Lufta Heroike e Sirisë Kundër Imperializmit Perëndimor

nga Andre Vltchek | Publikuar në Tet. 12, 2016, 10:39 p.m.

Është e vështirë të mendosh se ka një shtet tjetër më të qëndrueshëm dhe më heroik se Siria!

Me një popullsi prej vetëm 17 milionë banorëve (sipas regjistrimit të vitit 2014), Siria po përballet tashë me koalicionin më të fuqishëm në botë - një koalicion që përbëhet nga pothuajse të gjitha shtetet perëndimore tradicionalish kolonialiste dhe neo-kolonialiste.

Gjithashtu, Siria është duke u përballur me një ndër prurjet e reja më mizore dhe më vdekjeprurëse të Perëndimit - ekstremistët dhegrupimet vrasëse si dhe grupimet pseudo-islamike, të ngjashme me ato që iu vërsulën përsipër kundër Bashkimit Sovjetik gjatë luftës në Afganistan.

Siria është ende në këmbë vetëm për shkak të vendosmërisë së palëkundshme të popullit të saj! Megjithatë ajo është duke qëndruar në këmbë përkundër të gjitha mundësive të parashikuara. Kodarat e saj Golan janë pushtuar në mënyrë të paligjshme nga Izraeli, kufijtë e saj vazhdojnë të shkelen vazhdimisht nga ushtria turke dhe nga “forcat speciale” dhe forcat ajrore të Perëndimit.

U krijua “Opozita politike” e Sirisë, e formësuar tërësisht dhe e financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa, e ngjashme me "Revolucionet e ngjyrave", siç ka ndodhur në të gjitha vendet e tjera socialiste në të cilat Perëndimi është përpjekur që të destabilizojë shtetin dhe të kthejë në ato vende sundimin e tij vdekjeprurës. Miliona njerëz të popullit sirian janë terrorizuar, masakruar dhe frikësuar, gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit vdekjeprurëse, nga kuadrot e xhihadistëve, të formësuar nga Perëndimi dhe aleatët e tij rajonalë, si: Arabisë Saudite, Turqi, Katar, Izraelin dhe të tjerët.

Është një luftë e tmerrshme dhe e pabarabartë! Disa nga qytetet historike më të rëndësishme për të gjithë bottës si Aleppo dhe Palmira tashmë janë shkatërruar dhe kanë mbetur vetëm rrënojat. Ajo që kryqtarët e krishterë evropianë dështuar ta shkatërronin plotësisht, tashmë po shkatërrohet në mënyrë të vazhdueshme nga sulmet imperialiste. Ashtu si kudo tjetër në botë, çdo gjë që guxon të ngre krye kundër kolonializmit perëndimor është duke u shkatërruar dhe djegur në mënyrë të vazhdueshme. Pothuajse çdokush që përpiqet të rezistojë është duke u masakruar pa mëshirë. Deri më tani qindra mijëra sirianë kanë humbur jetën. Dhe me çdo ditë të re që lind, kjo shifër e tmerrshme vazhdon të rritet.

Megjithatë, Siria po reziston!

Deri më tani, të paktën 5 milionë sirianë janë detyruar që të largohen nga vendi i tyre. Ata po zvarriten sa andej këndej në gjithë Lindjen e Mesme, nëpërmjet Libanit, Jordanisë, Irakut, Egjiptit dhe Turisë. Madje disa prej tyre kanë kaluar edhe më tij në Evropë, madje edhe në Kanada dhe Kili.

Sa mund të durojë, dhe të qëndrojë në këmbë një shtet?

Dhe për më tepër, si mundet ndërkohë e gjithë bota të qëndrojë pa reaguar dhe të shoh se si një vend po përjeton ferrin?

Përgjigja është e qartë: pjesa tjetër e botës nuk e di; ajo nuk e kupton! Propaganda që paraqitet në masë nga mediat perëndimore dhe nga institucionet shpërndarës të indoktrinimit është kaq e plotësuar dhe në mënyrë profesionale, që për shumicën e njerëzve në të gjithë botë çdo gjë që lidhet me Sirinë duket të jetë e mjergullt, e errët, dhe tepër e ndërlikuar. Çdo ditë, në media presidenti al-Essad shfaqet si personazhi i djallëzuar. Qëndrueshmëria heroike është emëruar si “veprimtari brutale e regjimit”, grupimet terroriste pro-perëndimore janë përshkruar si “opozitë e moderuarë”.

Në të vërtetë, Siria po vuan sepse ajo ka refuzuar që të përulet në gjunjë; nuk ka lejuar që të prostituohet nga perëndimi; dhe sepse nuk i është përgjëruar kurrë torturuesve të saj që të ndalojnë dhe t’u lejojë atyre që të marrin çdo burim dhe të mirë tokësore dhe nëntokësore.

Perandoria (amerikane) nuk e fal kurrë mosbindjen. Metodat e saj me thelbësore të terrorizimit janë më brutalet që janë shpikur dhe janë përdorur ndonjëherë në botë.

Të gjitha vendet që rrethojnë Sirinë janë tashmë të shkatërruara. Lindja e Mesme mezi vazhdon që të jetë ekzistenciale në botë. Dhe shumica e njerëzve në Siri e kanë kuptuar këtë gjë; ata mendojnë se është më mirë ndonjëherë që të vdesësh me nder sesa të jetosh në pranga i përulur nën kontrollin e shteteve kleptomaniake koloniste perëndimore.

*

Sa më shumë tmerr që të përhapë terrorizmi i Perëndimit në të gjithë botën në përgjithësi dhe në këtë pjesë të botës, në veçanti, që më egër bëhet propaganda e tij sarkastike, indoktrinimi i shplarjes së trurit që rrjedh vazhdimisht nga Londra, New Yorku dhe Parisi.

Nëse dikush ndjek BBC-në, atëherë atij nuk i ka mbetur asnjë aluzion i objektivitetit. Krahasimet janë mbyllurë dhe Perëndimi është bashkuar në lëvizjen e tij përfundimtare për të diskredituarë absolutisht çdo gjë që ende vazhdon që të luftojë për mbijetesë kundrejt shfrytëzimit terrorist të tij në gjithë botën.

Presidenti al-Essad i Sirisë, ushtria heroike siriane dhe aleatët më të afërt të Sirisë - Rusia dhe Irani – çdo ditë e më shumë paraqiten si vende të djallëzuara, sikur të ishin këto vendet të cilat filluan këtë luftë monstruoze! Dhe Hizbullahu, i cili është duke luftuar beteja epike të panumërta kundër ISIS-it, është vendour në mënyrë të pandryshueshme në listën e Perëndimit për organizatat terroriste.

Çdo gjë duket që të jetë ndryshuar, devijuar dhe kthyer përsëmbrapshti.

Por çfarë duhet të presim në të vërtetë nga një grup ekspansionistësh dhe bastionët e imperializmit? Apo ka qënë ndopak ndryshe situata me propagandën britanike (apo edhe franceze), ndërkohë që shtetet e tyre koloniale janë grabitur dhe shkatërruar në mënyrë të vazhdueshme nga vendet e huaja dhe terroristët që kanë therë e vrarë qindra miliona njerëz të pafajshëm? A nuk është e vërtetë që çdo shtet që i ka rezistuar dh dalë kundër Perëndimit është paraqitur si një vend keqbërës?

Shtete të këtilla si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Belgjika, Hollanda, Spanja, Portugalia dhe të tjerë kanë një eksperiencë shekullore tashmë të përdhosjes së viktimave, të justifikimit të veprimeve të tyre të neveritshme, të shpëlarjes së trurit të popujve të tyre, madje edhe të disa prej viktimave të tyre. Po kështu, edhe Shtetet e Bashkuara, produkt i drejtpërdrejtë i Evropës po përdor të njëjtat metodologji, vetëm se më të ashpra dhe me taktika më moderne të propagandave.

Tashmë, nuk mund të pritet më asnjë veprim objektiv, apo racional nga popujt e Evropës, apo të Amerikës Veriore. Duke përjashtuar disa protesta të parëndësishme dhe disa akte rebelimi, popullsia perëndimore është totalisht e përhumbur dhe indiferente kundrejt terrorizmit të administruar nga vetë regjimet e tyre në mbarë globin. Pothuajse nuk ushtrohet asnjë lloj presioni që të ndalohen aktet e terrorizmit në Siri. Duket se e vetmja gjë që u intereson evropianëve është të ndalojnë vazhdën e refugjatëve nga këto vende të shkatërruara.

Nkjo është për të ardhur turp! Çfarë turpi i madh për popujt e Evropës dhe Amerikës Veriore! Regjimet tuaja politike po vrasin me miliona njerëz, nga shteti në shtet dhe ju akoma nuk jeni në gjendje të kuptoni se çfarë është duke ndodhur realisht... aq më shumë ju akuzoni viktimat dhe ata që po vrapojnë për t’i shpëtuar.

Tani armiku juaj më i madh është Rusia. Sepse Rusia (ashtu si edhe Kina) nuk pranojnë në asnjë mënyrë që të hyjnë në të njëjtën valle me Perëndimin! Sepse Rusia. Për shumë dekada ka qëndruar përkrah pothuajse të gjithë shteteve të pushtuara dhe ka mbështetur de-kolonizimin e mbarë botës, në çdo cep të saj. Njësoj kanë vepruar edhe Kina, Kuba dhe Korea e Veriut.

Tani Rusia po mbron Sirinë. Jo sepse Rusia ka nevojë për burimet natyrore, jo sepse ka ndërmend ta grabisë. Ajo thjesht po e ndihmon sepse e di që kjo është gjëja e duhur për t’u bërë. Po e bën këtë gjë sepse nëse do ta braktisnim të gjithë botën në duart e Imperializmit Perëndimor, shumë shpejt nuk do të ekzistonte më kjo botë, ose të paktën nuk do të ekzistonte një botë në të cilën ia vlen të jetosh!

*

Deputeti Dr. Farah Motlak, ministër i Arsimit në Republikën Arabe të Sirisë është shprehur kështu: “Vendi ynë është një vend socialist. Për ne është më e rëndësishme që të marrim parasysh interesat e të gjithë vendit sesa interesat e disa personave të caktuar. Unë kam kaluar më shumë se 50 vite nga jeta ime duke ia dedikuar edukimit, i cili është një shtyllë bazë në vendin tonë, veçanërisht në gjendjen ku ndodhemi tani... Ndonjëherë mendoj që të jap dorëheqjen nga ky post dhe të kthehem në profesionin tim si profesor në Universitetin e Damaskut, por e di që ende kanë nevojë që unë të qëndroj këtu ku jam”.

Me Dr. Farah Motlak jemi njohur në Kairo të Egjiptit, në një konferencë rajonale. E kam pyetur për propagandën perëndimore kundër vendit të tij. Ai tundi kokën dhe mu përgjigj kështu:

 “Nuk jam aspak i nevrikosur nga kjo situatë, por jam thjesht pafundësisht i trishtuar prej saj. Sulmet mediatike; propaganda që po na vërshohet nga Perëndimi është dizenjuar padiskutim për të shkatërruar vendin tonë. Megjithatë ne kemi shpresën dhe ende vazhdojmë të luftojmë kundër saj.”

Nëpër takimet dhe konferencat ndërkombëtare mund të shihet qartë sesa të përçara janë edhe vetë vendet arabe. Siria është një simbol. Për disa është një simbol i qëndrushmërisë, i herozimit. Për disa të tjerë, përgjithësisht për ata që janë të finanuar dhe akomoduar vazhdimisht nga Perëndimi, Siria përfaqëson çdo gjë që është e djallëzuar.

*

Megjithatë, vetë Egjipti, nga ku unë po shkruaj këtë artikull, vetëm tre vite pas suksesit të grushtit të shtetit pro-perëndimor po shkkatërrohet. Ekonomikisht është kthyer në një kosh me vrima gjigande, nga ana sociale është shkatërruar totalisht.  

Sigurisht, shkatërrimi i Egjiptit është shumë më i lehtë krahasuar me shkatërrimin e Irakut, Libisë, apo Jemenit. Megjithatë ende është i rëndë; gjatë grushtit të shtetit në vitin 2013, në mundësinë më të mirë një mijë, por gjasat janë të ketë shkuar në dy mijë numri i personave të vrarë nga ushtria, ndërsa dhjetra mijëra të tjerë janë dëmtuar. Të paktën 10 mijë persona ndodhen në burgje në çdo cep të vendit; shumica e të cilëve jetojnë në kushte të tmerrshme; shumë prej tyre torturohen, ndërsa të burgosurat femra përdhunohen në format më të shëmtuara.

Dr. Muhammed Shafik, një antar i Lëvizjes Revolucionare Socialiste është shprehur se ka fituar kundër-revolucionizmi. Më pas ai shton se: “Të gjitha partitë dhe organizatat opozitare janë shkatërruarë. Mijëra revolucionarë janë burgosur; qindra janë ekzekutuar nga urdhrat e gjykatës ose asgjësuar nga policia... Neoliberalizmi ka fituar kontrollin... ndërsa njerëzit po vuajnë.”

 Megjithatë, pavarësisht kësaj situate Perëndimi nuk tregon as shenjën më të vogël të kritikojë ushtrinë egjiptiane. Në fund të fundit, në thelb kjo ushtri është pro-perëndimore; është kapitaliste dhe në një këndvështrim më të gjërë është nënpjesë e Perandorisë dhe aleatëve të saj, përfshirë këtu edhe Izraelin dhe Arabinë Saudite.

Ashtu siç ndodh pothuajse me të gjitha shtetet “kliente” të Perëndimit edhe Egjipti nuk do të arrijë kurrë që të përmisojë jetesën e shumicës së qytetarëve të tij. Egjipti tashmë është kapluar dhe ka qënë kapluar nga një gjumë i vazhdueshëm social. Vendet që përfitojnë nga kjo situatë janë vendet perëndimore dhe aleatet e tyre rajonale ashtu si edhe elita servile egjiptiane dhe ushtria groteske me fuqi kolosale.

Nëse Siria do të dorëzohej , atëherë situata më e mirë e mundshme në të cilën do të gjendej do të ishte “skenari egjiptian”, megjithatë me shumë mundësi do të përfundonte duke përqafuar fatin e mjerë të Irakut dhe Libisë.

*

Është raportuar se më 17 shtator në lindje të Sirisë janë vrarë 62 ushtarë sirianë në një sulm ajror të drejtuar nga ShBA-ja kundrejt ushtrisë siriane të bazuar në Deir el Zaur.

Avionët ushtarakë shkatërruan bazën në të cilën qëndronin ushtarët të cilët ishin përfshirë në luftën kundër ISIS-it. Pothuajse menjëherë pas këtij sulmi, ISIS mori kontollin mbi kodrën dhe sipërfaqen rreth e rrotull që tregon qartazi se ky ka qënë një veprim i koordinuar mes Perëndimit dhe “shtetit islamik” kundër forcave të qeverisë siriane.

Disa ditë më pas u godit edhe një anje me ndihma humanitare pranë qytetit të Aleppos. Pa e shoqëruar me asnjë provë, Perëndimi ia drejtoi gishtin e fajësimit tek qeveria siriane dhe Rusia. Përkundrejt kësaj akuze, Ministri i Brojtjes së Rusisë ka paraqitur disa imazhe të një droni të ushtisë së ShBA-së që fluturonte në atë sipërfaqe gjatë kohës së sulmit dhe ka kërkuar që të bëhen investigimet e duhura në këtë pikë.

Kjo luftë vazhdon akoma. Vuajtjet e popullit sirian vazhdojnë akoma.

Megjithatë ekziston vetëm një pikë të cilën i gjithë Perëndimi refuzon ta pranojë:

Qeveria legjitime e Sirisë i ka bërë ftesë Rusisë, aleates së saj më të afërt. Ajo i kërkoi Moskës ndihmë për të luftuar kundër ISIS-it dhe grupimeve të tjera terroriste të implementuara nga Perëndimi dhe aleatët e tij.

Askush nuk e ka ftuar Perëndimin në këtë luftë!

Apo mos vallë e kanë ftuar ato grupime terroriste brenda Sirisë të cilat perëndimi i krioi vetë dhe vazhdon t’i mbështesë?

Forcat e qeverisë siriane bashkë me Rusinë po luftojnë kundër pushtuesve brutal të huajë, të cilët po përpiqen që të shkatërrojnë një ndër kombet më të vjetra në botë dhe të marrin kontrollin e të gjithë Lindjes së Mesme.

Siria gjendet në frontin e betejës kundër imperializmit perëndimor, po kështu edhe Rusia, Irani dhe së fundmi po bashkohet edhe Kina!

Sakrifica që po bën populli sirian është e paharrueshme. Megjithatë, kundër çdo mundësie të parashikuar ekziston mundësia që këtu të ndalohet njëherë e përgjithmonë përparësia e imperialistëve.

Siç edhe jam shprehur edhe më parë, çmimi i kësaj mund të jetë i tmerrshëm. Aleppo po kthehet në Stalingradin e Lindjes së Mesme. Megjithatë, populli heroik sirian ka bërë një zgjedhje: ata do të luftojnë kundër pushtuesve brutalë dhe barbarë ashtu siç kanë lufutar kundër kryqëtarëve në kohën e Sulltan Saladinit të Madh.

E kundërta e kësaj do të ishte skllavëria, një gjë e papranueshme për popullin sirian!

The alternative ëould be slavery, something unacceptable for the Syrian people!

Andre Vltchek është një filozof, novelist, producent filmi dhe gazetar investigativ. Ai është krijuesi i Vltchek’s World (Bota e Vltchek).



Burimi : Medya Şafak