Femra dhe feja islame

  • None
nga İkbale Berisha Huduti | Publikuar në Mars 1, 2016, 1 a.m.

Gjithmonë  gratë kanë qenë ato që është dashur të luftojnë për të drejtat e tyre. Vetëm në shek. XX ato arritën t’i realizojnë disa të drejta në disa vende të botës por  jo në të gjitha fushat e jetës. Shumë grave i parashtrohet  mejdani për arritjen e barazisë, i cili mejdan duket i pafund.

 Në kohët e lashta, ishte zakon që në altarët e perandorive të ndryshme të sakrifikohen virgjëresha. Në mesjetë, shumë gra u dogjën ne zjarr duke i akuzuar se ishin shtriga të liga që sillnin mbrapshti. Edhe sot situata nuk është më mirë. Në SHBA, e cila e konsideron veten ideal i demokracisë, gratë dhe  burrat që e bëjnë të njëjtën punë nuk paguhen në mënyrë të barabartë, për çdo dollar që burrat fitojnë,  gratë fitojnë vetëm gjashtëdhjetë e tre cent. Në Arabinë Saudite, gratë e kanë të ndaluar ta ngasin makinën, madje e kanë të ndaluar edhe të kryejnë  lutjet ne xhami. Në shumicën e  vendeve  të Evropës, gruaja vetëm para  njëqind viteve e fitoi të drejtën për trashëgimi në pronë: në Angli 1882 (The Married Women’s Property Act), në Gjermani në vitin 1900, në Suedi në vitin 1907, dhe në Itali deri në  vitin 1919.  Në shumë vende afrikane dhe aziatike, pavarësisht nëse ato janë të krishtera, muslimane apo të komunitetit pagan, grave i gjymtohen organet gjenitale, në mënyrë që të respektohet  me porosi të rrethprerjes (CIRCUMCISION- synetia ) që është një parim shumë me i lashtë se  Dhiata e Vjetër e  përcaktuar vetëm për gjininë mashkullore. Ekziston një fjalë e urtë aziatike e cila thotë se rritja e vajzave është si ujitja e bimës në oborrin e komshiut”, apo siç është tek shqiptarët  se “ vajza është e derës huaj”, që aludon  për kotësinë  rritjes së fëmijës femër  e cila shpejt rritet dhe duhet të largohet nga shtëpia e prindërve,  ndërsa meshkujt gjithmonë kujdesen  për prindërit dhe janë trashëgimtar të tyre .  Edhe sot në trojet shqiptare prindit mashkull i vjen turp nëse i lind foshnja femër dhe nëna ndihet e pavlerë në atë shtëpi. Në Kinë, deri vonë është praktikuar që në fëmijëri lidhja e këmbëve  të vajzave, kjo është bërë për të ndalur rritjen e tyre si dhe dukja e tyre të jetë më “femërore”. Rritja e këmbës nuk mund të ndalet por bëhet një lloj deformimi,  ndërsa të ecurit  japin dhimbje të ndryshme. Pra, me lidhjen e shputave të këmbës arrihen dy gjëra: gruaja lidhet për shtëpi dhe nuk merr pjesë në jetën publike, gjithashtu, gjersa një vajzë rritet me muskuj të shtrënguar, për të është shumë më e vështirë marrëdhënia seksuale që i sjell dhimbje, ndërsa mashkullit i jep më shumë kënaqësi.

Pjesëmarrja e femrës ne shoqëri

Kohëve të fundit flitet shumë për pozitën e femrës në Islam dhe vihet në dukje se si feja po penguaka dhe nuk po i lejuaka ato që të afirmohen si personalitete në planin privat dhe shoqëror. Përmendet mbulesa islame për të cilën kinse burrat e tyre i detyrojnë, rrethprerja (synetimi)  barbare në disa fise në Afrikë,  ndalimi i edukimit të grave në Afganistan e tjera.

Rrëfehen shumë emigrant muslimanë, që shkojnë për të punuar ne vendet evropiane dhe si e ruajnë plotësisht identitetin e tyre kulturor dhe si i mbeten besnik fesë së tyre. Femrat e reja kur vinë në Evropë ato nuk punojnë, dhe të moshuarve nuk i lejohet të mësojnë  gjuhën e vendit  ku ata jetojnë dhe në këtë mënyrë bëhen të  izoluara. Ndonjëherë në rrugë mund të vërehet si  shembull i keq, sjelljet e një mashkulli musliman ndaj gruas së tij, se si nuk flasin me njeri tjetrin gjatë të ecurit, pastaj se si gratë ecin mbrapa burrave e tjera. Të huajt duke e pas në dijeni se këta persona janë musliman, ata  mendojnë se  këto ndodhi janë nga feja islame, por ne realitet disa parime e qëndrime që i veprojnë myslimanët ato nuk janë  nga feja por nga tradita apo fanatizmi i tyre tradicional.

Arabët paganë para ardhjes së fesë islame gratë i trajtonin në mënyrë shumë brutale. Foshnjën femër e varrosnin për së gjalli, gratë nuk kanë pasur të drejtë në pronësi dhe i kanë vlerësuar si një mall tregu. Në fillim të shekullit të shtatë pas Krishtit, shpallja e Kur’anit i hoqi të gjitha praktikat  dhe veset barbare, por për fat të keq nuk iu nënshtruan të gjithë  njerëzit këtyre ligjeve Kur’anore. Disa ende vazhdojnë të mundojnë gjininë më të brishtë e më të dobët,  kështu që këto barbarizma me një model me liberal po vazhdojnë edhe sot në këtë periudhë  të shekullit XXI .

Çdo person i cili ka udhëtuar në botën islame, kanë vërejtur se në xhamitë dhe shkollat ​​fetare, promovojnë ndarjen e femrave dhe meshkujve,  pasi që kjo praktikë e ndarjes së dy gjinive, gati është e pamundshme,  prandaj jepen teza të ndryshme se si   feja islami parashikon që një grua  e mirë dhe besnike duhet të kujdeset për reputacionin e saj, prandaj duhet të qëndrojë në shtëpi dhe kështu nuk do të jetë e nxitur të bëjë ndonjë mëkat me ndonjë mashkull tjetër. Përveç kësaj, përmendet dhe thuhet se  zëri i femrës numërohet si një gjë i turpshëm” dhe  këtë ia atribuojnë Muahmedit s.a.a. Në këto vende islame shumica e femrave myslimane që mbajnë mbulesën islame –hixhabin, janë të  ndara nga jeta publike dhe e shpenzojnë jetën e tyre midis katër mureve lidhur me shporetin dhe lindjen e shumë fëmijëve. Ndërsa gratë që marrin pjesë në jetën publike dhe  që nuk e mbajnë mbulesën islame, konsiderohen si gratë e shthurura.

Mendimet e dijetarëve për te drejtat e femrave

Egjiptiani, Muhammed Kutb, vëllai i Said Kutbit të njohur, në librin e tij Dilemat e Islamit shkruan: Në periudhën e parë, puna e gruas jashtë shtëpisë ka qen e arsyeshme. Islami nuk i ka  ndaluar gratë që të dalin nga  shtëpia për tu angazhuar në profesione të ndryshme sipas prirjeve dhe aftësive që posedonin, siç janë: edukatore, mësuese, dado, infermiere, mjeke për sëmundjet femërore pra gjinekologe, e tjera. Kontributi i saj me këto profesione ka pasur edhe qëllim për të ndihmuar në sigurimin e mjeteve jetësore, sepse ka pasur edhe prej atyre femrave që kanë qenë të detyruara të fitojnë për jetesë, për arsye se kanë qenë gra veja, apo kanë pasur burrin e sëmur, apo burrat i kanë pasur në luftëra të ndryshme, apo për shkaqe tjera të arsyeshme. Nëse femra nuk ka qenë vetushqyese e familjes dhe ka pasur gjendje të mirë financiare, ajo ka qen e lirë të dal të shëtis, të shkojë në vizitë të afërmve, apo të punoj jashtë shtëpisë nëse ka pasur dëshirë. Megjithatë, duhet ta kemi parasysh se feja islame i ka ndaluar femrës që  të dalë nga shtëpia pa ndonjë nevojë të arsyeshme për t’i nxitur dhe provokuar gjininë e kundërt siç është bërë  traditë në botën moderne.

Feja islame nuk e pamundëson që gratë të marrin  pjesë në ngjarjet shoqërore, por vlera e saj e vërtetë vjen në  dukje vetëm në shtëpi dhe familje, ku ajo do të ketë mundësi të trajtoj shumë probleme psikologjike, sociale dhe morale brenda familjes, e pastaj nëse ajo ka aftësi dhe prirje mund të shërbej edhe jashtë familjes.

Disa njerëz pretendojnë se puna e femrës jashtë shtëpisë mundëson rritjen e të ardhurave në familje, sepse shpesh herë paga e një anëtari të familjes nuk është e mjaftueshme. Kjo mund të jetë e vërtetë, por nëse të gjitha gratë punojnë  jashtë shtëpisë jeta e fëmijëve do të jetë e gjymtë, që mund të rezultojë në rënie morale të familjes. Atëherë a mund të jetë kjo një justifikim nëse një familje gjymtohet, e nga na tjetër gjendja ekonomike, financiare përmirësohet me punën e gruas në shoqëri. Çfarë çmimi do të jepej kësaj pune?

Muhamed Kutbi kishte të drejtë për dy gjëra: e para është se gruaja është  edukatore e njerëzimit, dhe e dyta është se feja islame në fillim kishte lejuar femrës të  jetë një anëtare aktive e shoqërisë. Por,  me vonë ai nuk ka të drejt kur thotë, se femra gjithmonë duhet  të qëndrojë në shtëpi, në mënyrë që edukimi i fëmijëve të saj do të jetë i garantuar. Domethënë, në qoftë se një grua arrin të plotësoj detyrimet e saja personale dhe profesionale, nuk ka asnjë arsye që ajo të punësohet  jashtë shtëpisë. Gjithashtu është gabim të thuhet se feja islame në periudhën e parë të predikimit, femrës i ka lejuar të dal jashtë shtëpisë, por në rrethanat e tanishme nuk është e pranueshme. Kurani është shpallur para njëzet e tri viteve, me të cilin është plotësuar i tërë ligji islamik, dhe redaktuarat e mëvonshme  në të shumtën e rasteve nuk janë të nevojshme. Në qoftë se feja islame në periudhën e parë ka lejuar pjesëmarrjen aktive të femrës në shoqëri, nuk ka arsye që sot të mos jetë e lejuar. 

Kutb beson dhe sugjeron se gratë nuk duhet të ekspozohen në shoqërinë e meshkujve, por nuk e kam të qartë si mundet një femër të ekspozohet dhe të jetë e dëmshme për shoqëri  nëse ajo është e mbuluar me një mbulesë islame-hixhab , dhe në qoftë se shihet vetëm fytyra e saj e pa ondulua, pa kozmetik dhe duart e saja pa stoli, që bukurit i ruan vetëm për burrin e saj?  Nëse do ti  përjashtojmë gratë nga shoqëria dhe i mbyllim ato në  kuzhinë, i kemi mbyllur më shumë se gjysmën e popullsisë botërore. Kjo natyrisht të çon në jo-produktivitetit, varfërim dhe stagnim  të shoqërisë.

Pikërisht këto gjëra kanë ndodhur ne ish- kalifatet e myslimanëve, që ne mund të i fajësojmë udhëheqësit religjioz të cilët me të padrejtë i kanë mbyllur femrat në burgjet  shtëpiake, apo nëpër pallate duke i joshur ato me stoli dhe pasuri të mëdha, e duke mos i angazhuar pas emancipimit dhe prirjeve kreative.

Sjelljen e talebanëve afganë të cilët nuk lejojnë gratë të vijojnë shkollimin, me të vërtetë është një krim kundër njerëzimit dhe kundër Islamit, që asnjëherë nuk ka mbështetur idenë se gratë nuk duhet të kenë qasje në shkencë dituri dhe shoqëri, si dhe kjo është gjithashtu kundër urdhrit të Pejgamberit s.a.a. i cili thot se:  kërkimi i diturisë është i  detyrueshëm për çdo musliman dhe muslimane.Në fakt, kjo është një  shkelje e urdhrit të parë të Allahut, është fjala e parë e  Kur'anit e cila u shpall “ Lexo në emër të Zotit tënd!  
Disa myslimanë besojnë që zëri i gruas është ‘avra, apo numërohet si një prej organeve të turpshme të njeriut,  ata e komentojnë thënien e tyre duke thënë se kështu paska thënë pejgamberi Muhammed s.a.a. Në fakt, ata gjithashtu interpretojnë se grua duhet të mbulojë tërë trupin përveç fytyrës dhe dy duarve, në këtë mënyrë vërehet haptas se feja islame nuk e ndalon një bisedë mes burrave dhe grave që nuk janë në marrëdhënie fisnore.  Për shembull, një sure nga Kur'ani, i quajtur Muxhadile (d.m.th., ajo që diskuton), e përshkruan një grua që ishte e pakënaqur me sjelljen e burrit të saj dhe shkoi në xhami për të diskutuar me  Pejgamberin s.a.a. Ai, Pejgamberi as nuk e ka larguar, as nuk i ka thënë se nuk guxon të flas me meshkuj por e ka këshilluar në mënyrë më njerëzore lidhur me problemin e saj. Përveç kësaj,  dijetari i njohur Sejjid Muhammed Husein muxhtehid Fadlullah, një nga autoritetet më të mëdhenjë në Liban tha se zëri i femrës nuk është vend ose pjesë private e turpshme.  

Femra në Kur’an dhe hadithe

Duhet të theksohet se në Kur'an askund nuk urdhëron se jeta e femrës duhet të kufizohet për burrin dhe fëmijët. Sigurisht, roli i nënës është detyra e saj primare, por në qoftë se një grua do të jetë  e punësuar apo e angazhuar në mësimdhënie dhe shkencë, por nga ana tjetër ajo është e zonja që të i menaxhoj punët e shtëpisë me punën e saj private, ( qoftë duke e angazhuar një ndihmëse të shtëpisë), atëherë këtë rast  nuk ka arsye pse të mos jetë e kyçur në jetën kolektive sociale duke qenë në shërbim të aftësive të saj profesionale për të mirën e familjes dhe shoqërisë. Në fakt, mua më duhet të përmendet se nuk ka asnjë ajet Kur'anor, as ndonjë thënie e pejgamberit  Muhamed s.a.a, që gruaja është e detyruar të ziej e gatuaj, gruaja nuk është e obliguar të i ushqej fëmijut  me qumështin e saj nëse nuk ka dëshirë, pos kësaj gruaja nëse kërkon nga burri që t’ia paguaj gjidhënjen, ai është i obliguar ta kryej këtë kërkesë. Të gjitha  këto punë gruaja i bënë nga vullneti i saj i lirë.  Feja islame gruan e obligon që burrin e saj mos ta largoj nga dysheku, pra të mos refuzoj në marrëdhënie seksuale, për arsye që mos të përhapet zinaja apo amoraliteti në shoqëri, gjithashtu femra është obligative që ta ruaj  pasurinë e burrit si dhe të mos  pranoj në shtëpi njerëz të huaj gjersa nuk është prezent burri i saj.

Sa i përket daljes së femrës nga shtëpia, të cilën dalje disa e numërojnë si provokim për punë amorale, kjo nuk mund të jetë e këtillë, sepse burrat janë më shumë të prirë për amoralitet se sa grat, kur themi gratë kjo nënkupton më shumë për gratë të cilat i respektojnë rregullat dhe parimet  islame, sepse është  vërtetuar se gratë janë më të kujdesshme për ta kontrolluar pasionin e tyre epshor. Përveç kësaj, në qoftë se femrat ndahen nga meshkujt deri në atë masë që marrëdhëniet e tyre sociale të ndërpriten  tërësisht, mund të ketë pasoja të padëshiruara. Një mashkull i cili nuk fletë në asnjë moment me një grua tjetër, siç është në shumë vende të Arabisë Saudite, do të shohin gruan si fruta e ndaluar, që duhet një ditë gjithsesi të vjelët. Pra, aq shumë do të aludojë e ëndërroj për ta ndier apo për ta parë qenien femër,- e në mënyrë të pashmangshme ai do ta shoh dhe dëgjoj zërin e saj, në rrugë apo në treg,-ai do të përjetojë një shok, një pasion të lartë të pakontrolluar. Transmetohet  se një rast një dijetar i madh islam, kishte parë këmbën e zbathur të një gruaje që kishte ecur nëpër rrugë dhe si rezultat i kësaj  ai nuk kishte mundur të shkruaj dhe  ligjëroj një muaj të tërë.

Sipas gjithë kësaj që u tha më lartë, pyes veten, - A nuk është më e natyrshme për gratë që të jenë gjithmonë të pranishme në jetën shoqërore, në mënyrë që ato të llogariten si qenie normale njerëzore, e jo sikur sprova të mundimshme dhe të rrezikshme ose si shigjeta të shejtanit për ta luhatur devotshmërinë e krijesës mashkull?

Çka mendon bota feministe? 

Gratë dhe burrat duhet të jenë të barabartë, por jo në mënyrën se si e përcaktojnë feministët e sotme. Domethënë, ato besojnë se gratë duhet të kryejnë të njëjtat pune dhe të kenë të njëjtat pozita  pune  si meshkujt, qoftë edhe nëse femrave nuk u pëlqen. Ato bëjnë protesta të ndryshme për arsye se një grua është e përjashtuar nga puna, duke e fajësuar meshkujt për pabarazi gjinore, madje besojnë se Zoti nuk duhet të jetë i gjinisë mashkullore, të menduarit sipas logjikës së shëndosh, Perëndia, në fakt, nuk është as mashkull as femër - Ai nuk ka gjini, Zoti  nuk është si ne dhe nuk mund të krahasohen me njerëz dhe të peshohet me kriteret e njeriut.

Feja islame konsideron se gratë dhe burrat duhet të jenë të barabartë, por nuk përpiqet të na bind se ata janë të krijuar si të barabartë. Ata janë cilësisht të ndryshëm. Në fakt, gratë mund të lindin fëmijë dhe t’i japin qumështin nga gjiri i saj, ndërsa një burrë nuk mundet. Njeriu është fizikisht më i fortë se femrat, por femrat  fiziologjikisht  janë më të forta se meshkujt, sepse mund ta përballojnë një shkallë më të lartë të dhimbjes. Për shkak të konstruktit të tij mendor, mashkulli nuk do të ishte në gjendje të përballoj problemet që sjell cikli mujor, ndërsa dhimbjet e lindjes as që do të mundte t’i paramendonte.

Një shkrimtarë arab  Amin Maalouf  ka thënë se -“femrat gjatë goditjes së problemeve jetësore lakohen apo përkulen, ndërsa meshkujt thyhen dhe shkatërrohen. Për të gjitha këto arsye, gratë dhe burrat e kanë një rolë  të ndryshëm në shoqëri, sepse gratë nuk mund të përvetësojnë apo të gjinden në botën e mashkullit,  ndërsa një burrë e ka shumë vështirë të hyjë në botën e femrës.  Prandaj feja islame në shumë raste ka predikuar ligje të ndryshme për meshkujt dhe për femrat, sepse shkoi nga ajo se mashkulli dhe femra nga natyra janë të ndryshëm dhe ndiejnë kënaqësinë natyrore të këtyre diversiteteve në gjini.

Pse gratë nuk janë pejgambere

Asnjë grua në realitet nuk ka qenë pejgambere, e dërguar  e Zotit – në këtë pozitë kanë qenë vetëm meshkuj. Kjo nuk do të thotë se femra është e privuar, por kjo vetëm tregon se femra është e ndryshme nga mashkulli dhe se roli i saj në shoqëri është në përputhje me aftësitë  dhe mundësitë e saja gjinore.

Është e vërtetë se feja islame nuk lejon që gratë t’i  kryejnë të gjitha llojet e bizneseve apo punëve. Për shembull, një grua nuk mund të jetë  imam (prijëse) në namaz dhe të udhëheq lutjet.  Arsyet janë shumë praktike dhe logjike. Femra çdo muaj ka ciklin menstrual, pas lindjes së fëmijë ajo është lehonë dhe ka gjakderdhje që tek disa femra zgjatë deri në dyzet ditë, kjo gjendje e saj numërohet si e sëmur dhe e papastër, andaj ajo nuk mund të fal namazin dhe nuk mund të agjërojë. Duhet të ceket gjithashtu se femra ka një zë tingëllues si dhe të bukur  provokues, mund t’ia tërheq vëmendjen meshkujve dhe t’i dekoncentrojë nga meditimi  për  Allahun e Lartësuar.  
Nuk është e thënë nëse gruaja nuk mund të jetë prijëse në namaz, e pastaj të mos jetë aktive ne jetën publike. Gratë mund të studiojnë fenë, shkruajnë libra dhe mbajnë ligjërata në lidhje me fenë. Është e njohur se Fatime Zehra (paqja e Allahut qoftë mbi të) pra  bija e Pejgamberit s.a.a ka mbajtur edhe fjalime politike. Në Tunizi, Siri dhe Irak e sidomos në Republikën Islamike të iranit,  gratë janë të vendosura në vendet kyçe ne gjykatë, si dhe  në Iran, shumë gra janë përcaktuar si gjykatëse në sektorin e mosmarrëveshjeve familjare. Republika Islamike e Iranit është i vetmi vend ku ligji Islam është i respektueshëm dhe i aplikueshëm dhe mbi 30% të grave janë të ulura në parlamentin e këtij shteti islam,  gjithashtu një grua është emëruar në postin  nënkryetares. Sigurisht, këto femra janë të veshura si duhet,  flokët dhe i gjithë trupi i tyre janë të mbuluara sipas parimeve islame, kështu që tek këto femra nuk ka pengesa për kryerjen e përgjegjësive, biznesit dhe karrierës së tyre.

Mburrja për të kaluaren

Muslimanët e sotëm mburren me atë se feja islame i ka nxjerrë femrat nga kthetrat e barbarizmit dhe i ka dhënë rol më të lartë në krijim. Gjithashtu myslimanët lëvdohen se gratë myslimane janë me të vlerësuara ne krahasim me gratë moderne të cilat vërtet janë si një objekt për reklamimin e bizneseve të ndryshme. Gjithashtu myslimanët cekin se si për daljen nga  xhenet nuk ka gabuar hazreti Hava por ka gabuar edhe Ademi s.a. së bashku me një kohë. Kështu që me këto fjalë mburrësie mbahen me vite të tëra pa menduar se ata që mburren e shëmtojnë të kaluarën me të tashmen  e reales së hidhur.
Në teori, bota shikohet përmes syzeve me xhama të trëndafilta, ndërsa në praktik kjo teori plotësisht injorohet. Në fakt, bota muslimane shpesh ka tendencë për të jetuar mbi dafinat e lavdisë së vjetër, duke i përkujtuar të arriturat e filozofëve të mëdhenj, edukatorëve, shpikësve, shkencëtarëve arab që shpikën algjebrën, kimin, matematikën, alkiminë dhe shumë të arritura mjekësore dhe shkencore astronomike. Lëvdohen me shtetin e tyre islamik, i cili në atë kohë  ishte i  njohur në gjithë botën. Përkujtohet pasuria e madhe e Abbasidëve  kur nuk ka pasur asnjë të varfër dhe s’ka pasur kujt t’i jepet zekati (lëmosha) - por askush nuk bën asgjë për të ndryshuar gjendjen e tashme, stagnimin total moralizues të botës islame dhe myslimane në përgjithësi. 

Pse myslimanët e sotëm janë shumë larg nga e kaluara ideale?

Një grusht i beduinëve i kanë rrëzuar perandoritë bizantine dhe persiane, e kjo ka ndodhur vetëm disa vite pas vdekjes së Pejgamberit s.a.a, ndërsa për 70 vite kanë arritur në përhapjen e kulturës islame deri në Spanjë dhe në jug të Francës, në Portugali, më pas deri në Kinë dhe  Indi.  Pse pra myslimanët e sotëm janë larg këtyre arritjeve? Të gjitha këto arritje janë meritë e këtyre burrave që kanë pasur sjellje shumë të mira ndaj grave të tyre. Sepse ne kohët e hershme gratë kanë qenë shumë aktive në aktivitetet e shoqërisë së hershme. Kanë qenë mjeke, infermiere, kanë shkuar nëpër fushë beteja, që të i lidhin plagët e luftëtarëve. Shembulli më konkret është vajza e Pejgamberit s.a.a Fatime Zehra (paqa e Allahut qoftë mbi të) – nuk na duhet shembulli më i mirë se kjo – personalisht ka lidhur plagët e babait dhe burrit të saj Imam Aliut  ( paqja e Allahut qoftë mbi të). Domethënë nëse këto ndodhi kanë qenë të lejuara në kohën e Pejgamberit s.a.a, ne nuk duhet as të përmendim absurditetet që po ndodhin sot nëpër botën islame, shembull konkret se femrave i ndalohet të marrin pjesë ne namazet e përbashkëta me meshkujt, dhe kjo është një pasim i shtrembëruar i fesë islame, e mos të përmendim p.sh. Tunizinë ku feja islame ka mbetur vetëm si traditë.  A nuk vërehet kjo edhe tek ne në trojet shqiptare, se jemi të ndikuar nga islami radikal, fundamental, ekstrem, qe nuk ka të bëje aspak me islamin e vërtet të pejgamberit Muhamedit s.a.a., por për fat të keq naivitetin dhe fanatizmin e tyre tradicional ia etiketojnë islamit, me të cilin arrijnë që fenë islame ta bëjnë të neveritshme dhe gërditshme me formalitetet dhe pamjen e jashtme të tyre, e sa i përket mbendisë së saj, është shumë larg nga islami i vërtet. Këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që mendojnë dhe që nuk kanë paragjykime naive, por vërtetohen duke studiuar  disa  ligjërata dhe diskutime që nuk i flejnë kollaj në zemër.

Koleksionisti apo tubuesi i  haditheve  të Pejgamberit s.a.a., Ibn Maxhe në Sunenin e tij citon këtë thënje: Thuani bijave dhe grave tuaja që të marrin pjesë në ceremonit  e festës së Bajramit dhe të ndjekin ligjëratat përkatëse.” Shumë mirë po dihet se myslimanet e dikurshme, shkonin ne xhami dhe merrnin pjesë ne aktivitetet  shoqërore, ndërsa praktika e sotme që të ndahen femrat nga bashkësitë fetare dhe mos dhënia e hapësirës për veprim të motrave  muslimane me shkollim të lartë universitar, krijon një padrejtësi, e më pas ato ndien inferiore dhe të pavlera. Krahas kësaj gjendje të tyre, vëllezërit, baballarët dhe burrat e tyre në vend se të luftojnë dhe të i përkrahin motrat e nënat dhe gratë e tyre,  duke i avancuar e duke i dhënë vende pune të moralshme, ata arsyetohen shumë lehtë dhe pa pik ndërgjegje, se femrat myslimane nuk kanë kushte për të punuar ne vende publike. Çka është më e keqja se shumë vëllezër besimtarë arsyetohen pa pik logjike, se mbasi femra nuk ka kushte për të vepruar në shoqëri,  atëherë për të mjafton që të bëjë sa më shumë fëmijë dhe të merret me edukimin e tyre.

Më lejoni të ju pyes juve të nderuar “besimtarë”, - a mjafton që gruaja juaj të i mësoj fëmijët me aq njohuri dhe metoda puna që ajo ka?  Apo themi se një grua ka njohuri më të gjëra për t’i  mësuar fëmijët e saj, ndërkohë kur fëmiu  saj shkon në shkollë e ka para sysh një mësimdhënëse të pispillosur, me rroba të ngjitura për trupi, me minifundin shumë tërheqës, me edukatë të shthurur. Kjo mësimdhënëse pra,   ta mëson e edukon fëmiun tëndë të paformuar.  A s’do të ishte më mirë që një mësimdhënëse e edukuar në frymën  islame që ka një dukje shumë normale dhe një dije të bazuar ne emër të Allahut, të jetë mësuese e fëmijëve të saj dhe fëmijëve të shoqërisë dhe rrethit ku jeton, e të mos rrijë e izoluar në shtëpi?

Problem tjetër i shkaktuar në shoqëri,  për shkak  të  mos aktivizimit  të besimtareve në shoqërinë civile,  është   përplasja e ndjenjave dhe hormoneve në pubertet,  për të cilin problem psikik është figura e mësimdhënëses që me pamjen e saj provokuese shkakton probleme mendore tek nxënësit e saj adoleshent.

Kemi respekt ndaj nënave që janë intelektuale dhe janë në kurthat e fanatizmit dhe naiviteti fetar, prandaj apelojmë që të marrin hapa në ndryshimin e shoqërisë sepse do të jemi përgjegjëse, se sa kemi kontribuar për fëmijët, bashkëshortin dhe pastaj shoqërinë. Nga ana tjetër  është turp dhe mjerim për ato nëna që tërë ditën rrinë në shtëpi, tërë ditën shikojnë filma dhe seriale të njëpasnjëshme, falin ndonjë namaz sa për formalitet, nga ana  tjetër  e  vlerëson më shumë pastrimin dhe gatimin e gjellërave të shijshme  se sa të jap kohën dhe mundin e saj për emancipimit e fëmijë së vet.

Çka duhet të bëjmë?

Sugjeroj se nuk është e mjaftueshme që të përmendim vetëm  përfitimet e kamotshme që i solli feja  femrës myslimane përmes ligjeve islame. Ne duhet të zbulojmë dhe hulumtojnë çka i ofrojnë ligjet islame sot femrës  myslimane për një jetë më të mirë. Nuk dëshirojmë të bëjmë reforma në këto ligjet e kamotshme islame, sepse çdo gjë që është materiale ajo vjetrohet, ndërsa ligjet kur’anore kur nuk vjetrohen dhe mbesin të njëjta dhe të dobishme për çdo kohë. Ne nuk dëshirojmë të bëjmë reforma e risi, por dëshirojmë dhe punojmë për të larguar traditat çnjerëzore në shumë vende të botës, të cilat tradita, që ia etiketojnë fesë islame e mbajnë femrën myslimane të izoluar, të varur, të varfëruar, e në vende të ndryshme ka me miliona gra të  privuara nga shumë hallalle dhe të drejta që ia ka lejuar Zoti e që ato nuk kanë guxim ti kërkojnë e të mishërohen me dëshirën e Zotit.

Do të jepja një mesazh të përzemërt me ndjenja të thyera për gjendjen e  motrave myslimane kudo që janë. -Vazhdoni  të jeni nëna, motra dhe bija të ndershme,  ruani pastërtinë morale, merreni kontrollin e jetës suaj në duart  tuaja, merruni me atë punë për të cilën keni prirje talent dhe dashuri,  pa marrë parasysh që nuk është në pëlqim me prindërit apo bashkëshortët tuaj, por me rëndësi është që këto lëvizje reformuese tuaja të  jenë në pëlqim me Allahun.  Të jeni të sigurta se nëse Allahu është i kënaqur me një punë tuajën e të tjerët nuk ju kuptojnë, do të keni telashe në jetë, por prapë merrni hapa dhe sakrifikoni për fëmijët e juaj, mos u frikoni. Kur juve ju merret e drejta, më mirë është të bëhesh kurban për të drejtën dhe hakun tënd , sepse gjithsesi  tani më veç je kurban i padrejtësisë. Andaj kërkoje të drejtën tënde, merr hapa në jetë, ia vlen të bënë ndryshime në të mirë duke pasur kujdes që me veprat e tua të mos e hidhërosh Allahun. Nëse je duke vuajtur për padrejtësitë që të tjerët t’i bëjnë, atëherë ashtu se ashtu je duke vuajtur, prandaj mos e kurse veten që të vuash duke kërkuar të drejtën, Allahu është ndihmës i të drejtëve.”

 Ka ardhur koha ti qasemi Islamit në një mënyrë më të re, më të mirë dhe më origjinale.  Në  këtë kohë,  femra duhet të rifilloj rolin e saj të mirëfilltë që ajo meriton si një krijesë e dashur e Allahut të lartësuar.  Së fundi,  mashkulli mysliman do të jetë xheneti ynë, i cili arrin te bëhet banor i xhenetit duke respektuar edukatoren e njerëzimit, sepse Pejgamberi s.a.a. ka thënë   Xheneti është nën këmbët e nënës.