Opozita e Bashkuar si një uragan kundra Edi Ramës.
Më 12 nëntor u mbajt protesta e dytë më e madhe e Opozitës së Bashkuar qysh pas ristrukturimit të Partisë Demokratike, me rikthimin në krye të saj të ish Kryeministrit Sali Berisha.
Kjo protesta ishte më e madhja dhe më dinamikja e mbajtur ndonjëherë nga Opozita e Bashkuar, përfshirë edhe periudhën kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.
Me mijëra qytetar zbarkuan në shesh kundra keqqeverisjes, varfërisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit të Qeverisë Rama.
Kjo protestë i kaloi të gjitha pritshmëritë e parashikuara edhe nga skeptikët, të cilët ishin optimistë për pjesëmarrjen popullore në këtë protestë, por pjesëmarrja qytetare ishte dyfish më e madhe se ajo në protestës së 7 Korrikut.
Kryeministri Edi Rama, si në çdo protestë, zgjodhi të largohej nga vendi duke injoruar revoltën popullore të qytetarëve të tij, me pretekstin se ishte i ftuar në Forumin e Paqes në Paris të thirrur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Në një prononcim për mediat, ku ju kërkua një mendim mbi protestën e opozitës, kryeministri Rama ofendoi kauzën qytetare duke e konsideruar atë “një protestë militantësh të udhëhequr nga Non/Grata dhe Spiunat”, referuar kështu kreut të Partisë Demokratike, Dr.Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeopozitari Dr.Berisha, paralajmëroi një uragan të vazhdueshëm protestash intensive dhe ciklike deri në rrëzimin e plotë të Qeverisë Rama e hapjes së rrugës për rikthimin e votës tek qytetari me zgjedhje të lira, pa trysninë e Edi Ramës dhe patronazhistëve të tij.
Në deklaratë për shty ai u shpreh se:
“Edi Rama ka kryer kaq krime saqë e di që duhet të dënohet ndoshta edhe 120 vjet. Nuk mund të lëshojë. Por avash avash duhet t’ia faktojmë popullit me protesta e në mënyra të tjera. E ka marrë peng Parlamentin. Del me një gjuhë fyese në foltore kundër opozitës. Ne ia kthejmë me të njëjtën gjuhë, por nuk mund ta bëjmë. Ne për t’i dhënë një përgjigje në Parlament, të gjithë mund ta bëjmë. Do ketë përsëri protesta në dhjetor. Unë mund të jem gabim. Por përballë kam Edi Ramën, ai përfaqëson çdo bandit. Unë do merrem me të. Unë njëherë, në vitin 2001 ia kam dalë me procedura ndërkombëtare. Kësaj here do ia dalë me ligje kombëtare. Unë jam i përqendruar tek Edi Rama. Pse do merrem me këto. Struktura do merret me Edi Ramën në radhë të parë. Kemi një mision si PD, që shqiptarët të votojnë të lirë. Njerëzit nuk mund të ngrenë kokën sa kohë që kanë të keqen mbi to. Di shumë gjëra unë. Po i ndjek. Është moment kritik për vendin. Por nuk marrim hapa të pabazuar për momentin. Këtu nuk ka sistem drejtësie.”, mbylli ai deklaratën.
Në kuadër të një qëllimi të përbashkët, rrëzimin e qeverisë më të korruptuar dhe më antishqiptare që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri, opozita ka paralajmëruar se dhjetori do të jetë një vazhdimi i ciklit të protestave dhe intensifikimin e tyre gjatë vitit të ardhshëm, ku opozita e Bashkuar me aleatët e saj, shoqëria civile, intelektualë dhe patriotë shqiptar nga diaspora, do të bëhen bashkë në arritjen e këtij qëllimi kaq vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë si pjesë integruese e Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Protestat do të intensifikohen në kuadër të mbrojtjes së demokracisë, pluralizmit, votës së lirë qytetare dhe largimin e Shqipërisë nga veset qeverisëse me frymë autoritare muniste.