Izraeli dhe ‘sulmi tresh’: Perëndimi po na braktis

nga Hasan Sivri | Publikuar në Prill 26, 2018, 1:29 a.m.

Në Kanal 10, Izraeli ka publikuar analiza të këtilla: “Sulmi ishte i kufizuar dhe nuk duket se në Siri do të ndryshojë ndonjë gjë. Duket qartë se me vendimin e SHBA-së, Perëndimi ka vendosur që të tërhiqet nga Siria.”

Përpara sulmit tre-palësh kundrejt Sirisë, pas vendimit të Trumpit për t’u tërhequr nga Siria, Arabia Saudite dhe Izraeli me reagime të shpejta ishin kritikuar.

Dyshja, e cila me tërheqjen e SHBA-së nga Siria menduan se tashmë si në rastin e Irakut i gjithë terreni do të mbetej tashmë në duart e Iranit, e shohim tashmë prezencën e Iranit në Siri si një kërcënim serioz.

Arabia Saudite dhe Izraeli janë dy aleate që punojnë bashkë nën slloganin e përdorur tashmë haptazi nga të dyja palët “normalizimit politik” të marrëdhënieve mes tyre, që përbën një hap historik më vete. Të dyja këto dy palë, pranojnë në të njëjtën mënyrë se rreziku më i madh që i kanoset aktualisht rajonit është ndikueshmëria e Iranit mbi këtë rajon dhe besojnë se të gjitha përpjekjet e tyre – përfshirë këtu edhe skenarët ushtarakë – të bëhen për të tkurrur deri në zhdukjen e kësaj ndikueshmërie.

Izraeli dhe Arabia Saudite aktualisht kanë marrë në objektivën e tyre “Aksi e Rezistencës” që është nën kontrollin e Iranit dhe që zgjatet nga Irani deri në Liban.

Izraeli i cilëson si zona të gjendura nën kontrollin e ndikueshmërisë iraniane edhe rajonin e Gazës dhe të Palestiës, që kanë mbështetjen politike të Iranit dhe i cilëson këto zona si zona të këtij aksi të rrezikshëm.

Gjatë viteve të fundit, lajme të ndryshme tregojë se fraksionet palestineze, përfshirë këtu edhe Hamasin që e pati braktisur Damaskun në vitin 2012, kanë zhviilluar mbledhje të vazhdueshme me Hizbullahun Libanezdhe se kanë filluar që të përpilojnë një strategji në lidhje me luftën kundër Izraelit.

Disa nga fraksionet palestineze si Fronti Popullor i Çlirimit të Palestinës, Fronti Popullor Demokratik i Çlirimit të Palestinës, Xhihadi Islam, Hamasi dhe shumë organizata të tjera kanë bërë me dije se i kanë shumuar takimet dhe mbledhjet me Hizbullahun dhe se janë në përgatitje e sipër për një luftë të mundshme.

Më përpara, për vite me rradhë, Izraeli e shihte si qëllimin e tyre më të rëndësishëm parandalimin e armatosjes së Hizbullahut nëpërmjet Sirisë dhe për këtë arsye i sulmonte të gjitha konvajet në Siriqë kishte dyshime se përmbanin arma, municione dhe raketa të teknologjisë së zhvilluar për t’ia dërguar Hizbullahut.

Nëse i hedhim një vështrim deklaratës që ka bërë ish-ministri i jashtëm për Izraelin, Ehud Barak Izraeli nuk ka mundur t’i pengojë këto kovaje të raketave, që përbënin edhe “vijën e kuqe” për atë/ sipas Ehud Barakut, në depot ushtarake të Hizbullahut mund të gjenden me dhjetra mijëra raketa dhe aktualisht mund të zotërojë përafërsisht 150 mijë raketa.

Amos Yadlin: ‘‘Nëse do të jetë e nevojshme do të përballemi edhe me rusët”

Gjatë periudhës së fundit, Izraeli i ka ndryshuar prioritetet e tij dhe në vend të sulmeve kundër konvajëve në Siri, prej të cilave nuk ka fituar asgjë, ka marrë vendimin që të përballet me prezencë ushtarake të Iranit në Siri.

Për këtë arsye ka shtruar ka shruar në trezë lëvizjet e mundshme kundër Iranit me miqtë e tij në rajonin e gjirit, veçanërisht me sauditët. I janë dërguar gjithë perëndimit dhe SHBA-së të gjitha alternativat e mundshme që mund të ndërmerren për t’i bërë presion Iranit, duke përfshirë këtu edhe mundësitë për ndërhyrje ushtarake. Princi i kurorës saudite ka zhvilluar takime të gjata me emra shumë tëë afërt me Izraelingjatë vizitës së tij në SHBA.

Për më tepër, Izraeli ka bërë të qartë se marrëdhënia mes rusëve dhe iranianëve nuk është një marrëveshje që siç tashmë Izraeli e kishte parashikuar do të mund të përdorej si një mjet për të përmisuar sigurinë e Izraelit.

Netenyahu, i cili gjatë luftës së Sirisë ka zhvilluar vizita të shumt në Moskë, ka propozuar alternativa të ndryshme përsa i përket dosjes së Iranit; megjithatë në asnjë rast nuk e ka arritur atë që donte.

Ndërkohë që propozonte skenare të ndryshme ushtarake, Izraeli përmendte edhe rrëzimin e “regjimit sirian”. Sipas ish-shefit të shërbimeve të inteligjencës së Izraelit, Amos Yadlin nëse në rast të një skenari të “ndryshimit të regjimit”, ku do t’i duhet të përplaset ushtarakisht me rusët, me të cilët aktualisht po përplaset në anë diplomatike, Izraeli është i gatshëm për një hap të këtillë.

Ministri Iskan i Izraelit ka shkuar edhe përtek kësaj deklarate duke kërcënuar se “Nëse Siria i krijon mundësinë Iranit që të na sulmojë, ne do ta bëjmë të paguajë duke zhdukur jo vetëm regjimin, por edhe vetë Assadin.”

Ndërkohë që regjimi i Damaskut vazhdon të qëndrojë në këmbë, ne e dimë shumë mirë nga udhëheqësit e mëparshëm që janë tërhequr, apo nga regjimet që janë rrëzuar një e nga një se nuk mund të ketë një kundërpërgjigje kundër kërcënimit të “ndryshimit të regjimit.”

Izraeli kërkon që të shtojë tensionin duke bërë me dije se është i gatshëm të veprojë, megjithatë aktualisht është duke shkelur edhe shumë vija të kuqe të rusëve.

Gjatë këtij procesi, zyrtarët izraelitë janë duke vërtetuar gjithnjë e më shumë dhe në mënyrë të hapur dhe të fortë se do të qëdrojnë përkrah SHBA-së dhe se janë të gatshëm të luftojnë kundër Putinit në një luftë të mundshme dhe po përpiqen që të ndryshojnë balancat e aleatëve amerikanë në terrenin sirian.

Përpara sulmit tresh ka ndodhur një sulm në aeroportin Humus T-4, që rusët e kanë përshkruar si “provokacioni izraelit” dhe e ka akuzuar Izraelin për stimulim të rritjes së tencionit.

Për herë të parë nëpërmjet një zyrtari izraelit që ka folur për gazetën New York Times, Izraeli ka pranuar se haptazi se ka goditur një qendër që i përkiste iraianëve brenda territoreve të Sirisë brenda të cilës kishte njerëz.

Pas sulmit në të cilin humbën jetën 7 iranianë të cilët i përkisnin Gardës së Revolucionit Iranian, zëdhënësi i Udhëheqësitt të Revolucionit Hamaney, Ali Ekber Velajati është shprehur se “Ky krim i Izraelit nuk do të mbetet pa përgjigje.” Ndërsa zëdhënësi i ministrisë së jashtme  iraniane, Behram Kasımi ka thënë se “do t’i përgjigjemi sulmit të Izraelit në bazën T-4 në momentin dhe kushtet e duhura.”

Izraeli: Ishte një sulm i dobët, fitoi Assadi, aleanca mes Rusisëdhe Iranit është përforcuar.

Menjëherë pas sulmit tresh kundrejt Sirisë, zyrtarët izraelitë janë shprehur për faqen e internetin Israil Walla se “sulmi tre plalësh nuk ka për të ndaluar Iranin, sepse vetë sulmi dhe mesazhi që përcillte ky sulm kanë qënë shumë të dobët.” Ndërkohë që sipas kanalit Channel 10, ky sulm i dobët i ka shtuar edhe më shumë shqetësimet që tashmë ekzistonin pas deklaratës së Trumpit për t’u tërhequr ng Siria. Sipas kanalit, Channel 10, SHBA-ja nuk e ka kërcënuar qeverinë siriane në nivelin që pritej.

Kanali izraelit, Channel 10 ka bërë edhe analiza të këtilla: “Sulmi ishte i kufizuar dhe nuk duket se në Siri do të ndryshojë ndonjë gjë. Duket qartë se me vendimin e SHBA-së, Perëndimi ka vendosur që të tërhiqet nga Siria.”

Elay Zeysar, i cili konsiderohet të jetë një ndër analistët më të rëndësishëm të Izraelit për çështjet e Libanit dhe Sirisë është shprehur kështu gjatë prezencës së tij në një program televiziv:

“Assadi ka fituar, sulmi i SHBA-së nuk ka asnjë rëndësi. Në terren fitimtar është Assadi. Ne do të mbetemi të vetëm në liftën tonë kundër Iranit dhe kundër ndikueshmërisë iraniane në Siri dhe këto të fundit po përgatitur për të sulmuar Izraelin.

Ndërkohë që gazeta izraelite Yediohot Ahronot, duke cituar komentin e një analisti të njohur të ushtrisë dhe të sigurisë ka lajmëruar se “Nëse SHBA-ja, Franca dhe Anglia e kanë sulmuar Assadin me qëllim të krijimit të një tensioni, mund të themi se nuk e kanë arritur një gjë të këtillë.”

Trump, May dhe Macron Esad donin t’i tregonin Assadit kartonin e kuq; megjithatë mezi arritën t’i tregonin një karton të verdhë. Raketat e Trumpit ishin të zgjuara, por nuk arritën asgjë,”

Ndërkohë që ka prej atyre që e analizojnë situatën e sulmit trepalësh duke thënë se “Rusia nuk iu kundërpërgjigj sulmit të SHBA-së”, Izraeli e ka vështruar ngjarjen në një këndvështrim tjetër. Sipas izraelitëve, arsyeja pse sulmi tre-palësh ka qënë i dobët ka qënë se SHBA-ja, e cila ka ushtarë në territoret e Sirisë dhe të Irakut ka pasur ndrojtjen se shpërndarja e ndikueshmërisë në një rreze të gjërë në të dyja këto terrene të Iranit dhe të forcave bashkëpunuese të Iranit do të bënte që këto palë të kundërvepronin kundrejt pranisë së tyre ushtrake në shenjë hakmarrjeje.

Deklarata e përfaqësesit në Forcat e Jeruzalemit të Udhëheqësit të Revolucionit Islamik të Iranit Hamanei se “do t;i kundërpërgjigjemi në terren sulmit tre-palësh” është një shenjë tjetër se situata në terren do të tensionohet.



Burimi : Yakın Doğu Haber