Bazamentet Kuranore

  • None
nga İkbale Berisha Huduti | Publikuar në Mars 27, 2016, 1 a.m.

Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit. 

 O besimtarë, nëse ju ndihmoni Allahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja
 
Kurani nuk është doktrinë e njohjes së shoqërisë, as e filozofisë së historisë, apo ndonjë libër shkencorë, por Kurani është thjeshtë Libër i Udhëzimit, orientimit të shoqërisë, ku në të njëjtën kohë mund të nxirren një numër i madh shkencash që janë përmendur brenda në Kuran. 
 Përmes vendosjes së parimeve Kuranore në jetë, njeriu arrin të zgjidhi shumë probleme për vete dhe për shoqërinë që e rrethon. Vënia në veprim e ligjeve të Zotit, urdhërimi për veprat e mira, ndalimi i bërjes së veprave të këqija, marrjen e këtij urdhri Kuranor si obligim moral, personal, ndihmon shumë për vendosjen e shoqërisë në rrugë të drejtë. Prandaj Allah i Lartësuar këshillon në Kuran:
“ ...nëse dikush mbyt dikë, i cili nuk ka mbytur askënd, ose nuk ka bërë në tokë turbullira, - sikur ta ketë mbytur tërë njerëzinë; por kush bëhet shkaktarë për të jetuar dikush, - sikur tërë njerëzisë u ka ruajtur jetën.( Maide 32) 
Faktikisht, nëse secili prej nesh merr një hap individual për të mirën e shoqërisë, këtu do të shihet qartë se një vepër individuale e një personi arrin të ndryshojë gjendjen e një populli. Në qoftë se të gjithë do të vepronim sipas këtij parimi Kuranor, me siguri që bota do të ishte e shkëlqyeshme dhe nuk do të kishte njerëz të shtypur e të mjeruar.
Bazat Kuranore në vetvete përmbajnë shumë vlera të nevojshme për krijimin dhe formimin e një individi dhe një shoqërie të gjerë. Prandaj mund të themi se, mendimi i drejtë vjen e nga dituria e drejtë dhe e shpie njeriun në një rrugë të drejtë. Ndërsa një person pa mendim të drejtë nuk mund të pres rezultate të drejta nga “ dija e tij” sepse ai nuk ka kapacitet t’i e mbarësoj Mirësitë dhe Mëshirën e Zotit, sepse këtë mëshirë mund ta kenë vetëm ata që janë të devotshëm, falin namazin, bëjnë, vepra të mira, japin lëmosh etj. Këta pra janë personat që meritojnë këto shpërblime me kapacitetin që kanë, ndërsa, një person me dituri të pakët dhe me qëllime injorante, naive nuk e ka atë komoditet t’i shijojë mirësitë dhe begatitë e Zotit, qofshin ato në aspektin material, apo atë shpirtëror. 
Ligjet hyjnore i japin kuptim ideologjisë njerëzore, një njeri i cili është i sinqertë dhe ka ide të larta për vete dhe njerëzimin në përgjithësi, Allahu është ai i cili ia formëson idetë, mendimet e tij që të jenë sa më të kapshme për shoqërinë ku jeton,duke pasur një vizion të largët me dimensione të ndryshme të së vepruarit. Prandaj lidhur me këtë Zoti premton:
“ O besimtarë, nëse ju ndihmoni Allahun, Ai ju ndihmon juve dhe ju forcon këmbët tuaja
Një besimtarë i vërtet nuk mund të justifikohet, se ai nuk mund të ndikojë në familje dhe shoqërinë ku jeton, duke ftuar në vepra të mira dhe duke larguar nga të ligat. 
 Shtrohet pyetje:-Pse të mund  të mos ndikojë, kur kushtet e zbatimi të këtij ajeti “emri bil mawruf vel munker, “ (thirrje në të mirë dhe largimi nga e keqja,) janë të përmbushura. Nëse ne besojmë dhe e kemi parasysh se Zoti nuk ngarkon asnjë shpirt më shumë se sa ai mundet, pra, ( La jukelifullahu nefsen il-la usaha) ai kurrë nuk do të hezitojë, kurrë nuk do ta neglizhojë këtë urdhëresë të shenjët që bën mrekulli në rruzullin tokësor. 
Prandaj, teoria e pa përmbyllur rreth asaj që me shekuj të tërë e mundon krijesën njeri, gjithnjë qarkullon në pikëpyetjet labile, “ Kush jam unë”, “ çfarë jam unë”, “ pse jam unë”, “ku jam unë”, “pse ekzistojë unë” e të tjera. Pra të gjitha këto pikëpyetje filozofike e gjejnë përgjigjen e tyre në bazamentin dhe principet Kuranore. 
Shkaku i prapambetjes së myslimanëve në botë është:
Mburrja me të kaluarën.
Dembelizmi ndaj të sotmes së ndritur.
Të qenurit i kënaqur me atë që kam,duke ia etiketuar Zotit se kështu kërkon Ai.
Fatalizmi tek tesavufet duke i keqkuptuar fondamentet Kuranore;
 Fanatizmi tek radikalët duke mos ecur me kohën, si dhe shumë gjëra tjera që do ti cekim në ndonjë kumtesë tjetër shkencore.
 Por, umeti i profetit Muhamed s.a.a. ka harruar se “ Nëse jemi mysliman, jemi për shkak të Islamit, Nëse jemi besimtarë jemi për shkak të Kuranit, nëse jemi guximtarë jemi për shkak Qerbelasë, nëse jemi përplot shpresë jemi, sepse Imam Mehdiut i kemi dhënë besë.”
 Me një fjalë dua ta përmbyll këtë pjesë të kumtesës sime me vetëbesim të plotë se Kurani është një matës, peshore e besimtarit, aq sa i praktikon principet kuranore, në atë masë jeni besimtarë. Apo, rasti më konkret,nëse bashkëshortja juaj, i admiron parfumet franceze, e nëse ju për ditëlindjen e saj i dhuroni një parfum të tillë, atëherë ju e keni pasqyruar, e keni vërtetuar dashurinë dhe përkushtimin tuaj ndaj bashkëshortes, me një parfum francezë, që këtë rast është argument i fortë. 
Për të pasur më të qartë ndikimin tonë në shoqëri dhe familje duke ftuar njerëzit në punë të mira dhe larguar nga të shëmtuarat, ne këtu do të citojmë grupet e njerëzve që hezitojnë të thërrasin në punë të mira, ja se si i parashikon këto grupe Imam Xhafer e Sadiku a.s., dhashë Zoti që të mos jemi prej këtyre grupeve.
“ Deri në fund të kohës, do të ketë një grup njerëzish, disa prej të cilëve ndjekin një grup njerëzish hipokritë, të cilët pretendojnë për dituri, për kryerjen e asketizmit, apo se janë të rinj në besim dhe të marrë: Ata janë që nuk imponojnë urdhërimin për mirë, ose përkrahjen e së drejtës dhe ndalimin nga veprat e këqija, po të mos jenë siguruar nga ndonjë e keqe; ato do të kërkojnë leje dhe justifikime.“
Gjithashtu njeriu duhet të ketë parasysh se edhe nëse kushtet që obligojnë urdhërimin për vepra të mira dhe përkrahjen e të drejtës, si dhe ndalimin e veprave të këqija, nuk janë përmbushur dhe në këtë mënyrë, detyrimi është i anuluar. Por ndjenja e të qenurit në rregull, madje edhe në nivelin e ndjenjave, duke parë të tjerët që kryejnë vepra të këqija dhe të gabuara, është e padëshirueshme deri në atë masë sa është pothuajse e ndaluar dhe kjo gjendje është përcaktuar në bazë të Sheriati si gjendje “vuxhud alkarahijeh “(pothuajse e ndaluar). 
Lidhur me këtë Imam Xhafer s.a.a thotë: 
“ Allahu i Madh i Plotfuqishëm ka dërguar dy engjëj të kthejnë një qytet me kokë poshtë mbi banoret e tij. Kur engjëjt arritën në atë qytet, ata panë një njeri duke u falur dhe duke iu lutur Allahut. Pastaj njëri nga engjëjt u kthye te Allahu dhe i tha: “ O Zot Unë zbrita në qytet dhe pash krijesën Tënde që po falej dhe po të lutej Ty “ Por Allahu i tha: - Vazhdoni të përmbushni atë që ju kam urdhëruar, ky njeri kur nuk ka qenë i inatosur për interesin, hatrin Tim.”
 Nga i tërë ky shembull mund të kuptojmë se“ urdhërimi në vepra të mira dhe ndalimi nga të këqijat”është obligim që kërkon përpjekje të madhe kolektive, nëse kryerja e këtij obligimi është nën nivelin e nevojshëm,atëherë është detyrë e çdo personi që të realizojë këtë urdhër, por ka raste kur ky obligim “ thirrje në të mirë, Largim nga e keqja” është obligim i pjesshëm, pra nëse dikush e bënë atëherë unë jam e lirë nga obligimi. Gjithashtu këtë mendim e argumenton parimi Kuranor në Surej Ali Imran ajeti 104 ; 
“ Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara, Këta njerëz do të jenë të suksesshëm.