Je suis muslim

  • None
nga Hamid Dabashi | Publikuar në Nën. 15, 2015, 1 a.m.

Ky artikull ka dalë për herë të parë në Al Jazeera


Unë uroj që të bashkohen me marshimin e njerëzimit në çdo cep të kësaj toke të brishtë kundër barbarizmit si një musliman dhe një njeri.

Unë jam një musliman. Si një musliman, unë dëshiroj që të jap respektin për ata parizienë që humbën jetën e tyre në atë natë të tmerrshme më 13 nëntor. Si një musliman, unë dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë humbur një të dashur gjatë këtij sulmi djallëzor në Paris . Si një musliman, unë dëshiroj të shpreh solidaritetin tim me popullin francez që vuajnë tani traumat e këtij kaosi vrastar të kryer mbi njerëz të pafajshëm.

Si musliman, unë dëshiroj të denoncoj çdo dhe të gjitha aktet e dhunës së gjenocidit, vrasjes, dhe vetëvrasjes, kudo në botë; dhe në mënyrë të veçantë, dëshiroj të denoncoj bandat kriminale të mbledhur nën flamurin e Shtetit Islamik apo ndonjë grupi tjetër të ngjashëm duke terrorizuar njerëzit e pafajshëm nga India, Afganistani dhe Pakistani në Irak dhe Siri, nga Afrika e Veriut në Turqi, dhe nga bota arabe dhe muslimane deri në Evropë dhe SHBA.

Unë dëshiroj që të pyes, a mundet një musliman sot të thotë se ai ose ajo është muslimane, dhe pastaj të thotë atë se çfarë unë thashë? A jam unë - dhe miliona muslimanë të tjerë si unë - të lejuar për të shprehur dhimbjen tonë, solidaritetet, dhe hidhërimet në këtë ngjarje të tmerrshme, dhe të veprojmë kështu nga thellësia më intime e humane e jona si muslimanë?

Diskutimi i vlerave

Në një fjalim duke shprehur solidaritetin e tij dhe dhimbjen për francezët, presidenti amerikan Barak Obama tha: Ky është një sulm jo vetëm për Parisin, sulm jo vetëm për popullin e Francës, por ky është një sulm ndaj të gjithë njerëzimit dhe vlerave universale që ne ndajmë.

Sigurisht, sulmi në Francë është një sulm ndaj njerëzimit, por a mund të quhet sulmi, ndaj një libanezi, një afgani, një jazidiu, një kurdi, dhe Irakieni, një somaliani, ose një palestinezi më pak sulm për të gjithë njerëzimin dhe vlerat universale që ndajmë ? Çfarë vlere ndan saktësisht një amerikan verior dhe një francez  nga pjesa tjetër e njerëzimit që u është mohuar ajo?

Në fjalën e tij, kryeministri britanik David Kameruni, duke folur si një evropian, ishte këmbëngulës në lidhje me mënyrën tonë të jetës, dhe pastaj duke ju adresuar francezëve ai shtoi, Vlerat tuaja janë vlerat tona, dhimbja juaj është dhimbja jonë, lufta juaj është lufta jonë, dhe së bashku, ne do t’i mposhtim këta terroristë.

Çfarë saktësisht janë këto vlera franceze dhe britanike? A mundet një musliman t’i mbart ato vlera gjithashtu, duke qenë musliman? Apo duhet ai ose ajo për herë të parë të denoncojë të qenit një musliman dhe të bëhet francez apo britanik para mbarjtes së këtyre vlerave?

Civilizimet e tjera

Këto janë terma të ngarkuara, kushte civilizuese, dhe regjistra të koduara kulturore. Të dy, si Obama ashtu dhe Kameruni dëshirojnë  të zgjedhim kushtet, që në mënyrë të vendosur dhe të qëllimshme më drejtojnë mua dhe miliona muslimanë si unë drejt civilizimeve të tyre.

Ata e bëjnë të pamundur për mua që të mbetem musliman ashtu si unë jam dhe të bashkohem me ta dhe miliona njerëz të tjerë në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE  në dhimbjen dhe solidaritetin me vuajtjet e francezëve.

Si një musliman padis provincializmin e tyre, dhe unë deklaroj ngushëllimet e solidaritetin tim me francezët; dhe e bëj këtë, pa dyshim, duke e theksuar, përfundimisht, si një musliman.

Kur arabët ose muslimanët vdesin në duart e të vetëshpallurit, Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS), bandave në Afganistan, Irak, Siri, apo Liban, ata ulen në emëruesin e përbashkët më të ulët dhe supozojnë fe sektare, mbulojnë dhe kamuflojnë humanitetin tonë. Por, kur qytetarët francezë apo britanikë ose amerikanë vriten, ata ngrihen në abstraksionet e tyre më të larta të zakonshme dhe bëhen ikonat universale të njerëzimit në përgjithësi.

Përse? A nuk jemi ne muslimanët njerëz? A nuk përbën krim vrasja e një prej nesh, për të gjithë trupin e njerëzimit?

Unë jam ky që jam

Rreth 400 vjet më parë, në Tregtarin e tij të Venecias, Uilliam Shekspiri e ktheu në një figurë demonizimin e hebrenjve evropianë nga krishtërimi evropian, në një shifër të sfidës kundër stigmatizimit sistematik dhe lejoi karakterin e tij Shylock të bërtasë me zë të lartë:

Unë jam një çifut. A nuk ka vallë një çifut sy? A nuk ka vallë një çifut duar, organe, dimensione, shqisa, afeksione, pasione? Ushqyer me të njëjtin ushqim, lënduar me të njëjtat armë, subjekt i të njëjtit sëmundjeve, shëruar nga e njëjta formë, ngrohur dhe ftohur nga i njëjti dimër dhe verë, ashtu si një i krishterë? Nëse ju na shponi, a nuk rrjedhim ne gjak? Nëse ju na gudulisni, a nuk qeshim ne? Nëse ju na helmoni, a nuk vdesim ne?

Sot, muslimanët kanë zëvendësuar ato çifutë dhe janë qytetërimet e tjera të Europës, dhe këto kryetarët e shteteve - Obama dhe Kamerun - në këtë moment veçanërisht traumatike në Paris, përjetësojnë atë demonizim nga hedhja e muslimanëve si muslimanë jashtë sferës së njerëzimit.

Duke vepruar kështu, ata janë duke e bërë të pamundur që muslimanët të mbeten muslimanë dhe të bashkohen në marshimin universal të njerëzimit kundër barbarizmit të ISIL apo ndonjë akti tjetër vrasjeje. Përse? Unë refuzoj të lejoj që ata apo dikush tjetër të më largojë nga ky që jam.

Une jam nje njeri. Unë jam një musliman. Unë jam një qenie njerëzore dhe, pikërisht, si të gjithë ata dhe duke mbetur kështu si unë  jam, unë dëshiroj të bashkohen me marshimin e njerëzimit në çdo cep të kësaj toke të brishtë kundër barbarizmit.

I lutem, Presidentit Obama dhe kryeministrit Kamerun, të qëndrojnë mënjanë dhe të bëjnë vend për mua. Unë uroj që të bashkohem me pjesën tjetër të njerëzimit dhe të denoncoj këtë akt barbar. E ke bezdi?

Përshtati Gazeta Impakt


Burimi : Gazeta İmpakt