Fotot nga historia e luftërave të kryqëzatave

nga Hamid Dabashi | Publikuar në Jan. 25, 2019, 1:07 a.m.

Fjalimi të cilin e ka mbajt sekretari shtetëror i Trumpit në Kajro ka sjell imperializmin e dhunshëm amerikan në pah.

“Në zyrën time mbajë Biblën të hapur në tavolinë që të më përkujtojë në Zotin dhe në vërtetën”. Kështu sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo ka folur në Universitetin amerikan në Kajro, kryeqytetin e një shteti të madh mysliman. Ky predikues evangjelist, i cili e ka keqpërdorur nikoqirët e vet dhe ka zëvendësuar ligjëratën universitare me katedrën kishtare të vet, dhe më pas është kujdesur që publiku i tij të njoh  qëllimet militante të thirrjes së tij në Bibël.”Dhe vërteta është pak ndryshe, se këtu kam ardhur të flas për të sotmen. E vërteta është se për këtë shpesh nuk flitet në këtë pjesë të botës, por pse jam ushtar i trajnuar, unë sot do të jem shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë: Amerika është fuqi e cila punon për të mirën e Lindjes së Afërt”. Ushtari me Biblën dhe arsenalin nuklear, kryqtari ka qëndruar dhe ka dërguar porosinë e vet Egjiptianëve.

“Amerika është fuqi e së keqes”, është  diç që ka pëshpërit në veshët militante të predikuesit. Kryqtari evangjelist i cili ka vizituar vendet myslimane, ka pas publikun e tërë muhamedan jobesimtar të cilët sjellshëm ishin ulur para tij dhe kanë dëgjuar. Ishte mishërimi i Gij Lizinjanit. A është kjo foto, nga historia e luftërave kryqtare me përkulje moderne ndokujt i ka penguar? Trumpi në të vërtet e ka tharë moçalin washingtonian sikurse ka premtuar, dhe e ka liruar në rrugë, bulevarde, sheshe, organizatat qeveritare dhe ambasadat amerikane nëpër botë. Gjithkund mund të shihet dhe të merret aromë në rast se mund të përballoni erën. Ky kryqtar në Kajro ishte mysafir i liderit të grusht shtetit ushtarak kundër revolucionit egjiptian, gjeneralit Sisit. Qëndrimi i Pompeut nuk ka të bëjë  kurrgjë me Egjiptin apo Egjiptian. Dinjiteti i emrave”Egjipti” dhe “Egjiptian” kurrë nuk do të duhej të ishin përlyer me imperializmin  e tillë plaçkitës i cili shumë e kundërshton vulgaritetin e tij evangjelist.

Ky nuk ishte predikues i thjeshtë evangjelist i cili ka mbajtur fjalim në Kajro. Ai është shembull tipik i islamofobisë amerikane. “Krahas qëndrimit luftënxitës të Pompeut”, ka shkruar Ishaan Tharoor në Washington Post në kohën kur Pompeu është emëruar si”diplomati më i lartë” i Trumpit, kritikët janë të shqetësuar për shkak të punës së gjertanishme shqetësuese të Pompeut  lidhur me religjionin dhe lidhjes së afërt me klanin islamofob në Amerikë”. Personi i cili kalon si”diplomat më i lartë” në Amerikën e Trumpit, ka dosje të vazhdueshme të përbuzjes së brendshme ndaj myslimanëve. Kjo ndjenjë, jam sigurt është reciprok.

Pompeu në shoqërinë e përkryer në urrejtjen e tij diabolike ndaj myslimanëve posaçërisht atyre amerikan. “John Bolton dhe Mike Pompeo kanë bërë islamofobinë mainstremian”, tani fakti i thjeshtë i këtyre Stanlio dhe Olio të nxitësve reaksionar të luftës të cilët qeverisin me SHBA-të. Predikimi militant i Pompeut në Kajro është përjetuar si reaksion kundër fjalimit të Obamas në mjedisin e njëjtë. Njerëzit gjatë gjithë botës, natyrisht, nuk kanë mund të jenë më pak të interesuar për dallimet minore në mes Trumpit dhe Obamës, veçanërisht në mes Pompes dhe Obamës. Neve të gjithë ata duken pak a shumë të njëjtë: të paditur, arrogant, mendjemadh, militantë, të papërmirësuar. Po, edhe Obama ka filluar fjalimin e tij me klishenë”Esselamualejkum”, para se të shkoj prapa në Washinton ka dhuruar armë në vlerë prej disa miliarda dollar Izraelit që të vret palestinez, dhe ka shit më shumë armë sauditëve që të vrasin jemenasit të shkretë.

Çapkënëritë e Pompeut në Kajro, natyrisht nuk kanë mbet të pa vërejtur. Juan Cole me të drejtë i ka karakterizuar si”jashtëzakonisht të turpshme”,” të parëndësishme”, duke i përshkruar sikur”soj sionist-krishterë të politikës së jashtme amerikane”. Paul Pillar i ka karakterizuar adekuatisht fjalimin si”tepër pa zë”. Të gjitha këto karakteristika, megjithatë, tregojnë në diç më serioze nga evangjelisti i lirë televiziv: kjo perandori disfunksionale kurrë nuk ka pas hegjemoninë normative, e lere më të autoritetit moral. Shfrytëzimi i krishterimit për qëllimet e veta imperialiste e varfëron krishterimin dhe ekspozon vullgaritetin e asaj që kalon si elitë sundimtare e Trumpit në kullën babilonase.

Mike Pompeo, John Bolton dhe shefi i tyre janë në gabim të rrezikshëm. Ata janë delikuent të ngritur keq me sjellje të këqija në rrobat e të rriturve. Ata kanë pak ose aspak arsimin të drejtë, bredhin nëpër këtë jetë pa marr parasysh dinjitetin njerëzor. Arsye e vetme për shkak të cilit bota i dëgjon gjërat të pavlera të tyre është se ecin përreth me makinerinë e madhe ushtarake të vdekjes dhe shkatërrimit para dhe prapa tyre. Demontoni apo injoroni atë makineri dhe do të shihni grumbullimin e shkretë të shitësit të veturës së vjetër i cili dëshiron dëshpërueshëm t’ju shes diç që nuk dëshironi të bleni.

Nën Trumpin dhe ithtarëve të tij, imperializmi amerikan është më tepër cullak, brutal, vulgar dhe fanatik se kurrë më parë. Në mënyrë të njëjtë, nën Netanjahun shohim faqe të vërtet të shëmtuar të sionizmit lakuriq të vendosur në shfaqje globale, nën Trumpin, poashtu shohim të vërtetën e dhunshme të imperializmit amerikan në shkëlqim të plotë. Trumpi e ka zhveshur vërtetën e imperializmit amerikan gjer në eshtrat e saj, pa tesha të rrejshme apo kozmetikë ideologjike elegante. Kjo është Amerika. Pompeo në atë shfaqej në Kajro ishte Amerika:” e vetmuar, e shkretë, e keqe, brutale dhe e shkurtër”.

Elita liberale në SHBA dëshiron sa më parë të hjek qafe Trumpin pasi që ai është turpi dhe ka nxjerr në dritë të vërtetën për kulturën amerikane e cila e ka mundësuar, se  perandor i kësaj oligarkie është lakuriq, dhe se Trumpi nuk është i rastësishëm veç përfundimtar për SHBA-të. E njëjtë e vërteta është  për  të gjithë delegatët dhe ministrat në qeveri. Ata janë nga qendra e ankthit të natës të cilën e quajnë ëndërr. Pompeo nuk mundte dhe nuk duhet të jetë i përjashtuar sikur budalla evangjelist sionist i cili nuk paraqet kurrgjë. Ai e paraqet. Atë e ka themeluar presidenti amerikan dhe e ka lejuar Kongresi amerikan që të prezantojë SHBA-të nëpër botë, dhe ai atë e bën.

Bota nuk mund të përballojë që të shtyjë Trumpin, Pompeon, Boltonin dhe të tjerë nën  tepih. Pompeo dhe sionizmi i tij racist evangjelist janë ajo që pjesa jonë e botës, posaçërisht bota myslimane, përballet me “liderët” tanë(nga Muhamed bin Selmani gjer te gjenerali Sisi dhe të gjithë të tjerëve në mes tyre), i thërrasin, pranojnë dhe i mundësojnë ata. Nuk ka kurrgjë të pasaktë lidhur me Biblën dhe leximin e Biblës. Bibla është libër madhështor, sikurse Kur’ani apo Bibla(Tora) hebreje. Çdo njeri i civilizuar do të duhej rregullisht të lexojë këto libra. Por, Bibla në duart e Pompeut dhe Boltonit është e njëjtë sikurse Kur’ani në duart e Abu Bakr Bagdatit apo Osama bin Ladenit, si dhe Bibla(Tora) hebreje në duart e Benjamin Netanjahut, Naftali Bennetit dhe Ayelet Shakedit, shpatë e mprehtë në duart e pijanecit të çmendur.

Atë që Pompeo ka thënë në Kajro është rregull në historinë e politikës amerikane  e jo përjashtim, konturat e fanatizmit të tij evangjelist janë artikuluar në librin e Kevin Phillipsit”Teokracia amerikane: Rreziku dhe politika e religjionit radikal, naftës dhe parasë së huazuar në shek. XXI-të(2007), efektet e tij janë të dukshëm nga historia e vrasjes së indianëve amerikan gjer të robërit afrikan dhe institucionit të Kju Klux Klanit.

Në rast se ishim pyetur se si Abu Bakr al Bagdadi do të dukej dhe ndier po të kishte në dispozicion arsenalin nuklear, vetëm shikoni Mike Pompeun në Kajro, ashtu do të dukej edhe ai, ndërsa fjalimi të cilin Pompeo e ka mbajtur në Universitetin amerikan në Kajro është teksti zë cilin Abu Bakr al Bagdati do të lexonte po të ishte i fuqishëm të vinte dhe të mbante fjalimin në Universitetin Columbia në New York. Ky ankth i natës është realiteti me shpirtrat e lidhur të Mike Pompesë në State Departamentin amerikan dhe Naftali Bennetin në kabinetin e Netanjahut.

Sikur Timothy Egan ka shkruar në New York Times: mandati i kazinosë 85 vjeçari Sheldon Adelson ka tani më shumë ndikim në politikën e jashtme amerikane dhe se bile edhe sekretari shtetëror Mike Pompeo është vegël e Kohut.”Pompeo nuk e udhëheq këtë shtet. Ai është pajisje e dobishme-predikues i zemëruar. Diç tjetër e udhëheq këtë shtet. Prapë, me fjalët e sakta të Eganit: Por, Kohët paguajnë politikanët që të pasurohen dhe të anashkalojnë rregullat të cilët ndikojnë në industrinë e ndotjeve të cilët i kanë bërë miliarder. Adelsoni ka fituar lehtësitë tatimore të ngjashme për milionët të cilët i ka investuar në zgjidhjen e republikanëve, me përfitime shtesë të kontrollimit të mënyrës me të cilin State Departamenti amerikan sheh Izraelin”.



Burimi : ALJAZEERA BALKANS