Brengosja e Evropianëve për të rinjtë që konvertohen në Islam

  • None
nga İkbale Berisha Huduti | Publikuar në Tet. 3, 2015, mesnatë

Migracioni i myslimanëve në Evropë, Veri të Amerikës, Australi , tani më është duke  shpejtuar trendin e kalimit, apo konvertimit në Islam, sepse  shumë të rinjve Evropian e Perëndimor të cilët më parë nuk kanë pasur asnjë kontakt me të rinjtë  myslimanë, ndërsa tani kanë mundësinë e pranimit të Islamit me shumë lehtësi. Prandaj, sfida kryesore e vendeve Perëndimore është “ Si të mbrohemi nga kjo sfidë ( konvertimi në Islam) duke mos ndryshuar esencën, thelbin e besimit të krishterë ”

Nëse ekziston diçka që mund ti brengos Perëndimorët, atëherë është ky fenomen se 10 mijë të rinj evropian të cilët në lozën e tyre familjare nuk kanë asnjë prejardhje muslimane, pra këta të rinj kalojnë në Islam dhe e pasojnë rrugën e Profetit Muhamed.

Ka edhe prej atyre të rinjve që kanë humbur botëkuptimin  e jetës dhe iu kanë bashkangjitur grupeve radikale terroriste duke shkuar për luftë në tokat muslimane.

Për çfarë po ndodh gjithë kjo dukuri në shoqërinë Evropiane dhe Perëndimore në përgjithësi? Pse njerëzit siç janë Kasijus Klej, Majk Tajson, Xhenet Xhekson, Frank Riberi, Nikolas Anjelka, dhe shumë fytyra të njohura pranojnë fenë Islame.

Dr Mordekaj nga Universiteti Bar-llar, njeriu i cili dy dekada i ka kaluar në strukturën e ushtrisë izraelite konstaton ” Ka të rinj që e pranojnë Islamin duke dëgjuar për Islamin si një fe e paqes, mikpritjes, dashurisë ndër njerëzore, sinqeritetit e shumë gjërave tjera të mira.  Mirëpo ka edhe prej evropianëve të cilët janë rritur në mënyrën e vet individuale, në një frymë shumë të ftohtë pa familje dhe ngrohtësi familjare, atëherë ata nga kjo gjendje e frikshme dhe e pa shpresë janë  bashkuar “ Shtetit Islam”  për të cilët as edhe nuk kanë qenë të informuar, por kanë pas një humbje të moskuptimit në botën e tyre dhe më pas kanë vendosur të shkojnë në luftë për të vdekur,  sepse ata e kanë pare veten se më nuk janë produktiv në jetën e tyre, si dhe kanë qenë të ndikuar nga filmat kriminalistik, pas të cilave kanë dashur të e shohin në realitet këtë gjendje trishtuese. “

Shpesh herë Rinia Evropiane shkuarjen në luftë e merr si një mënyrë e revoltës  ndaj prindërve që shumica e tyre janë fëmijë nga martesat e ndara dhe janë kundër asaj që fëmijët të kalojnë në Islam, duke përmendur që çdo gjë negative që dëgjon në Islam, duke e  konsideruar si racizëm dhe Islamofobi.

Personat klerik islam, që i frymëzojnë të krishterë për të pranuar islamin ata i referohen duke i thënë se i respektojnë të gjitha figurat  biblike të jevrejëve dhe të krishterëve dhe i respektojnë të gjitha religjionet hyjnore,  gjithashtu se të gjithë ne së bashku i besojmë Ditës së Gjykimit, në dënimin dhe shpërblimin, në punët e mira dhe largimin nga të ligat,.

Myslimanët referues të fesë islame gjithashtu i mësojnë të krishterët se leximi i Kuranit dhe kryerja e lutjeve me fjalë apo namazit, i japin jetës një frymë shumë të këndshme dhe i largojnë streset dhe dëshirat e panevojshme.

Pranimin e  Islamit e përcaktojnë si një zgjim i bukur nga një ëndërr e trishtuar. Si një zgjim pra në një jetë të bukur nga një jetë e pavlerë materialiste.

Pastaj rinia evropiane formojnë atë mendimin se do të vendosin rend në jetën e tyre, dhe se feja është një element që të gjykoj veten dhe fenë paraprake, duke pasur parasysh se tani ata kanë mësuar se çfarë është e lejuar dhe çfarë është e ndalur për të mirën e tij, të cilat gjëra në fenë paraprake apo në jetën e tij të pafe nuk i ka ditur dhe praktikuar , që të mund të arrijë në një jetë më të bukur dhe më normale.

Pastaj rina evropiane janë të gatshëm pas gjithë këtyre shpjegimeve që të pranojnë rregullat e kufizuara të cilat vendosin rend në jetë pas një jete të zbrazët dhe të ftohtë, me të gjitha nevojat materiale por me një boshllëk shpirtërore

Shumë të rinj që e kanë pranuar islamin flasin me gjithë shpirt për lutjet , namazet që i bëjnë duke u ndier shumë i lumtur me biseda me Zotin, që më parë nuk i kanë pasur këto .  Lidhja shpirtërore nga mëngjesi deri në mbrëmjen e errët i jep një zgjidhje shumë të bukur për tu mbështetur tek Zoti duke i tejkaluar problemet e ditës. Me një fjalë mund të themi se Islami i jep një ushqim shpirtëror të cilin e kanë pasur në mungesë gjatë jetës së përparme.

Si konvertohen të rinjtë

Procesi i hyrjes në Islam nuk është  një moment  i vetëm, . Por duhet kushtuar  kohë dhe përkushtim me muaj dhe me javë të tëra. Të konvertuarit në Islam përparojnë hap pas hapi duke i ftuar edhe shokët e tyre në këtë rrugë, dhe në çdo etapë pranon diçka të re në jetë. Gjëja më e parë që fillon një iri i konvertuar të veprojë është largimi, nga pirja e alkoolit, pastaj mospërdorimi i mishit të derrit, ( duke bindur veten se mishi i derrit është shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut) si dhe hapi i tretë është që çdo ditë të fillon të lutet Zotit me lutjet të cilat janë të shkruara në gjuhën amtare.

Pas këtyre 3 hapave të lartcekur fillojnë të lexojnë libra të filozofëve mysliman të cilat i marrin falas nga qendrat dhe personat mysliman dhe ngrisin kapacitetin e të menduarit të lirë. Pastaj vie në radhë  shkuarja në xhami, falja e lutjeve me xhemat.

Shpesh herë ndodh sidomos tek muslimanët shiit, i ofrojnë udhëtime në vendet muslimane siç është Irani, ku të konvertuarit e rinj mbesin të fascinuar me kulturën e lashtë dhe religjion Islam shiit.  Këto udhëtime janë momente ku të rinjtë e konvertuar e shohin jetën e vërtet dhe identifikohet  duke u gëzuar së bashku me ata.

Shumë të rinjë Perendimorë që konvertohen në Islam, arrijnë  të njohin Islamin përmes antipropagandës ndaj muslimanëve si dhe përmes problemeve të refugjatëve, varëfrisë së tyre si dhe arsyes nga kush janë të shtypur këta musliman si krijesa humane në tokë.   Pastaj kur fillojnë të njihen me të vërtetat e këtyre të shtypurve të konvertuarit interesohen për jetën e msulimanëve të mëparshëm që e kanë të njohur nëpër romenaet egzotike romantike të Lindjes . Kështu pra arrijnë tek njohja e  vërtetë e Islamit si fe që i mbron të shtypurit, e ndalon robërin, andaj muulimanët  që nuk durojnë robërin dhe shtypjen aratisen dhe marrin rrugën e refuxhatit.

Zezakët dhe femrat Evropiane

Në Amerikë, ekziston një numër i madh i zezakëve që kalojnë në Islam, sepse ata nga historia e Bilal Abeshiut ( i cili ka qen myezini i Profeti Muhamed dhe ka qenë me racë zezake) – frymëzohen dhe mburren me Islamin se si e mbron njeriun si krijesë pa marrë parasysh racën apo nacionalitetin e tij.

Zezakët Amerikanë gjithashtu konvertohen sepse në histori gjithnjë e kanë parë veten të shtypur nga ana e krishterëve të bardh dhe qëllim që të hakmerren ndaj kësaj padrejtësie ndaj të bardhëve Amerikan, si dhe për shkak mundimeve që sot i bënë diskriminimi në Amerikë, ata me gjithë dëshirë e pranojnë Islamin dhe thërrasin shumë të tjerë.

Gratë e reja të Perëndimit i tërheq konvertimi në Islam , sepse e shohin një jetë më të moralshme, më me respekt , më modeste , jetë të cilën nuk kanë mund ta kenë në shoqërinë  nudo siç e quajnë ato.  Shumica e këtyre femrave janë të lodhura nga jeta me shumë ngarkesa për natyrën e saj, janë të lodhura na hedonizmi ( jeta e përkushtuar vetëm kënaqësive ) nga jeta pa rend, me drogë e pije të ndryshme alkoolike,   prandaj kalimi në Islam është një rrugë e vetme shpëtimi, e cila së par i fal e pastaj o pranon në gjirin e saj si të barabarta me femrat e moralshme myslimane.

Islami në sytë e tyre pasqyron një mendim të pastër dhe racional, një jetë të rregullt të pastër dhe të ngrohtë në gjirin familjar,  jetë pra e cila i ka munguar më parë.  Është një ndjenë shumë e mirë e gjinisë femërore e cila konvertohet në islam,  sepse kjo femër pas gjithë atyre viteve të kaluar me seks të parregullt, të pakufizuar, pa asnjë vlerë humane, ajo tani mëson të mbajë distancë nga meshkujt dhe të krijoj një identitet të ri njerëzor, me shpresë të gjejë një bashkëshortë për vete për të formuar një familje të ngrohtë dhe të shëndosh.   Ky është një fenomen i ri në jetët e tyre, sepse një shoqëri myslimane i pranon në gjirin e saj pa pik paragjykimi dhe diskriminimi , por i shikon si krijesa të zgjedhura nga Zoti sepse ato  kanë kaluar në islamin fenë e pastër dhe të Vërtet.

Disa prindër  kalimin e fëmijëve të tyre në Islam e kuptojnë si një larje truri,  e shohin si një kult satanik që i ka frymëzuar dhe i ka kapur në emocione të përkohshme e mandej nuk kanë mundur të dalin nga kjo pra nga feja Islame dhe shpresojnë se një ditë do të kthehen në fenë e tyre.  

Disa prindër ndihen të tradhtuar nga fëmijët e tyre, dhe frikohen se fëmiu i tyre do të bëhet terroristë,  dhe thonë se shumica e fëmijëve tyre jetojnë në iluzion dhe shpresojnë se një ditë fëmijët prapë do ti kthehen në fenë e gjyshërve të tyre.

Disa prindër të tjerë duke e parë të kaluar e fëmijëve të tyre të degjeneruar, ata së paku mbeten të kënaqur, që hiq më shumë do ti kenë në jetë para syve të tyre, ngase kanë mundur të vdesin para syve të tyre nga veprat negative e që i kanë pasur në jetë.

Kalimi në Islam, apo pranimi i islamit nuk numërohen një fenomen sepse kjo është kah ndodhë në shoqëri që nga vitet e para të zbritjes së Kuranit. pra, kjo nuk është fenomen por është një ekzistencë e vërtet e çdo kohe.  Evropianët dhe Perëndimorët shumë më parë kanë filluar të kalojnë në Islam, por mediet nuk kanë pasur interesimin ta bëjnë bujë pasi që është interesi i tyre të mos jenë këto lajme aq të dukshme.

Gjithsesi ne këtu nuk i numërojmë kalimin në Islam që nga  kohërat e Osmanëve që kanë qen perandori sunduese në Evropë, Ballkan, por flasim për kalimin e individëve në Islam.

Dijetar irakian Safa Kulusi  në librin e tij “ Islami është zgjidhja jonë” e shtypur në vitin 1961 i cili ka tubuar shumë shkrime historike të cilat gjatë shekullit XX kanë kaluar në fenë Islame.

Kryesisht migracioni i myslimanëve në Evropë, Veri të Amerikës, Australi , tani më është duke  shpejtuar trendin e kalimit, apo konvertimit në Islam, sepse  shumë të rinjve Evropian e Perëndimor të cilët më parë nuk kanë pasur asnjë kontakt me të rinjtë  myslimanë, ndërsa tani kanë mundësinë e pranimit të Islamit me shumë lehtësi.  

Prandaj sipas mendimit tim ,  sfida kryesore e vendeve Perëndimore është “ Si të mbrohemi nga kjo sfidë ( konvertimi në Islam) duke mos ndryshuar esencën, thelbin e besimit të krishterë”