Mbi politikën e jashtme të AKP-së me Alptekin Dursunoglu: Jemi përballë një dështimi të madh

  • None
nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Korrik 24, 2016, mesnatë

Një bisedë me shkrimtarin/gazetarin Alptekin Dursunoglu rreth librit të tij të ri ‘Lindja e Mesme e Osmanisë së Re’, Turëisë dhe rajonit.

™šÕ

Marrëveshja e bërë me Izraelin dhe njohja e bllokatës së Rripit të Gazës, të kërkuarit falje nga Rusia, krijimi i marrëdhënieve të reja me Egjiptit që prej rrëzimit të Mursit nga pushteti dhe së fundmi pretendimet e paraqitura në lidhje me Sirinë rreth një “dialogu me Esadin”...

Veçanërisht zhvillimet që kemi parë muajt e fundit, motoja e një periudhe të caktuar të politikës së jashtme “të përcjellim nevojat e kohës të rajonit me anë të kërkesave jashtë rajonit” dhe së fundmi rrugëtimi i marrë nga Osmania e Re, Turqia e sotme janë një tjetër evidencë e drejtimit të errët dhe të paqartë të saj. Ëndrra që filloi me objektivin e Osmanisë së Re fill pas periudhës së Pranverës Arabe; një shtet që i ka kthyer kufinjtë e saj në hapësirë për hyrje dalje dhe hapat e mbrapshtë që u hodhën në politikën e jashmte kanë qënë hapa të hedhur mbrapa edhe për qeverinë që i paraqet këto si hapa të hedhur drejt suksesit.

Një ndër gazetarët më të sukseshsëm që arrin të ekspozojë më së miri politikën e jashtme të Turqisë, e cila të ngjason me një mozaik është Alptekin Dursunoglu. Dursunoglu në librin e tij të fundit – që mban titullin “Lindja e Mesme e Osmanisë së Re” – kur shtrohet çështja për marrëdhëniet e Turqisë me rajonin si dhe me Perëndimin i analizon dhe i shpjegon duke marrë parasysh politikën e jashme të 14 viteve të AKP-së.

Një bisedë me shkrimtarin/gazetarin Alptekin Dursunoglu rreth librit të tij të ri ‘Lindja e Mesme e Osmanisë së Re’, Turëisë dhe rajonit.

Në librin tuaj jeni shprehur se, ndërsa AKP-ja filloi të ndryshojë regjimin e saj të vjetër, ajo nuk zotëronte një plan të përplotësuar për të realizuar një regjim të ri. Ndërsa reflektimi i këtij mungese plani në politikën e jashmte e shohim si “Një Turqi e re, themelet teorike të së cilës në rajon korrespondojnë me një mozaik.” A nuk ka pasur në të vërtetë, që prej fillimeve të saj AKP-ja një plan të përplotësuar për politikën e jashtme të Turqisë?

Është më e udhës që këtë gjë ta diskutojmë në këtë pikëpamje; Ahmet Davutoglu ka një libër që mban titullin “Thellësi Strategjike” dhe në të njëjtën kohë ky libër mund të shihet si doktrina e politikës së jashtme të AKP-së. Politika e jashme e Akp-së është po aq gjithëpërfshirëse dhe objektiva sa mund të jetë gjithëpërfshirëse dhe objektive përmbajta që mbart libri “Thellësi Strategjike”.

Ekziston një shprehje e njohur që thuhet për Ahmet Davutoglunë “Ministri i punëve të dushit” (Lojë fjalësh nga turqishtja dish – e jashtme, dush - dush). Kanë ndodhur shumë gjëra si rreth doktrinës së Thellësisë Strategjike, si gjatë mandatit të tij si ministër i punëve të jashtme, si dhe gjatë mandatit si kryeministër i vendit, që e bëjnë këtë shprehje shumë të drejtë e të vërtetë. Gjatë kohës që kam shkruar këtë libër kam analizuar dokumentit e përgatitur nga AKP-ja, “Vizioni Strategjik i 2023-shit”. Qoftë ato që thuhen në këtë dokument, qoftë ato që thuhen në librin e Ahmet Davutoglusë, qoftë ato që janë vënë në praktikë tregojnë qartazi se këtu gjenden vetëm ëndëra, ndoshta edhe ideale përsa i përket gjeopolitikës. Megjithatë, sa të përputhshme janë marrëdhëniet e bashkëpunimit në rang ndërkombëtar të realizuara nga Turqia me dëshirat e AKP-së në lidhje me rajonin, si dhe me kushtet objektive që janë në rajon tani për tani? Pyetje të këtila si, a mund të pajtohen me njëra-tjetrën këto pretendime, kam përshtypjen se janë vetëpërgjigjur në panoramën e mjerueshme që na del përballë në lidhje me të paktën 5 vitet e fundit.

Për ta bërë akoma më konkrete atë që thamë, mund ta formulojmë kështu; turqia është një shtet që e ka bërë zgjedhjen e saj kah perëndimit. Ka për qëllim që të bëhet vend antar i Bashkimit Evropian që është aleat i NATO-s. Pavarësisht kësaj, Akp-ja është përpjekur ta paraqesë Turqinë si një shtet, që me shprehje të këtilla si “shtet politikë të jashtme të ndërgjegjshme, fuqi e 5-të në botë”, i ngre krye jo vetëm ShBA-së, por gjithë sistemit botëror,  shkakton një tëreqje mbrapsht nga BE-ja, si një mbrojtës, madje lider i rajonitdhe së fundmi e paraqet si një shtet që kërkon të kthejë pretendimet për një Osmani. Këto nuk janë gjëra që mund të shkojnë shtat me njëra-tjetrën. Nuk është e mundur që në një anë të mburresh se je parteni kryesor i ShBA-së dhe të këndoshë këngën “Në këto shira bashkë u lagëm” në takimet Obama-Erdogan, ndërsa nga ana tjetër të mbash qëndrime në mbështetje të Palestinës kundër Izraelit; nga njëra anë të flasësh për rajonin si një vllazëri rajonale, nga ana tjetër të kërkosh ndërhyrjen e ShBA-së në Siri dhe t’i shpallësh kufinjtë e tu si kufinjë të NATO-s; nga njëra anë të shprehesh se mban një qëndrim në favor të popujve që kanë mbetur nën udhëheqjen e regjimeve diktatoriale, nga ana tjetër të mështesësh luftën e filluar nga mbreti më i prapambetur dhe më i pasur të njërit prej shteteve më të varfërë në botë, Jemenit. Këto nuk janë gjëra që mund të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën. Kjo panoramë e mjerueshme e rajonit, që na paraqitet tani është ajo që kanë krijuar rezultatet e papajtueshmërisë dhe diskritetit të politikave të jashmte të Turqisë.

Në disa vende të ndryshme në librin tuaj keni përmendur faktin se as “moncheri-të e Turqisë së Vjetër” nuk i kanë përmendur pretendimet që thuheshin në kohën e AKP-së se “kufinjtë e Turqisë janë edhe kufinjtë e NATO-s”. Nëse i hedhim një sy politikës së jashtme të para vititn 2011 të AKP-së, a mund të dalim në konkluzionin se ajo ka qënë një skenar që bashkë me imperialistët e tjerë të mund “t’i hidhnin hi syve” të popujve të rajonit? Konkretisht, për shembull, a ishin veprime të pafajshme; ndërhyrja ushtarake në Irak, ndërmjetësimi Siri-Izrael dhe nisma bërthamore në Iran?

Sigurisht nuk mund të hedh diçka përfundimtare në lidhje me qëllimet e këtyre veprimeve, duke qënë se nuk zotëroj prova objektive për t’i vërtetuar; megjithatë ekziston një e vërtetë e këtillë: deri para vitit 2011, domethënë deri para se të fillonte Pranvera Arabe, roli që Turqia i kishte vënë vetes në politikën e jashtme ishte “përcjellja e nevojave të rajonit tek faktorët ndërkombëtarë”. Kjo gjë bënte që të dyja palët të kishin besim tek Turqia. Turqia ishte partnere e ShBA-së, megjithatë në të njëjtën kohë nuk kishte asnjë problem me asnjë prej shteteve fqinje, kështu zotëronte pretendimin se ishte mbrojtëse e rajonit. ShBA-ja, partnerja e saj fliste për kërkesat e saj që kishte ndaj rajonit, ndërsa rajoni fliste për nevojat që i kishte penguar ShBA-ja. Për këtë arsye, Turqia në periudhën para 2011-ës, domethënë para pranverës Arabe, që i ngjalli Turqisë dëshirat për krijimin e Osmanisë së Re mundohej që duke ndërthurur nevojat e vendeve të rajonit si Siria, Irani dhe Iraku me pretendimet që kishte Preëndimi të mund të fitonte kredite nga të dyja palët. Për shembull, marrëdhëniet e mrekullueshme që kishte me Sirinë deri para vitit 2011 i paraqiste para rajonnit duke thënë “Ne dëshirojmë ta shpëtojmë Sirinë nga vetmia dhe nga presioni i faktorëve ndërkombëtarë”, nga ana tjetër ShBA-së i shprehej se “Ne po mundohemi ta shkëpusim Sirinë nga Irani dhe ta bëjmë pjesë të shoqërisë ndërkombëtare”.

Megjithatë, kriza e Sirisë ishte aq e ndërlikuar sa rreth së cilës nuk mund të jepeshin dy shpjegime të ndryshme. Turqisë i duhej ose të ruante marrëdhënjet e pashoqa që kishte me Sirinë dhe t’i qëndronte asaj pranë duke i dalë kundër të sulmeve ndërkombëtarëve dhe ta merrte përsipër këtë risk, ose të mundohej të përfitonte nga kjo situatë duke u vendosur në kampin që përbëhej nga ShBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Arabia Saudite dhe Katari. Turqia zgjodhi alternativën e dytë. Nuk e di nëse ka mbetur ende ndonjë person që e beson shprehjen e famshme se zgjedhja e Turqisë kundrejt Sirisë ishte “të qëndruarit pranë popullit të mjerë kundër regjimit diktatorial”; megjithatë këdo që të pyesni në lidhje me qëndrimet e shteteve që ndodheshin në kampin ku u përfshi edhe Turqia kundër Sirisë, do të merrni të njëjtën përgjigje: “Anglia dhe Franca janë të periudhës Sykes-Picot; ShBA-ja është imperialistia e kësaj periudhe. Ndërsa Arabia Saudite dhe Katari janë dy vendet më të prapambetura të të gjitha periudhave.” Kështu edhe Turqia me këtë grup shtetesh na u shit se do të sillte liri dhe demokraci në Siri.

'AKP KA LUAJTUR LOJË TË DYSHIFTË'

Nga ana tjetër pretendimet se deri në vitin 2011, Turqia ka qëndruar në krah të vendeve të rajonit dhe ka qënë ndërmjetësime shihen më shumë si sajesa sesa si të vërteta.

Për shembull, më konkretisht, bindja e sunnive irakianë për një proces politik... Kjo që është parashtruar si një arritje e Turqisë. Ashtu siç dihet tashmë, gjatë zgjedhjeve politike të vitit 2005, sunnitë e Irakut më 30 janar shpallën bojkotin e zgjedhjeve. Bojkotet në lidhje me proceset politike kishin për qëllim që t’i jepej fund plotësisht atyre; megjithatë nuk arritën t’ia dilnin me sukses. Më pas, më 15 dhjetor e panë të detyrueshme për veten e tyrq që edhe ata të merrnin pjesë në proceset politike. Sepse ata vetë kishin mbetur tashmë jashtë loje. Duke qënë se sunnitë e kishin bojkotuar proces dhe zgjedhjet politike, kurtët dolën fitimtarë si në zgjedhjet vendore ashtu edhe në ato parlamentare, madje edhe në qytete të këtilla si Musul dhe Diala. Për këtë arsye, më 15 dhjetor sunnitë e Irakut vendosën që të merrnin pjesë në procesin politik. Vetëm cermonia e të gjithë kësaj pune u bë në Turqi. Me ardhjen e Tarik Hashimit në Turqi u përcoll mesazhi se heqja dorë e sunnive nga bojkoti u bë me dëshirën dhe miratimin e Turqisë.

Edhe thëniet në lidhje me faktin se Turqia e ka mbështetur programin bërthamor të Iranit i përshtaten të njëjtës situatë. Në një moment të caktuar u ndje nevoja për lëndë djegëse për reaktorin e kërkimit që ndodhet Teheran. Irani aplikoi në agjenci për të kërkuar lëndë djegëse. Në këtë kohë, në vend të blerjes së lëndës djegëse solli propozimin për shkëmbim. Sepse Irani zotëronte tonelata të tëra uraniumii që ishin 3 {[yuzde]} të pasuruara. Nën kornizën e këtij këmbimi, ShBA-ja kërkonte uranium të pasuruar pak në këmbim të 80 kilogramëve lëndë djegëse 20{[yuzde]} të pasuruar. Irani e pranoi këtë këmbim; megjithatë ShBA dhe Franca vunë kushtin që ky këmbim të bëhej në një kohë sa më të shkurtër dhe të bëhej jashtë territorit të Iranit. ShBA duke e ditur mjaft mirë se Irani nuk do t’i pranonte këto kushte kishte për qëllim që këtë çështje ta çonte tek Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, me ndërmjetësimin e Turqisë dhe të Brazilit, Irani i pranoi këto kushte. Gjithsesi, pavarësisht se Iran i pranoi kushtet e ShBA-së, ajo përsëri vendosi që ta çojë çështjen para Këshillit të Sigurimit. Në atë kohë Turqia ishte anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit. Duke qënë se ajo vetë kishte qënë ndërmjetësuese në këtë çështje nuk mund të votonte krah ShBA-së për t’i vënë sanksione Iranit. Duke e parë në një këndvështrim tjetër, ky veprim i Turqisë u komentua sikur Turqia i doli kundër ShBA-së dhe u pozicionua në favor të Iranit.

'JEMI PËRBALLË NJË DËSHTIMI TË MADH'

Pritshmëria themelore e AKP-së në politikën e jashtme ishte se “do të ndodhte një ndryshim i madh në sistemin universal të politikës dhe ekonomisë”. Sipas këndvështrimit tuaj, a ishte ky qëndrim plotësisht i gabuar? A mund të interpretohen si si indikatorë të “ndryshimeve të mëdha ” shembulli i Pranverës Arabe, apo shembulli i konflikteve që po ndodhin brenda Amerikës, apo faktori kinez, si dhe përçarja e Bashkimit Evropian?

Sigurish që mund të jenë indikatorë, por ajo që unë kundërshtoj në libër është kjo; mund të ekzistojë paramendimi se “do të përjetohen ndryshime të mëdha”, megjithatë ky paramendim duhet të mbështetet në të dhënë objektive. Ju mund të thoni se “zhvillime të këtilla si kjo, apo ajo janë shenja të këtij qëndrimi”. Është thënë se do të ketë ndryshime të mëdha... Nëse e marrim të mirëqënë se do të ketë ndryshime të mëdha, cila është evidenca për këtë, ku e mbështesim këtë parashikim? A është shprehja “Konceptualiteti që kemi për qytetërimin dhe interpretimi ynë për historinë” një e dhënë objektive?

A ka qënë thjesht kjo gjë një hamendësim, apo ka qënë një parashikim i mbështetur në disa gjëra të vërteta që ata kanë arritur t’i kuptojnë më parë; këtë gjë ne nuk mund ta dimë. Sepse ata vetë nuk janë shprehur rreth kësaj gjëje. Pavarësisht kësaj le të marrim për të mirëqënë se ata nuk duan t’i tregojnë vetë këto prova, por e kanë ditur se do të përjetohen ndryshime të mëdha, apo e kanë parashikuar një gjë të këtillë. Sipas kësaj, a nuk duhej që Ankaraja të ishte vendi më i përgatitur për të përfituar nga këto ndryshime. Sepse, në fund të fundit – ata kanë arritur të parashikojnë diçka që të tjerët se kanë ditur që do të ndodhte. Sipas këtij planifikimi ata duhet të kishin qënë drejtues të këtyre ndryshimeve, ose të paktën të kishin ppasur një rol ndikues. Sigurisht këto ishin edhe pretendimet e vitit 2011; megjithatë, tani të gjithë po i shohim rezultate. Është e lehtë të thuash “ne kemi udëhequr” në vitin 2011, por në vitin 2016 e vërteta është e kristaltë dhe e qashtër. Pra, ata i kanë parashikuar në ’90-ën ato që ndodhën në 2011-ën, por ,cfarë plani patën për të drejtuar këto ndryshime që arritëm në këto rezultate... Këto rezultate shenjojnë dy mundësi. E para është se nuk ka pasur asnjë parashikim, është e gjitha gënjeshtër. E dyta është se ka pasur parashikime, por drejtimi i ngjarjeve ka qënë i gabuar.

Në librin tuaj shpreheni se ekzistojnë ende dy marrëveshjet që përcaktojnë Lindjen e Mesme: Sykes-Picot dhe Camp David. Sipas këndvështrimit tuaj, a kanë qënë lufta për pushtet drejtuar Sirisë dhe Pranvera Arabe procese të lujes së kokës të subjekteve të cilat i kanë dalë kundër rendit të këtyre marrëveshjeve. Kthimi i fuqive të jashtme brenda në rajon si heronjë, e përforcon akoma më shumë këtë tezë.

Natyrisht, vetë misioni i krijuar nga AKP-ja për “Osmaninë e Re” dhe vizioni për t’u bërë ushëheqës të rajonit  bien ndesh me Sykes-Picot. Nuk mund të ketë kuptim që Turqia të njohë, miratojë dhe pranojë Sykes-Picot-in apo Camp David-in dhe në të njëjtën kohë të pretendojë të bëhet mbrojtësi apo lideri i rajonit.

Atëherë arrihet në përfundimin se veprimet e tyre nuk korespondojnë me fjalët e tyre. Në fund të fundit kjo është edhe një prej gjërave që bien ndesh. Jeni aleatët më të rëndësishëm të Amerikës në rajon, jeni aleatë në NATO-s keni marrëdhënie me Izraelin, që në fjalë mbeten sikur keni mosëmarrveshje, por marrëdhëniëniet nuk tensionohen kurrë; megjithatë jeni kundër Camp David.

Jeni pozicionuar në të njëjtin kamp me Anglinë dhe Francën kundër Sirisë. Nevrikoseni me faktin se pse nuk ndërhyet në Siri; megjithatë kundërshtoni Sykes Picot.

A nuk është propozimi për zgjidhjen e çështjes së Palestinës, një propzim i ndërtuar nën prespektivën e Camp David? Sepse po propzoni “zgjidhje me dy shtete”. 48 territori i pranoni si të Izraelit, e njihni Izraelin si shtet; madje brenda 67 territoreve mbështesni rrugën e përcaktimit të sa përqind të tyre i përket Izraelit me anë të bisedimeve të nevojshme. Me qëndresën e Palestinës mund të lidhni marrëdhënie vetëm me Hamasin, dhe këto marrëdhënie mund të kenë vetëm formë politike. Edhe në këtë pikë mburreni me faktin se “e kishim çuar punënë aq sa Hamasi ta njihte Izraelin si shtet”. Kjo është një shprehje e cituar fjalëpërfjalshëm nga Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushoglu. Pas gjithë këtyre zhvillimeve pse ende e mohoni Camp David-in? 

ÇFARË KA NË DORË TURQIA PËRVEÇ THELLËSISË STRATEGJIKE?'

Edhe në lidhje me Sykes Picot ekziston i njëjti qëndrim. Thonë se “Harta e rajonit është krijuar nga dy fuqi imperialiste të asaj kohe. Kjo ka qënë një parantezë, dhe ne po e mbyllim këtë parantezë njëqind vjeçare”. Pavarësisht kësaj thënieje, ata nuk kanë asnjë të dhënë objektive se si dhe me çfarë do ta mbyllin këtë parantezë të së shkuarës. Si dy fuqi imperialiste të asaj kohe, Britania e Madhe dhe Franca erdhën dhe krijuan kufinjtë në këtë rajon. Sepse Fanca dhe Britania e Madhe kishin edhe ushtri dhe teknologji ushtarake si mjete mbrojtëse me fuqi të mëdha si dhe fuqi të buta si diplomacia. Nga gjithë kjo, cfarë zotërojnë Turqia, apo Katari që ngrejnë pretendimet se do të mbyllin këtë parantezë njëqind vjeçare. Çfarë ka Katari përveç El Xhazirës dhe Jusuf El Karadavit, dhe çfarë ka Turqia përveç Ahmet Davutoglu-së dhe librit Thellësi Strategjike?

Nga ana tjeër, Ankaraja që kritikon Sykes-Picot-in që përcaktoi kufinjtë mes Irakut dhe Sirisë, a nuk ndodhet sot në të njëjtën anë ku janë pozicionuar Britania e Madhe dhe Franca? Le ta marrim të mirëqënë për një moment të vetëm se arritën të jenë të suksesshëm në Siri dhe arritën që me veprimet e tyre të mbyllnin parantezën njëqind vjeçare. Por çfarë na garanton se brenda kësaj paranteze nuk do të gjenden Franca dhe Anglia? Çfarë do të thoshte Franca dhe Anglia nëse do të ishte arritur të realizohej revolucioni i planifikuar “Ne po largohemi, parantezën që hapën diplomatët tanë me emrat Sykes dhee Picot, po nuk e pati problem le të mbylli Ahmet Davutoglu-ja”?

Ekziston një dinakëri e mprehtë në gjithë këtë situatë. Është një praktikë mëse e përdorur nga ShBA-ja në krye e më pas nga të gjitha shtetet e tjera të Perëndimit; por në politikën e brendshme është shumë autoritare, është krijuar një situatë sikur thuhet “Çdo gjë e drejtojmë ne”.

Në të gjithë shtetet e botës, politika e jashtme përdoret në një formë apo një tjetër si një mjet për politikën e brendshme; por duke qënë se kjo do të përkufizohej si interesa partiake, grupore, klasore apo vetiake, prandaj përdoret një përkufizim që vendos kufinjtë si “interesat e larta shtetërore”. Në Turqi këto kufinjë të politikës së jashtme janë tejkaluar në mënyrë të ekzagjëruar dhe janë bërë mjet për politikën e brendshme. Një shembull i thjeshtë i këtij fenomeni është se si marrëdhënet mes Turqisë dhe Egjiptit u drejtuan duke u nisur nga marrëdhëniet AKP-Ihvan.

Politika zyrtare që Turqia ka shpallu në lidhje me Irakun, ka si element thelbësor mbrojtjen e njëshmërisë së territorit të Irakut. Pavarësisht se nuk ka ndonjë ndryshim zyrtar të kësaj politike,  fakti që Ankaraja ka injoruar Bagdatin dhe ka lidhur marrëdhënie të dretpërdrejta me Erbilin si kryeqytet i një shteti të pavarur tregon se interesat vetiakë edhe njëherë kanë prevaluar mbi interesat kombëtarë.

Në fushën e gjërë të politikës së jashtme nuk ekziston një kriter konkret sipas të cilit të mund të cilësojmë apo masim susesin apo dështimin e një hapi të hedhur në këtë fushë. Për masat shprehja se “Ne kemi ndjekur një politikë me thmele të ndërgjegjshme dhe humane kundrejt Sirisë” mund të jetë ekzaltuese. Askush nuk ngre pyetjen mos është shteti një organizatë bamirësie? Nga ana tjetër duhet ngritur edhe pyetja, a janë vërtetë këto veprime të ndërmarra në favor dhe në të mirë të popullit sirian? Është e pamundur të vlerësojmë sesa mund të ndikojnë preferencat partiake në përgjigjen e kësaj pyetje. Kur në vitin 2011 çështja e Sirisë ishte “çështje e jonë e brendshme” a nuk pretendohej që “të mos derdhet gjak, të mos ketë ndërhyrje të jashtme”.

A u bënë dhjetra mijëra militantë që u dërguan nëpërmjet kufinjve të Turqisë në Siri, si dhe kamionët e mushur me arëm arsye për ndalimin e derdhjes së gjakut në Siri? Nëse kemi ndërhyrë duke thënë të mos bëhet ndërhyrje e jashtme në Siri, atëherë pse nevrikosemi me aleatët tanë perëndimorë për arsyen se nuk kanë realizuar një ndërhyrje ushtarake të jashtme?

Për shembull, sa po kritiokohet marrëveshja më e fundit e Gazzas... Me këtë marrëveshje Turqia ka njohur bllokatën e vënë ndaj Gazzas. Megjithatë, “meqë anijet tona do të dërgojnë ndihma në Gazza, jeta atje do të normalizohet, madje edhe Halid Meshali na ka falenderuar; për këtë arsye kjo duhet të listohet si një sukses i madh...” pavarësisht se gjithë kjo nuk duket e besueshme, sa do të ndikojë e gjithë kjo situatë në zgjedhjet e rradhës?

Si përfundim, AKP-ja pavarësisht faktit së ka dështuar, asnjëherë nuk dëmtohet duke i përdorur tematikat e politikës së jashtme si mjete për politikën e brendshme.

'NËSE SHOHIM REZULTATET, E GJITHË KJO ËSHTË NË FAVOR TË ISIS-it, SHBA-së DHE IZRAELIT'

Në librin tuaj të ri keni ngritur pretendimet se ka një lloj ngjashmërie mes rrezikut të ISIS-it dhe mes periudhës së para Sykes-Picot. Mes këtyre ngjashmërive përmendet edhe iniciativa e fuqive të jashtme dhe nevoja për një rregull të ri rajonal. Veçanërisht, kur mendojmë specifikisht për Irakun, mund të shohim qartazi edhe në librin tuaj se nga kush përdoret dhe si e përdorin ISIS-in. Sipas këndvështrimit tuaj, a është ISIS-i një mjet që po përdorur për të vendosur një rregull të ri të rajonit?

Duke marrë parasysh rezultatet që ka sjellë ISIS mund të arrijmë në këtë përfundim. Sigurisht nuk mund të ngrihen pretendimet se ka ardhur dikush nga CIA dhe ka mbledhur njerëz në Bagdat duke i trajnuar ata dhe më pas kanë krijuar ISIS-in. Por megjithatë po t’i hedhim një sy rezultateve dhe të bëjmë një analizë të ISIS-it, në çdo këndvështrim shihet se ISIS është një mjet i mrekullueshëm në favor të Amerikës dhe Izraelit për të vendosur një rend të ri rajonal.

Siguria e Izraelit përbën elementin thelbësor të politikës së ShBA-së në këtë rajon. Një rajon ku nuk ekziston asnjë shtet më i pavarur dhe i qëndrueshëm sesa Izraeli dhe një rajon ku asnjë ushtri nuk është më e fortë se ushtria izraelite është një rajon i përsosur për ShBA-në dhe Izraelin.

Le të analizojmë vendet e rajonit pas Pranverës Arabe, me të cilën Ankaraja mburret se ka qënë drejtuese... sipas shprehisë së shefit të Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Izraelit, Gjenerali Herzl Halevi, në rajon nuk kanë mbetur më shtet këto mbetje janë thjeshtë kantone. Në Irak, Siri dhe Libi ushtritë janë shpërbërë; popujt janë shkatërruar, mes popujve kanë lindur mosmarrëveshje dhe armiqësi që ndoshta do të zgjasin për dhjetra vite. Në Irak dhe Siri kanë ndryshuar sistemet demografike.  Në lidhje me çështjen e Palestinës, vendet që kanë këndvështrime të ndryshme me Izraelin, si Siria dhe Irani janë kthyer në vende konfliktesh duke shfrytëzuar kanfliktet Sunni-Shia/alevi. E gjithë kjo situatë ka krijuar një mundësi të papërsëritshme për ShBA-në dhe Izraelin që t’i përdorin armiqtë e tyre për t’u konfliktuar mes njëri-tjetrit.

ISIS, Nusra dhe organizata të tjera të ndryshme, të përdorura si mjete në luftën për rrëzimin e pushtetit në Siri nga ShBA-ja dhe nga partnerët rajoanl kanë krijuar një kaos me përmasa rajonale në mënyrë që Izraeli të jetë shteti më i fuqishëm në rajon si dhe t’i drejtojë konfliktet brenda në rajon sipas interseit të tij.

Ana më tragjike e gjithë kësaj është se të gjitha këto veprime janë kryer duke i bërë të duken s itë nevojshme për rajonin dhe se ato që i kanë ndërmarrë këto veprime, i kanë ndërmarrë vetëm për të shpëtuar rajonin. Për shembull, në vitin 2003 ShBA-ja pushtoi Irakun ne 175 mijë ushtarë. E detyruan Irakun që të pranonte marrëveshjen e bashkëpunimit me afate të gjata; por sërisht nuk e lejuan ta firmoste. Nuk ka asnjë shtet në botë që Amerika ta ketë pushtuar dhe të jetë larguar nga aty pa marrë një bazë ushtarake. I vetmi përjashtim është Iraku. U tërhoq nga Iraku pa marrë asnjë bazë ushtarake. Dua të kujtoj edhe ambasadorin amerikan në Bagdat i cili kishte një personel prej 16 mijë amerikanësh i cili u bë temë shakashë duke thënë se nuk ka qënë një pushtim pavarësisht se në atë territor gjendeshin dhjetëra mijëra ushtarë amerikan.ë

Megjithatë, Amerika e cila u detyrua të largohet nga Iraku pa marrë asnjë bazë ushtarake, duke u bërë fillestar me krizën e vitin 2011 në Siri, pastaj me pretekstin e ISIS-it që u kthye në khalifat në 2014-ën u rikthyen edhe një herë me qëllimin “për të shpëtuar Irakun”. 



Burimi : Sol