A do t’i dorëzohet Libani ISIS-it? Plani i Izraelit dhe Sauditëve për të shkatërruar Hizbullahun

  • None
nga Andre Vltchek | Publikuar në Prill 10, 2016, mesnatë

Të gjendurit e Izraelit në një konflikt të ri të vogël i lidh pothuajse të gjitha forcat e Hizbullahut në lindje, e sulmon ISIS-in nga veriu, marrin formë aktive celulat e tjera që gjenden në gjumë në Beirut, Trablussham dhe në qytetet e tjera dhe brenda disa ditëve Libani shkatërrohet. A është ky plani? Si përfundim, kur kryefjalë janë “Armiqtë Shii”, Izraeli dhe Arabia Saudite bëhen dy aleatë.

New Eastern Outlook

Pasi forcat e armatosura të Sirisë çliruan Palmiran, Presidenti Esad falenderoi për mbështetjen materiale që i kanë dhënë vendit të tij Vladimir Putin-in dhe polullin rus. Siria dhe Rusia kanë luftuar përkrah njëra-tjetrës kundër ISIS-it dhe grupimeve të tjera terroriste që zhvillonin aktivitetin në rajon. Një pjesë dominuese e këtyre grupimeve janë grupe të përgatitura nga aleatët e ngushtë të Perëndimit si Arabia Saudite, Katari dhe Turqia.

Pas fitoreve të kohëve të fundit që arriti të realizojë Siria u shkatërrua dhe u shpërbë miti se terrorizmi është i pamposhtshëm. U bë mëse e qartë se, edhe më radikalët prej tyre mund të munden nëse luftohet në mënyrë të sinqertë dhe me këmbëngulje.

Po ashtu në të njëjtën kohë u kristalizua edhe fakti se, Perëndimi ka treguar shumë pak interes për të mundur këto grupe. Fillimisht, këto grupi janë formësuar të paktën konceptualisht në kryeqytetet e Perëndimit. E dyta, ata i shërbejnë shumë qëllimeve të ndryshme, dhe këtë e bëjnë në shumë vende të ndryshme të botës; ata trajtojnë në mënyra mizore shtetet që nuk pranojnë t’u binden në Lindjen e Mesme, ndërkohë krijojnë terror dhe zhgënjim tek qytetarët evropianë dhe në këtë mënyrë legjitimojnë buxhetet e ‘mbrojtjes’ dhe shërbimeve sekrete si dhe masat kolosale të mbrojtjes.

Në të njëjtën mënyrë është plotësisht e qartë se Perëndimi nuk është aspak i lumtur me sukseset e pamatshme që kanë arritur forcat e Sirisë dhe ato të Rusisë. Gjithashtu po bëjnë të pamundur për t’i shkaktuar dëm  kësaj; dhe duke përdorur elementin e propagandës i shpërfill këto arritje madje edhe i njollos ato.

Tashmë që, ISIS po largohet pak nga pak nga të gjitha pikat strategjike themelore brenda Sirisë, në mendje vjen kjo pyetje: ku do të vendoset herën tjetër? Padiskutim luftëtarët janë të nevojshëm në vendin fqinj Irakun, por nga ana tjetër, Bagdati po shkon çdo herë e më afër drejt një aleance me Rusinë, kështu së shpejt grupimet terroriste as atje nuk do të jenë më të sigurtë. Duke marrë parasysh të gjitha të dhënat që paraqiten, vendi më i përshtatshëm për të përhapur ISIS-in është Libani.

Sepse ISIS tashmë ndodhet atje! Celulat e tyra ende në gjumë janë të shpërndara në të gjithë vendin, nga Lugina e Bekas deri në disa lagje të pasurish të Beirutit (Jo gjithmonë muslimane).

Për nga ana historike, Siria dhe Libani kanë qenë gjithmonë një përbërje e vetme. Lëvizjen e njerëzve brenda këtyre dy shteteve kanë qënë me rreze të gjerë dhe të përhershme. Pas fillimit të luftës në Siri, me qindra mijëra siranë, të pasur dhe të varfër hynë në shtetin e vogël libanez; disa prej tyre ngritën kampe të improvizuara, disa të tjerë morrën me qira apartamente luksoze në lagjet e Beirutit.

Zyrtarisht, Libani (një shtet me popullsi vetëm 4.5 milionë) për momentin ka mirëpritur 1.5 milionë refugjatë ndër të cilët shumica janë sirianë, një pjesë nga Iraku dhe një pjesë nga vendet e tjera. Bashkëngjitur me këtë gjenden edhe rreth 450 mijë ‘refugjatë palestinezë të përhershëm’ që jetojnë në kampe të mëdha nën drejtimin e UNRWA (Institucion OKB).

Në disa periudha, kur lufta merrte një formë shumë të frikshme, numri i refugjatëve sirianë (jozyrtarë) në Liban kalonte mbi 2 milionë. Prej vitesh tashmë, kufiri Liban-Siri është bërë i paqëndrushëm, madje dhe kontrollet kufitare nuk janë më të përcaktuara. Kjo gjë ka filluar të ndryshojë në kohët e fundit – por vetëm në kohët e fundit.

Bashkë me familjet që janë larguar përgjithësisht për shkak të kushteve të vështira të shkaktuara nga lufta dhe përbëjnë refugjatët kanë ardhur edhe luftëtarë të grupeve terroriste si ISIS, El Nusra, pro-sauditët dhe pro-turqit. Këta persona, duke përfituat nga kjo gjendje janë vendosur në brendësi të rrjedhës së refugjatëve të ligjshëm.

Objektivat e tyre janë të qarta dhe të thjeshta: të mblidhen përsëri bashkë në Liban, të formësojnë celula të forta dhe efektive dhe të godasin përsëri. ‘Ëndrra’ e ISIS është që të krijojë një khalifat në veri të Libanit, mundësisht t’i mundësojë dalje në Mesdhe.

Që prej një historie të afër, Libani është kthyer në një shtet shumë të dobët dhe të ndarë bazuar në medhhebe. Pothuajse prej dy vitesh nuk mund të zgjedhin një President. Deri më tani qeveria është jofunksionale, pothuajse ka marrë një formë të paralizuar. Vendi është ekspozuar nga sëmundje të panumërta vdekjeprurëse: deri tek problematikat e ‘krizës së mbeturinave’, ndërprerjeve të përhershme elektrike dhe shpërndarjes së ujësjellësit. Nuk ka transport publik, edukimi publik nuk financohet mjaftueshëm, shërben pamjaftueshëm vetëm për pjesën e popullsisë së varfër. Mjeri është përhapur shumë.

Herë pas here, Izraeli e kërcënon vendin se do ta pushtojë. Izraeli e ka sulmuar Libanin me 5 justifikime; e fundit prej tyre ishte në një kohë të afërt në fundet e vitit 2006. Në veri lindje të vendit, në kufi të Sirisë, edhe ushtria e Libanit edhe Hizbullahu është në luftë me ISIS-in.

Megjithatë, ushtria libaneze nuk zotëron personel të mjaftueshëm, është e keqarmatosur dhe ka një nivel të frikshëm trajnues. Në fund të fundit, është pikërisht Hizbullahu ai që po mbron situatën në Liban, që rreshtohet në rradhët e para të ushtarëve dhe që ka fuqi shoqërore dhe ideologjike. Deri tani ka humbur më shumë njerëz sesa pati humbur gjatë luftës në sulmin e fundit të Izraelit në 2006-n.

Deri më tani, rezistenca që ka bërë Hizbullahu kundrejt grupeve terroristë ka qënë e suksesshme. Megjithatë, në këto momente përveçse mundëson mbrojtje mbart atributin e forcës së vetme politike e ka kapërcyer ndarjen medhhebiste në Liban. Në të njëjtën kohë i mundëson qindra mijëra shtetasve të varfër libanezë, ndihmën sociale kaq shumë të lipsur.

Hizbullahu në Liban (në fakt në të gjithë Lindjen e Mesme) po sheh një respekt të madhe. Megjithatë është një organizatë shii; ka marrëdhënie të ngushta me Iranin dhe Sirinë dhe dihet se i kritikon ashpër perëndimin dhe Perëndimin dhe kryengritjet vdekjeprurëse që organizon në Lindjen e Mesme dhe në vendet e gjirit. Lufton pikërisht grupet terroriste që mbështeten dhe armatosen nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia. Për këtë arsye, nga disa shihet si armik.

Qeveria libaneze  refuzon fuqishëm që të fusë në ‘listën e organizatave terroriste’ siç kanë bërë shumë shtete të Perëndimit, shumë nga anëtarët por-perëndimorë të Bashkimit Arab. Edhe Irani edhe Libani kanë refuzuar që të përdorin votën për të shpallur Hizbullahun organizatë terroriste duke trembur kështu Arabinë Saudite. Edhe Siria do ta refuzonte këtë gjë, por duke qënë se e kishin parashikuar këtë nuk u ftua që të votonte.

Libani sa vjen dhe rrit nivelin e kriticizmit kundrejt Perëndimit, instrumentave ndërkombëtare dhe Bashkimit Arab. Është i irrituar për standartet e dyfishta për marrëdhënien e asja që njihet si ‘kriza e refugjatëve’. Në të njëjtën kohë është shumë më e drejtpërdrejt se më parë. Gazeta më kryesore në Liban, Daily Star më  datë 26 mars 2016 shkruante kështu:

“Ditën e shtunë, Ministri i Jashtëm, Xhibran Bassil, menjëherë pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon u largua në përfundim të vizitës së tij akuzoi organizatën ndërkombëtare për standard të dyfishtë përsa i përket krizës së refugjatëve sirianë.

Bassil u shpreh se, shtetet që kanë mbështetur revoltën e armatosur në Siri nuk e morrën në konsideratë thirrjen e Libanit për respektimin e të drejtave të njeriut dhe shumica e këtyre shteteve i larguan nga territori i tyre refugjatët me dhunë – gjë që Beiriti nuk e bëri.

Ministri i Jashtëm, në konferencën për shtyp që e realizoi nëpërmjet telefonit nga shtëpi e tij në Batrun u shpreh se “Fillimisht nisin luftëra, më pas i bëjnë thirrje shteteve të tjera që t’i mirëpresin refugjatët duke zbatuar marrëveshjet për të drejtat e njeriut.”

Ministri i Jashtëm, Xhibran Bassil dhe partia e tij janë pjesë e kualicionit me Hizbullahun. Ai vetë ka qënë kritikues i rëndë i vizitave të njëpasnjëshme të kohëve të fundit në Liban nga zyrtarë të lartë – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon, kryetari i Grupit të Bankës Botërore Jim Yong Kim dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini – madje nuk ka pranuar që ta takojë personalish Ban Ki-Moon-in.

Një ndër burimet që kishte marrë pjesë në mbledhjen e Ban Ki-Moon, Jim Yong Kim dhe kryetarëve të tjerë të instrumentave të OKB-së komentoi se “këtu nuk u diskutua pothuajse asgjë konkrete apo frymëzuese”.

Në Beirut flitet shpesh se, ndërsa Turqia dhe Jordania mund të bëjnë marrëveshje miliarda dollarëshe për të pranuar refugjatët në territoret e tyre, BE dhe shoqëria ndërkombëtare nuk i ofron asgjë Libanit veçse fjalë boshe. Në të njëjtën kohë, vendi kërcënohet se do të përballet me pasoja juridike nëse tenton të largojë me dhunë refugjatët. (Aleatët e Perëndimit, të këtillë si Tajlanda, sistematikisht dëbojnë me forcë refugjatët, madje shpeshherë edhe i vrasin ata, megjithatë asnjëherë nuk janë kërcënuar se do të kenë pasoja serioze. Edhe disa shtete të Evropës i kanë detyruar refugjatët të largohen.)

Nuk është e kuptueshme se si një shtet me popullsi 4.5 milionë t’ia dalë të manaxhojë 1.5 milionë të ardhur. Megjithatë ajo që dihet është se, Libanit po i rrëzohen themelet, madje sipas shumë personave këto themele janë shkatërruar.

Duket se ekziston një plan, duke se ka një arsye pse Libani po merr fund. Disa specialistë që ndodhen në Liban sugjerojnë se së shpejti shteti do ta ketë të pamundur që të mbrohet. Sauditët e anulluan ndihmën e madhe 4 miliardë dollarëshe që i kishin premtuar më parë forcave të armatosura të Libanit. Robert Fisk shkroi këto në gazetën Independent, më 2 mars 2016:

“Tashmë, Arabia Saudite, e cila kërcënon se do të dërgojë në Siri ushtarët që pengojnë dhe paguhen me shuma të majme për këtë zhvillimin e Luftës së Brendshme në Jemen pas viteve bujare që kanë kaluar, i është drejtuar hakmarrjes ndaj Libanit për shkak të tradhëtisë dhe të mosmirënjohjes.”

Arabia Saudite, pasi kishte dhënë shumë herë fjalën se do të paguante 3.2 miliardë dollarë për armë të reja franceze, për ushtrinë libaneze e cila edhe pse është e mirë trajnuar ka një mungesë të theksuar armësh, papritmaz vendosi ta refuzonte këtë projekt – projekt i cili ishte mbështetur me kënaqësi nga ShBA, ndërkaq mbështetej edhe nga Parisi për arsye të tjera të interesave të tij. Edhe Rijadi, ashtu si dhe shtetet e tjera të gjirit u kërkoi shtetasve të tyre që të mos shkonin në Liban dhe nëse ndodheshin atje të largoheshin nga vendi sa më parë. Thuhet se Arabia Saudite do të pezullojë të gjitha fluturimet për në Beirut. Sipas sauditëve, Libani është qendër “terrorizmi.”

Nuk pati efekt as fakti që vitin e kaluar Libani guxoi të arrestonte, në Aeroportin Ndërkombëtar Refik Hariri një princ arab i cili po tentonte të kalonte ilegalisht në Arabinë Saudite dy ton të ilaçit Captagon me avionin e tij privat. Princi po kalonte edhe kokainë, por me shumë mundësi kjo ishte për përdorim vetjak. Captagon amfetaminine njihet si ‘droga e luftës’ dhe me shumë mundësi ky ilaç do t’i çohej ushtarëve pro-sauditë në Jemen.

Atëherë, çfarë do të ndodhë me Libanin nëse nuk arrijnë t’i marrin armët e reja? Ndoshta do t’i ndihmojë Irani, por nëse nuk i ndihmon? Në këtë situatë Hizbullahu do të jetë e vetmja forcë që do të mund të dalë përballë ISIS-it i cili do të mundohet të arratiset së shpejti prej qyteteve të çliruara nga të gjitha anët, veçanërisht do ti drejtohen brigjeve të Libanit. Megjithëkëtë, Perëndimi dhe Gjiri merren me përjashtimin dhe shkatërrimin e Hzibullahut.

Të gjendurit e Izraelit në një konflikt të ri të vogël i lidh pothuajse të gjitha forcat e Hizbullahut në lindje, e sulmon ISIS-in nga veriu, marrin formë aktive celulat e tjera që gjenden në gjumë në Beirut, Trablussham dhe në qytetet e tjera dhe brenda disa ditëve Libani shkatërrohet. A është ky plani? Si përfundim, kur kryefjalë janë “Armiqtë Shii”, Izraeli dhe Arabia Saudite bëhen dy aleatë.

Në një situatë të këtillë, ekzistenca e këtij shteti të vogël, krenar dhe krijues do t’i drejtohet fundit.

Shtetet e Gjirit (udhëheësit, jo populli) janë gati të festojnë nga gëzimi: do të shkatërrohet edhe një tjetër kështjellë e tolerancës. Dhe një tjetër kështjellë e Shiizmit – rajonet e Hizbullahut brenda Libanit – do të plaçiktet dhe do të shkatërrohet.

Perëndimi mundi t’i shfaqë zyrtarisht ‘shqetësimet’ e tij, megjithatë një skenar i këtillë është i përshtatshëm për planin e tij master: edhe një shtet tjetër që nuk u bindet do të shkatërrohet dhe Siria do të kërcënohet për vite të tëra nga Perëndimi. Në fund të fundit, Damasku është vetëm 30 minuta automobilistike nga kufiri me Libanin.

Beiruti, që njëherë e një kohë cilësohej prej disave si “Parisi i Lindjes së Mesme”, tashmë do të ‘zbukurohet’ me flamurin e frikshëm të zi të ISIS-it. Libani do të shkatërrohet, do të prekë pikën e fundit do të zhduket si një eksperiencë e plotë.

Ky nuk është një skenar imaginar. Të gjitha këto mund të ndodhin në një vit, madje brenda disa muajve.

Në këto momente Libani ka vetëm dy vende nga të cilat mund të kërkojë ndihmë: Teherani dhe Moska. Libani duhet t’u afrohet të dyjave, dhe duhet ata bëjë pa qënë vonë!


Rreth shkrimtar: http://andrevltchek.weebly.com/



Burimi : Medya Şafak