Ibrahimi Dinani: Bisedat E Fejz Kashanit: Përse Përfytyrimi I Vetës Së Allahut Nuk Është I Mundur?! (Pjesa E Tretë)
Në fakt dhe kur themi “Allāhu Ekber” (Allāhu Është Më i Madhi) kemi thënë se Ai është më i madh se çfarë?! Pra se Ai është më i madh se malet, oqeanet, galaksitë, universet?! Jo, nuk synohet asnjë nga këto. Ai është më i madh dhe më i lartë se gjërat që formohen, krijohen në përfytyrimin tuaj... Në rast të kundërt, thënia se Ai është më i madh se mali do të ishte qesharake ç’është e vërteta. Në këto thënie ka gjithmonë tenzīh (dëlirësi, lartësim, lavdërim).
Përse Përfytyrimi I Vetës Së Allāhut Nuk Është I Mundur?!
Ismā‘īl Menṣūrī Lārīxhānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetje shikues të dashur, ndjekës të çmuar dhe ndjekës të përhershëm të programit tonë me titull: “Ma‘rifet” (Urtësia), me urimin e selāmit (paqes). Ne iu shprehim falenderimet tona nga zemra për dashurinë, interesimin, ndjekjen me udhë të ndryshme të programit tonë dhe në veçanti të krijimit të kontaktit me ne.
Fillojmë të shëtisim në kopështin plot me trëndafila të mendimeve të çiltra, gjithëpërfshirëse dhe të thella të ḥakīm Fejz Kāshānīt. Ky i urtë madhështor, kishte treguar një mund jashtëzakonisht të madh që kishte të bënte me zgjidhjen e çështjeve të filozofisë dhe urtësisë së atyre ditëve. Fejz Kāshānī është një personalitet interesant që ka mendime mjaft të larta në luginën e diturisë, njohurisë dhe urtësisë.
Në programin tonë të mbrëmjes së sotme kemi zgjedhur përsëri një fragment nga vepra me titull: “El-Kelīmātu’l-Meknūne” (Fjalët e Fshehta) e Fejz Kāshānīt. Më pas sqarimet e çmuara të mjeshtrit tonë do të kenë hedhur dritë lidhur me fragmentin e mëposhtëm.
“Ata që kërkojnë përfytyrimin e të vërtetës, bëhen bashkëbisedues të urdhrit ḳurānor: “يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍ مَا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍ مُحْضَرًا وَمَا عَمِلَتْ مِنْ سُوءٍ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُ أَمَدًا بَعِيدًا ۗ وَيُحَذِّرُكُمُ اللَّهُ نَفْسَهُ ۗ وَاللَّهُ رَءُوفٌ بِالْعِبَادِ” “Jeume texhidu kul’lu nefsin mā ‘amilet min khajrin muḥḍarān ue mā ‘amilet min sūin teueddu leu enne bejnehā ue bejnehu emedān ba‘īdān ue juḥadhdhirukumu’ll-llāhu nefsehu ua’ll-llāhu raūfun bi’l-‘ibādi” (Ditën kur e gjen çdo shpirt, vetë çfarë punoi nga e mira e pranishme dhe çfarë punoi nga e keqja, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një hapësirë, largësi, zgjatje shumë e madhe (që të mos ta shohë). Allāhu ju frikëson, ruan nga Vetja e Tij dhe Allāhu është shumë i mëshirshëm ndaj robërve). (Sūre Āli ‘Imrān, 30) me qëllim që të mos kërkojnë atë që është e pamundur. Edhe në eḥadīthe teksa motivohet meditimi mbi krijesat e Allāhut, është ndaluar meditimi mbi Allāhun. Sepse Veta e Tij nuk mund të dihet, njihet kurrë: “أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يُسَبِّحُ لَهُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَالطَّيْرُ صَافَّاتٍ ۖ كُلٌّ قَدْ عَلِمَ صَلَاتَهُ وَتَسْبِيحَهُ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِمَا يَفْعَلُونَ وَلِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ وَإِلَى اللَّهِ الْمَصِيرُ” “E lem tera enne’ll-llāhe jusebbiḥu lehu men fi’s-semāuāti ue’l-arḍi ue’ṭ-ṭajru ṣāfātin kul’lun ḳad ‘alime ṣalātehu ue tesbīḥahu ua’ll-llāhu ‘alīmun bimā jef‘alūne ue li’l-lāhi mulku’s-semāuāti ue’l-arḍi ue ile’ll-llāhi’l-mesīru” (A nuk e ke parë se nuk ka dyshim se Allāhun e lartësojnë kush është në qiej e në tokë, madje dhe zogjtë krahëhapur. Secili e ka ditur, njohur lutjen (namazin) e tij dhe lartësimin, madhërimin e Tij. Betohem në Allāhun se Ai e di se ç’punojnë ata dhe vetëm Allāhut i takon i tërë sundimi i qiejve e i tokës dhe vetëm te Ai është shkuarja, kthimi). (Sūre Nūr, 41, 42). “مَنْ كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ اللَّهِ فَإِنَّ أَجَلَ اللَّهِ لَآتٍ ۚ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ” “Men kāne jerxhū liḳā’e’ll-llāhi fe’inne exhele’ll-llāhi le’ātin ue Huue’s-semī‘u’l-‘alīmu” (Kush shpreson takimin me Allāhun nuk ka dyshim se koha e Allāhut do të vijë patjetër dhe Ai është dëgjuesi e i dituri i gjithçkaje). (Sūre ‘Ankebūt, 5) Prania e një gjëje nuk është gjë tjetër vetëm se përfytyrimi i të vërtetës së asaj gjëje”.
Mjeshtër Dīnānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Ne e nisim mësimin e kësaj mbrëmjeje duke cituar se ju keni zgjedhur rishtas një fragment shumë të bukur nga një libër fjalët e të cilit janë të tërë “të bukura”. Tek këto fjalë gjendet një e fshehtë dhe nuk janë aq të qarta dhe kuptueshme sa ç’pandehet.
Në fragmentin që lexuat pakëz më lart, para së gjithash ai ka vënë gishtin mbi një çështje shumë të hollë duke përfituar nga ājetet e nderuara ḳurānore. “Ata që kërkojnë përfytyrimin e të vërtetës”... Si fillim ne duhet të nisim t’u japim kuptim thënieve nga këtu. Ata që duan të përfytyrojnë të vërtetën absolute... Ashtu siç kemi cekur dhe më parë në këtë program, çdo njeri e do të vërtetën. Ju nuk mund të hasni në asnjë njeri i cili të mund të thotë se nuk e do të vërtetën. Megjithëse njerëzit nuk punojnë me të vërtetën, përsëri ata do të thonë se e duan atë. Edhe në fragmentin e lartpërmendur bëhet fjalë se ata që e duan të vërtetën duan të mësojnë se çfarë është ajo. Madje ata e detyrojnë, shtrëngojnë veten në çështjen e përfytyrimit të saj. Por nuk ka rëndësi se sa e shtrëngojnë veten, sepse e vërteta nuk është diçka që të mund të përfytyrohet. E vërteta është diçka aq madhështore sa ajo nuk mund të futet, hyjë në kallëpet, trajtat e përfytyrimit. Por vallë përse nuk mund të përfytyrohet?! Duke qenë se përfytyrimi është një koncept mendor. Patjetër që çdo koncept mendor nuk është një përfytyrim dhe ai ka llojet e tij. Si konceptet mendore, konceptet ëndërrimore, konceptet shqisore, konceptet vegimore, etj...
Ne duhet të sqarojmë dhe kuptimin e fjalëzës “taṣaūur” (përfytyrim) këtu. Vallë përse ne i emërtojmë disa nga konceptet tona si “taṣaūur” (përfytyrim) dhe disa të tjera si “taṣdīḳ” (vërtetim)?! Fjalëza “taṣaūur” (përfytyrim) është formati i trajtës tefa‘ul i fjalëzës “ṣūret” (pamje). Si rrjedhojë fjalëza “taṣaūur” (përfytyrim), do të thotë mendimi që shoqëron një “ṣūret” (pamje) dhe një “shekl” (formë). Ju mund të përfytyroni diçka me pamjet e saj nga vendi ku jeni ulur. Fjala vjen ju jeni ulur në dhomën tuaj të gjumit, por po mendoni për një librin tuaj që gjendet në këtë rresht të këtij rafti të librarisë suaj dhe dashje pa dashje, kjo dukuri “gjallërohet në sytë tuaj”. Ose teksa po zhvillojmë këtë program, le të themi se po mendoni për një vend të shtëpisë suaj në këtë çast dhe një pamje e atij vendi që po mendoni gjallërohet në mendjen tuaj. Pamja e çdo gjëje që shikoni ose regjistroni në kujtesën tuaj është e regjistruar, shënuar në mendjen tuaj. Kjo është arsyeja që konceptit të gjërave u thuhet “taṣaūur” (përfytyrim). Konceptimi i diçkaje këtu është barazuar, njëjësuar me pamjen e saj. Gjithashtu çdo vend ku keni shkuar lë një mbresë në mendjen tuaj. Për shembull Mali Demāvend, Deti Khazar (Kaspik), ose Xhāmi‘a “Shejkh Luṭfullāh” në Iṣfahān të Īrānit. Nëse i keni parë, vizituar këto vende, patjetër që në mendjen tuaj ka një përfytyrim në lidhje me këto.
Në shoqërimin e këtyre sqarimeve mendoni nëse e vërteta mund ose nuk mund të përfytyrohet... Pra mundësia e shndërrimit të vërtetës në pamje... A mund të hyjë e vërteta në kallëpin e pamjes? Të themi të drejtën hem mund të hyjë dhe hem nuk mund të hyjë. Nëse mendojmë se e vërteta nuk mund të hyjë kurrë në kallëpin e pamjes, atëherë e kemi bërë të pamundur arritjen tek ajo. Nëse mbrojmë se e vërteta mund të hyjë në kallëpin e pamjes, këtë herë ne e kemi burgosur dhe kufizuar në atë kallëpin e pamjes atë. Nuk ka asnjë pamje të pakufizuar; çdo gjë është e kufizuar. Si rrjedhojë nëse mbarë e vërteta zvogëlohet në pamje dhe përfytyrim ajo është kufizuar. Ajo e vërtetë që është e pafund dhe pa formë, kufizohet në çastin që strehohet në përfytyrimin tonë. Për këtë arsye, miratojmë se e vërteta absolute nuk hyn në kallëpin e përfytyrimit. Megjithatë pavarësisht të tëra këtyre, ne nuk duhet të përfshihemi në mungesën e shpresës. A bie ndesh teksa citoj se e vërteta hem mund të hyjë dhe hem nuk mund të hyjë në kallëpin e pamjes?! Jo. E vërteta absolute dhe e vetme nuk mund të hyjë në kallëpin e përfytyrimit. Por ja që duke hyrë në një formë ajo ju bëhet e dukshme. E vërteta gjithmonë na bën bashkëbiseduese të saj. Nuk jemi ne ata të cilët e bëjmë bashkëbiseduese të vërtetën, por plotësisht e kundërta është ajo e cila na bën bashkëbiseduese të saj. Ne mendojmë gabim në këtë çështje.
Ne mendojmë gabim dhe në këtë çështje. Vallë kush jemi ne që të kemi një fuqi që të mund ta bëjmë të vërtetën bashkëbiseduesen tonë?! Vallë a kemi një fuqi të tillë?! Në një anë e vërteta është një qenie e pafund, kurse nga ana tjetër ne jemi një qenie me fund. E vërteta është ajo e cila na bën bashkëbiseduese të saj. Nëse veshët tanë janë mjaftueshëm të mprehtë, patjetër që e dëgjojmë zërin e saj. E vërteta na bën gjithmonë të ndërgjegjshëm. Ajo gjithmonë na bën zë dhe shfaqet me një pamje të saj. Ne mund ta shikojmë vetëm në pamje atë. Krahas kësaj ne nuk mund të shikojmë të vërtetën absolute dhe të vetme. Ajo nuk strehohet në mënyrë të prerë në përfytyrimin tonë. Megjithatë ne mund t’i shikojmë gjithmonë dukjet dhe shfaqjet e saj. Shën Augustini citon kështu: “O Zoti im, sa i lashtë dhe sa i ri je!” Ai e ka kumtuar këtë thënie lidhur me shfaqjet e të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar. Askush nuk mund ta shikojë të vërtetën e të Vërtetit, mirëpo secili mund të shikojë shfaqjet e saj. Allāhu është i dukshëm, shikueshëm në shfaqjet e Tij.
Lārīxhānī: “سَنُرِيهِمْ آيَاتِنَا فِي الْآفَاقِ وَفِي أَنْفُسِهِمْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ الْحَقُّ ۗ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ” “Se nurīhim ājātinā fī’l-āfāḳi ue fī enfusihim ḥattā jetebejjene lehum ennehu’l-ḥaḳḳu eue lem jekfi bi Rabbike ennehu ‘alā kul’li shej’in shehīdun” (Ne do t’ua tregojmë ājetet (dëshmitë) tona atyre në horizonte, universe dhe në vetvete derisa t’u bëhet e qartë atyre se ai (Ḳur’āni) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?!) (Sūre Fuṣṣilet, 53)
Mjeshtër Dīnānī: Në këtë pikë lind pyetja: “Vallë a janë shfaqjet e Tij të reja apo të vjetra?!” Këtu mbase do të them diçka që do të mund të quhet përsëri si një kundërshtim: “Këto shfaqje janë hem të reja dhe hem të vjetra”. Vallë si mund të jetë diçka hem më e re dhe hem më e vjetër në të njëjtin çast?! Ja pra në këtë mënyrë është shfaqja e të Vërtetit dhe të vërtetës. Nuk ka asgjë që vjen para të vërtetës. Vallë a ka diçka që mund të mendohet se vjen para të vërtetës?! Jo. Si rrjedhojë miratojmë se ajo është më e lashtë se gjithçka. Shumë mirë, atëherë çfarë mund të themi në lidhje me dukjen, shfaqjen e të vërtetës?! Ne mund të themi se ajo është më e re se gjithçka... Ajo përtërihet në çdo frymë, në çdo shikim. Ne nuk bëjmë fjalë për një dukje dhe shfaqje të vetme në çdo çast, por po bëjmë fjalë për një dukje dhe shfaqje të pafund. I ndjeri ḥakīm Fejz Kāshānī me një punë dhe shije të jashtëzakonshme i ka nxjerrë këto përfundime nga ājetet ḳurānore. Ai i këshillon, paralajmëron me anë të ajeteve kërkuesve të përfytyrimit të të vërtetës.
Ai shprehet si më poshtë: “Allāhu ju ndalon që të mendoni rreth Tij”. Ai sigurisht na ndalon dhe nga gjërat dhe veprat e ndaluara... Këto të fundit përbëjnë një çështje tërësisht të veçantë në vendin e tyre. Këto nuk janë çështjet e synuara të ājetit ḳurānor të fragmentit të lartpërmendur (domethënë çështjet e gjërave dhe veprave të ndaluara). Ājeti ḳurānor: “Allāhu ju ndalon që të mendoni rreth Tij”, ka kuptime shumë të thella, që nënkuptojnë se nuk duhet të kërkohet gjëja muḥāl (e pamundur). Ai nëpërmjet këtij ājeti u bën robërve të Tij të ditur, se ata nuk do të mund ta përfytyrojnë Vetën e Tij - madje dhe nëse duan. Si rrjedhojë njeriu nuk duhet ta shtrëngojë, shtyjë mundësinë e tij në këtë fushë, shkurt ai nuk duhet të kërkojë gjënë e pamundur. Kërkimi i gjësë së pamundur është një shenjë e paditurisë. Allāhu i Lartësuar nuk ja ka dhënë askujt një leje të tillë; si rrjedhojë ajo që i takon njeriut është moskëmbëngulja e tij në këtë kërkesë. Sakaq çfarë bën Ai nga ana tjetër?! Ai na fton mbi dhuntitë, mirësitë dhe shfaqjet e Tij në çdo çast dhe në çdo kohë.
Lārīxhānī: Madje dhe vetë Fejzi na këshillon që të heshtim dhe të mos themi asgjë në këtë vend. Sepse Ai nuk strehohet as në nuṭḳ (fjalim) dhe as në taṣaūur (përfytyrim)...
Mjeshtër Dīnānī: Lëre më në nuṭḳu (fjalimi), por madje dhe taṣaūuri (përfytyrimi) i Tij është muḥāl (i pamundur). Ḥakīmët (të urtët) dhe mutekel’limët (apologjetët) e kanë hulumtuar këtë çështje nën kreun me titull: “teshbīh ue’t-tenzīh” (shëmbëllimi dhe lartësimi). Këto terma nuk i ka cekur vetëm Fejz Kāshānī, por i kanë cekur dhe një mori nga dijetarët tanë. Me termin “tenzīh” kuptojmë ato gjëra që nuk mund të arrihen dhe nuk mund të dihen rreth të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar. Njeriu le të përfytyrojë çfarëdo që të përfytyrojë rreth Tij, Ai është munezzeh (i dëlirë, lartësuar, lavdëruar) nga kjo mutaṣaūer (gjë e përfytyruar). Termi “munezzeh” do të thotë i dëlirë, lartësuar, lavdëruar, pastër. Nga çfarë?! Nga përfytyrimet... Në fakt dhe kur themi “Allāhu Ekber” (Allāhu Është Më i Madhi) kemi thënë se Ai është më i madh se çfarë?! Pra se Ai është më i madh se malet, oqeanet, galaksitë, universet?! Jo, nuk synohet asnjë nga këto. Ai është më i madh dhe më i lartë se gjërat që krijohen, vijnë në përfytyrimin tuaj... Në rast të kundërt, thënia se Ai është më i madh se mali do të ishte qesharake ç’është e vërteta. Në këto thënie ka gjithmonë tenzīh (dëlirësi, lartësim, lavdërim).
Kurse nga ana tjetër, bëhet dhe për një gjendje teshbīhu (shëmbëllimi) fjalë. Fundja ne nuk mund të përvetësojmë vazhdimisht një qëndrim tenzīhu (lartësimi) absolut për Të. Nëse i japim vazhdimisht tenzīhut (lartësimit) përparësi, këtë herë ne qëndrojmë deri në pafundësi larg nga Ai. Megjithatë nga një anë ne duhet të afrohemi tek Ai dhe kjo udhë kalon nga shikimi i shfaqjeve të Tij. Këto shfaqje kanë cilësnë që të mund të shikohen në çdo frymë, çdo lule, çdo ngjyrë dhe çdo çast. E thënë ndryshe Ai është hem qenia më e afërt dhe më hem më e largët në këtë kontekst. Disa mund të mendojnë se ne kemi rënë në një kundërshtim si logjikë këtu: “Vallë si është e mundur që një gjë mund të jetë hem më e afërt dhe hem më e largët në të njëjtën kohë?!” Nga një anë Ai pohon se është më afër se arteria karotide (damari i qafës suaj). Vallë sa është afërsia e arteries karotide me ju?! Lëre më afërsinë, ajo është arteria e jetës suaj dhe e tërë jeta juaj është e ldhur me të. Teksa Ai ju lajmëron për afërsinë me këto thënie, nga ana tjetër Ai ju paralajmëron për sa i përket Atij dhe shton se nuk ka një udhë të diturisë së Vetës së Tij. Pra nga një anë njeriu parandalohet nga meditimi i Vetës së të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar, kurse nga ana tjetër atij u thuhet: “وَلِلَّهِ الْمَشْرِقُ وَالْمَغْرِبُ ۚ فَأَيْنَمَا تُوَلُّوا فَثَمَّ وَجْهُ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ وَاسِعٌ عَلِيمٌ” “Ue lil’lāhi el’meshriḳu ue’l-magribu feejnemā tuuel’lū fethemme uexhhu’ll-llāhi inne’ll-llāhe uāsi‘un ‘alīm” (Dhe të Allāhut janë Lindja dhe Perëndimi dhe kudo që të ktheheni, rrotulloheni do të gjeni drejtimin, fytyrën e Allāhut atje. Nuk ka dyshim se Allāhu është shumë i gjërë dhe shumë i ditur). (Sūre Beḳare, 115) Vallë mbiemri i kujt është hem qenia më e afërt dhe hem më e largët?! I Tij... Ai është i afërt me begatitë, mirësitë dhe shfaqjet e Tij dhe i largët me Vetën e Tij. Ja pra këto ishin ato që do të thotë Fejz Kāshānī.
Lārīxhānī: “Ata të cilët duan bashkimin, takimin me të nderuarin, me qëllim që të arrijnë në ḥaluetgāhun (vendin e ëmbëlsisë) së ḥaḳḳu’l-jaḳīnit (të vërtetës së qartë), Ai i çon në vendin e “Kthimit, shkuarja është vetëm tek Ai”.
Mjeshtër Dīnānī: Thënia “mesīr: ecuri, skuarje, kthim, udhë” që kalon në ājetin e sipërcituar ḳurānor ka kuptimin “e fundit të udhës”. Pra fundi i udhës suaj është Ai. Ky i fundit këtu i drejtohet robit të Tij duke e njoftuar: “Patjetër që do të më arrish”. Sakaq tek ājeti paraardhës ḳurānor e kishte ndaluar që të mendonte rreth Vetës së Tij. Domethënë në njërën anë kemi thënien: “Largohu nga Unë”, kurse në anën tjetër kemi thënien: “Do të më arrish”... Ja pra pikërisht këtu Fejz Kāshānī sqaron se çfarë është ai kthimi dhe fundi i udhës. Ky i fundit është ḥaluetgāhu (vendi i ëmbëlsisë) së ḥaḳḳu’l-jaḳīnit (të vërtetës së qartë). Në këtë vend tanimë nuk ka asgjë përveç të Vërtetit. Çfarë do të thotë kjo?! Mosqenia e askujt tjetër përveç Tij. Këtu nuk synohet çdo lloj i jaḳīnit (të qartës). Vetëm ata të cilët arrijnë në ḥaḳḳu’l-jaḳīni (të vërtetën e qartë) kanë fatin dhe nderin e kësaj dhuntie hyjnore.
Edhe jaḳīni (e qarta) ka shkallët e saj. Ḥaluetgāhu’l-Ḥaḳḳi (Vendi i ëmbëlsisë së të Vërtetit) është vetëm dhurata e ḥaḳḳu’l-jaḳīnit (të vërtetës së qartë). Cilat ishin shkallët e jaḳīnit (të qartës)?! ‘Ilmu’l-jaḳīni (dituria e qartë), ‘ajnu’l-jaḳīni (syri, vetë e qarta) dhe ḥaḳḳu’l-jaḳīni (e vërteta e qartë). Pavarësisht se të tëra këto janë jaḳīn (të qarta) si përfundim, çdonjëra nuk është në shkallën e njëjtë. Këdo që të pyesni, secili ka një jaḳīn (të qartë) rreth diçkaje. Shumë mirë, por në cilën shkallë janë jaḳīnet (të qartat) e këtyre njerëzve?! Këto dituri ndonjëherë mund të jenë në shkallën e ‘ilmu’l-jaḳīnit (diturisë së qartë). Por çfarë është kjo e fundit?! Arritja në diturinë e prerë të diçkaje. Për shembull 2+2=4, apo nuk është kështu?! Po. Atëherë dituria juaj lidhur me këtë funksion matematikor është e prerë. Kjo shkallë e jaḳīnit (të qartës) është vetëm në sipërfaqen e zotërimit të diturisë së prerë të diçkaje.
Jaḳīni (e qarta) jonë në këtë shkallë është ende në një nivel intelektual. Vallë cili lloj i jaḳīnit (të qartës) vjen pas kësaj?! ‘Ajnu’l-jaḳīni (vetë e qarta)... Ajo është dituria e diçkaje duke shikuar me syrin e kokës dhe zemrës. Vallë a e shikoni apo nuk e shikoni vetë ju veten tuaj?! Po, ju e shikoni. Në shtesë hem me syrin e dukshëm dhe të padukshëm. Edhe në rast se syri juaj i trupit është i mbyllur, përsëri vazhdoni të shikoni veten tuaj. Madje dhe njerëzit dyshojnë për gjithçka, të paktën ata nuk dyshojnë për qenien e tyre, apo nuk është kështu?! Kjo ishte thënia e filozofit francez René Descartes. Ky i fundit kishte dyshuar për gjithçka. Madje dhe për veten e tij... Mirëpo ai kishte hequr dorë nga ky mendimi i tij më vonë dhe kishte shprehur kështu: “Edhe nëse dyshoj për qenien time, nuk mund të dyshoj për dyshimin tim”. Nëse ne dyshojmë për gjithçka, vallë a nuk është rishtas uni ynë, ai i cili ngjalll këtë dyshim?! Emri i kësaj është ‘ajnu’l-jaḳīni (vetë e qarta)...
Filofozofi i madh francez René Descartes kishte zënë fill nga kjo e fundit dhe e kishte përcaktuar këtë vend si pikën e lëvizjes. Ai nuk ishte dikush që të mund t’i kushtonte kujdes këtyre hollësive, sigurisht. Por gjithsesi mund të themi se ai kishte filluar nga kjo pikë -qoftë në mënyrë të ndërgjegjshme qoftë në mënyrë të pandërgjegjshme. Ai nuk e kishte filluar nga ‘ilmu’l-jaḳīni (dituria e qartë). Stili i konceptit të tij të vetvetes është një është ‘ajnu’l-jaḳīni (vetë e qarta). Dhe ja ku erdhëm në etapën e fundit... Vallë cila është më e lartë dhe se këto të dyja?! Ḥaḳḳu’l-jaḳīni (e vërteta e qartë)... Ja pra sqarimi i kësaj shkalle është më i vështirë në krahasim me të dy të parat. Pikërisht si përfytyrimi i të vërtetës, i vështirë... Si rrjedhojë qëmtojmë se ḥaḳḳu’l-jaḳīni (e vërteta e qartë) nuk është një gjë që mund të strehohet në përfytyrim dhe të rrjedhë në gjuhë. Këtu nuk është vendi i “përfytyrimit” por i “arritjes”.
Tanimë këtu nuk është një vend ku mund të jetë jaḳīni (e vërteta) juaj. Kështu që domethënë në dy etapat e para, ju kishit një jaḳīn (të vërtetë) në drejtim të vetes suaj: Ju mund të shprehnit në shembullin e parë: “Unë kam një jaḳīn (të vërtetë) në lidhje me 2+2=4”, ose në shembullin e dytë: “Unë kam një jaḳīn (të vërtetë) rreth unit tim (vetes sime)”. Kurse në ḥaḳḳu’l-jaḳīni (të vërtetën e qartë), tanimë nuk ka një gjë si “unë dhe ti”. Këtu ju nuk thoni: “Unë kam një jaḳīn (të vërtetë)”; përkundrazi ju bëheni vetë jaḳīni (e vërteta). Në këtë vend asgjësohet dallimi mes gjësë së jaḳīnit (të vërtetuar) dhe jaḳīnit (të vërtetës). Ja pra për këtë arsye përfytyrimi i kësaj etape është i vështirë. Shumë mirë, por vallë ku është kjo shkallë?! Fejz Kāshānī na e ka dhënë përgjigjen e kësaj pyetjeje: “Ḥaluetgāhu’l-Ḥaḳḳi (Vendi i ëmbëlsisë së të Vërtetit)”... Asnjë qenie nuk mund të arrijë në këtë vend.
Atje nuk ka dyjëzim; madje dhe vetë dyjëzimi është jaḳīn (e vërtetë). Kur ju thoni: “Unë kam një jaḳīn (të vërtetë) rreth kësaj gjëje”, ju dhe gjëja që keni jaḳīn (vërtetuar), jeni dy gjëra të ndryshme. Ḥaḳḳu’l-jaḳīni (e vërteta e qartë) është uaḥdetu’l-maḥḍi (njëjësimi i dëlirësisë) dhe ḥaḳīḳatu’l-muṭlaḳi (e vërteta absolute). Ne nuk duhet të mundohemi ta përfytyrojmë këtë vend, sepse Allāhu i Madhëruar na ka ndaluar që ta përfytyrojmë këtë vend.
Lārīxhānī: Këtu është vendi ku Allāhu hyjnizon.
Mjeshtër Dīnānī: Atje është qeveria e të Vërtetit. Në atë vend nuk është e pranishme asgjë tjetër, përveç qeverisë dhe qeverisjes absolute të të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar. Shumë pak vetë mund të arrijnë në ḥaḳḳu’l-jaḳīni (të vërtetën e qartë), sepse atje është ḥaluetgāhu’l-Ḥaḳḳi (vendi i ëmbëlsisë së të Vërtetit)”.
Lārīxhānī: Mjeshtër i nderuar, sqarimet tuaja për sa i përket ḥaḳḳu’l-jaḳīnit (të vërtetës së qartë) ishin tejet të vyera. Këtu tanimë madje dhe “uni” ynë është jaḳīn (i vërtetë). Në këtë vend Ai që na bën jaḳīn (vërteton) është vetë i Vërteti. Ky ishte një përshkrim tepër i bukur dhe i ri, me të vërtetë.
Në këtë pikë nuk mund të kalojmë pa përcjellur një dialog të zhvilluar mes Zejdit dhe të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Ky i fundit (p.q.m.t.) e pyet Zejdin se si agon. Kur Zejdi i jep përgjigjen si një rob mūḳīn (që ka arritur jaḳīnin (të vërtetën)), atëherë i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) i ngre pyetjen: “Ku është shenja nëse īmāni (besimi) ka gjelbëruar dhe lulet e tij kanë çelur?!” Zejdi i kthen përgjigjen: “O i dërguar i Allāhut (p.m.t.), unë e shikoj ‘Arshin dhe banorët e ‘Arshit, ashtu siç banorët e botës shikojnë sipërfaqen qiellore. Mua m’u shfaqën plotësisht të qarta dyert e xhennetit dhe xhehennemit”.
Mjeshtër Dīnānī: Vallë me cilin sy e kishte parë mulkun (botën tokësore) dhe melekūtin (botën qiellore)?! Ai e kishte parë këtë të fundit ashtu siç banorët e botës shikojnë sipërfaqen qiellore. Sipas tij tanimë çdo gjë përreth tij ishte bërë idhull dhe tanimë ai nuk shikonte asgjë tjetër përveç të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar.
Lārīxhānī: Shpeshherë vetë dëshira, epshi, shpirti i njeriut është një idhull për të.
Mjeshtër Dīnānī: Ja pra ky rrëfim, tregim përbën një shembull se çfarë është dhe se si mund të sqarohet vendi i jaḳīnit (të vërtetës). Natyrisht këtu unë kam dyshimet e mia se çfarë është gjëja që ka përjetuar Zejdi, ‘ilmu’l-jaḳīnin (diturinë e qartë), ‘ajnu’l-jaḳīnin (vetë të qartën) apo ḥaḳḳu’l-jaḳīnin (të vërtetën e qartë). Sigurisht se dhe ‘ajnu’l-jaḳīni (vetë e qarta) është një shkallë shumë e çmuar dhe e rëndësishme. Si rrjedhojë se mos e nënvlerësoni këtë të fundit. Krahas kësaj shumë pak vetë arrijnë në ‘ajnu’l-jaḳīni (vetën e qartë). Dhe ky ḥadīth që përcollët bart një rëndësi jetike në këtë kontekst. Gjithashtu dhe Fejz Kāshānī i ka mbledhur në një mënyrë shumë të bukur ḥadīthet. Në fund të fundit ai kishte një shije ‘irfāni (urtësie).
Lārīxhānī: Mjeshtër i nderuar, besoj se ka gjasa të forta që ḥadīthi që përcolla pakëz qëparë të synojë ḥaḳḳu’l-jaḳīnin (të vërtetën e qartë). Shprehem kështu sepse dhe i nderuari mistiku i madh Meulānā e kishte derdhur këtë rrëfim, tregim në poezi. Vallë a mund të jenë dyvargëshit e fundit e tij, një shenjë e këtij ḥaḳḳu’l-jaḳīni (të vërtete të qartë), bërja me shenjë “hesht” me gishtin tregues në buzë të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) Zejdit dhe mosdashja e tij që ai të rrëfente më tepër për ato që kishin dëshmuar, shikuar?!
Mjeshtër Dīnānī: Po, pohojmë se dhe këto që sapo thatë ishin shumë të rëndësishme. Domethënë bërja me shenjë “hesht” e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.)... Tanimë pjesa e mbetur e çështjes është e fshehtë, intime, private dhe nuk u duhet rrëfyer asgjë të tjerëve. Sepse njerëzit nuk kanë durim, fuqi dhe vullnet që t’i dëgjojnë këto. Njeriu duhet t’i ruajë këto të fundit për veten e tij.
Heqja e perdeve... Kjo është diçka kaq e stërmadhe sa ç’të të them... Vallë sa është numri i perdeve mes njeriut dhe Allāhut?! Perde brenda perdes. Ndonjëherë dhe dituria mund të jetë një perde... Ju kaloni një numër të pafund perdesh paditurie dhe këtë herë ngecni në perdet e diturisë. Si rrjedhojë mos pandehni se ka mbaruar gjithçka kur kaloni, shpëtoni nga perdet e paditurisë. Perdet e diturisë janë më të trasha se perdet e paditurisë. Këto të fundit kapërcehen, tejkalohen lehtë; sepse kanë zgjidhje: Përftimi i diturisë... Pra ju përftoni dituri dhe i kapërceni këto perde lehtë dhe shpejt. Kundrejt këtyre si grisen perdet e diturisë?! Këto të fundit janë aq të rënda dhe të trasha sa ç’të të them... Të themi të vërtetën nuk ka “një udhë që të çon në të Vërtetin”, por ka perde të cilat duhen asgjësuar me qëllim që të mund të arrihet, shkohet tek i Vërteti. Kur të asgjësohen këto perde, atëherë dhe i Vërteti do të shfaqet në mënyrë të përkryer, plotë. Kjo etapë është dhe etapa e arritjes në ḥaḳḳu’l-jaḳīni (të vërtetën e qartë).
Lārīxhānī: Gjithashtu dhe ḥaḳḳu’l-jaḳīni (e vërteta e qartë) e Imām Ḥusejnit (p.m.t.) ishte sendërtuar, trupëzuar në këto fjali në Du‘ā’u’l-‘Arefeti (Lutjen e Njohurisë, Urtësisë): “O Allāhu im. Nëse do të shoh në veprat e fuqisë Tënde një për një me qëllim që të të njoh Ty, atëherë udha e arritjes tek Ti dhe shikimit Tënd do të jetë larguar nga unë”. Epo a nuk janë ato perdet për të cilat ju bëtë pakëz shparë fjalë, ja pra këto vepra ishin secila një perde për Imām Ḥusejnin (p.m.t.).
Mjeshtër Dīnānī: Udha që të çon tek i Vërteti nuk u shëmbëllen udhëve që përparojmë duke lënë një për një pas dritat e semaforit, kthesat, përpjetat, rrugët, sinjalet, tatëpjetat, udhëkryqet e qarkullimit rrugor. Udha e të Vërtetit është një udhë që mund të përshkohet me grisjen e perdeve. Shumë mirë, por çfarë ishin perdet?! Në etapën e parë, ato ishin perdet e paditurisë, perdet e diturisë, njohurisë, urtësisë së formësuar, etj. Mbase në këtë pikë mund të shtrohet pyetja se përse dituria mund të jetë perde?! Pse dituria është perde?! Ne duhet t’u japim një përgjigje filozofike kësaj pyetjeje: “Sepse në ‘ilm (dituri), ‘ālimi (ditësi, subjekti) gjithmonë mbetet i ngecur në ma‘lūmin (të diturin, objektin)”. Kur ju dini diçka, ju mbesni vetëm në atë që dihet, të diturën. Kur themi 2+2=4, dituria jonë është përfundimi që del nga shuma e përbërësve që sigurojnë këtë barazi. Nëse ju qëndroni të lidhur shumë ngushtë me këtë përfundim, kjo do të thotë se ju keni mbetur në vendnumërim.
Shumë mirë, por vallë a është mbarë ‘alemu’l-ūxhūdi (bota e qenies) e përbërë nga këto dituritë tuaja?! Jo, ajo është në mënyrë të prerë më e gjërë se dituritë tuaja. Nuk ka asnjë të tillë në sipërfaqen tokësore, por le ta marrim si të mirëqenë se dikush ka arritur në tërësinë e të fshehtave të universit... Nëse dhe ky dikush - nuk ka rëndësi se sa të gjëra dhe të thella të jenë këto dituritë e përftuara të tij - mbetet i ngecur në të njëjtën pikë, atëherë kjo nënkupton se dhe ai ka mbetur në vendnumërim. Shumë mirë, por vallë a është mbarë ‘alemu’l-ūxhūdi (bota e qenies) e përbërë nga sipërfaqja tokësore brenda së cilës gjendemi?! Jo. Duke qenë se ‘ilmi (dituria) mbetet në kufinjtë e ma‘lūmit (të diturës) ajo bëhet një perde për njeriun. Ne mund të dimë diçka; por le të mos harrojmë se gjithmonë ka një shkallë më të epërme të asaj që dimë. Le të themi se e keni kuptuar dhe këtë shkallën e epërme.
Këtë herë do të dalë një shkallë tjetër përballë jush. Kudo të shkoni, tanimë a nuk do të arrini në një pikë ku nuk do të mund të arrini përtej asaj?! “وَفَوْقَ كُلِّ ذِي عِلْمٍ عَلِيمٌ” “Ue feuḳa kul’li dhī ‘ilmin ‘alīmun” (Dhe mbi çdo të ditur ka një më të ditur). (Sūre Jūsuf, 76) Domethënë sado të zgjerohet dituria jonë le të zgjerohet, gjithmonë gjendet dikush që është dhe mbi këtë dituri, i cili është Allāhu i Lartësuar. Ky vend është pikërisht posti ku bëhet me shenjë “hesht”, pikërisht ashtu siç ka bërë dhe i nderuari i dërguar (p.q.m.t.), si dhe ku këshillohet heshtja. Sa çështje të bukura që ka shënjuar Fejzi!
Lārīxhānī: Po, mjeshtër. Me të vërtetë ashtu është. Stili i tij i shfrytëzimit të ājeteve ḳurānore dhe rrëfimeve profetike, seriozisht e josh njeriun. Ky në të njëjtën kohë është dhe një tregues se ai i kishte analizuar shumë mirë dhe ḥadīthet profetike.
Për më tepër dhe Imām Ḥusejni (p.m.t.) ua kishte lexuar të afërmve të tij ājetin ḳurānor: “Kush shpreson takimin me Allāhun le ta dijë se nuk ka dyshim se koha e Allāhut do të vijë patjetër një ditë” që preket në pjesën e fundit të fragmentit në Natën e Āshūrās.
Mjeshtër Dīnānī: Unë dua që t’iu tërheq vëmendjen në një hollësi që nuk e ka cekur asnjë mufessir (komentues Ḳur’āni) deri tani në këtë ājet nga ana ime: “Vallë çfarë do të thotë fjala ‘arabe “liḳā” (takim) këtu?! Takimi i njeriut me Allāhun e Lavdëruar... Allāhu i Madhëruar nuk i lë pa shpresë enbijjātë (lajmëtarët), eulijjātë (kujdestarët) dhe mu’minūnu’l-mukhleṣūni (besimtarët e sinqertë), të cilët dëshirojnë, duan të takohen me Të. Fjala ‘arabe “exhel” që kalon në ājet ka kuptimin e fjalës ‘arabe “uaḳt” (kohë). Fjala “exhel” që këtu ka kuptimin e “uaḳtit” (kohës) ka një kuptim të veçantë. Vallë a ka kjo kohë një të shkuar, të tashme, të ardhme, ditë, natë, mëngjes, mbrëmje, pranverë, verë, vjeshtë, ose dimër në pikëpamjen e gramatikës?! Jo. Kjo është një kohë e përcaktuar nga Allāhu i Lartësuar dhe nuk kërkohet në kohën e shkuar, të tashme dhe të ardhme.
Vallë çfarë do të thotë fjala “uaḳt” (kohë)?! Unë këtu po përpiqem që ta përdor fjalën në formën, mënyrën që e ka përdorur Ḳur’āni Famëlartë. Ashtu siç e dimë uaḳti (koha) e enbijjāve (lajmëtarëve) dhe eulijjāve (kujdestarëve) është e ndryshme nga uaḳti (koha) që dimë, njohim ne. Ne nga koha kuptojmë këtë kohë që kalon dhe shkon. Kurse uaḳti (koha) në praninë e Allāhut të Lavdëruar është jashtë këtyre kritereve, masave, normave kohore. Kjo është uaḳtu’l-ilāhijje (koha hyjnore). Kjo e fundit nuk i dhurohet askujt. Kjo kohë iu është dhënë dhe i ka takuar vetëm të nderuarit Vulë të Shkallës së Fundit (p.q.m.t.), i cili ka thënë: “Ne kemi disa kohëra me Allahun”. Ne nuk duhet ta ngatërrojmë në mënyrë të prerë këtë kohë, me kohën e botëkuptimit tonë. Koha e Tij nuk mbaron kurrë. Jeta merr fund një ditë, mirëpo koha e Tij nuk përfundon: “Ai është i përhershëm dhe i përjetshëm”.
Por vallë për kë është kjo koha e Allāhut?! Kjo e fundit është vetëm për ata njerëz të cilët shpresojnë me shpirt e zemër takimin me Të. Gjithashtu dhe ky fragment i Fejzit është me të vërtetë i jashtëzakonshëm...
Koha jonë gjithmonë kalon me qenien tonë të zënë ditore. Shumë njerëz të ditëve të sotme përdorin fjalë me kuptime të thella si fjala ‘arabe “ūṣlat” (bashkim, takim) për këto lloj takimesh. Krahas kësaj mundësia e shtrimit të pretendimit të qenies “‘ashiḳāne” (dashurore) të këtyre fjalëve është mjaft e vështirë.
Kur njeriu arrin në ḥaḳḳu’l-jaḳīnin (të vërtetën e qartë), ai tanimë fillon që të mos frikësohet nga asgjë; pra ai e humb, tret, vret ndjenjën e frikës. “أَلَا إِنَّ أَوْلِيَاءَ اللَّهِ لَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ” “Elā inne eulijjāe’ll-llāhi la khaufun ‘alejhim ue lā hum jaḥzenūne” (Dhe nuk ka dyshim se për kujdestarët e Allāhut nuk ka as frikë për ta dhe as nuk do të hidhërohen). (Sūre Jūnus, 62) Kur shohim njerëzit, shikojmë se disa njerëz tepër në dallim nga disa njerëz të tjerë kanë disa frikra. Fjala vjen disa njerëz frikësohen nga errësirat dhe varrezat, disa njerëz të tjerë nga ana e dëmtimit të dikujt, nga asgjësimi fizik, humbja e pasurisë, pronës, nga sulmi i armikut, etj. Shumë njerëz frikësohen me përjashtim të kujdestarëve të Allāhut. Si përfundim frika është një veçori njerëzore. Sigurisht se dhe kafshët frikësohen. Dallimet në mesin e frikrave të tyre dhe frikrave tona janë një çështje e thellë.
Frikrat e njerëzve kanë një diametër, diapazon më të gjërë se sa ato të kafshëve. Gjërat nga të cilat frikësohet kafsha janë të qarta. Për shembull ato frikësohen nga një rrezik që afrohet. Burimi i frikës së njeriut janë besimet, gjërat e kota. Burimi i tërësisë së besimeve të kota që kanë dalë në kulturën e njerëzimit është frika. Nëse frika nuk do të ishte, atëherë as besimet e kota nuk do të ishin. Njeriu ka përqafuar vazhdimisht besimet e kota me qëllim që asgjësojë frikrat e tij. Kjo është arsyeja që miratojmë se nuk është rastësi shfaqja e kaq shumë besimeve të kota në botë si në të shkuarën, tani - mbase do të shfaqen dhe në të ardhmen. Kurse Ḳur’āni Famëlartë i kuron, mjekon frikrat e njeriut me ‘ajnu’l-jaḳīnin (vetë të qartën) dhe me ḥaḳḳu’l-jaḳīnin (të vërtetën e qartë). Ja pra në këto poste tanimë nuk ka asnjë frikë. Duke qenë se këtu nuk ka frikë, as besimet e kota nuk mund të gjejnë mundësinë e qenies, shfaqjes.
Lārīxhānī: Kur ‘Ubejdullah Ibn Zijādi (m.m.t.) i drejtoi pyetjen të nderuarës Zejneb (p.m.t.) pas ngjarjes së kobshme së ‘Āshūrās: “Vallë a e pe se çfarë i bëri Allāhu vëllait tënd?!”, kjo e fundit i ktheu përgjigjen: “Unë nuk pashë asgjë tjetër përveç bukurisë”, mund të themi se e nderuara Zejneb (p.m.t.) ishte në postin e ḥaḳḳu’l-jaḳīnit (të vërtetës së qartë), apo nuk është kështu?!
Mjeshtër Dīnānī: Të paktën mund të themi në mënyrë të prerë se ajo ishte në postin e ‘ajnu’l-jaḳīnit (vetë të qartës), madje mbase dhe në atë të ḥaḳḳu’l-jaḳīnit (të vërtetës së qartë)... Sepse në këtë post nuk shikohet asgjë tjetër përveç bukurisë.
Lārīxhānī: Njëkohësisht nuk ndihet frikë nga asgjë.
Mjeshtër Dīnānī: Domethënë duhet të mendohet shumë mbi këtë fjali të të nderuarës Zejneb (p.m.t.). Vallë çfarë ndodhi që ajo mund të shikonte këtë shehādet (shikim) kaq të mahnitshëm?! Në shtesë këtu duhet të qëndrohet dhe mbi fjalëzën “bukuri”. Ata që janë njerëzit e artit e dinë më mirë kuptimin e kësaj. Mendohen një larmi përshkrimesh në çështjen e bukurisë. Mund të thuhet se janë me qindra përshkrimet në këtë kontekst, mirëpo krahas kësaj ende nuk është arritur në një përshkrim gjithëpërfshirës. Unë kisha rastisur në një përshkrim të bukurisë që më pëlqen shumë të një filozofi. (Kjo thënie i përket filozofit të njohur gjerman Martin Heidegger - Shënim i përkthyesit). Ata që merren me art le t’i hapin mirë veshët dhe ta dëgjojnë me shumë vëmendje këtë përshkrim që do të citoj pas pak: Disa filozofë kanë shprehur se bukuria përkthehet në “qenien e matur të diçkaje” dhe “qenien e gjithçkaje në vendin e saj”. Që të tëra këto janë të sakta, mirëpo janë të pamjaftueshme ende.
Për shembull ju shihni dy piktura që i kanë pikturuar dy piktorë. Që të dy këta të fundit kanë shfrytëzuar të njëjtat lëndë dhe teknika. Por ju e pëlqeni një pikturë, kurse pikturën tjetër nuk e pëlqeni. Vallë cila është ajo gjë që ju shtyn të pëlqeni pikturën e parë dhe të mos e pëlqeni pikturën e dytë?! Kur shihni në natyrë, ka gjasa që disa lule t’iu duken më të bukura se disa nga lulet e tjera. Cili është shkaku që gjykimi juaj lidhur me këto lule është i ndryshëm?! Një filozof kumton se rritja e qenies së bukurisë është “numuū” (zhvillim). (Ky përshkrim i përket filozofit të shquar gjerman Martin Heidegger. Pavarësisht se Mjeshtër Dīnānī këtu e shpreh bukurinë si “rritjen, zhvillimin e qenies”, shprehja autentike e thënë nga filozofi Martin Heidegger është si më poshtë: “Bukuria është ndriçimi i qenies” - Shënim i përkthyesit). Sa përcaktim, përkufizim i bukur... Vallë si rritet qenia në bukuri?! Ja pra ky filozof këtë larminë në gjykime, e lidh me qenien jo konkrete të stilit të rritjes të qenies (në veprat e artit).
Lārīxhānī: Vallë a mund të jetë ky stil rritjeje, njëkohësisht dhe dukjet dhe shfaqjet e jaḳīnit (të qartës)?!
Mjeshtër Dīnānī: Po, e saktë, mund të themi dhe kështu. Ky stil rritjeje nuk është subjektiv, por objektiv. Ne jemi të detyruar të pranojmë se ka një bukuri në botën e jashtme. Kjo nuk është rritja e një bime, gjallese, kafshe, por nënkupton një shkallë më të lartë se kjo. Në këtë kontekst kjo ka dhe një kuptim shpirtëror. Thënia që ceket në këtë përshkrim është shumë interesante. Unë kam rastisur për herë të parë në një përshkrim të tillë. Të them të drejtën asgjë si kjo thënie nuk më kishte tingëlluar në vesh më parë. Sipas mendimit tim ky është përshkrimi më i bukur i bërë ndonjëherë për bukurinë.
Lārīxhānī: Kjo “rritje” të cilën mund ta shikojmë dhe si një shfaqje të jaḳīnit (të qartës), e ndryshon gjykimin, horizontin, këndvështrimin dhe largpamësinë e njeriut nga të tjerat përballë një vërtetësie të jashtme të njeriut, apo nuk është kështu?!
Mjeshtër Dīnānī: Po, saktësisht ashtu është. Ne duhet ta zgjerojmë fushëpamjen tonë dhe këndvështrimin tonë. Ne me qëllim që të mund të konceptojmë bukurinë duhet ta lartësojmë sa të mundemi shkallën e perspektivës, vizionit tonë. Nëse ne nuk e zgjerojmë aq sa duhet këndvështrimin tonë, atëherë nuk quhemi se e kemi parë ḥusnu’l-mudrekin (bukurinë e konceptuar) ashtu siç është dhe me vërtetësinë e saj.
Lārīxhānī: Kështu duhet të jetë që të mund të tërheqë dhe përtej pranisë së horizontit të njeriut.
Mjeshtër Dīnānī: Ja pra kjo ishte “rritja”.
Lārīxhānī: Ky ishte me të vërtetë një përfundim jashtëzakonisht i bukur.
Sërish nëse do t’i rikthehem veprës së Fejzit:
“Ai i ka frikësuar me largim ata që janë larg duke thënë: “Kapeni fjalën, kur ajo arrin Allāhun” dhe i ka nxitur me afrim ata që janë afër duke thënë: “Ai që njeh veten, ka njohur dhe Zotin e tij”.
Sa thënie të bukura...
Mjeshtër Dīnānī: Këto janë me të vërtetë thënie jashtë mase të bukura. Këtu teksa Allāhu frikëson palën e parë, Ai ua shton shpresat palës së dytë. Si rrjedhojë njeriu, duhet ta caktojë shumë mirë pozitën e tij. A ka interes për Zotin e tij?! Pra a mendon për teuḥīdin (njëshmërinë e Allāhut), apo mediton mendimet e tij në një gjendje të përzier me shirk (përshkrim shok i Allāhut)?! A e do, apo nuk e do të vërtetën?!
Lārīxhānī: Nëse ai është i dashuruar dhe i sinqertë me të vërtetën, atëherë çdo lloj rruge është e hapur për të.
Imām Shūshterīu rrëfen kështu: “Unë e pashë, përjetova shkretëtirën e ‘Āshūrās. Kur pashë trupin e Imām Ḥusejnit (p.m.t.) të larë në gjak, nga bimët, gurët, pemët, qiejt e toka, shkurtimisht nga gjithçka që ishte aty drejtohej në një jehonë, zë të vetëm: “يَا أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ ارْجِعِي إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةً مَرْضِيَّةً” “Jā ejjetuha’n-nefsu’l-muṭme’inne, irxh‘ī ilā Rabbike rāḍijjeten merḍijjeten” (O ti shpirt i bindur, kënaqur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur dhe i kënaqur!) (Sūre Fexhr, 27, 28)
Me të vërtetë Imām Ḥusejni (p.m.t.) është etaloni i vërtetë i nefsu’l-muṭme’innes (shpirtit të kënaqur). Ashtu siç kalon në fragmentin e Fejzit, ai vazhdimisht nxitej drejt “Atij Zotit që kanë njohur ata që njohin veten”.
Mjeshtër Dīnānī: Ai nxitej gjithmonë nga ana e të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar. Ai është nefsu’l-kāmili (shpirti i plotë) dhe uelijju’ll-llāhi (kujdestari i Allāhut).
Lārīxhānī: Mbase ajo jehonë, zë që dëgjoi me veshë, ishte gjëja e cila ishte burimi i qetësisë dhe qëndrueshmërisë së zemrës së të nderuarës Zejneb (p.m.t.).
Mjeshtër Dīnānī: Patjetër që është ashtu. E nderuara Zejneb (p.m.t.) është vetë sekīneja (qetësia). Tekefundit edhe Imām Ḥusejni (p.m.t.) kishte një vajzë me këtë emër. Fjala “sekīne” (qetësi) do të thotë dikush që është i kënaqur me veten dhe ka arritur prehjen, qetësinë...
Lārīxhānī: “فَأَنْزَلَ السَّكِينَةَ عَلَيْهِمْ وَأَثَابَهُمْ فَتْحًا قَرِيبًا” “Feenzele’s-sekīnete ‘alejhim ue ethābehum fetḥān ḳarībān” (Dhe Ai zbriti qetësinë mbi ta dhe i shpërbleu me një çlirim të afërt). (Sūre Fetḥ, 18)
Mjeshtër Dīnānī: Edhe në zemrën e të nderuarës Zejneb (p.m.t.) ishte kjo qetësi hyjnore.
Lārīxhānī: Ky ishte me të vërtetë një sqarim i mrekullueshëm.
Ne përfituam sërish nga dituritë tuaja të vyera dhe gjithashtu thëniet tuaja shërbyen në cilësinë e një parathënieje të programeve tona në të ardhmen. Nëse do Allāhu i Lavdëruar ne do t’i vijojmë këto fragmentet tona dhe në programet tona pasardhëse, duke i dhënë vendin e duhur përmasave të shumëllojshme dhe veprave shkencore të personalitetit të këtij mendimtari të madh.
Lārīxhānī: Me dëshirën se do të takohemi përsëri në programin vijues tonin, ne ju falenderojmë nga zemra, ju themi mirëmbetshi dhe qofshi nën mbrojtjen e Allāhut të Madhëruar mbarë miqve dhe ndjekësve tanë të nderuar, së bashku me mjeshtrin tonë të nderuar. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.
Burimi : Medya Şafak