Pse Muslimanët e Puthin GURIN E ZI ?

  • None
nga İkbale Berisha Huduti | Publikuar në Shk. 3, 2016, 1 a.m.

Zakonisht kur haxhillarët shkojnë për Haxh, në kohën gjersa bëhet Tavafi ( sjellja rrethore) rreth Qabes, afrohen për ta prekur e puthur Haxherul Eswed ( Gurin e Zi) . Ky ritual bëhet ngase ky gurë është e vetmja gjë që ka mbetur si shenjë  që nga koha e profetit Muhamed paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij.  Gurin e Zi,  profeti Muhamed e kishte prekur  me duart e tija andaj si shenjë respekti muslimanët e puthin dhe e prekin me dashuri.

Mekasit e respektonin jo vetëm sinqeritetin e Muhamedit por edhe aftësinë e tij për të gjykuar. Njëherë, Kurejshi po e rindërtonte Qaben dhe tek njëri nga muret duhej të vendosej Guri i Zi. Dikush duhet ta sillte Gurin e Zi, ta ngrinte nga toka dhe ta vendoste në vendin e tij në mur. Por kush do ta bënte këtë?

Secili fis e kërkonte për vete këtë nder dhe nuk ishte i gatshëm t`ia linte askujt tjetër. Ky mospajtim solli ca diskutime të zjarrta, ku të gjithë bëheshin gati për të vendosur me shpatë se kujt do t`i takonte kjo vepër e lavdishme.

Atë çast, një plak i ndërpreu dhe u sugjeroi që në vend të luftës kundër njëri-tjetrit, prijësit e fiseve të prisnin deri në mëngjesin e ardhshëm dhe të vepronin sipas gjykimit të njeriut të parë që do të kalonte të nesërmen që andej. Ishte një ide e mençur dhe të gjithë e pranuan. Mëngjesin e ardhshëm, kur porta e Qabes u hap, e panë Muhammedin tek hynte brenda. Të gjithë ishin të lumtur që ishte ai dhe u pajtuan që t`ia linin atij vendimin dhe të gjithë ta pranonin atë që ai do t`ua thoshte.

Muhammedi kërkoi që të sillnin një pëlhurë dhe ta shtronin në tokë. Pastaj e morri Gurin e Zi, e vendosi mbi të dhe i kërkoi prijësit të secilit fis ta kapte një pjesë të pëlhurës. Kështu ata e mbajtën së bashku Gurin e Zi deri në Qabe dhe më në fund vetë Muhammedi e mori gurin dhe e vendosi në vend.

Ky vendim i Muhammedi i la të gjithë të kënaqur. Me urtësinë e tij ai parandaloi një gjakderdhje të panevojshme. Kjo ngjarje flet se në raste të vështira, arabët e kërkonin mendimin e tij.