojmë burime më sigurtë transmetimi, të cilat janëdymbëdhjetë imamët e Shkollës së Ehli Bejtit”.

“Hadithi Thekalejn kalon dhe në veprën me titull: “Kifajetu’l-Etheri fi’n-Nasi Ala’l-Eimeti’l-Ithna Asherijje” (Mjaftimi i Lajmit në Argumentët e Pamohueshëm Fetarë Mbi Dymbëdhjetë Imamët), e Ebu Kasim Ali Ibn Muhammed Ibn Ali Hadhdhar Kummi Radiut, i cili është një nxënës i Shejh Sadukut dhe është një dijetar i shekullit të katërt hixhri (ose e shekullit të dhjetë sipas kalendarit gregorian). Tani nuk mund ta përmend hadithin në fjalë, sepse nuk zotëroj hapësirën e duhur kohore. Por vepra e lartpërmendur, shpjegon se si hadithët e shënuar në këtë të fundit, janë të transmetuar nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.). Ebu Hurejre transmeton se Muhammedi (p.q.m.t.) e ka thënë këtë fjalë, si një trashëgimi për brezat pasardhës. Më pas e pyeta Muhammedin (p.q.m.t.), për kuptimin e ajetit 28 të Sures Zuhruf: “Ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e tij, me shpresën se ata do të kthehen nga udha e gabuar, në udhën e drejtë!”

“Më tej Muhammedi (p.q.m.t.) vijoi: “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Njëra nga ato është Libri i Allahut. Ai i cili lidhet fort pas tij, do të udhëzohet në udhë të drejtë, ndërsa ai i cili largohet nga ai, do të shmanget. Porosia e dytë është Farefisi im që është Ehli Bejti im. Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Pastaj Ebu Hurejre e pyeti Muhammedin (p.q.m.t.): “Vallë a janë të përfshirë brenda termit të Ehli Bejtit, bashkëshortet e tua të nderuara?!” Ndërsa ai u më përgjigj: “Jo! Ehli Bejti është fara dhe farefisi im. Pra dymbëdhjetë njerëzit e përzgjedhur nga Allahu (s.u.t.)”. (14)

“Tani në këtë pikë të programit tonë dua të theksoj se, pas tërë këtyre të vërtetave të pamohueshme (Kur’anit Famëlartë dhe Hadithëve Profetikë), askush nuk ka të drejtë as të na akuzojë dhe as të na fajësojë se, shumica e hadithëve, të cilët janë të shënuar në veprat sunnite me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, nuk gjenden në përmbledhjet e hadithëve të vërtetë, të dijetarëve të mëdhenj shiitë. Ndërsa në anën tjetër, kjo nuk nënkupton se çdo hadith, i cili nuk është shënuar në veprat e dijetarëve sunnitë, zotëron një zinxhir të dobët transmetimi. Lërmëni t’iu bëj të ditur se, nëse dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi një çështje, atëherë kjo e fundit, përdoret si një argument për mbarë bashkësinë muslimane. Ndërsa nëse vetëm një pjesë e dijetarëve muslimanë, është e njëzëri mbi një çështje, atëherë kjo e fundit, përdoret si një argument vetëm për ata muslimanë, të cilët ndajnë të njëjtin mendim”.

“Tani nëse kemi kohë të mjaftueshme, dua t’u bëj thirrje të tërë dijetarëve muslimanë, mbi zhvillimin e një konference shkencore, me synimin e sqarimit të doktrinave, prirjeve dhe rrymave islame të ditëve tona. Ka mundësi me anë të zhvillimit, të kësaj konference shkencore disa grupe muslimane, heqin dorë nga cilësimi si të pafe (ideologjia e tekfirizmit) ndaj njëri-tjetrit. Uroj me githë zemër, që të heqin dorë nga kjo ideologji shkatërruese, farërat e së cilës janë hedhur nga ekstremisti, fanatiku dhe i padituri i madh Ibn Tejmijje dhe janë sendërtuar në atë rrymë të rrezikshme radikale, që njihet si botëkuptimi fetar emeuist. Ky hadith kalon në shumë pjesë, të veprës së sipërcituar. Madje Hudhejfe Jemani, ka transmetuar një pjesë të mirë të këtyre hadithëve”. (15)

“Pra me pak fjalë, ne besojmë fuqishëm faktin se Hadithi Thekalejn, është transmetuar në mënyrë të pashkëputur, nga mbi njëzet bashëkohës dhe bashkëkohëse të Muhammedit (p.q.m.t.). Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se ai besimtar musliman, i cili dëshiron t’i hedhë një sy, tërësisë së burimeve të transmetimit sunnite dhe shiite, të versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, duhet të shfletojë veprën me titull: “Gajetu’l-Merami ue Huxhxhetu’l-Hisami fi’t-Tajini’l-Imami min Tariki’l-Hassi ue’l-Ammi” (Qëllimi i Shpjegimit të Argumentëve në Përcaktimin e Udhës së Veçantë dhe Udhës së Përgjithshme), e Sejjid Hashim Bahranit. Ky i fundit në kreun e njëzetetetëme titull: “Faktet e Pamohueshme të Dërguarit të Allahut, Mbi Lidhjen Fort Pas Dy Porosive të Paçmuara Në Udhën e Përgjithshme”, ka shënuar 39 hadithë të cilët i kanë transmetuar dijetarët sunnitë”. (16)

“Tani jam i mendimit se, ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen mbi faktin se Hadithi Thekalejn, është transmetuar në mënyrë të pashkëputur, nga mbi njëzet bashëkohës dhe bashkëkohëse të Muhammedit (p.q.m.t.). Sejjid Hashim Bahrani, në kreun e njëzetenëntë gjithashtu me titull: “Faktet e Pamohueshme të Dërguarit të Allahut, Mbi Lidhjen Fort Pas Dy Porosive të Paçmuara Në Udhën e Përgjithshme”, ka shënuar 82 hadithë të cilët i kanë transmetuar dijetarët sunnitë”. (17) “Më pas Sejjid Hashim Bahrani i ka shënuar një për një të tërë hadithët”. (18)

“Lërmëni t’iu rikujtoj faktin se, dijetarët më të mëdhenj bashkëkohorë shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”,është transmetuar në mënyrë të pashkëputur, nga bashëkohësit dhe bashkëkohëset e Muhammedit (p.q.m.t.). Madje dhe dijetari i madh bashkëkohor shiit Emini ndan të njëjtin mendim. Ky i fundit citon se hadithi: “Ndërsa porosia e vogël është Ali Ibn Talibi, shpjeguesi dhe komentuesi i Kur’anit dhe Farefisit të Pastër. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë, nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther” dhe hadithi i transmetuar nga Ummu Selemeja: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këta dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Farefisi im dhe Ehli Bejti im. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë, nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”,kanë një qëllim dhe një përmbajtje të qartë, si drita diellore. Këta hadithë janë transmetuar në mënyrë të pashkëputur dhe si rrjedhojë mund të përdoren lirisht si argumentë”. (19)

“Gjithashtu një vepër tjetër, e cila shpjegon qartësisht se Hadithi Thekalejn, është transmetuar në mënyrë të pashkëputur është vepra me titull: “Tafsilu’l-Uesaili’sh-Shia ile’t-Tahsili’l-Mesaili’sh-Sheria” (Shpjegimi i Çështjeve të Shiitëve në Këndvështrimin e Çështjeve Sheriatike), e analistit, dijetarit, juristit, muhaddithit, profesorit dhe vërtetuesit të madh shiit, Shejh Muhammed Ibn Hasan Hurr Amulit (viti i vdekjes 1104 hixhri / viti 1692 sipas kalendarit gregorian). Ky i fundit, pasi ka transmetuar hadithët shton: “Sipas mendimit tim, hadithi i Muhammedit (p.q.m.t.): “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këta dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Farefisi im dhe Ehli Bejti im. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë, nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”, është transmetuar në mënyrë të pashkëputur, nga mbi njëzet bashëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.)”. (20)

“Gjithashtu një vepër tjetër, e cila shpjegon qartësisht se Hadithi Thekalejn, është transmetuar në mënyrë të pashkëputur është vepra me titull: “Mizan fi’t-Tefsiri’l-Mizani” (Peshorja në Komentimin e Peshores), e dijetarit të madh shiit Muhammed Husejn Tabataiut. Ky i fundit pasi përmend ajetin 32 të Sures Fatir: “Më pas Ne i lamë si trashëgim Librin, robërve Tanë që i kemi zgjedhur. Disa nga ata dëmtojnë vetveten, disa janë të mesëm, ndërsa disa nga ata me ndihmën e Allahut, janë të parët në punë të mira, kjo është mirësia e madhe”, komenton se me termin “robërve Tanë që i kemi zgjedhur”, i cili kalon në ajetin e lartpërmendur, nënkuptojmë pasardhësit e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe Farefisin e tij të Pastër. Nëtë njëjtën kohë, me këtë nënkuptojmë, Ibrahimin (p.m.t.) dhe familjen e tij. Ndërsa nëajetin 33 të Sures Ali Imran Allahu (a.u.xh.) lajmëron: “Allahu zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe)”.Më tej Muhammedi (p.q.m.t.) na ka bërë të ditur se, të lartpërmendurit ishin njohësdhe komentues të mirë të Kur’anit Famëlartë. Për më tepër këta të fundit, kishin theksuar rëndësinë e lidhjes fort pas Dy Porosive të Paçmuara”. (21)

“Ky ajet kuranor shpalos se, Dy Porositë e Paçmuara janë: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”dhe se robërit e zgjedhur, nuk ndahen kurrë nga këta të dy. Ashtu siç kemi përmendur hadithin e njohur, në programet tona paraardhëse: “Bashkësia muslimane, nuk bashkohet kurrë mbi shmangie”,nënvizojmë faktin se dijetarët muslimanë, janë të njëzëri mbi versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këta dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Farefisi im dhe Ehli Bejti im. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë, nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”. Ndërsa në veprën e tij me titull: “Nadhmu’l-Mutenasiri min Hadisi’l-Muteuatiri (Rendi i Ndihmesës i Hadithëve të Pashkëputur),Muhammed Ibn Xhafer Ibn Idris Ibn Muhammed Fasi Kettani, në kreun me titull: “Pafajësia e bashkësisë muslimane, nuk bashkohet kurrë mbi faj, gabim dhe shmangie”, me synimin e vërtetimit të autenticitetit të këtij hadithi, shënon pesë burime transmetimi. (22)

“Gjithashtu këtë hadith të njohur, e ka transmetuar dhe Imam Hasan Askeriu (Ushtari) (p.m.t.). Për më tepër në veprën me titull: “Ihtixhaxh Ala Ehli’l-Luxhaxhi” (Argumentimi mbi Njerëzit e Zgjedhur),Ahmed Ali Tabersiu e ka shënuar këtë hadith. Më pas ky i fundit, në veprën e tij thotë: “Imam Ali Ibn Muhammedi (p.m.t.), i është përgjigjur në këtë mënyrë, me anë të një letre, banorëve të Ahuadit (Lumenjve), të cilët e kishin pyetur mbi çështjet detyrimit dhe fitimit: “Tërësia e bashkësisë muslimane, është njëzëri mbi faktin se, Kur’ani Famëlartë dhe këtë s’e luan topi. Madje tërësia e doktrinave, rrymat dhe grupeve islame e janë të njëzëri mbi këtë fakt. Lërmëni t’iu citoj se tërë këta të fundit, janë shumë të saktë në mendimet dhe qëndrimet e tyre.Bashkësia muslimane, beson fuqishëm në shpalljen hyjnore, të zbritur nga Allahu (xh.sh.) dhe mbështetet në hadithin e njohur, të Muhammedit (p.q.m.t.): “Bashkësia muslimane, nuk bashkohet kurrë mbi shmangie”. Si përfundim pohoj se, ajo që do të thotë Muhammedi (p.q.m.t.) me anë të këtij hadithi është se,nuk ka rëndësi se çfarëqëndrimi mban bashkësia muslimane, ai ështënjë qëndrim i saktë, sepse bashkësia muslimane, nuk bashkohet kurrë mbi shmangie”. (23)

“Imam Ali Ibn Muhammedi (p.m.t.), kur ka cituar se Kur’ani Famëlartë, nuk ka pësuar asnjë lloj ndryshimi, ose ndërrimi nga ana e ajetëve të tij, fatkeqësisht besimtarët dhe ndjekësit e Shkollës së Ehli Bejtit, e kanë akuzuar dhe fajësuar këtë tëfundit, duke krijuar përshtypjen se, ka thënë të kundërtën. Por nuk duhet të harrojmë faktin se, versioni i vetëm i vërtetë, i HadithiThealejn është: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këta dy Porosi të Paçmuara, janë Libri i Allahut dhe Farefisi im dhe Ehli Bejti im. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë, nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua, në krye të Lumit Keuther”. Si rrjedhojë themi me gojën plot se mbarë bashkësia muslimane, është njëzëri mbi faktin se, versioni i sipërcituar i Hadithit Thekalejn, është ai i vetmi dhe i vërteti dhe se versioni tjetër: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” është i rremë dhe i sajuar. Arsyeja kryesore e pohimit është se, në zinxhirin e transmetimit të këtij versioni të rremë, gjenden shumë gënjeshtarë, hajdutë, mashtrues, matrapazë, shpikës dhe vjedhës hadithësh dhe tradhtarë”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë nga robërit e tij të mirë.LusimAllahun që t’iu ketë gjithmonë nën mbikqyrjen dhe përkujdesjen e tij.Në dashtë Allahu do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara:

1.      Ebu Xhafer Muhammed Ibn Hasan Saffari, “Besairu’d-Deraxhati’l-Kubra fi’l-Fedaili Ali Muhammedi (p.q.m.t.)” (Këndvështrimet e Klasifikimeve të Mëdha të Virtyteve të Famijes së Muhammedit (p.q.m.t.)), vëll. 2, s. 293, Vërtetimi nga Muhammed Sejjid Husejn Mualimi.

2.      Ebu Xhafer Muhammed Ibn Hasan Saffari, “Besairu’d-Deraxhati’l-Kubra fi’l-Fedaili Ali Muhammedi (p.q.m.t.)” (Këndvështrimet e Klasifikimeve të Mëdha të Virtyteve të Famijes së Muhammedit (p.q.m.t.)), vëll. 2, s. 293, Vërtetimi nga Muhammed Sejjid Husejn Mualimi.

3.      Ebu Xhafer Muhammed Ibn Hasan Saffari, “Besairu’d-Deraxhati’l-Kubra fi’l-Fedaili Ali Muhammedi (p.q.m.t.)” (Këndvështrimet e Klasifikimeve të Mëdha të Virtyteve të Famijes së Muhammedit (p.q.m.t.)), vëll. 2, s. 297, Vërtetimi nga Muhammed Sejjid Husejn Mualimi.

4.      Ebu Xhafer Muhammed Ibn Hasan Saffari, “Besairu’d-Deraxhati’l-Kubra fi’l-Fedaili Ali Muhammedi (p.q.m.t.)” (Këndvështrimet e Klasifikimeve të Mëdha të Virtyteve të Famijes së Muhammedit (p.q.m.t.)), vëll. 2, s. 297, Vërtetimi nga Muhammed Sejjid Husejn Mualimi.

5.      “Sirkatu’l-Islami” (Vjedhja e Islamit), Muhammed Ibn Jakubi Ibn Ishak Kulejni, “Usulu Mine’l-Kafi” (Metodologjia Nga Mjaftimi), vëll. 1, fq. 287.

6.      Dijetar Mexhlisi, “Miratu’l-Ukuli fi’sh-Sherhi’l-Ahbari Ali Resuli” (Pasqyra e Botëkuptimeve në Shpjegimin e Lajmeve të Familjes së Dërguarit të Allahut), vëll. 3, fq. 213, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore e Veprave Shkencore, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

7.      Dijetar Mexhlisi, “Miratu’l-Ukuli fi’sh-Sherhi’l-Ahbari Ali Resuli” (Pasqyra e Botëkuptimeve në Shpjegimin e Lajmeve të Familjes së Dërguarit të Allahut), vëll. 1, fq. 294, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

8.      “Furu’ Mine’l-Kafi, Kitabu’s-Salati, Babu’t-Tehijjeti’l-Imami li’l-Xhumuati ue’l-Hutbetihi” (Metoda e Mjaftimit, Libri i Namazit, Kreu i Nderimit të Imamit në Namazin dhe Hutben e Xhumasë), vëll. 3, fq. 422, Hadithi Nr: 6.

9.      Dijetar Mexhlisi, “Miratu’l-Ukuli fi’sh-Sherhi’l-Ahbari Ali Resuli” (Pasqyra e Botëkuptimeve në Shpjegimin e Lajmeve të Familjes së Dërguarit të Allahut), vëll. 15, fq. 356, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

10.  Shejh Saduku, “Hisali” (Vlerësimi), vëll. 1, fq. 65, 66. Vërtetimi dhe Shënimi nga Ali Ekber Gifariu, Shtëpia Botuese e Veprave Islame, Bejrut, Liban.

11.  Shejh Saduku, “Ujunu’l-Ahbari’r-Rida” (Burimi i Lajmeve të Gëzuara), vëll. 1, fq. 60, Bejrut, Liban.

12.  Sejjid Ebu Kasim Huji, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue’t-Tafsili’t-Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhjet e Ekspertëve të Hadithit dhe Analiza e Klasifikimeve të Transmetuesve), vëll. 9, fq. 205, Hadithi Nr: 6108, Gjendja e Përkthyer nga Amir Ibn Uasile.

13.  Sejjid Ebu Kasim Huji, “Muxhemu’r-Rixhali’l-Hadithi ue’t-Tafsili’t-Tabakati’r-Ruati” (Përmbledhjet e Ekspertëve të Hadithit dhe Analiza e Klasifikimeve të Transmetuesve), vëll. 9, fq. 205, Hadithi Nr: 6108,  Gjendja e Përkthyer nga Amir Ibn Uasile, Kum, Repubika Islame Iraniane.

14.  Ebu Kasim Ali Ibn Muhammed Ibn Ali Hadhdhar Kummi Radi, “Kifajetu’l-Etheri fi’n-Nasi Ala’l-Eimeti’l-Ithna Asherijje” (Mjaftimi i Lajmit në Argumentët e Pamohueshëm Fetarë Mbi Dymbëdhjetë Imamët), Vërtetimi nga Sejjid Abdullatif Husejn Kuhkemeri Huji, Shtëpia Botuese “Bidari”, Kum, Repubika Islame Iraniane.

15.  Ebu Kasim Ali Ibn Muhammed Ibn Ali Hadhdhar Kummi Radi, “Kifajetu’l-Etheri fi’n-Nasi Ala’l-Eimeti’l-Ithna Asherijje” (Mjaftimi i Lajmit në Argumentët e Pamohueshëm Fetarë Mbi Dymbëdhjetë Imamët), vëll. 87, 127, 136, 162, 163, 260. Vërtetimi nga Sejjid Abdullatif Husejn Kuhkemeri Huji, Shtëpia Botuese “Bidari”, Kum, Repubika Islame Iraniane.

16.  Sejjid Hashim Bahrani, “Gajetu’l-Merami ue Huxhxhetu’l-Hisami fi’t-Tajini’l-Imami min Tariki’l-Hassi ue’l-Ammi” (Qëllimi i Shpjegimit të Argumentëve në Përcaktimin e Udhës së Veçantë dhe Udhës së Përgjithshme), vëll. 2, fq. 28, Vërtetimi nga Dijetar Sejjid Ali Ashuri.

17.  Sejjid Hashim Bahrani, “Gajetu’l-Merami ue Huxhxhetu’l-Hisami fi’t-Tajini’l-Imami min Tariki’l-Hassi ue’l-Ammi” (Qëllimi i Shpjegimit të Argumentëve në Përcaktimin e Udhës së Veçantë dhe Udhës së Përgjithshme), vëll. 2, fq. 321, Vërtetimi nga Dijetar Sejjid Ali Ashuri.

18.  Sejjid Hashim Bahrani, “Gajetu’l-Merami ue Huxhxhetu’l-Hisami fi’t-Tajini’l-Imami min Tariki’l-Hassi ue’l-Ammi” (Qëllimi i Shpjegimit të Argumentëve në Përcaktimin e Udhës së Veçantë dhe Udhës së Përgjithshme), vëll. 2, fq. 321-366, Vërtetimi nga Dijetar Sejjid Ali Ashuri.

19.  Dijetar Emini, “Gadir fi’l-Kitabi ue’s-Sunneti” (Hadithi i Gadiru’l-Humit në Kur’anin Famëlartë dhe në Sunnetin Profetik), vëll. 3, fq. 255, Vërtetimi nga Qendra e Hadithit të Gadiru’l-Humit e Mësimeve Islame.

20.  Shejh Muhammed Ibn Hasan Hurr Amuli, “Tafsilu’l-Uesaili’sh-Shia ile’t-Tahsili’l-Mesaili’sh-Sheria” (Shpjegimi i Çështjeve të Shiitëve në Këndvështrimin e Çështjeve Sheriatike), vëll. 27, fq. 33, Vërtetimi nga Institucioni i Ringjalljes së Ehli Bejtit (p.m.t.).

21.  Dijetar Muhammed Husejn Tabataiu, “Tefsiru’l-Mizani” (Komentimi i Peshores), vëll. 5, fq. 274 dhe vëll. 17, fq. 45. Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

22.  Muhammed Ibn Xhafer Ibn Idris Ibn Muhammed Fasi Kettani, “Nadhmu’l-Mutenasiri min Hadisi’l-Muteuatiri (Rendi i Ndihmesës i Hadithëve të Pashkëputur), fq. 105.

23.  Ahmed Ibn Ali Tabersi, “Ihtixhaxh Ala Ehli’l-Luxhaxhi” (Argumentimi mbi Njerëzit e Zgjedhur), vëll. 2, fq. 251.

 

(p.m.t.) paqja mbi të

(p.q.m.t.) paqja qoftë mbi të

Vijon...