Siria: Problemi kryesor i inkubatorit të terrorizmit të Turqisë

nga Andre Vltchek | Publikuar në Mars 23, 2017, 1:48 a.m.

“Tani po flas për Evropën: Shumë shpejt do të filloni të mbyteni në ujin që tani po e pini. Ju do të paguani për çdo gjë që jeni duke i bërë Sirisë dhe vendeve të tjera. Është tërësisht faji yt, Evropë! Është tërësisht faji yt, Perëndim! Një ditë do të vijnë udhëheqësit e vërtetë të botës dhe ata do të ndërpresin të gjitha mënyrat e furnizimit tuaj me gaz dhe naftë dhe do ta gjeni veten të zhytyr në një situatë më të shpifur se situata në të cilën keni futur të gjithë pjesën tjetër të botës! Do t’ju duhet të digjni rrobat dhe këpucët e dizajnerve tuaj për t’u ngrohur! Edhe pse e kni harruar, shumë shpejt do ta kujtoni, Evropë, të gjithë jemi qenie nerëzore!”

Një poet turk, Mustafa Goren është duke qëndruar në mes të një rruge në qytetin kufijtar Karkamish. Në mënyrë profetike, e ka drejtuar gishtin e tij tregues drejt qiellit dhe më pas me një zë të fuqishëm u kthye nga unë dhe mu drejtua duke bërtitur: “Unë jam kundër pushtimit të Sirisë! A është kjo thjesht një lojë e Perëndimit? Këta që po vdesin janë fëmijët tanë, djemtë tanë. Ata që po coptohen me bomba janë fëmijët e pafajshëm të Sirisë. Pse duhet që populli sirian të vrapojë drejt Evropës, a mund të më thuash pse? Pse duhet ta poshtërojnë veten, të vuajnë? Siria ka qënë një vend i pasur. Këta njerëz janë edhe më të kulturuar sesa jemi ne, më të kulturuar se vetë Perëndimi. Si filloi gjithë ky konflikt?

Më pas në mënyrë dramatike, Mustafa Goren qëndron i heshtur. Për një moment ai më duket si poeti i madh sovjetik, Mayakovski, në vargjet e të cilit ndohet lehtasi zemërimi i tij. Kjo nuk është thjesht një poezi, kjo është një thirrje e madhe dëshpërimi?

Sikur po ia bënin me qëllim, prapa tij dëgjohen zhurmat e mauneve të ushtrisë turke në lëvizje, të cilat kalojnë nëpër rrugë, ku shumica e dyqaneve janë mbyllur tashmë, viktima të vuajturë nga ky konflikt vazhdojnë ta shkatërrojnë gjithnjë e më shumë ekonominë tashmë të rrënuar të Turqisë.

“Tani po flas për Evropën: Shumë shpejt do të filloni të mbyteni në ujin që tani po e pini. Ju do të paguani për çdo gjë që jeni duke i bërë Sirisë dhe vendeve të tjera. Është tërësisht faji yt, Evropë! Është tërësisht faji yt, Perëndim! Një ditë do të vijnë udhëheqësit e vërtetë të botës dhe ata do të ndërpresin të gjitha mënyrat e furnizimit tuaj me gaz dhe naftë dhe do ta gjeni veten të zhytyr në një situatë më të shpifur se situata në të cilën keni futur të gjithë pjesën tjetër të botës! Do t’ju duhet të digjni rrobat dhe këpucët e dizajnerve tuaj për t’u ngrohur! Edhe pse e kni harruar, shumë shpejt do ta kujtoni, Evropë, të gjithë jemi qenie nerëzore!”

Zoti Goren interpreton përpara një tezgahu të përulur, i cili përdoret për të shitur cigare. Dyqani është i zbukuruar me fotografi historike të Kemal Ataturkut. Vetëm pak metra më tej, qëndron në këmbë një kullë e madhe saati që zgjatet drejt e në qiellin e errët dhe me re.

Bulent Polat, një tregtar dyqani i të cilit tashmë ishte gjysmë bosh për shkakt të luftës tha se “ISIS arriti të vinte deri këtu, në qytetin Jarabulu të Sirisë, pikërisht në kufi me Turqinë

 “Jarabulus tashmë është nën kontrollin e ushtrisë turke. Vetëm imagjinoni: qeveria turke, e cila nuk e lejon presidentit sirian, Asad që të dërgojë avionë ushtarakë më afër se tre kilometra nga kufiri, megjithatë e lejon ISIS-in që të afrohet deri në tre metra pranë kufirit. Ne nuk duhet të kishim ndërhyrë kurrë në politikat e brendshme të Sirisë dhe kështu do të kishte ende paqe.”

Zoti Polat i përket forcave opozitare, Partisë Republikane Popullore të Turqisë. Ai është një kemalist. Për vite të tëra ai ka punuar në të dyja anët e kufirit. Tani me neveri ai kujton se:

“Për të mobilizuar njerëzit kundërAsadit, militantët anti-qeveritarë të mbështetura nga Turqia dhe Perëndimi visheshin me uniformat e zyrtare të ushtrisë siriane dhe më pas godisnin me armë civilët, duke vrarë shumë prej tyre. Më pas, ata përhapnin lajmin se “Asadi po i bën këto gjëra. Po ndodhin në të gjithë Sirinë.”

Tashmë, Turqia është duke ndërtuar një mur të gjatë prej 900 kilometrash, sipas të cilës pritet që ky mur të vendosë përgjithmonë një bllokadë mes këtyre dy shteteve. Express.co.uk ka kuotuar fjalë për fjalë kështu fjalët e presidentit turk, Rexhep Tajjip Erdogan:

“Problemi i terrorizmit dhe problemi i refugjatëve do të gjejë zgjidhje kur e të kemi siguruar çdo territor me Sirinë, hap pas hapi.”

Sigurisht, popullsia kurde që ndodhet në të dyja anët e kufirit është padyshim e dëshpëruar për shkak të murit. Kjo strukturë e gjatë dhe e shëmtuar po ndan komunitetet në mes dhe po le në rajon një shenjë si një shenjë plage të shëmtuar. Tashmë, forcat turke mund të hyjnë në çdo moment në Siri, duke përdorur tanqe dhe automjete të armatosura, ndërkohë që sirianët nuk do të mund më ta kalojnë kufirin.

Ëshë kategorikisht e ndaluar që të fotografohet rajoni i kufirit. Në fakt, gazetarëve të huajë nuk u lejohet as që të bëjnë pyetje. Turqia për momentin është nën ligjn e gjendjes së jashtëzakonshme dhe kushtdo mund të ndalohet dhe të merret në pyetje këto ditë pas asnjë akuzë apo shpjegim.

Pasi u larguam nga Karkamishi, u nisëm për të vizitur një varrezë antike nga ku ne mundëm të fotografonim murin dhe brigjet e lumit të Eufratit. Qyteti sirian i Jarabulus ndodhej ekzaktësisht përballë nesh.

Njerëzit shfaqeshin të tensionuar. Një fermer lokal ndau kujtimet e tij duke thënë se:

Injektimi i militantëve ka filluar që nga territori turk. Majde, Asadit iu desh që të parashtronte edhe një operacion mbrojtës së sigurisë. Kjo ishte mënyra si dhe momenti kur filloi lufta.

Unë e dija ekzaktësisht se për çfarë ishte duke folur fermeri. Në vitin 2012, unë punoja diku në Antakia kur edhe zbulova që kampi Apaydin, i cili zyrtarisht është i regjistruar si një kamp “për aktivitet refugjatës”, ishte në fakt një vend ku ishin ndërtuar çadra për përgatitjen dhe trajnimin e xhihadistëve anti-sirianë.

Aktiviteti i NATO-s – në një baza e forcave ajrore në Incirlik pranë qytetit të Adanasë - thuhet se kishte të bënte me trajnimin e disa grupe të tjera. Në vitin 2013 u ktheva në Antakya, për të realizuar një film dokumentar për kanalin jugor të Amerikës, Telesur. E gjithë zona ishte kthyer në një zonë të sigurisë, dhe ekipi im u ndalua në mënyrë të përsëritur dhe u kërcënua shpeshherë. Ne arritëm që të ndiqnim gjurmët e  militantëve të cilët ishin armatosur në Turqi. Ata militantë që u plagosën në Siri janë trajtuar në Antakya.

Tani nga Gaziantep deri në Kilis, e gjithë zona është e përmbushur me refugjatë dhe ekonomia e saj është shkatërruar.

Ne udhëtuam nëpër fshatra të tillë si Ikizkaya, të përbërë kryesisht nga shtëpi balte dhe shumë prej tyre ishin të braktisura.

Frika është gjithçka. Në fshatin Kalbursait, pranë Karkamishit, një refugjat sirian na tregoi se ai jeton këtu me kafshët preh katër vitesh tashmë.

Kur e pyetëm nëse do të kthej përsëri kur të mbaronte lufta, ai u përgjigj se ende nuk e dinte.

E pyeta: “Kush e ka fajin për luftën?

Përgjigja e tij ishte e menjëhershme “Nuk e di...

Përkthyesri im insistoi që të largoheshim ai më tha se ky njeri ishte shumë i friksuar.

Çdokush këtu duket se është shumë i friksuar.

Një natë, miqtë e mijë mga TKP më morën dhe më dërguan në Spitalin Shtetëror të Dr. Ersin Arslan në Gaziantep nga hyrja e pasme.  Ky është spitali ku sillen të burgosurit e Ushtrisë së Lirë të Sirisë dhe militantë të tjerë gjatë natës për t’u kuruar. Në hyrje ne porositëm çaj dhe u munduam të krijonim biseda me stafin. Për një moment jashtë u dëgjuan një e shtënë e fortë:

“Allahu Akbar – bum!”

Klientët në kafe vrapuan të fshiheshin. Ne dolëm jashtë, që të shihnim çfarë po ndodhte. Një burrë me mjekër, sigurisht një njohës i gjuhës arabe ishte mbështetur pas murit. Ai kishte dy plagë plumbash në këmbën e tij. Plagët ishin të infektuar. Ai ishte qartësisht i pafuqishëm dhe po belbëzonte diçka në lidhje me xhihadin.

Gaziantepi është një qendër rekrutimi për kuadro të militantve dhetë ushtarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane; po kështu edhe kështu qytetet e tilla si Kilis dhe Antakya.

Në natën, më dërguan në një furrë buke pranë një xhamie në Gaziantep, ku ndodhte rekrutimi dhe indoktrinimi i militantëve.

Aty më treguan disa foto të trupave të njerëzve të coptuara nga shpërthime të mëdha. Më treguan foto të kufomave të fëmijëve të morgjeve dhe të njerëzve në dëshpërim total.

Zoti Kutay Sirikli nga opozita, TKP i ka treguar me gisht si fajtorë Ankaranë dhe Perëndimin:

“Rexhep Tajjip Erdogani është një ndër baballarët e asaj që njihet si ‘Projekti i Lindjes së Mesme të madhe.’ Ai po mundohet që të politizojë të gjithë Lindjen e Mesme. Ëndrra e tij është Lindja e Re e Mesme. Sigurisht, kur bëhet fjalë për ndonjë ndërtim të një novele të ren në këto anë, ajo gjithmonë është e lidhur me Perëndimin. Megjithatë, herë pas here, Erdogani vepron sipas iniciativave të tij. Dhe kështu ai mundohet të nxjerrë përfitime: nafta që villet nga ISIS-i nga rajonet siriane kalon në Perëndim nëpërmjet Turqisë. Ata bëjnë rafinimin e naftës këtu.”

Më kanë informuar në lidhje me kampet e tmerrshme të refugjatëve, ku abuzimi me fëmijët, madje edhe përdhunimi është një ngjarje e zakonshme. Në të shkuarën kam vizituar shumë prej këtyre kampeve që ndodhen rreth e rrotull Evropës, megjithatë kurrë nuk mund të dish çfarë fshihet pas këtyre pamjeve të jashtme.

Tashmë, refugjatët sirianë mund të marrin edhe lejen për të punuar, madje thuhet se së shpejti ata do të mund që të aplikojnë edhe për pasaportë turke, nëse do të mund të kalojnë testin e gjuhs. Fëmijët sirianë kanë mundësinë që të bëjnë një vit intensiv vetëm për të musuar gjuhën turke dhe më pas ata mund të regjistrohen në shkollat lokale. Madje, disa nga refugjatët përfitojnë një mbështetje ekonomike të barabartë me rrogën minimale në Turqi, 1400 lira turke në muaj (pothuajse 400 dollarë amerikan).

Turqia po tregon në të njëjtën kohë edhe një mëshirë të madhe edhe një brutalitet të pazkontë.

Këtë situatë është munduar ta shpjegojë, një historian në Stanboll Yigit Gunay:

“Shumë njerëz mendojnë se ky është një plan i integruar i qeverisë. Në fakt, e vërteta qëndron se nuk ekziston një gjë e këtillë – madje nuk ka as një plan të paktën 2 vjeçar. Askush nuk i beson askujt, tashmë gjërat ndryshojnë nga nata në natë.”

Ndërsa po udhëtonim drejt aeroportit në Adana, miku dhe përkthyesi im papritmas u dukën shumë të lodhur:

 “Si një njeri që kam vizituar Aleppon para se të pushtohej, unë ndihem i trishtuar për atë që ka ndodhur me këtë qytet të lashtë dhe të mrekullueshëm... Ai ishte një burim i gjallë biznesi me vepra të mrekullueshm arkeologjike dhe historike dhe unë i kam parë ato... tashmë është shndërruar në një qytet që do t’i duhen dekada për ta marrë veten, dhe pjesa më e madhe e dëmit është e parrkuperueshme. E gjithë ajo zonë është një shkatërrim i vërtetë...”

Përpara se të hynim më qytetin e Adanasë, nga një errësirë e plotë filluan të duken papritmas dritat e shndritshme të bazës së forcave ajërore të NATO-s në Inxhirlik. Ky aeroport është me shumë mundësi simboli më jetësor i lojrave luftarake të NATO-s në këtë pjesë të botës. Askush nuk mund të kaloj menjëherë, pothuajse të gjitha makinat aty ndalohen dhe kontrollohen.

Frika ka kapluan të gjithë pjesën Juglindore të Turqisë. Kur disa orë më parë po udhëtonim në qytetin kufitar Elbeyli, (një kalim që ndjek rrugën për në qytetin e pushtuar sirian të Al Báb-it) ajo që ne arritëm të shohim ishin mure të reja të fuqishme dhe gardhe, si dhe kamera të teknologjisë së lartë të sigurisë. Nga këtu, ushtria turke është duke pushtuar në mënyrë periodike Sirinë.

Vendosa që të ndaloja dhe të prisja flokët diku aty, kështu që të mund të bisedoja me vendasit. Vetëm pak minuta pasi u ula, berber im më pëshpëriti në vesh: “Ata po ju rrethojnë.” Policia dhe kuadrot e veshur si civilë të sigurisë janë duke na vëzhduar nga dritarja, duke marrë shënime dhe duke telefonuar dikë. Pagova faturën dhe vendoëm të largoheshim nga ky qytet të mjerë, me një shpejtësi marramëndëse.

Ne nuk do të mundnim të rezistonim gjatë këtu, askush nuk do të mundte. Kjo lojë macja dhe miu është në të vërtetë e lodhshme dhe vërtetë e rrezikshme. Megjithatë, çfarë po mundohet të fshehë vërtetë Turqia? Tashmë është një informacion i hapur për të gjithë se Turqia ka trajnuar militantë dhe ka pushtuar Turqinë. Asgjë nga këto nuk është sekret. Atëherë, çfarë po fsheh?

Ndoshta e vwrteta ‘e fshehtw’ wshtw se shumica e qytetarwve tw tij nuk e duan nw tw vwrtetw kwtw luftw. Dhe se, jo vetwm Siria, por tashmw edhe njw pjesw e territoreve tw Turqisw tashmw po vuajnw dhe derdhin gjak.



Burimi : 21stcenturywire