Kriza politike në Shqipëri dhe qendrimi standby i ndërkombëtarëve
Kriza politike në Shqipëri ka tronditur themelet e aktualitetit të mbarëvajtjes së shtetit. Kjo krizë ka zaptuar të gjitha instancat ligjzbatuese në vend dhe ka ngrirë komplet punën e prokurorisë. Skandalet e fundit, që kanë shpërthyer nga të dyja palët politike, kanë acaruar më tepër krizën, e cila ishte një zjarr i ndezur i inspiruar nga skandalet e qeverisë, të denoncuara nga Opozita për dy vite rresht.
Nga njëra anë kemi skandalin e Opozitës për pastrim parash mbi lobimin në SHBA në zgjedhjet e qershorit të 2017. Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha, është thirrur në prokurori për të dëshmuar mbi akuzat që rëndojnë mbi të për lobimet e paligjshme gjatë zgjedhjeve të qershorit 2017. Një skandal ky i inskenuar nga revista e njohur amerikane MOTHER JONES, në bazë të një skeme që ajo ndërtoi. Kjo akuzë është refuzuar nga Kryeopozitari Basha. Ky i fundit ka refuzuar edhe të paraqitet në prokurori për të dhënë dëshminë e tij në statusin e të akuzuarit, mbi këtë cështje. Në bazë të këtij refuzimi, i cili u konsiderua si i paligjshëm, për shkak të paplotësueshmërisë së tij ligjore, ka sjellë si pasojë, vendimin e prokurorisë për të dorëzuar një urdhër shoqërimi me dhunë për ditën e enjte, datë 20 qershor, gjatë orarit zyrtar, pra një ditë para protestës së madhe të Opozitës.
Nga ana tjetër kemi skandalet e qeverisë në gazetën gjermane BILD, ku shihen publikime të përgjimeve të prokurorisë shqiptare për vjedhjen e votës në zgjedhjet qendrore të vitit 2017. Këto përgjime, tregojnë qartë, implikimin e personave të paautorizuar dhe personaliteteve të larta të shtetit, në procese të paligjshme në blerjen dhe shantazhimin e votës së lirë.
Këto skandale politike, kanë sjellë një luftë të hapur midis partive politike në vend, ku pjesë është bërë edhe Presidenti i Republikës z.Ilir Meta. Qeveria ka cuar në Parlament rezolutën me firma për shkarkimin e Presidentit me kauzën se, ai ka shkelur ligjin duke marrë kompetenca që nuk i takojnë në një Republikë Parlamentare.
Presidenti, nga ana tjetër, i ka dërguar një kërkesë KQZ-së (Komisionit Qendror të Zgjedhjeve), ku I kërkon numrin zyrtar të deputetëve në Parlament me qëllimin nisjen e procedurave për shpërndarjen e tij.
Ajo që bie në sy, në gjithë këtë kaos politik, është qendrimi standby i ndërkombëtarëve. Ky qendrim është më tepër i dukshmë kur në skenë dalin skandalet e qeverisë. Në rastin e kundërt, ndërkombëtarët hedhin deklarata ironizuese kundër Opozitës, duke e quajtur atë jashtë kontekstit demokratik. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, loboi në favor të Shqipërisë gjatë Samitit të Komisionit Europian, duke i bërë thirrje ,Parlamentit Europian, të çelë, sa më shpejt, negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, këto dy shtete i kanë kryer detyrat e tyre, por për skandalet që plasin në mediat e huaja, mbi shit-blerjen e votës, ajo e ka neglizhuar si aktualitet duke marrë rolin e një Narcisti që qëndron i ngrirë përballë realitetit që e rrethon. Situata politike e rëndë në Shqipëri, është përballur me këtë qendrim standby, jo vetëm të znj.Mogherini, por edhe të përfaqësuesve të tjerë të lartë ndërkombëtarë.
Një qendrim krejtësisht tjetër ka dhënë deputeti i kabinetit të qeverisë amerikane z.Mattheë Palmer, i cili ka hedhur akuza për një përfaqësim rus në Ballkanin Perëndimor. Z. Palmer tha se, Ballkani Perëndimor, rrezikohet rëndë nga lobimi rus në këto shtete me qëllim destabilizimin e Ballkanit në luftën e tij për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Z.Palmer i hodhi shigjetat e tij tek Partia Demokratike dhe kryesisht tek kryetari i saj, si ikonë e përdorur nga ndikimi rus për të despabilizuar politikën shqiptare.
Këto deklarata konfrontuese sikur i kanë hedhur benzinën zjarrit tashmë të ndezuar dhe duket sikur, këta përfaqësues ndërkombëtarë, po përpiqen të ndihmojnë Edi Ramën në luftën e tij për të zhdukur opozitën dhe për të burgosur kryetarin e saj. Ky qendrim ndërkombëtar, nuk bën gjë tjetër, veçse ndihmon në ngritjen e një regjimi autoritar si peshqesh për kombin shqiptar, i cili dha jetën për të dalë nga ky regjim. Një shtysë e tillë drejt autoritarizmit, i jep krah Kryeministrit Rama të vazhdojë misjonin e nisur anti demokraci, duke mbyllyr sytë në faktin se, kjo iniciativë mund t’i mbyllë dyert përgjithmonë Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Pra, është një shërbim në interesa të vet Soros. Përgjimet dhe skandalet e koncesioneve nuk kanë më rëndësi për ndërkombëtarët e standby. I vetmi interes është plotësimi i premisave të Soros duke i vënë flakën interesave integruese të një kombi të tërë, pavarësisht pasojave.