Pandemia ‘Korona’ Gjunjëzon Botën. Impresionuese Rezistenca E Turqisë
Pandemia Globale CO-VID 19 është tema më e përfolur, aktualisht, në të gjithë Botën.
Virusi Korona është përhapur tashmë në 90 shtete në të gjithë Botën. Deri tani, rezultojnë rreth 577.495 persona në të gjitha shtetet e infektuara. Nga këta, 26.447 shënohen raste vdekjeje, kurse 130.018 të tjerë janë shëruar plotësisht nga kjo pandemi globale. Vendin e parë e zë Italia, e cila pasohet nga Spanja dhe Franca, duke lënë kështu pas Kinën dhe Iranin.
Kjo pandemi ka paralizuar jetën sociale dhe ekonomike në mbarë Botën, duke shkaktuar kështu një vakum financiar të pariparueshëm për disa vite të ardhshme. Bota u gjunjëzua para fuqisë së një mikrobi mikroskopik, për herë të dytë pas Gripit Spanjoll të vitit 1918-1920 pikërsiht kur Bota j’u gëzua përfundimit me sukses të Luftës së Parë Botërore, por ra preh e një lufte tjetër botërore epidemike, e cila mori me miljona jetë njerëzish. CO-VID 19 po arrin të njejtin qëllim të Gripit Spanjoll, duke ulur në gjunjë shtetet më të fuqishme ekonomike dhe teknologjike në Botë. Këto shtete, të papërgatitura për shpërthimin e kësaj pandemie, gjenden përpara sfidës për ta luftuar këtë virus me një mjet të vetëm luftarak, atë të distancimit social. Izolimi në shtëpi është i vetmi obsion për të shkëputur zinxhirin e përhapjes së pandemisë nga individi tek individi. Shkencëtarët dhe epidemiologët shprehen se, për krijimin e një vaksine, do të duhen të paktën 12 muaj sëbashku me periudhën e testimit. Duket sikur koha është kundra njeriut. Duket sikur shkenca dhe forca ekonomike janë tepër të pafuqishme si asnjëherë më parë. Duket sikur Bota është gjunjëzuar përballë pesimizmit dhe, ajo cfarë u mbetet është, të bëjnë thirrje publike për sa më shumë izolime në shtëpi. Biznesi dhe jeta sociale është paralizuar totalisht duke paralajmëruar dëme të mëdha financiare, të cilat do të ndihen pasi virusi të zhduket. Megjithatë, shkenca po lufton, mjekët po bëjnë të pamundurën të shpëtojnë sa më shumë jetë të munden, njerëzit po mundohen të ndihmojnë sadopak me izolimin e vetevehtes dhe qeveritë po mundohen të bëjnë të pamundurën t’u tregojnë qytetarëve të tyre se ata nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm.
Ajo që bën përshtypje është rezistenca shembullore e Turqisë përballë kësaj pandemie. Turqia është shquar gjithmonë si një shtet i mirëpërgatitur në raste katastrofash dhe fatkeqësish natyrore. Mesa duket edhe në pandemi globale ,Turqia mbetet një shembull pozitiv. Ende nuk dihen arsyet e një rezistence të tillë, aqsa nuk dihen edhe arsyet e numrit të vogël të viktimave në Gjermani. Për këtë ende po studiohet nga shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Deri tani, në Turqi numërohen rreth 5.698 të prekur me CO-VID 19 nga ku, 92 janë viktima dhe 42 janë të shëruar plotësisht. Turqia është shteti me vdekjet më të ulëta pas Izraelit me 13 vdekje. Ndoshta gjithcka varet nga mënyra sesi shtetet organizojnë natyrën e izolimit të popullatës. Turqia njihet për disiplinën sociale në popullatë dhe kushtet e duhura spitalore për cdo rast. Madje, fuqia e saj është aq e dukshme, sa ajo po ndihmon edhe shtetet e tjera aleate, si Shqipëria. Kjo e fundit, në pamundësi t’u përgjigjet qytetarëve me pajisje medicinale dhe materiale dizinfektuese, kërkoi ndihmë nga Turqia dhe Kina. Duket se uniteti dhe disiplina janë celësi që Turqia po ja del me ritme të shpejta për të qenë më pak e goditura në këtë aspekt përsa i përket numrit të të vdekurve. Madje, këto parime janë huazuar edhe nga shtetet e tjera, të cilat e injoruan fuqinë dhe dinamizmin e këtij virusi vdekjeprurës e shkatërrues në mbarë globin.
Mbetet për t’u parë pasoja ekonomike dhe financiare që kjo pandemi do të shkaktojë, e cila do të jetë një temë më vete për tu trajtuar gjerësisht.