Vizitë në Iran, shtetit për të cilin për gjithë çka gënjejnë

nga Andre Vltchek | Publikuar në Shta. 22, 2018, 3:40 a.m.

A keni menduar ndonjëherë për atë se gati çfarëdo që ju është thënë për botën nga ana e mas-mediave perëndimore janë gënjeshtra dhe trillime? Jam i sigurtë se bile në kohën e fundit, kur çmenduria e propagandës perëndimore po bëhet shumë e qartë dhe e dukshme. Por çfarë është me nivelin e indoktrinimit të cilës jeni nënshtruar?

Në rast se jetoni në Evropë apo Amerikë Veriore, gjer në çfarë mase jeni të helmuar me rrena për Kubën, Venezuelën, Rusinë, Kinën, Korenë Veriore, dhe para se gjithash Iranin? A mund t’ju ndihmohet? Që të shihni të vërtetën, që të përballeni me realitetin, a do të mund edhe më tutje të njihni, apo do të e kuptonit si propagandë dhe gënjeshtër?

Sapo e kam braktisur Teheranin, qytet me histori dhe kulturë të lartë, i cili është i mbushur me muze, teatër, i mirëmbajtur me parqe mrekullueshme,  me skulpturat moderne artistike. Ky është qytet me transport publik bashkëkohor dhe plotësisht i subvencionuar, i cili përbëhet prej metrove me teknologji të lartë, eko-autobusëve, si dhe trenave periferik. Qyteti me lisa të larta dhe sheshe të qeta, kafene elegante dhe njerëz jashtëzakonisht të arsimuar dhe me mirësi.

Qyteti i cili lehtë do të mund të ishte pjesë e “10 qyteteve të para” në botë, po të mos ishte kryeqytet i shtetit të cilin Perëndimi po përpiqet të e shkatërrojë, së pari me sanksione të padrejta dhe drakonike, e pastaj, ku me ditë, ndoshta edhe me invadim ushtarak. Çfarë dije kanë shumica e perëndimorëve për Iranit, çfarë ju është thënë?

Mendoj se pamja të cilën shtëpitë mediale duan të projektojnë është se “Irani është vend radikal mysliman, një lloj i Arabisë Saudite shiite”, apo ndoshta edhe më keq. Fakti më i çuditshëm  është se Arabia Saudite është aleati më i përafërt arab i Londrës dhe Washingtonit, e paprekshme në Perëndim, pa marr parasysh se sa barbarizëm dhe terrorizëm po zgjeron anembanë botës.

Ata të cilët e njohin Xhidenë  dhe Teheranin do të qeshnin me këtë komparacion. Arabia Saudite dhe gjysmë kolonia e saj Bahrejni përkundër pasurisë së naftës, janë njëra nga shoqëritë më brutale në planetë, e cila prezanton pasurinë e saj në mënyrë vulgare dhe të neveritshme. Irani në thelb është vend të quajmë socialist. Është internacional, me solidaritet të plotë me shumë popuj të shtypur në planetin tonë. Jo, nuk flas vetëm për Sirinë, Jemenin apo Palestinën. Flas edhe për Kubën, Venezuelën dhe shumë të tjerë. Nuk keni ditur? Nuk është befasuese, pasi që nuk keni pas dashur as të dini!

Pritet që edhe më tutje do të injoroni sistemin shoqëror iranian, qartë socialist. Arsimi i lirë dhe sigurimi shëndetësor, në masë të madhe transporti publik dhe kultura të subvencionuara, hapësirat publike enorme dhe gjer në masë të caktuar,  pushteti i fuqishëm , bile pjesërisht, planifikimi qendror.

Përkundër sanksioneve absolutisht të padrejtë  dhe të fuqishme të cilët janë imponuar, me ndonjë ndërprerje, nga Washingtoni dhe aleatët e tij, Irani qëndron stoik, duke u përpjekur sa të mundet që të kujdeset për popullin e vet. Përkundër sfidës së tmerrshme të popullit iranian, ata nuk mashtrohen dhe nuk vjedhin.

Kursi devizor ka rënë dukshëm pasi që Washingtoni vendosi  edhe një rreth të sanksioneve bizare, duke provokuar frustrime, bile edhe protesta. Por, shumica e iranianëve  kuptojnë se kush është fajtori i vërtetë për këtë. Dhe nuk është sekret se ajo e ashtuquajtura opozitë shpesh financohet nga Perëndimi.

Shumica e vizitorëve nuk kuptojnë kurrgjë për valutën lokale apo kursin revizor. Unë nuk jam përjashtim. Thjeshtë jap taksistit apo kamerierit kuletën time, ndërsa ata e marrin atë që duhet. I kam besuar kolegëve të mi iranian: dhe sasia e parave që marrin  gjithmonë  është reale.

Iranianët nuk shfaqin “krenarinë arrogante”, ata vetëm tregojnë krenarinë kombëtare me vendosmëri, me përgjegjësi dhe patriotizëm me një kulturë të madhe mijëravjeçare e cila në mënyrë të pakryer e di që gjendet në anën e vërtetë të historisë.

Ju kanë thënë “ sa është Irani fetarisht i prirë”, me siguri që janë. Por, për dallim nga Arabia Saudite apo Indonezia, religjioni “nuk fërkohet në facën e juaj”, me fe nuk valvitin sikurse të jetë flamuri. Në Iran religjioni është diç e brendshme, shpirtërore, e thellë, që shprehet me përulësi dhe pa zhurmë.

Edhe pse xhamitë në Xhakarta reklamohen me orë të tëra gjatë ditës dhe shfrytëzojnë auto-parlantat e fuqishme, nëpërmjet tyre kumtohen edhe ligjëratat,ndërsa njerëzit hedhen në burg bile edhe për kritikën më të vogël të imponimit brutal fetar. Në Teheran mezi kam arritur të dëgjojë ezanin(thirrje për lutje). Shumica e grave lokale vetëm simbolikisht e mbulojnë kokën e tyre, një të tretën apo një të katërtën e kokës së mbuluar, duke mbajt shumicën e flokëve të tyre të zbuluar.

Irani është e kundërta e plot, interpretimi i tyre i religjionit është “tradicional” sikurse që ishte edhe më parë para se Perëndimi arriti të implementojë kulturën e tij vetanake në shumë pjesë të botës. Irani është në të vërtetë shtet socialist, i mëshirshëm, shpirtëror dhe internacional.

Për dallim nga qytetet sikurse Xhidja apo Xhakarta, në të cilin shkuarja në restorant për drekë apo darkë është lartësia e jetës kulturore( dhe shpesh opsioni i vetëm si të ”kënaqesh në qytet”), Teherani ofron kinema me kualitete të larta artistike(filmat iranian janë prej filmave më të mira dhe më intelektuale në botë), muzetë dhe galeritë e klasës botërore, hapësira publike të mëdha, si dhe objektet e mëdha sportive dhe argëtuese, duke përfshirë edhe parqet e mirëmbajtura të shumta.

Dëshironi të vareni me litar dhe të fluturoni nëpërmjet luginës, afër njërit nga pirgjet më të larta televizive në Tokë, lehtë këtë mund të bënë në Teheran. Dëshironi të shikoni serinë e filmave artistik kinez – mund të shikoni në pallatin madhështor të quajtur muze kinematografik. Apo ndoshta Çehovin apo shfaqjen teatrale Tennesse Williams, nëse e kuptoni pak gjuhën perse? Pse jo?

Natyrisht mund të qëndroni në tollovinë e tmerrshme të trafikut, në rast se jeni të dashuruar në automobilin personal, sikur që do të mund të bënë në Riad apo Xhakartë, por poashtu mund edhe në mënyrë komode dhe të lirë të fluturoni gjer në qytet, me selinë të sistemit super modern metro. Mund të ecni nëpër trotuare të bukura, nën lisa të larta, prej të cilëve disa rriten pran prockave të vogla të cilët e ndajnë rrugët automobilistike prej shtigjeve të kalimtarëve.

Çfarë keni thënë tjetër, se nuk mund të shikoni në sytë e femrave për ndryshe do të gurëzoheni gjer në vdekje? Çiftet mbahen për dore gjithkund në Teheran, dhe shpesh ndodh se femrat e nervozuara i bijën shuplakë meshkujve të tyre, ndonjëherë në hajgare, por ndonjëherë edhe me të vërtetë. Por a do të besonit, kur të shihni këtë? Apo është tepër vonë, a keni ardhur në pikën pa kthim? Një ditë vozitësi që më barte nga hoteli im në studion televizive të Press TV, bërtiti nga dëshpërimi:

“Evropianët të cilët vijnë këtu, bile edhe për herë të parë, nuk duan të mësojnë. Bile edhe për herë të parë kur vijnë në Iran, aterojnë në aeroport, hyjnë në veturën time dhe fillojnë të predikojnë, më mësojnë për vendin tim! Të gjithë vijnë me tregim të njëjtë, me të njëjtat kritika kundër Iranit. Nuk ekziston diversitet! Si mund të quhen vende demokratike, në rast se të gjithë mendojnë në mënyrë të njëjtë?”.

Në Teheran diversiteti i mendimeve është absolutisht mahnitës. Me kolegët dhe miqtë e mi, diskutojmë për të gjitha, nga lufta në Jugosllavi, gjer në Amerikën Latime dhe natyrisht për  Iranin. Duan të dinë për Rusinë dhe Kinën. Dua atë që shoh dhe atë që dëgjojë, kur njerëzit janë kureshtar dhe respektojnë  kulturat tjera,ky është gjithnjë fillim i ri. Irani gjakon, vuan, por është i fuqishëm. Këtu të gjithë nuk pajtohen me politikat e qeverisë( por shumica e tyre e përkrahin qeverinë), por të gjithë janë të vendosur që të luftojnë dhe të mbrojnë vendin e tyre, në rast se ai sulmohet ushtarakisht apo me mjete tjera.

Sa herë që vijë këtu, kam dëshirë të palodhshme, dëshiroj të bërtas lexuesve të mi: Ejani dhe mësoni diç! Irani nuk është i përkryer, por kjo është reale këtu, jeta është reale, dhe njerëzit janë të tillë, real. Duke falënderuar kulturës dhe historisë së vet, ata diqysh dinë se si të ndajnë gurë të çmuar nga ato të padëshiruar, me mendime të pastra nga ato propaganduese, kapitalizmit vdekjeprues, të lirë nga hapat e mëdha për një botë më të mirë. Në rast se më besoni, vetëm shikoni filmat e tyre, njëri nga tjetri më i miri.

Ndoshta është kjo edhe arsye pse Perëndimi dëshiron së pari të shkatërron, e pastaj në tërësi të fshijë nga dheu këtë shtet. Për Perëndimin, Irani është i “rrezikshëm”. Irani është i rrezikshëm, bile vdekjeprurës, për angazhimin imperialist botëror, sikurse që është Kina e rrezikshme, dhe Rusia, apo Kuba, Venezuela, Siria dhe Bolivia.

Që të shkatërrohet Irani, nuk do të jetë lehtë, bile kisha thënë: kjo është e pamundshme. Njerëzit janë shumë mençur, të vendosur dhe të fuqishëm. Irani nuk është i vetëm, ka shumë miq dhe shokë. Bile edhe fqinjët e tij, Turqia dhe Pakistani, tani me të shpejtë po ndryshojnë drejtimin, sa më larg Perëndimit.

Mos m’i merrni fjalët e mia të shëndetshme. Vetëm ejani dhe shihni. Por mos predikoni, shtroni pyetje, dhe ju lus, uluni, dëgjoni dhe mësoni! Ky vend ka më shumë se 7.000 vite histori të fuqishme. Në vend të bombardimeve, lexoni poetët e tyre të mëdhenj, shikoni filmat e tyre dhe mësoni për këndvështrimin e  tyre internacional për botën! Dhe atëherë, tek atëherë, vendosni se me të vërtetë a është Irani armiku i juaj apo miku i juaj i dashur.



Burimi : Global Research