Pse vajtojmë Muhamed Alinë

  • None
nga Hamid Dabashi | Publikuar në Qershor 7, 2016, mesnatë

Disa minuta pasi që u  publikua lajmi se ka ndërruar jetë kampioni botëror i boksit në kategorinë e rëndë Muhamed Aliu, një ortek i lavdërimeve  është publikuar me të madhe , që është shenja se si njerëzit bashkë ndiejnë me humbjen e prezencës së tij në këtë botë.

Nuk ka lavdata që mund të përshkruhen Muhamed Aliut. Nuk ka fjalë të mjaftueshme, lotët dhe psherëtime. Zakonisht ndieni ndonjë vrimë, boshllëk kur dikush i madhi sikurse që ishte Muhamed Aliu, ndërron jetë. Por, kësaj here kam vështruar nga brenda dhe befasisht një madhësi në mua ka kërkuar përkujdesjen. Çka është kjo? Nga vjen?Çfarë do të thotë?Shikoni spektrin e personaliteteve publike të shquar nga tërë bota të cilët nuk mund të kenë drejtë në të. Gjysma nga ata ishin vrasës masiv sikurse Stalini, Hitleri ose Maoja, ose ata të cilët kanë hedhur bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Ata nuk fitojnë të drejtën të jenë shenjë e atij shekulli. Por, njashtu edhe shkencëtarët, artistët, poetët, novelistët , dramaturgët, çdo kush prej tyre ka drejtë legjitime në definimin e aspektit të përhershëm të atij shekulli.

Pablo Pikaso na ka mësuar se si të shikojmë, James Joyce se si të lexojmë, Fanon se si të luftojmë, Che Guevara se si të rezistojmë, Gandi se si të ndryshojmë,Kurosawa se si të vështrojmë. Por, asnjëri prej tyre nuk e ka atë hije jashtë dritës të cilën kanë hedhur në këtë botë. Muhamed Aliu është mbi të gjithë pasi ishte definicioni, personifikimi, i pafajësisë sonë të lindur, pafajësisë të cilin e humbim posa hyjmë në vetëdijen e terrorit të cilin e përjetojmë sikur të rriturit në botën e mangët dhe përherë jo të drejtë. Të gjitha personalitetet tjera të shquara të shekullit kanë shfrytëzuar virtytet e veta në prezencë të problemeve me të cilët jetojmë. Muhamed Aliu është larë në detërat e stuhive më të fuqishme të botës, ndërsa pastërtia e shpirtit të tij ka mbet e paprekur. Ekziston arsyeja pse këmbëngulim në shkurtesën e emrit të tij: nga Cassius Marcellus Clay i ri, nëpërmjet Muhamed Ali Clay, prej Muhamed Aliut gjer te Ali. Kemi nevojë që lehtë ta paketojmë si sigurimin talisman dhe ta mbajmë në vete, dhe se sipas nevojës, ta nxjerrim, ta hapim dhe ta tregojmë tërë botës çfarë ishte. Tek ai, në inteligjencën e tij të jashtë zakonshme dhe mendimet e bukura, në poezinë e lëvizjes së tij në ring, në hirin e tij kryengritës jashtë ringut, ne shohim pafajësinë të cilin bota e ka humbur tragjikisht dhe të cilin bota e kërkon e dëshpëruar. Ai ka luftuar me gjërat më të rënda të cilin e përbën njerëzimi ynë, hipokrizia, racizmi, militarizmi, me hidhërimin fisnik i cili ka shukatur me kuptimin e vet të lartë për humor. Edhe kur ka i ka goditur kundërshtarët në ring, e ka bërë në mënyrë poetike dhe me hijeshi. Ka vallëzuar rreth kundërshtarëve sikurse balerinë, ka kënduar për ta sikur poeti, edhe para se të kuptojnë se çfarë i ka shkelur, ai i nokautonte ata.

 Rrjedh nga thellësia e historisë së turpshme të racizmit dhe robërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ri definuar rëndësinë e faktit të jesh amerikan. Në një anë ka ekzistuar gama e tërë e militarizmit, racizmit dhe nënçmimit, ndërsa në anën tjetër ishte Aliu  dhe krejt atë çka ka prezantuar, duke treguar se çfarë do të jetë të jesh amerikan. Ai lëvizjen kundër luftë për drejtat njerëzore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë të qartë për tërë botën. Po, kanë ekzistuar Martin Luter Kingu i riu dhe Malcom X. Por në krahasim me Aliun, ata mbetën emra provincial.

Nga zemra e Afrikës gjer në thellësinë e Amerikës Latine, nga bota arabe dhe myslimane gjer te ndarjet kontinentale të Euroazisë, ai ishte i pari i cili i fitoi zemrat e spektatorëve, dhe pastaj ka korrë butësisht, sikurse kopshtari i kujdesshëm, dhe ka mbjellë farën e drejtësisë dhe ndershmërisë në zemrat e tyre.

 Vdekja e Aliut nuk le boshllëk, por plotëson spektrin e tërë të bindjes se si u bëmë për momentin shumë të përafërt me vështrimin edhe ndjenjën. Ikja e tij e befasishme kall dhe shndrit atë hapësirë. Për një herë e përkujtojmë pse e kemi dashtë, për çfarë ka luftuar, çfarë ka mbrojtur dhe pse dhe për çka e vajtojmë atë. I lindur në kohën e pikëllimeve kombëtare dhe dëshpërimeve globale, ka vdek në kohën e politikanëve të këqij dhe të atyre të cilët duan të përfitojnë nga problemet e vendeve nga të cilët nuk rrjedhin. Në mes të atyre dy kohërave, ka vizituar botën duke sjell shpresë, rezistencë dhe ka folur të vërtetën para fuqishmëve pushtetar.

Udhëheqësi i luftës për drejtat njerëzore, aktivisti kundër luftës, kampioni botëror i boksit në kategorinë e rëndë Muhamed Aliu(1942-2016) tani ka shkuar në përjetësi. Lufta për mbulimin e trashëgimisë së tij sfiduese ka filluar në formë të lajmërimeve të vdekjes të cilët përpiqen të ëmbëlsojnë dhe të keqësojnë luftën e tij të fuqishme, të vazhdueshme dhe të palëkundur kundër racizmit dhe imperializmit, përpiqen të bëjnë të pranueshëm për gjeneratat e ardhshme të shpirtrave të nënshtruar të cilët ”nuk” pranojnë përgjigje.

Por, do ta kujtojmë ashtu si ishte: njeriu i mrekullueshëm, shpirti i madh, poet i jashtëzakonshëm, mysliman principiel, ikonë e lëvizjes qytetare, lideri këmbëngulës kundër luftës, kampioni botëror dhe amerikani i dashur i cili vet e ka ndryshuar kuptimit e faktit të jesh amerikan. Le të mbetet kujtimi në madhësinë e tij i cili do të mbetet përherë të shndritë në rrugën tonë.