Fronti Jugor për Gjenevën 3

  • None
nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Mars 20, 2014, 1 a.m.

Në këndvështrimin e Grupit të Miqve Gjeneva 2 ishte një pushim i luftës që do të bartej në një shkallë të re dhe ishte fitim kohe për Miqtë duke i shpjerë negociatat në parrugëdalje përmes rolit të dhënë koalicionit. 

“SHBA-të dhe aleatët të cilët gjatë negociatave të Gjenevës 2 e vënë në shesh se çka kuptojnë me zgjidhje politike në Siri, filluan t`i japin fakte planit që janë duke parashikuar. 

Përfundimi pa arritur asnjë përparim i raundit të dytë të negociatave të filluar më 10 shkurt, ishte bërë shenjë e vazhdimit të luftës së autorizimit.

Atëherë çka është qëllimi i kësaj radhe, çfarë plani është duke u parashikuar dhe çfarë rrugë është duke u ndjekur?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve i dha mbledhja e fshehtë në Washington në mes të muajit shkurt e përgjegjësve të shërbimeve të shteteve që cilësohen si “Anëtarë të bërthamës së Grupit të Miqve”.

Koha e mbledhjes dhe vendimet e marra, i mbajnë dritë edhe arsyes së përfundimit pa sukses dhe ngulfatjes së negociatave të raundit të dytë të Gjenevës 2.

Sipas shërbimit të SHBA-ve që ishte edhe mikëpritës i mbledhjes udhëheqja siriane në vitin e fundit e kishte shtuar kontrollin.

Obama dhe liderët e tjerë perëndimorë, janë duke e pranuar se gjersa do të vazhdojë pozicioni i avancuar i presidentit Bashar al Assad nuk ekziston mundësia e zgjidhjes politike, për këtë arsye edhe më e përkrahim armatimin e opozitarëve duke i përfshirë edhe anti-ajrorët bartës me armatim të rëndë. [1]

Vendimet që i morën përfaqësuesit e shërbimeve të Miqve në Gjenevë gjatë vazhdimit të negociatave në Washington është e mundshme t`i përmbledhim në këto tri ligje. 

1- Mos shikoni se jemi duke bërë negociata, ajo që ne parashikojmë me zgjidhje politike është largimi i Bashar al Assadit.

2- Mbase udhëheqja siriane në këtë kohë është në pozicion të avancuar nuk është e mundshme ta arrijmë “zgjidhjen politike” që jemi duke e parashikuar.

3- Sigurimi i prishjes së balancit të forcës ushtarake në front në favor të opozitarëve dhe që të detyrohet Damasku që ta pranojë zgjidhjen politike që ne e kemi parashikuar të mirren masat e kundërshtuara më parë.  

Përmbajtja e lajmit të New York Times e përmbledhur më sipër dhe ajo lidhur me mbledhjen e thënë se “u mbajt javën e kaluar” është më datën 17 shkurt. D.m.th. mbledhja është mbajtur gjatë kryerjes së negociatave të raundit të dytë.

Arsyeja e përfundimit të negociatave të raundit të dytë pa arritur asnjë përparim, ishin prioritetet e palëve lidhur me rendin e pikave të negociimit.

Udhëheqja siriane paska kërkuar që negociatat të mbahen sipas rendit të njoftimit në Gjenevën 1 dhe përparësia t`i jipej “luftës kundër terrorizmit”, gjersa organizata opozitare me emrin Koalicioni Kombëtar paska këmbëngulur që t`i jipej përparësi çështjes së “qeverisë së përkohshme”.

Thënë më ndryshe takimet e Gjenevës 2 nga këndvështrimi i Grupit të Miqve ishte një pushim i luftës që do të bartej në një shkallë të re dhe roli që iu dha Koalicionit ishte për fitim kohe duke i quar negociatat në një rrugë pa zgjidhje.

Si rezultat i kësaj ky pushim që përfshiu kohën ndërmjet 22 janarit dhe 15 shkurtit krijoi mundësi të reja Grupit të Miqve në dy këndvështrime.

1- Riorganizimi i grupeve të armatosura që kishin dalë jashtë kontrollit që nga muaji shtator,

2- Matja e limitit të fleksibilitetit të udhëheqjes siriane në tavolinën e negociatave.


Rindërtimi i sistemit të autorizimit


Lufta e autorizimit ndaj Sirisë, nga 2011-ta deri më 31 tetor 2012 kishte vazhduar nën vëzhgimin e SHBA-ve; por nën udhëheqjen e Katarit dhe Turqisë.

Si në Këshillin Kombëtar të Sirisë të organizuar në krahun politik me qendër në Stamboll poashtu edhe në Armatën e Lirë Siriane të organizuar në krahun ushtarak me qendër në Hatay ekzistonte roli përcaktues i Turqisë dhe Katarit.

Por me gjithë një vit të kaluar mossuksesi i Turqisë dhe Katarit që t`i koordinojë përbrenda dhe me njëri-tjetrin grupet politike dhe ushtarake, e bëri të detyrueshme Amerikën që ta marrë përsipri drejtëpërdrejtë udhëheqjen.

Ministrja e Punëve të Jashtme e SHBA-ve e asaj kohe Hillary Clinton e shpërndau Këshillin Kombëtar nën udhëheqjen e Turqisë dhe Katarit,[2] me ndërhyrjen e SHBA-ve u themelua më 11 nëntor Koalicioni Kombëtar[3], dhe më 8 dhjetor ALS si krahu ushtarak i saj.[4]

Duke u dobësuar rolet e Turqisë dhe Katarit në marrjen e drejtëpërdrejtë përsipri të udhëheqjes në luftën e autorizimit në Siri nga SHBA-ja u shtua roli i Arabisë Saudite; gjersa kjo ndikoi që të forcohen grupet ekstremiste në frontin e opozitarëve.

Tërheqja nga ndërhyrja e SHBA-ve ndaj Sirisë të cilën e akuzonte për përdorimin e armëve kimike, grupet e armatosura që e humbën shpresën nga revolucioni i shtyri që të hakmirren ndaj njëra-tjetrës që nga muaji shtator.

Hakmarrja ndërmjet grupeve të armatosura aleanca e re që janë përcaktues grupet në krahun e ekstremizmit.

Hakmarrja ndërmjet grupeve të armatosura duke qenë shkaktare e formimit të formacioneve të alancave të reja në të cilat përcaktuese janë grupet e krahut ekstremist u pa se Koalicioni Kombëtar me ALS-në nën udhëheqjen e Grupit të Miqve janë hallka më e dobët brenda këtyre grupeve.

Këto ishin kushtet që e bartën Amerikën në stacionin e pushimit të Gjenevës 2.

U kuptua që Amerika që e dërgoi Koalicionin Kombëtar pothuajse duke e zvarritur në Gjenevën 2 pa e dhënë asnjë kusht paraprak nga zgjidhja politike e kishte qëllimin e detyrimit të largimit të Bashar al Assadit.

Mbledhja e Washingtonit e përfaqësuesve të shërbimeve të Grupit të Miqve nuk mbetet vetëm në tregimin e qëllimit të parashikur me “zgjidhje politike”. Kjo jep ide edhe për planin që do të bëjë të arrijë në qëllim dhe rrugën që do të ndiqet.

Plani i Grupit të Miqve për ta detyruar Assadin që të tërhiqet në Gjenevën 3, prishja e ekuilibrit ushtarak në front në favor të opozitarëve.

Gjersa rruga për realizimin e këtij plani është keshtu:

A- Rimarrja nën kontroll e grupeve të armatosura: Në drejtim të vendimit të marrë në mbledhjen e Washingtonit grupet e armatosura ndahen në tre kategori:

1- Ata që duhet të marrin ndihmë me armatim dhe gjëra të tjera.

2- Ata që kurrë nuk do të përkrahen për shkak të lidhjeve ekstremiste.

3- Ata që duhet të diskutohen se a janë të përshtatshëm apo jo për përkrahje.[5]

Këtë përshkrim është e mundshme ta lexojmë edhe kështu:

1- Formacionet e ALS-së që janë nën kontroll,

2- Grupet e lidhura me al-Kaidën sikurse SHIISH dhe Nusra,

3- Fronti Islamik me grupet e mëparshme brenda shtabit të ALS-së.

Ky përshkrim që ka për qëllim forcimin e atyre në grupin e parë kundër udhëheqjes siriane, atyre të grupit të tretë mundohet t`ia mveshë rolin e “Sahve” (Këshillët e rizgjimit në Irak).

B- Përkrahja me armatim të perfeksionuar: Me në krye opozitarët e ushtruar nga CIA rreth 8 muaj në Jordani përforcimi me armatim të rëndë dhe profesional të grupeve që bëjnë pjesë në kategorinë e parë. Përdorimi i këtyre edhe kundër udhëheqjes siriane edhe kundër grupeve të tjera ekstremiste.

C- Hapja e Frontit Jugor: Hapja e Frontit Jugor për rimarrjen e pikave të humbura në Sham duke filluar nga Dera. Detyrimi i mundshëm i Shamit për dorëzim në Gjenevën 3.


Fronti Jugor, përkrahja e Izraelit dhe kurthet e koordinuara


Vizita e “fshehtë” në Jordani më 27 shkurt e kryetarit të Koalicionit Kombëtar Ahmed Xharba,[6] u zhvillua në kuadër të këtij planifikimi që është duke u ndjekur.

Ambasada në Aman e SHBA-ve deklaroi se nuk do t`i sqarojë takimet ndërmjet ambasadorit të SHBA-ve në Kajro Anne Patterson dhe Ahmed Xharbas në ditët kur u rrëzua Mursi.

Edhe anëtarët e Koalicionit Kombëtar nuk dhanë imtësira lidhur me viziten e Xharbas në Jordani se nuk kanë njohuri.

Mirëpo televizioni i Katarit Al-Jazeera, e vuri në pah si vizitën në ndërlidhje me Frontin Jugor poashtu edhe shtyrjen Katar-Arabi Saudite brenda opozitarëve.

Komandanti i brigadave të Jermukit Bassar Zobi, që i foli Al-Jazeeras, duke treguar se nuk kishte informacion lidhur me vizitën e Xharbas në Jordani kritikoi sjelljen në krye të ALS-së të Abdul al Bassir i cili dihet që është njeriu i Sauditëve pa u këshilluar me komandantin e frontit Selim Idris.

Ky shembull, tërheqë vëmendjen për arsye se reflekton rreziqet e brendshme gjatë riformatimit të opozitarëve dhe rrugës që duhet ndjekur për hapjen e frontit jugor.

Së bashku me këtë në luftën e autorizimit planifikimi i ri shihet hapur se ka ngritur emocionet e SHBA-ve dhe aleatëve të opozitarëve sirian. 

Futja në Siri përmes Izraelit e 1500 militantëve të stërvitur në Jordani[7] dhe vizita e opozitarëve sirian që janë duke u shëruar ne spitalin Sahra nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu duke treguar përkrahje, reflekton emocionet që rrjedhin si burim i besimit që ndjehet në suksesin e planit.

Në një periudhë kur vazhdojnë përgatitjet për hapjen e Frontit Jugor vrasja duke rënë në kurth e 175 militantëve në Gutën lindore dhe një ditë më pas e 20 të tjerëve ndërmjet Gutës dhe Kalamunit tregojnë përgatitjen e ushtrisë siriane dhe aleatëve.

Potencimi i “koordinimit të gjerë” gjatë operacionit të Gutës lindore nga ushtria siriane prezantimi i pamjeve lidhur me kurthin së pari në televizionin el-Menar[9] jep idenë e mundshme lidhur me pjesëtarët e koordinimit.

Bombardimi i një baze të Hisbullahut në Jordani nga ana e Izraelit, si dhe deklarimi i Hisbullahut se do t`i përgjigjet kësaj në një kohë të përshtatshme është e mundshme të lexohet në korniza të një plani të ri të Miqve.