Humbja siriane e miqve dhe fjalëkryqi i zgjidhjes politike

  • None
nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Nën. 16, 2013, 1 a.m.

SHBA-të janë me të njëjtin qëndrim sikurse Sauditët atëherë nuk do të jetë surprizë që edhe nga Gjeneva 2 të dalë fiaskoja e planit Annan.

Përjashtimi nga zgjidhjet i intervenimit ushtarak në Siri, lindi një zinxhir rezultatesh që diferencuan ekuilibrin ushtarak në arenë dhe rezistencën e diplomacisë ndërkombëtare. Halka e parë e zinxhirit qe dorëheqja nga intervenimi i SHBA-ve në Siri.

Sepse qoftë ndërhyrja e shkallës me shtrirje të gjerë që të rrëzohet qeverisja, qoftë ndërhyrja e kufizuar me shtrirje të ngushtë që ta paralizojë armatën siriane, ishte një shpresë triumfi nga këndi i grupeve të armatosura të luftës së tyre për dobësim.

Prandaj mosndërhyrja bëri që shpresa për fitore të shuhet; të vazhduarit e luftës për dobësim, hakmarrjet që ishin lënë pas revolucionit i bëri që të niseshin më herët; gjersa hakmarrjet e brendshme bënë që në favor të grupeve ekstreme të formohet forcë balancuese.

Hallka e dytë e zingjirit filloi të duket mbas 25 shtatorit.

Krahu ushtarak i Koalicionit Kombëtar i themeluar nga grupi i miqëve në Antalia nuk u njoftë nga Shtabi i Armatës së Lirë Siriane në të cilën së bashku me tre grupime ushtarake në brendinë e të cilëve bën pjesë edhe Nusra me dhjetë organizata tjera njoftuan se nuk e njohin Koalicionin Kombëtar.

Njoftimi me datën 25 shtator i Tevhidit, Shqiponjave të Shamit dhe Brigadës së Islamit, nuk qe asgjë ndaj SHBA-ve përveqse një kundërshtim me fjalë.

Oragnizatat që nuk hezituan të merrnin pjesë në Shtabin e Armatës së Lirë Siriane i themeluar me 9 dhjetor 2012 nga grupet e akredituara nga Grupi i Miqve me njoftimin që e transmetuan me 25 shtator 2013, e kishte kuptimin e refuzimit të rolit udhëheqës të SHBA-ve në luftën për trashëgimi.

Sepse Armata e Lirë Siriane ishte dizajnuar si krahu ushtarak i Koalicionit Kombëtar dhe me të dhënat e sigurisë e inteligjencës së Grupit të Miqve rolin udhëheqës të së cilës e mbante SHBA-ja të themeluar në Antalia në muajin dhjetor të vitit 2012 dhe në koordinim me këtë SHBA-ja Nusran e kishte marrë në listën e organizatave terrorise.

Atëherë mbas 25 shtatorit prishja e ekulibrit në terren në favor të grupeve ekstremiste, nuk ishte një gjendje që do të skjarohej vetëm me ideologjinë paralele të grupeve të armatosura me Al-kaiden brenda Armatës së Lirë Siriane ose me të qenit e Koalicionit Kombëtar dhe Armatës së Lirë Siriane përfaqësues të Grupit të Miqve.

Deri më 25 shtator ndërmjet grupeve të armatosura në terren, nga ekstremizmi në zbutje i divergjencave është një renditje e tillë: 1-Al Kaida (Nusra dhe IŞİD) 2-Brigada Islame (Ahraru’sh- Shami dhe të bashkangjiturit) 3-Brigada Çlirimtare Islame (Shqiponjat e Shamit/Sukuru’sh- Shami dhe të bashkangjiturit) dhe 4-Armata e Lirë Siriane.

Paralelizmi ideologjik përgjatë vitit 2012 ose kombinacionet e aleancave mbi alternativat e të qenit përfaqësues të Miqve, mbas 25 shtatorit filluan të formësoheshin sipas një alternative shumë më ndryshe.

Mbetja jashtë alternativave e intervenimit të SHBA-ve, nuk mbeti vetëm me ndryshimin e kombinacioneve të aleancave në terren, ndryshoi arsyet e themelimit të kombinacioneve të aleancave dhe vlerën e konflikteve të brendshme.

Për shembull vendin e konflikteve të mëhershme të bazuara në aleancat ideologjike apo paralelizmave strategjikë ose kundërshtimeve e morën konfliktet e aleancave të zotërimit apo interesave ekonomike.

Ndryshimin e kësaj cilësie e pasqyrojnë luftërat ndaj njëra tjetrës të grupeve të lidhura me Al-kaidën kundër atyre të lidhura me Armatën e Lirë Siriane për zonat e naftës apo marrjen e kontrollit të pikave kufitare ose edhe aleancat e tyre ndaj një grupi tjetër kundërshtar.

Nga ana tjetër zhvillimi i aleancave të formacioneve të reja në favor të grupeve ekstremiste në gradën e defunksionalizimit të Armatës së Lirë Siriane dhe Koalicionit Kombëtar, ndryshoi edhe qëndrimin e akterëve ndërkombëtar apo regjional si përkrahës të një opozite moderne.

Kriza e përjetuar rreth tre vite në Siri vuri në pah se nuk ishte për një ndryshim demokratik apo luftën për të drejtat, por zhvillimet që vërtetuan tezën se buronte nga një luftë për mbizotërim e kontrolluar nga jashtë, shihet se filloi t`i shqetësojë edhe komanduesit e vërtetë.

Të vërtetit janë të shqetësuar nga përfaqësuesit

Anëtarët perëndimorë të Grupit të Miqve, janë të shqetësuar nga fillimi i mosfunksionalizimit të Shtabit të Armatës së Lirë Siriane dhe marrja në dorë e iniciativës në arenë e grupeve ekstreme.

Turqia

Turqia si njëra nga të vërtetit dhe bartëse e barrës humanitare dhe materiale të kësaj lufte të trashëgimit po ballafaqohet edhe me grupet e armatosura kurde me lidhje të brendshme edhe me problemin e sigurisë të krijuar nga dominimi në zonat kufitare, i grupeve të lidhura me Al-kaidën.

Po ballafaqohet edhe me paralajmërimin nga Amerika Rishikoi lidhjet me grupet ekstremiste në Siri. Gjersa më 2012 kryeministri Erdogan thoshte Në Siri Al-kaida as që ekziston, mbas takimit me Obamën e zinte përgjegjës Al-kaidën për vdekjet e civilëve.

I distancuar që nga fillimi ndaj politikave të qeverisë për Sirinë kryetari i republikës Abdullah Gyl në këtë çështje po mundohet të marrë më shumë iniciativa dhe po e tërheq vërejtjen mbi rrezikun e afganizimit në Siri.

Gjersa sipas lajmit të gazetës Al-Ahbar të botuar në Liban, Ankaraja po i bën kufizime serioze edhe Arabisë Saudite, njërit ndër ortakët më të afër në çështje me Sirinë; po i mbyll qendrat e inteligjencës Saudite në Turqi.

Katari

Po thuhet se gjersa gjer në mesin e vitit 2012 që ndër të vërtetit më të rëndësishem në këtë luftë të trashëgimit në Siri, Katari, me ndryshimin e emirit me tu marrë nga loja nuk duroi në marrjen e rolit kryesor nga Sauditët, ndikimin e të cilëve për ta zbehur duke siguruar lirimin e robërve jordanë përmes Hizbollahut, po mundohet t`i afrohet Sirisë.

ALS

Fillimi i forcimit të grupeve ekstremiste, bashkangjitja nga Armata e Lirë Siriane (ALS) në ushtrinë e Sirisë, akuzimi i përfaqësuesit të Stabit të Armatës së Lirë Siriane Fahd el Masrit ndaj komandantit Selim Idrisit se po bëhet mashë e shteteve të huaja dhe kërkesa që të burgoset janë ndikimet në këtë drejtim.

Perëndimi

Tërë këto zhvillime, më në krye SHBA-të dhe perëndimorët brenda Grupit të Miqve po i drejtojnë në zgjidhje politike dhe për Konferencën e dytë të Gjenevës.

Sauditët

Por në kundërshtim me anëtarët e tjerë të Grupit të Miqve Arabia Saudite shihet që nuk do t`i dëgjojë fjalët as për një zgjidhje politike as për Konferencën e dytë të Gjenevës.

Si grupet e armatosura në arenë, shpresën e lidhur për ndërhyrje të SHBA-ve, Arabia Saudite zemërimin për mosndodhjen e ndërhyrjes po e shpreh në çdo nivel.

Ministri i punëve të jashtme i Arabisë Saudite Al-Fajsall, duke e treguar si shkas mosndërhyrjen në Siri nuk mbajti fjalim në Këshillin e Sigurimit të KB.

Edhe meqë kishte lobuar me muaj të tërë që ta marrë anëtarësimin e përkohshëm të Këshillit të Sigurimit, duke e treguar pamjaftueshmërinë e bashkësisë ndërkombëtare në çështjen e Sirisë e refuzoi.

Shefi i Inteligjencës Bender bin Sultan, përsëri duke e shtuar edhe përafrimin Teheran-Washington, e kërcënoi SHBA-në me zvogëlim të bashkëpunimit.

Sauditët, rolin e Turqisë më 2012 po e përsërisin

Qëndrimi rreth pengimit të Konferencës së dytë të Gjenevës dhe këmbëngulësia në luftë e Arabisë Saudite në këto momente, po e përkujton qëndrimin rreth Planit Annan të Turqisë.

Njësoj sikurse në periudhën e tanishme të Gjenevës në mars të vitit 2012 plani Annan që parashikonte zgjidhjen e problemit të Sirisë përmes rrugëve politike, ishte mbështetur me njoftimin e kryesisë së KB nënshkruar edhe nga SHBA-të.

Sipas të dhënave të shoqatës humanitare të kryengritësve Mirsad, më 26 mars 2012 në Siri në luftime me 2 mijë e 659 ushtarë gjithsej kanë vdekur 9680 vetë.

Plani Annan që parashihte përfundimin e konfrontimeve ushtarake dhe gjetjen e zgjidhjes politike në një kohë kur në Siri numri i të vdekurve kishte arritur në 10 mijë do të fillonte të zbatuari me 10 prill; mirëpo Turqia këtë plan që do e ndalte gjakun që po derdhej dhe do e fillonte periudhen e zgjidhjes politike me 9 prill e shpalli të papranueshëm.

Në atë kohë sikurse dhe Turqia insistuese në alternativën e luftës Arabia Saudite dhe Katari, në mars të vitit 2012 në mledhjen e parë të miqve të mbajtur në Tunizi kishin kërkuar armatimin e forcave opozitare; por hyrja në fuqi e planit Annan, bëri që lufta për trshëgimi që do ta rriste numrin e të vdekurve në njëqind mijë të shtyhej mbas 18 korrikut.

Në atë kohë për gjenocidin në Hula nga grupet xhihadiste prezenca e të cilave nuk pranohej në Siri u mbajt përgjegjëse qeveria Siriane dhe plani Annan humbi vlerën e vetë.

Presioni nga jashtë i Turqisë dhe miqve arabë, gjersa nga brenda i senatorëve republikanë sikurse John McCain dhe Joe Lieberman i dha zor që në prag të zgjedhjeve qeveria e Obamës të bëhet lidere në këtë luftë të trashëgimisë.

Mbas luftës së haptë për trashëgimi i nisur mbas sulmit me 18 korrik ndaj ndërtesës së mbrojtjes kombëtare që la të vdekur përgjegjësit e lartë të mbrojtjes siriane pritej të arrihej fitorja brenda disa javësh.

Gjersa tani ka frikë që të mos nisë të dalë nga kontrolli kjo luftë e trashëgimisë që u bë shakaktare e vdekjes së mbi njëqindmijë njerëzve.

Gjeneva 2 dhe mundësia e suksesit të zgjidhjes politike

Konferenca Gjeneva 2 e servuar tani si një formulë e mrekullueshme për zgjidhje politike, në fakt nuk është asgjë tjetër përveqse polemikë e zbatimit pa asnjë arsyetim të njoftimit të Gjenevës së nënshkruar në qershor të vitit 2012.

Njoftimi i Gjenevës, parashihte përfundimin e konflikteve të armatosura dhe një qeveri të përkohshme të themeluar nga qeveria siriane dhe opozitarët që do i dërgonte ata drejt proceseve politike dhe zgjedhjeve.

Kjo zgjidhje e pranuar nga Damasku dhe aleatët e saj, nuk mundi të jetizohet për shkak të kushtit të Koalicionit Kombëtar, Armatës së Lirë Siriane dhe Miqve, se 'Beshari duhet te largohet'.

Tani përveq Sauditëve të gjithë miqtë anojnë pa kushte për Gjenevën e dytë; mirëpo mundësia e suksesit të Gjenevës 2 varet nga sinqeriteti për zgjidhje politike i SHBA-ve dhe nga të qenit në fillim i Sauditëve për sikurse Turqisë ndaj planit Annan e pastaj shapllaja e mospajtimit.

Qeveria Saudite që e priti Xhon Kerrin më 4 nëntor tha se mosmarrëveshjet me SHBA-të nuk ishin tek qëllimi por tek taktikat që do shpienin tek periudha kalimtare. Nëse edhe SHBA-të janë me të njëjtin qëndrim sikurse Sauditët atëherë nuk do të jetë surprizë që edhe nga Gjeneva 2 të dalë fiaskoja e planit Annan.

 



Burimi : Yakın Doğu Haber