Arabia Saudite dhe aleatët e saj vazhdojnë të shënojnë humbje në territorin sirian

  • None
nga Hasan Sivri | Publikuar në Jan. 4, 2016, 1 a.m.

Ushtria siriane vazhdon të përvetësojë kodrinat pyllore në veri të Lakziye, vendit ku u rrëzua avioni ushtarak rus. Më së fundmi, ushtria siriane ka marrë nën kontrollin e saj Burc Kasab, vend i cili ndodhet në nivel zero në kufirin sirian me atë turk. Përparimet e kësi lloji të ushrisë siriane janë një indikator mëse i qartë se Turqia nuk ka më as fuqinë për të kontrolluar edhe pikat kufitare që ndajnë atë nga Siria.

Gjeti vdekjen, gjatë operacionit të Forcave Ajërore Siriane drejtuar drejt Guta, komandanti i ushtrisë islamike e drejtuar nga shërbimi i inteligjencës së Arabisë Saudite, Zehran Allus. Ky lajm u konfirmua në rrugë zyrtare pasi ishte publikuar tashmë në media. Raportuesi për ushtrinë siriane u shpreh si vijon: ‘Gjatë një operacioni të mbyllur me sukses të Forcave Ajërore Siriane, është vrarë lideri terrorist Zehran Allus dhe personat që gjendeshin pranë tij’.

Një ndër grupet xhihadiste selefi me ndikim më të dukshëm gjatë periushës së fundit të luftës siriane në Damask është Ushtria Islamike e cila është krijuar në shtator të vititn 2013 nga bashkimi i 45 grupimeve të armatosura. Në krye të këtij grupi është sjellë pikërisht një emër i këtillë si Zehran Allus, ndikimi i të cilit është i dukshëm jo vetëm mbi grupin Ushtria Islame por edhe grupimet e tjera të armatosura.

Zehran Allus ka qenë shpeshherë jo vetëm i ftuar pranë shërmbimeve të inteligjencës saudite, por edhe i atyre të Jordanisë. Nga një foto e nxjerrë nga një mbledhje e shërbimeve të inteligjencës jordaneze e cila zhvillohej në dhomën e operacioneve të inteligjencës në Jordani (MOC), shihet se gjata kësaj mbledhjeje ka qenë i pranishëm edhe Zehran Allus.

Lideri i ushtrisë islamike Zehran Allus, i cili ka qenë i ftuar edhe në Stamboll, ka treguar prezencën e tij edhe pse jo të bujshme në Idilip dhe Halep.

Mesazhi i dhënë në Damask nëpërmjet një deklarate zyrtare

Kanë qenë pikërsht armiqtë e tij brendapërbrenda grupimeve të tjera të xhihadistëve selefi ata që kanë bërë të ditur fillimisht se Zehran Allus është i komanduar nga shërbimi i inteligjencës saudite. Ndërsa marrëdhënia e afërt e kësaj organizate me Arabinë Saudite është vënë në dukje deri në detaje më vonë.

Një ndër kartat kryesore të Arabisë Saudite në fushë ishtë ushtria islamike, e cila ishtë forca motorike kryesore gjatë sulmeve, që filluan në lindje të Damaskut, të njohura si sulmet ‘Rrëzimi i Damaskut’. Arabia Saudite gjatë këtyre sulmeve të drejtuara drejt Damaskut, vepronte në mënyrë të koordinuar me Jordaninë dhe Izraelin.

Ky operacion i kryer nga ushtria siriane si dhe deklarata zyrtare pas këtij operacioni janë një mesazh mëse i qartë për grupet xhihadiste që duan të ushtrojnë presion mbi Damaskun, ne në krye Arabinë Saudite.

A do të shpërbëhet ushtria islamike?

Pas vdekjes së Zehran Allus, në vend të ish liderit të ushtrisë islamike e cila është e përbërë nga plotë gjashtëdhjetë grupe të armatosura, ndikimi i të cilit ishte i zgjeruar edhe në brendësi të grupimeve të tjera përpos ushtrisë islamike, u soll një emër jo shumë i dëgjuar më parë Ebu Hammam.

Duket qartë se edhe vetë Ebu Hammam e ka ndjerë vështurësinë që do të haste të mbante bashkë të gjitha grupimet e ndryshme të armatosure, duke qenë se në vidiomesazhin e tij të parë si lider bëri thirrjen në këtë formë: ‘Të mbidhen nën një çati të vetme të gjitha grupimet e armatosur’.

Ndërkaq, duket se thirrja e bërë prej grupimeve xhihadiste ‘Të bashkohemi në një të vetëm’, që prej fillimit të luftës në Siri nuk do të ketë ndonjë efekt. Mosmarrëveshjet dhe larjet e hesapeve të grupimeve xhihadiste mes tyre në lindje të Damaskut janë një katalizator për hyrjen sa më parë në periudhën e shpërbërjes në Guta, duke u pikënisur kështu edhe nga përvojat e tjera të mëparshme të këtij lloji.

Ushtria çlirimtare: Na ndihmoni

Edhe ushtria çlirimtare, e krijuar nga Arabia Saudite me ndërmjetësimin e dhomës së operacioneve të Turqisë në Antakja, duket se po vjen drejt fundit.

Ushtria çlirimtare që prej ditës që u krijua arriti që me kontribute të larta financiare dhe me ndërhyjen ushtarake të xhihadistëve të Azisë së mesme me prejardhje turke dhe kaukaze, të merrte nën udhëheqje qytetet e Idilit dhe Xhisr el-Sugur. Ushtria çlirimtare, që pas pushtimit të Idilit, me entuziazëm ishte shprehur se rradhën e kishin Lazkiye dhe Hami, tani ka shpallur mobilizimin dhe bën thirrje për ndihmë duke u shprehur kështu: ‘Na dërgoni ushqim, armë dhë vëllezër të tjerë muhaxhirë’.

Për fat të mirë, Forcat ajërore ruse nuk bëjnë dallim mes grupimve xhihadiste gjatë operacioneve të tyre ajërore. Si ushtria çlirimtare, ashtu edhe grupimet e tjera xhihadiste po marrin atë që kërkuan.

Edhe eleminmi nga rusët ‘e zemëruar’ të karvaneve që hyjnë nga Turqia në Siri ka një ndikim negativ për ushtrinë çlirimtare dhe për grupimet e tjera xhihadiste në veri të Sirisë.

Ndërkaq, Arabia Saudite të humburit gjatë përleshjeve të armatosura mundohet t’i fitojë në mënyra politike. Ajo cilësoi i ‘arritje historike’ mbledhjen e zhvilluar në Riad me aletatët, edhe pse shumë prej aleatëve nuk ishin të ftuar në atë mbledhje. Kjo mbledhje e cila arriti në konkluzionin se ‘Mund të arrihen negocianta me regjimin’ mbaroi në zënka dhe mosmarrëveshje.

Si përfundim, ushtria çlirimtare nuk mund të marrë mbështetjen e kërkuar as nga Turqia as nga Arabia Saudite. Ndërkaq, ushtria siriane ka filluar rrethimin e jugut të Halepit, veriut të Hamit dhe lindjes së Lakziye, ndërsa është duke numërimi mbrapsht edhe për Idilipin.

Ushtria siriane ka përparuar në të gjitha frontet

Xhihadistët e mbledhur në Deraa, të cilët rrjedhin prej operacionit të Arabisë Saudite drejtuar Jemenit, vazhdojnë të humbin kundrejt ushtrisë siriane. Ushtria i ka ndërprerë lidhjen xhihadistëve të Deraasë me Damaskun pasi mori nën kontrol rrethin e Shejh Miskin dhe Tuganë e tetëdhjetë e një.

Ndërsa në Humus u shpëtuan nga pushtimi i ISIS rrethi i Mahin dhe fshtërave rreth tij. ISIS prej disa kohësh tashmë, është një gjendje humbjeje dhe prapësimi në zonën e Humusit lindor. Sipas marrëveshjes së fundin në Humus ka arritur ta pastrojë atë totalisht prej xhihadistëve. Ndërkohë fshartrat rreth Humus dhe qyteti historik i Tedmurit, i pushtuar nga ISIS presin ndërhyrjen e rradhës së ushtrisë siriane.

Ndërkaq, thirrjet për ndihmë të shejhit Muhejsini të Alkaidës, ushtrisë çlirimatre tregojnë se edhe për ta gjendja nuk është aspak e mirë. Muhejsini ka bërë thirrje për ndihmë duke u shprehur: ‘Nëse bie lindja e Halepit, bie gjithashtu edhe Idilip, dërgoni ndihmë vëllezërit e mijë’.

Ushtria siriane vazhdon të përvetësojë kodrinat pyllore në veri të Lakziye, vendit ku u rrëzua avioni ushtarak rus. Më së fundmi, ushtria siriane ka marrë nën kontrollin e saj Burc Kasab, vend i cili ndodhet në nivel zero në kufirin sirian me atë turk. Përparimet e kësi lloji të ushrisë siriane janë një indikator mëse i qartë se Turqia nuk ka më as fuqinë për të kontrolluar edhe pikat kufitare që ndajnë atë nga Siria. 



Burimi : Medya Şafak