Prezentimi i profetit Muhamed

  • None
nga Hamid Dabashi | Publikuar në Shk. 11, 2015, 1 a.m.

Lajmi se së shpejti do të del filmi mbi jetën e profetit Muhamed nga regjisori kryesor iranian Maxhid Maxhidi, në mediat globale ka ardhur në kohën, kur pas sulmit në revistën Charlie Hebdo, bota është e kujdesshme për shkak të aspektit kritik të teologjisë islame. Pa marr parasysh në qëndrimin dhe politikën lidhur me këtë çështje, shtrohet pyetja a mundet profeti Muhamed të prezantohet vizualisht? Fakti se një mysliman tani është i përfshirë në prodhimin e filmit mbi profetin më së shumti e shënon këtë çështje. Në rast se Maxhidi do të ishte karakterizuar si iranian apo shiit, kjo në kujtesë do të kishte shkaktuar  karakterin e regjisorit sirian nga Hollivudi Mustafa Akkadit i cili shumë më herët nga Maxhidi ka bërë filmin për temën e njëjtë, nën titullin” Nën flamurin e Muhamedit” në vitin 1976. Nga i njëjti lajm në të cilin është paralajmëruar filmi i Maxhidit, gjithashtu kemi mësuar se edhe katarasit po e rrisin aksionin, ndoshta edhe për shkak të rivalitetit rajonal dhe po prodhojnë versionin e tyre edhe më të shtrenjtë, producent është Barrie M. Osborn, prodhues i filmit “Zoti i unazave”.

 

Kështu që, çështja e versioneve filmike të jetës së Profetit, natyrisht ka tejkaluar të gjitha ndarjet nacionale, rajonale dhe sektare. Muhamedi a.s. është personalitet qendror historik në zemër të religjionit botëror mbi të cilin, myslimanët besojnë, i cili tejkalon kohën dhe hapësirën, proporcionin dhe materialitetin. Të gjitha këto aventura kinematografike tani marrin idenë e jetës së Profetit nga kujtimet e shenjta të miliona myslimanëve dhe e sjellin në mënyrë të drejtë, jo vetëm rajonin gjeopolitik, por njashtu, edhe fushën më të madhe të qasjes së Amerikës Veriore apo  Evropës Perëndimore drejtë islamofobisë.

 

Filmi biografik  Maxhidit nuk vie në vakum, por në botën reale i cili është i përplasur me fotografi armiqësore mbi Muhamedin dhe porosinë e tij. Regjisori holandez Theo van Gogh njashtu ka bërë një video të shkurtër provokativ të quajtur”Submission”, në bazë të skenarëve të politikanes famëkeqe islamofobe holandeze Ayan Hirsi, në të cilin trashëgimia e shenjtë e profetit, Kur’ani është prezantuar në pamje të keqe. Kur është akuzuar Hirsi Ali se ka bërë punimin plagjiat të artistes të shquar iraniane Shirin Neshar, bashkëpunëtori i saj Theo van Gogh është vrarë në Amsterdam. E ka vrarë një mysliman holandez. Maxhidi, emri i të cilit lidhet me realizimet më të mëdha të kinematografisë iraniane sikurse që janë filmat: ”Fëmijët e parajsit, Ngjyra e parajsit dhe Barani”. Inqizon filma të cilët karakterizohen me prezantime të pasura vizuele, puna mistike, figura narrative dhe puna e bukur e kamerës e cila prezanton në mënyrë të shkëlqyer personazhet.

Krijimtaritë filmike të Maxhidit në atë mënyrë janë tërësisht të ndryshme ato që ka bërë Hirsi Ali, apo edhe shpirti i saj i lidhur Nakoula Basseley, mashtruesi i dënuar, ka bërë kur e ka prodhuar filmin me titull: ” Jeta e vërtetë e Muhamedit”, i njohur me titull”Pafajësia e myslimanit” apo” Pafajësia e Bin Ladenit”, i cili poashtu ka shkaktuar protesta në numrin e madh të shteteve për të cilët dikur është shkruar. Nga mashtruesit holivudian gjer te karikaturistët francez, nga politikanët francez dhe plagjiatorët gjer tek regjisorët të shquar iranian, nga buxhetet mega milionëshe të cilat i jep Katari gjer te prodhuesit botëror të pranuar, si dhe gjer te regjisorët të shquar arab, sikurse që është Mustafa Akkad, jemi dëshmitar të ekzistencës së interesit të larmishëm për jetën e Profetit Muhamed. Filmi i ri biografik i Maxhidit për jetën e Profetit për një sferë publike trans nacionale prodhon . Filmi është i projektuar si trilogji; pjesa e parë do të përfshijë vitet e hershme të jetës së Profetit.  Maxhidi ka vendos të mos tregohet fytyra(pamja) e Muhamedit a.s që të mos lëndohen ndjenjat ortodokse( tek sunitët dhe shiitët), edhe pse ekzistojnë dhe në publikë janë prezentë edhe vështrimet për pamjen e Profetit. Sipas informatave, lokacionin afër Komit në të cilin vend Maxhidi incizon filmin, e ka vizituar edhe udhëheqësi i Republikës Islame, ajatollah Hamnei, por në fshehtësi, pasi që nuk ka dashtë të hidhërojë ish kryetarin Mahmud Ahmetnexhatin, i cili do të mund të çonte pluhur për shkak të lidhjes së shkurtër me lëvizjen e gjelbër kur ka punuar filmin për fushatën e Husein Musavit. Por lajmi për vizitën e Hamneit, bile edhe për lejimin e tij, është indikacioni i qartë se ai e lejon këtë projekt, dhe ashtu kërkon mënyrën që të parandalojë kundërshtimet e klerikëve të lartë të tjerë. Profeti Muhamed nuk është abstrakt doktrinar. Për myslimanët e gjithë botës, ai është profet i njërit dhe të vetmit Zot i cili i kapërcen të dukshmen dhe materialen. Muhamedi ka qenë i vdekshëm, por i karakteristikave të pavdekshme, dhe si i tillë, është metaforë absolute të njerëzve të cilët dijnë, pranojnë dhe janë krenar që janë mysliman.

Shenjat dhe sinjalet kinematografike, vizuele, dramatike, poetike, gjer te protestat kundër karikaturave kontroverse të gjeneratës së re të myslimanëve janë ata të cilët përpiqen të imagjinojnë engjëjt më të mire në dritën e Profetit të vet për brezat  e vet.



Burimi : Al Jazeera