Lutja apo Duaja

nga İkbale Berisha Huduti | Publikuar në Maj 16, 2018, 10:04 p.m.

Pjesë nga llibri “ Kurora e Lutjeve”

Parathënie

Në trojet tona shqiptare, që nga kohët e lashta, gjithmonë  lutja ka qenë një derë e bardhë drejt besimit dhe një botë e mbushur me plot misticizëm. Lutjet janë shkruar e kënduar përmendsh për shkak të mungesës së shkrim-leximit. Lutjet  kanë pasur gjithmonë efektin e tyre të mrekullueshëm. Ato e kanë ngritur besimtarin në piedestalet më të larta të përsosmërisë dhe e kanë mbështetur atë tek Allahu në momentet më të vështira të jetës. Lutjet gjithashtu kanë qenë një portë e shpresës që është premtuar nga Allahu në Kuran: “Se pas vështirësisë vjen lehtësimi...”

Lutjet janë të llojllojshme, por ne kemi menduar që kësaj radhe t’ju sjellim në duart tuaja lutjet që janë nga burimet  më të afërta të fesë Islame,  nga vetë Pejgamberi Muahmedi s.a.a dhe familja e tij e njohur me emrin Ehlul Bejt, paqja qoftë mbi ta.

Në këtë libër, të quajtur “Kurora e lutjeve”, do të gjeni shumë lutje interesante të përzgjedhura dhe të përgatitura nga persona profesionalë në lëmin e fesë, siç është Dr. Hasan Azeri dhe znj. Sejjide Merjem Ahmedi, të cilët me shumë përgjegjësi na përkrahën në këtë projekt shumë të nevojshëm që tanimë po ua  ofrojmë besimtarëve  muslimanë shqipfolës.

Jemi munduar që përmes lutjeve të përzgjedhura të krijojmë një raport madhështor në mes njeriut dhe Allahut të Lartësuar. Gjithashtu jemi munduar t’ i përzgjedhim lutjet të cilat janë të nevojshme për çdo ditë, siç janë lutjet e javës, lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes,  lutja e javës e Kumejlit, surja Jasin,  lutjet me rastin e fatkeqësive, si dhe lutjet që gjenden brenda në Kuranin Fisnik, për të cilat kemi caktuar edhe rastet e posaçme kur mund të përdoren këto lutje apo ajete kuranore.

Herën tjetër do të keni në duart tuaja lutje shumë të njohura në botën islame, siç është “Xhefshei Kebir” apo në gjuhën shqipe “Mburoja e Madhe”, pastaj do të keni edhe domethënien dhe kohën e duhur kur duhet të lutemi me emrat e  Allahut, të njohura me emërtimin Esmaul Husna, si dhe shumë lutje të tjera për të cilat do t’ju jem mirënjohëse nëse më uroni një Fatiha . (Ikre el fatihatu meas-salavat)

Me du’a dhe respekt hoxhanesha Ikballe Berisha Huduti.

Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut, Krijuesit dhe Rregulluesit të botëve. Atij i lutemi të dhurojë paqe e nderim për Pejgamberin Muhamed s.a.a., për familjen e tij të pastër, për shokët e tij besnikë, për imamët e drejtë dhe për të gjithë muslimanët e muslimanet.

Allahu i Lartësuar në  Kuranin Famëlartë e preferon lutjen si një ndër mënyrat më kryesore të orientimit, si dhe hapin e parë për të bërë lidhjen e njeriut me Krijuesin e tij, prandaj Ai thotë: “Luteni Zotin tuaj me përulje në fshehtësinë e zemrave tuaja. Më të vërtet, Ai i do ata të cilët nuk i kalojnë kufijtë e asaj që është e drejtë. Prandaj , mos e përhapni prapësinë në Tokë pasi që është rregulluar aq bukur. Dhe luteni Atë me frikë dhe shpresë. Me të vërtetë, Mëshira e Zotit është fare afër për kryesit e veprave të mira.  Gjithashtu, në një ajet tjetër,  Allahu na mëson mënyrën se si duhet të lutemi duke na këshilluar:       وَلِلّهِ الأَسْمَاء الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَاَ

“All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata........”  

 Apo ajeti tjetër:

 “Luteni Zotin ose luteni Mëshiruesin. Me cilin emër t’i drejtoheni, Emrat e Tij janë më të bukurit .”

 

Ju pyesim të nderuar miq: a ka diçka që Allahu nuk e ka, e ne e kemi? Është e vërtetë se Allahu i ka të gjitha gjërat, qofshin ato abstrakte apo fizike, ndërsa vetëm një gjë nuk e ka. Ndërkaq ne e kemi dhe e posedojmë si pjesë të jetës sonë. Ajo gjë që ne e kemi, e Zoti nuk e ka, është pra LUTJA. Ne kemi kujt t’i lutemi, ndërsa Allahu nuk ka kujt t’i lutet, sepse Ai është i Vetmi, i Fuqishmi,  Mbizotëruesi i çdo gjëje, andaj lutja për të është e panevojshme dhe Ai nuk ka kujt t’i drejtohet.  

Një ndër ajetet më bindëse për rëndësinë e lutjes tek njeriu është ajeti 186, në suren Bekare (Lopa), si vijon;

 وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُواْ لِي وَلْيُؤْمِنُواْ بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ

“Dhe kur të të pyesin robërit  e mi për Mua ,Unë jam me të vërtetë afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Prandaj le të kërkojnë përgjigje prej Meje dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.”   

Ky ajet të vë në mendime, se Allahu është Ai i cili  kërkon nga ne, e kërkesa  e Tij varet prej nesh se sa do t’i drejtohemi Atij. Ky ajet kuranor ka zbritur kur një burrë e kishte pyetur Muhamedin – paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij.  - Pashë Allahun, a është afër meje Zoti kur lutem me zë të ulët dhe a është larg kur lutem me zë të lartë?[1] Atëherë, pra, zbriti ky ajet, tema e të cilit është duaja si një mjet lidhës mes njeriut dhe Zotit. Përmes këtij ajeti shfaqet edhe një kuptim i ri: se duaja dhe afrimi tek Allahu janë adhurim. Përmes këtij ajeti, Allahu i Lartësuar i drejtohet Muhamedit s.a.a. se Ai është shumë afër. Si dhe në një ajet tjetër, Allahu na tregon konkretisht afërsinë e njeriut me Të. Kjo afërsi tregohet në suren Kaf, ajeti 16, ku thuhet: “Ne jemi më afër tij se damari i qafës së vet….” 

Në  vazhdim të ajetit 186, të sures Bekare, Allahu xh.sh. na pohon se Ai i përgjigjet lutjes së lutësit “….I përgjigjem lutjes së  lutësit….”  Dhe më pas mund të kuptojmë se përderisa çështja është e tillë, Allahu thotë: “….prandaj le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë. “  Ajo që tërheq vëmendjen në këtë ajet është se Allahu i Madhëruar e ka përmendur Veten e tij shtatë herë dhe robërit e Tij po ashtu shtatë herë.

 Në ajetin e lartcekur përmendet me shumë bindshmëri se lutja është një ndër adhurimet kryesore të njeriut, e jo siç flasin disa smirëkeq nga injoranca duke thënë se lutja është  faktor narkotik, që i largon njerëzit nga veprimtaria, aktiviteti dhe zhvillimi i shoqërisë. Ndërsa psikologët dhe dijetarët islamë na mësojnë se një njeri që nuk e praktikon lutjen përballet me vështirësi të ashpra shpirtërore dhe shoqërore. Shumë klinika psikiatrike, që kanë trajtuar sëmundje të mëdha psikike, pas analizave të bëra kanë ardhur në përfundimin se klientët e tyre, para se të ballafaqoheshin me këto sëmundje mendore, nuk kanë qenë aspak adhurues dhe praktikues të fesë. Nga kjo kuptojmë se njeriu i cili është praktikues i lutjes ka një ndjenjë krenarie, një forcë të papërshkrueshme, si dhe nuk ndihet kurrë i mposhtur.

 

 Njeriu që falet dhe lutet posedon ndjenjën e krenarisë sepse është gjithmonë me Allahun. Ai ndihet krenar ashtu siç ndihemi ne krenarë kur ecim përkrah një njeriu të mençur e të moralshëm. Njeriu që lutet është i fuqishëm sepse lutja i jep atij fuqi, ashtu si fëmija i vogël që, kur i kanoset rreziku nga qeni, e kap fort dorën e babait të tij. Njeriu që praktikon lutjen është i pamposhtur nga çdo fatkeqësi e jetës dhe nga çdo e keqe që mund ta kaplojë, sepse njeriu i namazit dhe i lutjeve është njeriu i Kuranit, mu ashtu siç na  këshillon Allahu që të kërkojmë shpëtim në durim dhe namaz.

وَاسْتَعِينُواْ بِالصَّبْرِ وَالصَّلاَةِ وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلاَّ عَلَى الْخَاشِعِينَ

 “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).  [Surja Bekare, ajeti 45].

            Trupi ka nevojë për shpirtin, shpirti për lutjen, si dhe lutja ka nevojë për Allahun i Cili është el-Muxhib, pra Lutjepranues.  Shpirti është mizor dhe i lig nëse nuk beson se Allahu është el- Gaffar, pra Gjithëfalës. Allahu i Lartësuar është Ai i cili i dha shpresë njeriut mëkatar dhe i tha se është et-Tevvab, pra Pendimpranues. Shpresa dhe kurimi nga çdo brengë dhe pesimizëm gjendet në fjalët e Tij shumë premtuese se Allahu, me të vërtet, i do ata që pendohen dhe pastrohen (Bekare, 222).

Njeriu i urren faktorët të cilët e kanë çuar deri në dhimbje të mëdha shpirtërore. Ai pendohet thellësisht,por në vete gjithmonë ekziston dyshimi se a do t’ia pranojë Allahu xh.sh. pendimin e tij. Prandaj imamët dhe pejgamberët, paqja qoftë mbi ta, na kanë mësuar se si të lutemi.

Përmes lutjeve të Kuranit, që i keni në këtë libër, do ta gjeni veten tuaj  dhe do të ndieni prehje shpirtërore. Të gjithë ajetet, që në vete janë lutje, janë si një çelës i bardhë për shpirtrat e  kërrusur. Të gjitha emrat e Allahut - Esmaul Husna - janë atribute të Zotit që bëjnë mrekulli  dhe ndryshime në jetën tonë. Vlen të përmendim edhe Duanë e Kumejlit, dua e cila është kurora e të gjitha lutjeve ekzistuese. Duaja e Kumejlit përmban në vete jo vetëm lutje, por edhe falënderim, mirënjohje, përgjërime (bën rixha) të lara në lot, e loti është shenjë e asaj se zemrat tona janë të dashura tek Allahu e presin përgjigje të mbarë. E gjithë kjo vërtetohet në një paragraf të Duasë së Kumejlit, që përndryshe është ajeti 62 kuranor, në suren Neml:  

 “Ai që i përgjigjet nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen...”

أَمَّن يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السُّوءُ...

 

Lutja është kurim për mendjen

Lutja, nëse e ka forcën absolute për dërgimin e qetësisë dhe të bindjes se çdo gjë është e mundshme nga ana e Zotit, e çon në një veprimtari aktive mendjen e njeriut. Prandaj Pejgamberi Muhamed s.a.a ka thënë se: “I pafuqishëm nga njerëzit është ai që nuk është në gjendje të bëjë lutje”; si dhe “lutja është arma e besimtarit, shtylla e besimit dhe drita e Qiellit dhe Tokës.”[2]

 Lutja çon në një lloj lehtësimi shpirtëror dhe nganjëherë e bën shumë të madhe rritjen e ndjenjës heroike dhe guximtare tek shpirti i njeriut. Pra, lutja është një lloj adhurimi, bindjeje dhe nënshtrimi. Nëpërmjet lutjes njeriu e shton më shumë lidhjen me Allahun e Madhërishëm, duke ndikuar në edukimin shpirtëror, mu ashtu siç na mëson Imam Sadiku – paqja qoftë mbi të: “Vërtet te Allahu është një gradë që nuk fitohet me asgjë, veçse me lutje,”[3]  si dhe “Përqafoni lutjen sepse në të është ilaçi për çdo sëmundje.”

Një psikolog i njohur thotë: “Vërtet dija më bashkëkohore, e kam fjalën për dijen e psikologjisë, na mëson po ato mësime të të dërguarve, pejgamberëve. E përse? Sepse doktorët psikiatër e kanë kuptuar se lutja, namazi dhe besimi i fortë në fe, i largojnë faktorët e zemërimit, të frikës dhe të stresit, që janë shkaqet e sëmundjeve tona.”[4]

Lutja apo Duaja 

Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut, Krijuesit dhe Rregulluesit të botëve. Atij i lutemi të dhurojë paqe e nderim për Pejgamberin Muhamed s.a.a., për familjen e tij të pastër, për shokët e tij besnikë, për imamët e drejtë dhe për të gjithë muslimanët e muslimanet.

            Allahu i Lartësuar në  Kuranin Famëlartë e preferon lutjen si një ndër mënyrat më kryesore të orientimit, si dhe hapin e parë për të bërë lidhjen e njeriut me Krijuesin e tij, prandaj Ai thotë: “Luteni Zotin tuaj me përulje në fshehtësinë e zemrave tuaja. Më të vërtet, Ai i do ata të cilët nuk i kalojnë kufijtë e asaj që është e drejtë. Prandaj , mos e përhapni prapësinë në Tokë pasi që është rregulluar aq bukur. Dhe luteni Atë me frikë dhe shpresë. Me të vërtetë, Mëshira e Zotit është fare afër për kryesit e veprave të mira.  Gjithashtu, në një ajet tjetër,  Allahu na mëson mënyrën se si duhet të lutemi duke na këshilluar:       وَلِلّهِ الأَسْمَاء الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَاَ

“All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata........” 

 Apo ajeti tjetër:

 “Luteni Zotin ose luteni Mëshiruesin. Me cilin emër t’i drejtoheni, Emrat e Tij janë më të bukurit .”

Ju pyesim të nderuar miq: a ka diçka që Allahu nuk e ka, e ne e kemi? Është e vërtetë se Allahu i ka të gjitha gjërat, qofshin ato abstrakte apo fizike, ndërsa vetëm një gjë nuk e ka. Ndërkaq ne e kemi dhe e posedojmë si pjesë të jetës sonë. Ajo gjë që ne e kemi, e Zoti nuk e ka, është pra LUTJA. Ne kemi kujt t’i lutemi, ndërsa Allahu nuk ka kujt t’i lutet, sepse Ai është i Vetmi, i Fuqishmi,  Mbizotëruesi i çdo gjëje, andaj lutja për të është e panevojshme dhe Ai nuk ka kujt t’i drejtohet. 

Një ndër ajetet më bindëse për rëndësinë e lutjes tek njeriu është ajeti 186, në suren Bekare (Lopa), si vijon;

 وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُواْ لِي وَلْيُؤْمِنُواْ بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ

“Dhe kur të të pyesin robërit  e mi për Mua ,Unë jam me të vërtetë afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Prandaj le të kërkojnë përgjigje prej Meje dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.”   

Ky ajet të vë në mendime, se Allahu është Ai i cili  kërkon nga ne, e kërkesa  e Tij varet prej nesh se sa do t’i drejtohemi Atij. Ky ajet kuranor ka zbritur kur një burrë e kishte pyetur Muhamedin – paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij.  - Pashë Allahun, a është afër meje Zoti kur lutem me zë të ulët dhe a është larg kur lutem me zë të lartë?[5] Atëherë, pra, zbriti ky ajet, tema e të cilit është duaja si një mjet lidhës mes njeriut dhe Zotit. Përmes këtij ajeti shfaqet edhe një kuptim i ri: se duaja dhe afrimi tek Allahu janë adhurim. Përmes këtij ajeti, Allahu i Lartësuar i drejtohet Muhamedit s.a.a. se Ai është shumë afër. Si dhe në një ajet tjetër, Allahu na tregon konkretisht afërsinë e njeriut me Të. Kjo afërsi tregohet në suren Kaf, ajeti 16, ku thuhet: “Ne jemi më afër tij se damari i qafës së vet….” 

Në  vazhdim të ajetit 186, të sures Bekare, Allahu xh.sh. na pohon se Ai i përgjigjet lutjes së lutësit “….I përgjigjem lutjes së  lutësit….”  Dhe më pas mund të kuptojmë se përderisa çështja është e tillë, Allahu thotë: “….prandaj le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë. “  Ajo që tërheq vëmendjen në këtë ajet është se Allahu i Madhëruar e ka përmendur Veten e tij shtatë herë dhe robërit e Tij po ashtu shtatë herë.

 Në ajetin e lartcekur përmendet me shumë bindshmëri se lutja është një ndër adhurimet kryesore të njeriut, e jo siç flasin disa smirëkeq nga injoranca duke thënë se lutja është  faktor narkotik, që i largon njerëzit nga veprimtaria, aktiviteti dhe zhvillimi i shoqërisë. Ndërsa psikologët dhe dijetarët islamë na mësojnë se një njeri që nuk e praktikon lutjen përballet me vështirësi të ashpra shpirtërore dhe shoqërore. Shumë klinika psikiatrike, që kanë trajtuar sëmundje të mëdha psikike, pas analizave të bëra kanë ardhur në përfundimin se klientët e tyre, para se të ballafaqoheshin me këto sëmundje mendore, nuk kanë qenë aspak adhurues dhe praktikues të fesë. Nga kjo kuptojmë se njeriu i cili është praktikues i lutjes ka një ndjenjë krenarie, një forcë të papërshkrueshme, si dhe nuk ndihet kurrë i mposhtur.

 Njeriu që falet dhe lutet posedon ndjenjën e krenarisë sepse është gjithmonë me Allahun. Ai ndihet krenar ashtu siç ndihemi ne krenarë kur ecim përkrah një njeriu të mençur e të moralshëm. Njeriu që lutet është i fuqishëm sepse lutja i jep atij fuqi, ashtu si fëmija i vogël që, kur i kanoset rreziku nga qeni, e kap fort dorën e babait të tij. Njeriu që praktikon lutjen është i pamposhtur nga çdo fatkeqësi e jetës dhe nga çdo e keqe që mund ta kaplojë, sepse njeriu i namazit dhe i lutjeve është njeriu i Kuranit, mu ashtu siç na  këshillon Allahu që të kërkojmë shpëtim në durim dhe namaz.

وَاسْتَعِينُواْ بِالصَّبْرِ وَالصَّلاَةِ وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلاَّ عَلَى الْخَاشِعِينَ

 “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).  [Surja Bekare, ajeti 45].

            Trupi ka nevojë për shpirtin, shpirti për lutjen, si dhe lutja ka nevojë për Allahun i Cili është el-Muxhib, pra Lutjepranues.  Shpirti është mizor dhe i lig nëse nuk beson se Allahu është el- Gaffar, pra Gjithëfalës. Allahu i Lartësuar është Ai i cili i dha shpresë njeriut mëkatar dhe i tha se është et-Tevvab, pra Pendimpranues. Shpresa dhe kurimi nga çdo brengë dhe pesimizëm gjendet në fjalët e Tij shumë premtuese se Allahu, me të vërtet, i do ata që pendohen dhe pastrohen (Bekare, 222).

Njeriu i urren faktorët të cilët e kanë çuar deri në dhimbje të mëdha shpirtërore. Ai pendohet thellësisht,por në vete gjithmonë ekziston dyshimi se a do t’ia pranojë Allahu xh.sh. pendimin e tij. Prandaj imamët dhe pejgamberët, paqja qoftë mbi ta, na kanë mësuar se si të lutemi.

Përmes lutjeve të Kuranit, që i keni në këtë libër, do ta gjeni veten tuaj  dhe do të ndieni prehje shpirtërore. Të gjithë ajetet, që në vete janë lutje, janë si një çelës i bardhë për shpirtrat e  kërrusur. Të gjitha emrat e Allahut - Esmaul Husna - janë atribute të Zotit që bëjnë mrekulli  dhe ndryshime në jetën tonë. Vlen të përmendim edhe Duanë e Kumejlit, dua e cila është kurora e të gjitha lutjeve ekzistuese. Duaja e Kumejlit përmban në vete jo vetëm lutje, por edhe falënderim, mirënjohje, përgjërime (bën rixha) të lara në lot, e loti është shenjë e asaj se zemrat tona janë të dashura tek Allahu e presin përgjigje të mbarë. E gjithë kjo vërtetohet në një paragraf të Duasë së Kumejlit, që përndryshe është ajeti 62 kuranor, në suren Neml: 

 “Ai që i përgjigjet nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen...”

أَمَّن يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السُّوءُ...

 

Lutja është kurim për mendjen

Lutja, nëse e ka forcën absolute për dërgimin e qetësisë dhe të bindjes se çdo gjë është e mundshme nga ana e Zotit, e çon në një veprimtari aktive mendjen e njeriut. Prandaj Pejgamberi Muhamed s.a.a ka thënë se: “I pafuqishëm nga njerëzit është ai që nuk është në gjendje të bëjë lutje”; si dhe “lutja është arma e besimtarit, shtylla e besimit dhe drita e Qiellit dhe Tokës.”[6]

 Lutja çon në një lloj lehtësimi shpirtëror dhe nganjëherë e bën shumë të madhe rritjen e ndjenjës heroike dhe guximtare tek shpirti i njeriut. Pra, lutja është një lloj adhurimi, bindjeje dhe nënshtrimi. Nëpërmjet lutjes njeriu e shton më shumë lidhjen me Allahun e Madhërishëm, duke ndikuar në edukimin shpirtëror, mu ashtu siç na mëson Imam Sadiku – paqja qoftë mbi të: “Vërtet te Allahu është një gradë që nuk fitohet me asgjë, veçse me lutje,”[7]  si dhe “Përqafoni lutjen sepse në të është ilaçi për çdo sëmundje.”

Një psikolog i njohur thotë: “Vërtet dija më bashkëkohore, e kam fjalën për dijen e psikologjisë, na mëson po ato mësime të të dërguarve, pejgamberëve. E përse? Sepse doktorët psikiatër e kanë kuptuar se lutja, namazi dhe besimi i fortë në fe, i largojnë faktorët e zemërimit, të frikës dhe të stresit, që janë shkaqet e sëmundjeve tona.”[8]

SI BËHET LUTJA?

Njeriu në jetën e përditshme gabon, mëkaton, paragjykon, përflet, shpif, gënjen etj. Të gjitha këto janë disa prej mëkateve që ne bëjmë, andaj pranimi i duasë (lutjes) ka disa parakushte, në mënyrë që Allahu të na falë, e pastaj t’i marrë në konsideratë lutjet tona.

Çdo njeri që dëshiron ta lusë All-llahun e Lartësuar, së pari, duhet t’i drejtohet Zotit me këto fjalë: “Estagfirullah ve etubu ilejh”, që do të thotë: “Kërkoj falje dhe Ty të drejtohem”. Kjo është rruga për t’u afruar tek Zoti, ndërsa porta e lutjes është të thoni salavate për Pejgamberin (s.a.a.). Prandaj, All-llahu ka krijuar melekët që i tubojnë të gjitha salavatet e njerëzve në tokë e kudo që janë. Nga kjo kuptojmë se, nëse dëshirojmë t’i lutemi Zotit të Lartësuar për ndonjë çështje, duhet të veprojmë kështu:

  • Të themi “Estagfirullah ve etubu ilejh” (disa herë)
  • Të fillojmë me ‘Bismil-lahir-rhmanir-rahim’
  • Të themi salavate për Pejgamberin (s.a.a.), në fillim dhe në fund, ndërsa në mes dy salavateve, të përgjërohemi ose të themi me fjalë lutjet dhe kërkesat tona.

Kemi disa lloje salavatesh, por këtu po paraqesim dy prej tyre: ‘salavatin e shkurtër’ dhe ‘salavatin e gjatë’.

Salavati i shkurtër: ALLAHUM-ME SAL-LI ALA MUHAM-MED VE ALIHI MUHAM-MED

Salavati i gjatë: ALLAHUM-ME SAL-LI ALA MUHAM-MEDIN IN-NEBIJIN HUMIJ-JIN VE ALA ALIHI VE SABIHI VE SEL-LIM.

Njeriu për t’iu drejtuar Zotit për ndonjë lutje, së pari, duhet të pendohet e pastaj të kërkoj diçka nga Ai. Për fat të keq, ka njerëz të cilët janë të dobët dhe nuk e kanë forcën e pendimit. Duke e ditur se janë në rrugë të gabuar dhe se nuk mund të shkoqiten nga ajo rrugë, ata nuk mund të pendohen sepse të nesërmen prapë e punojnë të njëjtën gjë. Për këtë gjendje, Pejgamberi (s.a.a.) ka thënë: “Më i dobëti në mesin e njerëzve është ai i cili nuk ka forcë të pendohet e të lutet”.

Një hadith (thënie e Pejgamberit) tjetër thotë: “Kur All-llahu dëshiron t’ia plotësojë lutjen dikujt, ia mundëson të bëjë lutjen.”

Lutja (duaja) kur bëhet me një optimizëm dhe pozitivizëm të vërtetë, duke iu lutur Zotit me gjithë qenien tonë, ajo duhet të na duket e plotësuar në atë mënyrë, sa që sikur e kemi para derës. Andaj, nuk kërkohet që vetëm të lexojmë disa fjalë ose disa fjali në gjuhën arabe, të cilave ndoshta edhe nuk ia njohim domethënien, por duaja kërkon këmbëngulje të fortë, përpjekje të pandërprera çdo ditë, çdo moment, derisa Zoti të na e plotësojë atë dëshirë. Më shkurt, duhet të lutemi me gjithë ashkun e zemrës, me fjalë të thjeshta, sikurse një i uritur apo i varfër kur kërkon mëshirë.

Duhet të kemi parasysh se njeriu ka shumë nevoja dhe dëshira për një jetë të lumtur. Por ndodh që brenda këtyre dëshirave, që shpeshherë ai nuk i gjykon mirë, mund të përfshihen edhe fatkeqësitë. Andaj njeriu duhet të lutet me fjalë të thjeshta e të sinqerta, sepse Zoti e njeh më së miri krijesën e Tij se sa mund ta përballojë dhe ta ruajë gjendjen që Ai dëshiron. Lutja më e thjeshtë është:

“O Allah! Ti e di gjendjen time, nëse ke paraparë që kjo gjendje e imja është  e përballueshme për mua, unë do të duroj, por po të lutem të ma ndryshosh gjendjen time, andaj nëse kjo dëshirë dhe nevojë e imja është hajër (e dobishme) për mua ma shpejto të lutem, por nëse kjo dëshirë e imja është e dëmshme për mua, të lutem më zëvendëso me një gjë të mirë, unë jam krijesa Jote, andaj të lutem më fal e më udhëzo.”

Le të japim edhe një këshillë tjetër nga jeta e Pejgamberit – paqja e Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij:

Një ditë Pejgamberi Muhamed (s.a.a.) ishte duke biseduar me Hazreti Aliun (r.a.) dhe i tha atij:

“O Ali, All-llahu e pëlqen robin i cili lutet në këtë mënyrë: “O All-llah, m’i fal mëkatet, sepse askush përveç Teje nuk mund t’i falë ato.” Atëherë, All-llahu i thotë meleqeve: “O meleqet e Mia!  - Ky rob po pranon se askush përveç Meje nuk mund t’ia falë mëkatet e tij. Bëhuni dëshmitarë se Unë ia fala mëkatet”.

Në një hadith tjetër, Pejgamberi  (s.a.a.) ka thënë: “Nëse një njeriu i pranohet namazi, do t’i pranohet edhe lutja”.

Me këtë kuptojmë se koha dhe vendi më i përshtatshëm për lutje është gjatë namazit, e sidomos atij të sabahut (në mëngjesin e hershëm, pa lindur dielli, kur zgjohemi nga gjumi për hir të dashurisë që kemi ndaj Zotit, në namaz lexojmë suren e falënderimit El Fatiha-n). Ja seç thotë Allahu në Kuran: Surja EL Isra, ajeti 78:

أَقِمِ الصَّلاَةَ لِدُلُوكِ الشَّمْسِ إِلَى غَسَقِ اللَّيْلِ وَقُرْآنَ الْفَجْرِ إِنَّ قُرْآنَ الْفَجْرِ كَانَ مَشْهُودًا

“Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit ( sabahut) është e përcjellë.”

Kur njeriu zgjohet në mëngjes, për të kryer namazin e sabahut, ai zgjohet pa përtesë, sepse ai e njeh vlerën e këtij namazi. Ky namaz i sjell  begatitë e Tij për tërë ditën. Ndoshta kjo ditë do t’ia ndryshojë tërë jetën e ai do të jetojë i lumtur për tërë  jetën vetëm nga një çast i vetëm. All-llahu i Lartësuar çdo mëngjes i dërgon meleqet në çdo shtëpi për të shikuar se kujt duhet t’ia dhurojë të mirat e Tij të pakufishme. Ai i pyet meleqet:

“O meleqet e Mia! A janë të njëjtë këta njerëz që nuk e prishin gjumin, me këta njerëzit e tjerë, të cilët në mëngjeset e ftohta e të hershme zgjohen dhe drejtohen nga Kiblja për të më adhuruar?!” Meleqet përgjigjen: “Jo, o Krijuesi i Gjithësisë, nuk janë të njëjtë”. Atëherë Allahu me mëshirën e Tij urdhëron meleqet që t’i marrin në konsideratë lutjet e këtyre besimtarëve, se së shpejti Zoti do t’ua plotësojë lutjet dhe do t’i gëzojë fytyrat e tyre të ndritshme nga uji i abdesit dhe nga sexhdja e pranuar”.

Qofshin të gëzuar shpirtrat e atyre që e respektojnë namazin e sabahut.

PSE DUHET TË LUTEMI?

Zoti e ka bërë lutjen një nga shkaqet që ndikon efektivisht në punët e njeriut. Kjo do të thotë që njeriu duhet të jetë i vëmendshëm, zemërhapur ndaj Zotit dhe të kërkojë ndihmën e Tij nëpërmjet lutjeve vërtet serioze. Është një gjë fare e sigurt se Allahu i Lartësuar di gjithçka. Ai e di se çfarë dëshiron njëri e tjetri dhe i di sekretet e brendshme të gjithkujt. Nëse ndodheni në ndonjë vështirësi, apo ju ka pllakosur ndonjë fatkeqësi, mos e humbni shpresën dhe kurajën, mos u dorëzoni në përpjekjet tuaja për ta larguar këtë gjendje. Luteni Zotin sinqerisht,  sepse ju nuk mund të parashikoni nëse keni apo nuk keni rrugë shpëtimi nga situata e vështirë në të cilën ndodheni. Do të mundohem të jemi më bindëse për ju të nderuar miq, duke ju sjellë një ajet kuranor, ku Allahu i Lartësuar thotë se “Çdo çast Ai bie në ekzistencë një shfaqje të re, me pushtetin e Vet...”  Nga ky ajet ne përfitojmë besimin dhe bindjen e fortë se Ai – Atij i qofshim falë – nuk e ka aspak të vështirë që brenda një sekonde ta bëjë fytyrën tonë të gëzuar dhe hidhërimin të na i zëvendësojë me gëzimin.     

 Allahu i Lartësuar nuk dëshiron ta ndëshkojë njeriun menjëherë për ndonjë mëkat të bërë. Ai i jep afat që ai të pendohet e të pastrohet. Ai është i Mëshirshëm dhe Falës. Ai na do neve më shumë se nëna fëmijët e saj. Ai na ka lënë neve të lirë dhe punët tona na sjellin neve fat, lumturi, dhimbje apo hidhërim. Për besimtarin nuk ka hidhërim. Kur atij i ndodh një gjë e keqe ai e shqyrton çështjen në veten e tij dhe përpiqet të gjejë shkakun pse ka ardhur ky problem. Ai e analizon personalitetin e tij në mënyrë që të gjejë zgjidhjen. Për besimtarin edhe gjëja më e hidhët, që mund ta vërejnë njerëzit me sytë e tyre fizikë, është e mirëseardhur dhe e kalon me durim, sepse ai e di se pas durimit vjen shpëtimi.     

Vetëm i Gjithëmëshirshmi i di hallet dhe nevojat e njerëzve, prandaj ne i drejtohemi vetëm Atij, mu siç na urdhëron Ai në Librin e tij Famëlartë ku thotë: “Ve kale rab-bukumud’uni estexhib lekum”. - “Dhe Zoti juaj tha: Më thirrni mua, Unë ju përgjigjem juve......” (Surja Gafir, ajeti 60)

            Allahu i Lartësuar, përmes sures El Fatiha, i udhëzon krijesat e Tij, se në fillim të çdo pune, së pari, duhet filluar me emrin e tij: Bismil-lahir-rahmanir-rahim, e pastaj duhet falënderuar Ai – Elhamdulilahi Rabiil Alemin, duke kërkuar udhëzim dhe më në fund bëhet një pohim solemn dhe solidarizues me lutjen “Ij-jake na’budu ve ij-jake nestein”  që do të thotë: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.”  Dhe në fund shprehet dëshira që ata të jenë në shoqërinë e të mirëve e jo në shoqërinë e të liqve me të cilët Allahu është i hidhëruar.

Lutja dhe kushtet e saj  

Nga pikëpamja gjuhësore ‘dua’ do të thotë: ‘Dëshirë e madhe për tek Allahu i lartësuar.’[9] Në gjuhën arabe, fjala ‘dua’  herë ka kuptimin e kërkimit të ndihmës, herë kuptimin e adhurimit dhe herë kuptimin e lutjes. Andaj dijetarët e mëdhenj islamë na mësojnë se Allahut nuk i bëhet lutje vetëm për të kërkuar plotësimin e interesave, por, përmes lutjeve, ne shprehim njëherë falënderimin tonë e pastaj edhe bindjen që kemi ndaj Tij, se përndryshe, po të mos kishim besuar te Zoti, ne nuk do t’i ishim drejtuar Atij.

Lutja, përndryshe, është dëshira e madhe për të qenë pranë Allahut të Lartësuar. Lutja herë bëhet për të falënderuar Allahun, herë për mirënjohjen ndaj Tij që na ka falur ndonjë të mirë, e herë për të kërkuar diç prej Tij.

            Fjala ‘dua’- ‘lutje’ në Kuranin Famëlartë përmendet 215 herë, andaj muslimani besimtar është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e  duasë (lutjes).  Por ne duhet ta dimë se duaja nuk është e pranueshme pa kushtet paraprake, disa prej të cilave do t’i përmendim:

  • Të ketë besim të patundur në ekzistimin e Zotit dhe vetëm të Zotit.
  • T’i nënshtrohet dhe përgjërohet plotësisht Zotit (se vetëm Allahu e dëgjon dhe i përgjigjet lutjes së tij) .
  • Të jetë korrekt me kryerjen e detyrimeve që ia ngarkon feja.
  • Të ketë cilësinë e mirësisë.
  • Të ketë mirësjellje ndaj prindërve.

Lutja është gjithashtu e lavdëruar edhe në fjalët e të Dërguarit të Allahut, i cili në lidhje me lutjen ka thënë: “Lutja është truri i adhurimit” dhe “Lutja është adhurim”.

 Në pjesën vijuese do të vazhdojmë me këtë punim apo artikull rreth lutjes, duke ju mësuar më praktikisht se pse nuk pranohet duaja, çfarë veprime duhet të kryejmë, çka e ndalon pranimin e duasë, çka mund të bëjë lutja, efekti i lutjes, kushtet e pranimit të lutjes, motivet dhe shkaqet e mospranimit të lutjes etj. 

ÇKA E PENGON PRANIMIN E LUTJES?

Allahu i Madhëruar ka premtuar se, kur ne i lutemi Atij, Ai na përgjigjet dhe i merr në konsideratë  lutjet e çdonjërit prej nesh. Të marrësh diçka në konsideratë dhe ta realizosh atë ka dy kuptime. Allahu nuk ja refuzon askujt lutjen e tij, por  varet nga koha dhe vendi se kur do t’ia realizojë atë dëshirë apo nevojë, për të cilën ai lutet.

 Njeriu shpeshherë nga mosdija kërkon me këmbëngulje nga Allahu xh.sh.  shumë gjëra që do të ishin të dëmshme për të. Prandaj ne nuk duhet ta humbasim shpresën dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se, ndonjëherë, vonimi i pranimit të lutjes sonë është për të mirën tonë, sepse duaja është si fara e bimës e cila kërkon tokë pjellore dhe kushte të përshtatshme, pasi fara e bimës nuk mund të mbijë në asfalt.

 Ja si na këshillon Allahu në Kuranin Fisnik, në suren  Hud, ajeti 11:

رَبِّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَسْأَلَكَ مَا لَيْسَ لِي بِهِ عِلْمٌ وَإِلاَّ تَغْفِرْ لِي وَتَرْحَمْنِي أَكُن مِّنَ الْخَاسِرِينَ

  “Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se Ti nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, do të jem i humbur!”

Për ta merituar përgjigjen e Zotit ndaj lutjes sonë, do të ishte mirë që të përgatitemi dhe ta pastrojmë shpirtin dhe trupin nga disa mëkate (të cilat do t’i përmendim më poshtë), për të cilat na këshillojnë Pejgamberi s.a.a. dhe Imamët e Pastër (masumët ) – paqja qoftë mbi ta.  Nëse nuk  jemi të kujdesshëm ndaj mëkateve apo gjynaheve të mëposhtme, atëherë pranimi i lutjes sonë do të vihej në pikëpyetje.

Imam Ali Ibn Husejn, Zejnul Abidin – paqja qoftë mbi të – thotë se kemi disa lloje mëkatesh, të cilat  janë shkak  për mospranimin e lutjeve tona.

Mëkatet që shkaktojnë humbjen e dashamirësisë së All-llahut:

  • Të qenët i padrejtë ndaj njerëzve,
  • Të qenët i pamatur dhe i pakujdesshëm ndaj të tjerëve,
  • Injorimi, nënçmimi dhe mos falënderimi për dhuratat e All-llahut.

  Mëkatet për të cilat duhet të pendohesh thellësisht dhe sinqerisht:

  • Vrasja e personit të pafajshëm
  •  Ndarja nga anëtarët e familjes në atë masë saqë ata të harrohen plotësisht
  • Mos falja e namazit në afatin e caktuar kohor
  • Mos bërja e testamentit,
  • Mos kthimi  gjërave të  marra në mënyrë  të padrejtë
  • Heqja dorë nga obligimi i pagimit të zeqatit, para se t’i jetë afruar vdekja dhe para se t’i pushojë së foluri gjuha. 

Mëkatet që shkaktojnë dënim nga All-llahu:

  • Kundërshtimi i gjithhershëm ndaj dijetarëve (alimëve) pa ndonjë arsye,
  • Cenimi dhe marrja e të drejtave të tjerëve; përqeshja dhe ofendimi i të tjerëve.

Mëkatet që i zvogëlojnë mjetet për jetesë dhe të ardhurat (riskun, furnizimin):

  • Të treguarit të tjerëve për skamjen personale,
  • Të fjeturit gjatë perëndimit të diellit dhe gjatë kohës së namazit të mëngjesit,
  • Injorimi i dhuratave të All-llahut dhe ankimi kundër All-llahut

Mëkatet që sjellin nënçmimin:

  • Konsumimi i alkoolit
  • Bixhozi
  • Të treguarit  e gjepurave me qëllim që të provokohet buzëqeshja
  • Zbulimi i të metave të të tjerëve
  • Shoqërimi me njerëz të pamoralshëm

Mëkatet që sjellin fatkeqësi:

  •  Të mos vështruarit  e atyre që thërrasin për ndihmë
  •  Të mos ndihmuarit e atyre që janë nën përkujdesje
  •  Të mos turbulluarit dhe të mos kundërshtuarit ndaj së keqes  dhe mos stimulimi i bërjes së veprave të mira

Mëkatet që të bëjnë që të  mposhtesh nga armiku:

  • Kacafytja, fjalosja, kundërshtimi ... në masë
  • Bërja e mëkateve në publik
  • Konsiderimi i së lejuarës si e ndaluar
  •  Kundërvënia ndaj dijetarëve dhe fetarëve
  • Bashkëpunimi  me ata që bëjnë mëkate dhe të këqija dhe të ndihmuarit e tyre

Mëkatet që shkatërrojnë kulturën e një populli:

  • Marrja (ushtrimi) me magji
  • Besimi në astrologji
  • Të qenët i padëgjueshëm ndaj prindërve

Mëkatet që e prishin dua-në/lutjen (bëjnë që të mos fitohet ajo që kërkohet):

  • Mendimet e këqija dhe të prishura
  • Prishja e shpirtit (karakterit)
  • Dhelpëria (dinakëria) ndaj vëllezërve në fe
  • Mospasja e besimit në plotësimin e lutjes
  • Mos falja e namazit në kohën e caktuar
  • Mos kërkimi i kënaqësisë së All-llahut nëpërmjet bërjes së veprave të mira dhe dhënies së sadakasë (ushqim, veshmbathje, këpucë, të holla etj., atyre që kanë nevojë).
  • Të folurit në mënyrë të pamenduar dhe përdorimi i fjalëve të pakëndshme.

LUTJE NGA KUR’ANI FISNIK

Kurani është porosi hyjnore dhe program për jetën tonë.  Allahu i Lartësuar e ka dërguar këtë Libër përmes  Pejgamberit Muhammed s.a.a.   Kur’ani është libër i së vërtetës, drejtësisë dhe lirisë.  Muslimanët duhet të mësojnë ta lexojnë dhe ta kuptojnë përmbajtjen dhe domethënien e tij, e pastaj duhet të mundohen që ato këshilla t’i vënë në praktikë, në mënyrë që të shohin dobi nga udhëzimet kuranore. 

Hapi i parë për t’u bërë i devotshëm është lutja. Njeriu, përmes lutjes, e njeh veten dhe Zotin dhe fillon të vetëdijesohet se Allahu është Ai i cili  dëshiron që ne t’i drejtohemi. Duke pasur parasysh se Kurani është libër i të kaluarës së tashmes dhe të ardhshmes, atëherë kemi menduar që nga ky Libër të shkoqisim shumicën e lutjeve që ekzistojnë në të.  Sa herë që lexojmë ajete kuranore, ne ngjitemi në shkallë më të larta shpirtërore, andaj pse mos të ngjitemi në përsosmëri, duke filluar ta lusim Allahun me fjalët e Tij që janë më mbresëlënëse se të gjitha lutjet e tjera që janë të transmetuar nga njerëzit, qofshin ata dijetarë apo njerëz të zakonshëm.

            Dikush mund të pyesë: pse të mos lutemi në gjuhën amtare, a patjetër duhet të lutemi në gjuhën arabe, ndërkohë që ne flasim shqip? Të nderuar miq! Gjuha arabe është gjuha e Kuranit, e Kurani është Libri i Allahut. Sado që janë përpjekur që ta përkthejnë Kuranin në gjuhë të ndryshme, të gjithë kanë arritur në përfundimin se përkthimi është veçse hije e Kuranit, ndërsa origjinaliteti është në vetë gjuhën e Kuranit. Prandaj unë do t’ju udhëzoja se kur lutja bëhet përmes ajeve kuranore ajo ka efektin e saj të veçantë. Kurani është muxhize, është urtësi, është mrekulli hyjnore. Me leximin e ajeteve kuranore mund të bëjmë të pamundurën, sepse shpirti ynë lidhet shumë ngushtë me Allahun xh.sh.

 Preferohet që, kur të lutemi duke i lexuar ajetet kuranore në arabisht, patjetër duhet të jemi në dijeni të domethënies së atij ajeti në gjuhën shqipe. Nëse ne nuk e kemi të njohur domethënien e atij ajeti atëherë ai ajet nuk ka efekt në lutjen tonë. Prandaj ne i kemi përgatitur këto lutje për të gjithë: ata që dinë të lexojnë arabisht i kanë në gjuhën arabe, ata që nuk dinë arabisht i kanë të transkriptuar në shkronja latine-shqipe, si edhe kemi paraqitur përmbajtjen apo domethënien e ajetit në gjuhën shqipe. Inshallah ta gjejmë veten në këto lutje dhe të na bëhen kabull (të realizueshme) lutjet  dhe  dëshirat  tona.

 

 

  1. Lutja -  në rastin kur kemi frikë apo ndonjë problem nga të tjerët, në mënyrë që Allahu xh.sh. të vendosë perde para e prapa syve të tyre,  që ata të mos i shohin të metat tona.  Ky ajet kuranor gjithashtu preferohet të lexohet kur kemi takim me ndonjë person dhe  dëshirojmë që ai person të mos i vërejë të metat tona.

Surja Jasin, ajeti 9:

 

وَجَعَلْنَا مِن بَيْنِ أَيْدِيهِمْ سَدًّا وَمِنْ خَلْفِهِمْ سَدًّا فَأَغْشَيْنَاهُمْ فَهُمْ لاَ يُبْصِرُونَ

 

  VE XHAELNA MIM BEJNI EJDIHIM SED-DEN,

  VE MIN HALFIHIM SED-DEN,

  FE AGSHEJNA HUM FEHUM LA JUBSIRUN.

 

“ Ne kemi vënë perde para e prapa tyre dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shikojnë.”

 

 

  1. Lutja -  kur kemi takim me ndonjë  mosbesimtar, me ndonjë person në pozitë, apo kur kemi frikë se mos po na bëjnë ndonjë të keqe, apo mos po na vendosin ndonjë ngarkesë që s’mund ta përballojmë:

 

Surja El Bekare, ajeti 286:

 

رَبَّنَا لاَ تُؤَاخِذْنَا إِن نَّسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا رَبَّنَا وَلاَ تَحْمِلْ عَلَيْنَا إِصْرًا كَمَا حَمَلْتَهُ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِنَا رَبَّنَا وَلاَ تُحَمِّلْنَا مَا لاَ طَاقَةَ لَنَا بِهِ وَاعْفُ عَنَّا وَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَآ أَنتَ مَوْلاَنَا فَانصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ

RAB-BENA  LA TUAKHIDHNA IN-NESINA EV AKHTANA, RAB-BENA VE LA  TAHMIL ALEJNA ISREN KEMA HAMELTENA ALEL-LEDHINE MIN KABLINA RAB-BENA VE LA TUHAM-MILNA MA LA TAKATELENA BIH, VAË’FUAN-NA VAGFIRLENA, VER HAMNA ENTE MEVLANA, FENSURNA A’LEL KAVMIL KAFIRIN.

 

“....... O Zoti ynë ! Mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë, pa qëllim! Mos na ngarko barrën që ua ke ngarkuar atyre përpara nesh! O Zoti ynë, mos na ngarko për detyrë atë për çkanuk kemi mundësi! Shlyeji mëkatet tona dhe na fal, dhe ki mëshirë ndaj nesh! Ti je Zoti ynë, andaj na ndihmo kundër popullit mosbesimtar! ”

 

Gjithashtu edhe ajeti në vijim është për të njëjtën çështje që e cekëm më lart:

 

  Surja Ali Imran, ajeti 147:

ربَّنَا اغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَإِسْرَافَنَا فِي أَمْرِنَا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وانصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ

 

RAB-BENAGFIRLENA DHUNUBENA VE ISRAFENA FI EMRINA VE THEB-BIT AKDAMENA VENSURNA ALEL KAVMIL  KAFIRIN.

“O Zoti ynë! Na fal gabimet tona dhe lëshimet në çështjet tona, na forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër popullit mosbesimtar”!

Gjithashtu edhe ajeti i mëposhtëm vlen për çështjen e lartcekur, si edhe kur kemi shtypje nga shoqëria që na rrethon.

********* * * * * * * *

Surja Ankebut, ajeti 30:

رَبِّ انصُرْنِي عَلَى الْقَوْمِ الْمُفْسِدِينَ

RAB-BINSURNI ALEL KAVMIL MUFSIDIN/

 “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!”

 

 

Gjithashtu edhe ky ajet vlen për çështjen e lartcekur :

Surja Nuh ajeti 28

رَبِّ اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيْتِيَ مُؤْمِنًا وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ وَلَا تَزِدِ الظَّالِمِينَ إِلَّا تَبَارًا

RAB-BIGFIRLI VE LI VALIDEJE VE LIMEN DEKHALE BEJTIJE MUËMINEN VE LIL MUËMININE VEL MUËMINATI VE LI TEZIDH-DHALIMINE IL-LA TEBARA.

“Zoti im, më fal mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim”.

3. Lutja – Kur bëjmë ndonjë vepër të mirë dhe dëshirojmë që të na e pranojë Allahu është mirë të lutemi me lutjen e Ibrahimit a.s.   

Surja Bekare, ajeti 127:

رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا إِنَّكَ أَنتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

RAB-BENA TEKAB-BEL MIN-NA, IN-NEKE ENTES-SEMIUL ALIM

“O Zoti ynë, prano prej nesh, sepse Ti, me të vërtet dëgjon dhe di!”

4. Lutja –  e cila lexohet në momentet kur jeni të stresuar nga të padrejtat që ju kanë bërë, apo kur dikush dëshiron të dominojë mbi ju pa pikë arsyeje.

Surja Ali Imran, ajeti 26:

اللَّهُمَّ مَالِكَ الْمُلْكِ تُؤْتِي الْمُلْكَ مَن تَشَاء وَتَنزِعُ الْمُلْكَ مِمَّن تَشَاء وَتُعِزُّ مَن تَشَاء وَتُذِلُّ مَن تَشَاء بِيَدِكَ الْخَيْرُ إِنَّكَ عَلَىَ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

ALL-LLAHUM-ME MALIKEL MULKI, TUËTIL MULKE MEN TESHAU VE TENZIU’ L MULKE MIM-MEN TESHAU, VE TUI’Z-ZU MEN TESHAU VE TUDHIL-LU MEN TESHAU  BIJEDIKEL HAJRU, IN-NEKE ALA KUL-LI SHEJ-IN KADIR.

Thuaj: “O All-llahu im që e ke tërë  pushtetin! Ti ia jep pushtetin kujt të duash dhe ia merr kujt të duash. Ti e lartëson kë të duash dhe e poshtëron kë të duash. Në dorë Tënde është mirësia. Ti, me të vërtetë, ke mundësi për çdo send!

5. Lutja - që është e njohur në Kur’an si lutja e Zekerias a.s.,  i cili gjithmonë lutej në këtë mënyrë.  Nga dijetarët e fesë islame preferohet që kjo lutje të lexohet 7 herë pas kryerjes së namazit, duke qenë në sexhde.

Surja Ali Imran, ajeti 38:

رَبِّ هَبْ لِي مِن لَّدُنْكَ ذُرِّيَّةً طَيِّبَةً إِنَّكَ سَمِيعُ الدُّعَاء

RAB-BI HEBLI MIN LEDUNKE DHUR-RIJETEN, TAJ-JIBETEN, IN-NEKE SEMIU’D-DUA.

 “O Zot! Më dhuro pasardhës të mirë, me mirësinë tënde. Ti me siguri e dëgjon lutjen”!

*************************

Gjithashtu edhe ky ajet është i Zekerias a.s., për pasardhës të mirë, për ata që nuk kanë fëmijë.

Al Enbija, ajeti  89:

رَبِّ لَا تَذَرْنِي فَرْدًا وَأَنتَ خَيْرُ الْوَارِثِينَ

RAB-BI LA TEDHERNI FERDEN VE ENTE KHAJRUL VARITHIN

“ O Zoti im, mos më lë të vetmuar, e Ti je trashëgimtari më i mirë.”

* * * * * * * *  *  * * * * ** *

-Lutje për të kërkuar nga Allahu fëmijë të mirë.

Surja Saffat 100

رَبِّ هَبْ لِي مِنَ الصَّالِحِينَ

RAB-BI HEBLI MINES-SALIHIN

“Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!”

6.  Lutja -  kur kërkojmë diçka nga Allahu i Lartësuar, por nuk jemi në dijeni mos ndoshta ajo dëshirë apo kërkesë mund të jetë e dëmshme për ne. Andaj mbështetja tek Allahu është më e mira.

Surja  Hud, ajeti 47.

َ رَبِّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَسْأَلَكَ مَا لَيْسَ لِي بِهِ عِلْمٌ وَإِلاَّ تَغْفِرْ لِي وَتَرْحَمْنِي أَكُن مِّنَ الْخَاسِرِينَ

 RAB-BI IN-NI EUDHUBIKE EN ESELUKE MA LEJSE LI BIHI ILMUN VE IL-LA TAGFIRLI VE TERHAMNI EKEM-MENEL KHASIRIN.

( “Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se Ti nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, do të jem i humbur!”

  • * * * * * * * * * *

Gjithashtu për të njëjtën arsye, kur kemi nevojë për shumë gjëra, por nuk dimë sa janë të dëmshme për neve.

Surja  Kasas, ajeti 24:

رَبِّ إِنِّي لِمَا أَنزَلْتَ إِلَيَّ مِنْ خَيْرٍ فَقِيرٌ

RAB-BI IN-NI LIMA ENZELTE ILEJ-JE MIN KHAJRI FEKIR.

 “O Zoti im, unë kam nevojë për çkado që të më japësh!”

6. Lutje - nga ajetet kuranore drejtuar prindërve nga fëmijët e tyre.

Surja Al Isra, ajeti 24

 رَّبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا

 RAB-BIR HAMHUMA KEMA RAB-BEJANI SAGIREN.

Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj:

“Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.

* * * * * * * * * * * * * *

-Gjthashtu edhe ky ajet ka të bëjë me lutjen e fëmijëve për prindërit e tyre dhe e prindërve për  fëmijët e tyre.

Surja Ahkaf, ajeti 15:

رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَى وَالِدَيَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَالِحًا تَرْضَاهُ وَأَصْلِحْ لِي فِي ذُرِّيَّتِي إِنِّي تُبْتُ إِلَيْكَ وَإِنِّي مِنَ الْمُسْلِمِينَ

RAB-BI EVZIË’NI EN ESHKURE NIË’METIKEL-LETI ENAMTEL-LETI ALEJ-JE VE ALA VALIDEJ-JE VE EN AË’MELE SALIHAN TERDAHU VE ASLIH LI FI DHUR-RIJ-JETI IN-NI TUBTU ILEJKE VE IN-NI MINEL MUSLIMIN.

 “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mi, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët.”

7.  Lutje – nga ajetet kuranore, kur e ndiejmë se kemi mëkatuar.

Surja El Enbija, ajeti 87:

لَّا إِلَهَ إِلَّا أَنتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ الظَّالِمِينَ

LA ILAHE IL-LA ENTE SUBHANEKE IN-NI KUNTU MINEDH-DHALIMIN

 “.... Nuk ka Zot tjetër përveç Teje. Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”

8. Lutje - nga ajetet kuranore,  kur e kuptojmë se dikush flet gënjeshtra  apo bën shpifje ndaj nesh.

Surja El Mu’minun, ajeti 26:

قَالَ رَبِّ انصُرْنِي بِمَا كَذَّبُونِ

RAB-BINSURNI BIMA KEDH-DHEBUN.

“O Zoti im, më ndihmo, se ata më quajnë për gënjeshtar!”

9. Lutje – nga ajetet kuranore, në momente kur kemi mendime të liga, apo kur jemi të cytur nga shejtani  për të bërë punë të këqija.

Surja El Mu’minun, 97-98

رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنْ هَمَزَاتِ الشَّيَاطِينِ

وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحْضُرُونِ

 
 
 

RAB-BI EUDHU BIKE MIN HEMEZATISH-SHEJATIN

VE EUDHU BIKE RAB-BI EN JAHDURUNI

 “O Zoti im, kërkoj të më mbrosh nga cytjet e djajve!”

Dhe mbështetem tek Ti që ata të mos më afrohen!”

10. Lutje - nga ajetet kuranore për bashkëshorte të mirë dhe familje të lumtur.

Surja Furkan, ajeti 74:

رَبَّنَا هَبْ لَنَا مِنْ أَزْوَاجِنَا وَذُرِّيَّاتِنَا قُرَّةَ أَعْيُنٍ وَاجْعَلْنَا لِلْمُتَّقِينَ إِمَامًا

RAB-BENA HEBLENA MIN EZVAXHINA VE DHUR-RIJATINA, KUR-RETE JUË’NI VEXHALNA LIL MUT-TEKIN IMAMAN.

“O Zoti ynë, na dhuro gëzim nga gratë dhe fëmijët tanë dhe na bën ne shembull për të devotshmit.”

11. Lutje - nga ajetet kuranore  për personat që janë në pozita udhëheqëse dhe kanë probleme në punë.

Surja Saad, ajeti 35:

رَبِّ اغْفِرْ لِي وَهَبْ لِي مُلْكًا لَّا يَنبَغِي لِأَحَدٍ مِّنْ بَعْدِي إِنَّكَ أَنتَ الْوَهَّابُ

RAB-BIGFIRLI VE HEBLI MULKEN LA JENBEGI LIEHADIN MIM BAË’DI IN-NEKE ENTEL VEH-HAB.

 “Zoti im, më fal (gabimin) dhe më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do ta ketë. Vërtet, Ti je Dhuruesi më i madh.”

12. Lutje - nga ajetet kuranore për ata që dëshirojnë të pendohen dhe të kërkojnë ndjesë para Allahut, me dëshirën që të mos t’i kthehen të kaluarës.

 Surja Bekare, ajeti 285         

رَبَّنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِيرُ

RAB-BENA VE ILEJKEL MESIR

   “Na fal o Zoti ynë, te Ti do të kthehemi.” 

____________________

Surja Ali Imran, ajeti 8:

 رَبَّنَا لاَ تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً إِنَّكَ أَنتَ الْوَهَّابُ

RAB-BENA LA TUZIG KULUBENA BAË’DE IDH HEDEJTENA VE HEB LENA MIL-LEDUNKE RAHMETEN IN-NEKE ENTEL VEH-HAB.

“O Zoti ynë! Mos i lejo zemrat të largohen pasi që na ke udhëzuar dhe shpërblena me mëshirën Tënde! Vërtet, Ti je shpërblyes i madh!”

  •  

Surja Ali Imran, ajeti  193:

 رَبَّنَا فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَكَفِّرْ عَنَّا سَيِّئَاتِنَا وَتَوَفَّنَا مَعَ الأبْرَارِ

RAB-BENA FAGFIRLENA DHUNUBENA VE KEF-FIR AN-NA SEJ-JIATINA VE TEVEF-FENA MEAL EBRAR.

 “O Zoti ynë! Na fal mëkatet tona, mbuloji veprat tona të këqija dhe bëna të vdesim me të mirët.”

Surja Ibrahim, ajeti 40:

رَبِّ اجْعَلْنِي مُقِيمَ الصَّلاَةِ وَمِن ذُرِّيَّتِي رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَاء

RAB-BI XHA’LNI MUKIMES-SALATI VE MIN DHURIJ-JETI, RAB-BENA VE TEKABEL DUA’

“O Zoti im! Bëj që unë dhe pasardhësit e mi ta kryejmë përherë namazin. O Zoti ynë, na i prano lutjet.”

_____ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Surja El- Mu’minun, ajeti 118:

رَّبِّ اغْفِرْ وَارْحَمْ وَأَنتَ خَيْرُ الرَّاحِمِينَ

RAB-BIGFIR VERHAM VE ENTE HAJRU RAHIMIN

E ti thuaj: “O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”

_  _ _ _ _ _ _

Surja El Kasas, ajeti 22:

رَبِّي أَن يَهْدِيَنِي سَوَاء السَّبِيل

 

RAB-BI EN JEHDIJENI SEVAES-SEBIL.

“Shpresoj se Zoti im të më tregojë rrugën e drejtë”.

 

[1] Mexhmaul Bejan, komentimi i ajetit në fjalë

[2] Usuli Kafij, vëllimi II, fq 220

[3] Usulu Kafij, vëllimi II, fq 338, hithi 3

[4] Ajin Zendegi, në persisht fq 157.

[5] Mexhmaul Bejan, komentimi i ajetit në fjalë

[6] Usuli Kafij, vëllimi II, fq 220

[7] Usulu Kafij, vëllimi II, fq 338, hithi 3

[8] Ajin Zendegi, në persisht fq 157.

[9] Nga libri ‘Lartësimi i shpirtit’,  Mefatiha xhinan – Tiranë