Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Pesëdhjetëeshtatë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Gus. 4, 2018, 11:59 p.m.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

...Kjo gjendje është më të vërtetë shumë e çuditshme, krahas tërë këtyre gjërave ata e akuzojnë Shkollën e Ehli Bejtit se është duke u sjellur në kundërshtim me sunnetin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.)! Ata i fajësojnë të nderuarin Ali (p.m.t.), vartësit e Degës së Ehli Bejtit, se janë duke u sjellur në kundërshtim me sunnetin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) dhe me të qenit nga shpikësit e risisë!...

Ndjekës të nderuar ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju. Ja ku jemi sërish me ju në programin tonë të pesëdhjetëeshtatë me titull: “Zinxhiri dhe Argumentimi i Hadithit Thekalejn”.  Duam t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Sejjid Kemal Hajdarit. Ne në këtë programin tonë duam të plotësojmë çështjet e hetuara në programet e kaluara. Zotëri i nderuar them se natyrisht përpara se të kalojmë në çësthjen tonë si fillim duhet të paraqisim një përmbledhje të programit të kaluar.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të Pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre!

Në fakt çështja jonë është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse ajo ka të bëjë me mbarë muslimanët, si me këtë botë ashtu dhe me tjetërën, pra mund të thuhet se pyetjes së drejtuar: “Kujt do t’i drejtohemi ne pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) për të marrë urtësinë fetare?” mund t’i përgjigjet me: “Le t’i drejtohemi Kur’anit dhe Sunnetit”. Citoj se kjo është një çështje e cila nuk ka dyshim në vërtetësinë e saj. Le t’i drejtohemi haditheve të përcjellura në Librin e Allahut dhe nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Por çështja e vërtetë që është duke u diskutuar është se: “Kush do të jetë autoriteti kur ne do t’i drejtohemi atij me qëllimin e argumentimit të sqarimeve të cilat ceken në Librin dhe në Sunnetin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?” Madje ka më shumë sepse ngrihet pyetja: “Kujt do t’i drejtohemi ne për dhënien zgjidhje në rastin e shfaqjes së problemeve në kuptimin e Kur’anit dhe Sunnetit?” Bashkëkohësit janë ata të cilët kanë përcjellur hadithet e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Bëj të ditur se jo vetëm në ditët e sotme por duke filluar që në ditën e parë pas ndërrimit jetë të të dëguarit të Allahut (p.q.m.t.) u shfaqën probleme. Diskutimi i zhvilluar në mënyrën se si do të zgjidhej çështja e kornizës së problemit të prijësisë a me “nass” (argument fetar), a me “shura” (këshill) apo me “ehlu’n-nakdi” (njerëzit e përcjelljes) ose me “ehlu’l-hali” (njeëzit e mendimit) është argument i kësaj.

Sipas thënies së qartë të Kur’anit Famëlartë për sa kohë që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ishte në këtë jetë kjo detyrë iu ishte ngarkuar atij. “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni”. (Sureja Hashr, Ajeti 7). “Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë, që iu shpall atyre, me shpresë se do ta meditojnë mbi (Kur’anin)”. (Sure Nahl, Ajeti: 44).Mirë por tani drejtohet pyetja: “Kujt i përket ky të qenit autoritet pas të dërguarit të Allahut?” Unë nuk mund të mendoj se gjendet ndonjë musliman i cili mund të thotë se ne nuk kemi nevojë për këtë në çështjen tonë sepse kjo është një çështje e cila ka mbetur pas në histori. Ne kur shpalosim çështjen e udhëheqjes politike dhe prijësinë politike pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) na thuhet: “Çfarë ndryshimi ka nëse ka qenë i pari ose ka qenë i katërti? Çfarë lloj ndikimi ka kjo në jetët tona?”

Unë nuk mund të përfytyroj një njeri i cili është në dijeni të vërteës së ngjarjeve të cilat rrodhën dhe haditheve të përcjellura nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) se të mund të flasë në këtë mënyrë në kornizën e autoritetit fetar pas tij.

Askush të mos na thotë se: “Ne e pranojmë si gjykatës kuptimin e bashkëkohësve të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)”. Kjo fjalë është e njëjtë me atë fjalë që thonë disa njerëz të cilët dalin në stacionet televizive dhe me fjalën që kam hasur në disa vepra: “Ne e kuptojmë Kur’anin dhe sunnetin në të njëjtën mënyrë të cilën e kanë kuptuar bashkëkohësit e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe të parët”. Mirë, bukur them se nuk ka asgjë te keqe të thuash këtë fjalë. Por çfarë do të bëjmë në rastin kur kuptimet e bashkëkohësve të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) kanë shfaqur ndasi dhe kanë kundërshtuar njëri-tjetrin? Ngjarja është shtruar në këtë mënyrë. Ndjekës të nderuar në dy programet e veçanta që kemi zhvilluar herën e kaluar ne kemi lexuar nga burimet më të rëndësishme se si të parët e bashkësisë së bashkëkohësve si Ebu Bkri, Umeri dhe Uthmani nuk ishin në zotërim të diturive të mjaftushme mbi çështjen e sunnetit, kanë kundërshtuar me dije ose me qëllim sunnetin. Në mesin e atyre të cilët erdhën pas tyre u shfaqën shumë kundërshtime në çështjen e interpretimit të këtyre sjelljeve. Këta të fundit u përpoqën me mish e me shpirt derisa luajtën mendtë e kokës me qëllimin e prodhimit të arsyetimeve për këta ixhtihade dhe mendime të shpalosur nga ana e bahkëkohësve.

Madje dhe kundërshtimet që u shfaqën në mesin e Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit janë të mjaftueshme si argument për ne. Ndjekësit e nderuar do të kujtohen për fragmentin që ne kemi lexuar nga vepra me titull: “Istisfa” (I Përzgjedhuri) e Imam Gazzaliut që është kështu: “E dyta e fakteve të gabuara; Disa dijetarë kanë shprehur se doktrina e bashkëkohësve është një argument në kuptimin absolut... Disa të tjerë kanë shprehur duke marrë si shkak fjalën e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.): “Binduni këtyre dy njerëvze pas meje, Ebu Bekrit dhe Umerit” kanë shprehur se në veçanti fjala e Ebu Bekrit dhe e Umerit është argument; ndërsa disa të tjerë kanë pretenduar duke shprehur se fjala e katër prijësve të drejtë është argument në rastet kur ata kanë arritur njëzëshmërinë, që të tërë këto mendime janë të kota sipas nesh”. (1)

Pra sipas Gazzaliut ne nuuk mund të themi se as mendimi i bashkëkohësve, as mendimi i të tërë bashkëkohësve dhe as mendimi i dijetarëve janë argument. Por nëse mendimet e tyre nuk shërbejnë si argument si do të jenë ata autoritete fetare për ne? Si do ta kuptojmë ne Librin dhe Sunnetin me fjalët e bashkëkohësve? Pra duke qenë se sipas hadithit si Uthmani dhe Aliu (p.m.t.) janë “ma’lul” (me probleme) do të marrin si pikë referimi Ebu Bekrin dhe Umerin! Ne kemi prekur se ashtu siç ka shprehur dhe Alame Uadiiu është ose “ma’lul” (me probleme) ose i dobët.

Në hadithin e lartpërmendur bëhet fjalë kur ata kanë arritur njëzëshmërinë. Mirë por si dhe ku do t’i gjëjmë këta njëzëshmëri? Ata kanë kundërshtuar një numër të madh çështjesh.

Gazzaliu kumton se ky mendim është i mbështetur në vegim dhe është i kotë. Ai citon se dhe nëse ata katër prijës do të kishin ndarë të njëjtin mendim mbi një çështje ky mendim nuk mund të jetë në zotërim të cilësisë së të qenit argument.

Nëse nuk cilësohet si të qenit argument as nëse katër prijësit kanë ndarë të njëjtin mendim pjesën jetër mendojeni ju!

Tani unë dua që ndjekësit e nderuar të tregohen të vëmendshëm mbi këtë pikë: “Ne duhet të hulumtojmë çështjen e të qenit autoritet fetar pas të dërguarit të Allahu (p.q.m.t.) sepse kjo është një nga çështjet më të rëndësishme dhe themelore. Çfarë kuptimi ka të qenit autoritet fetar? Ose kush është ai njeri fjala e të cilit është në zotërim të të qenit argument për muslimanët pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?”

Mbase i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka caktuar një njeri të cilit do të mund t’i drejtohet pas tij (nuk ka rëndësi nëse ai është apo nuk është i pafajshëm). Tani për tani unë nuk po flas mbi pafajësinë. Më vonë unë do të vërtetoj se imamët tanë kanë qenë në zotërim të pafajësisë. Por shtoj se sheriati islam do të mbesë i përhershëm deri në Ditën e Kijametit, si rrjedhojë nuk është logjike që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), të mos të ketë caktuar një autoritet fetar, i cili e njeh sheriatin islam dhe fjala e të cilit është në gjykimin e argumentit në rastin e shfaqjes së kundërshtimit.

Sqaroj se në dy programet e kaluara e prekëm këtë çështje. Në ditët tona nuk ka rëndësi se cili shtet është nuk mjaftohet kur dekreton një ligj, ai cakton një autoritet për të. Ky i fundit është në postin e gjyqtarit në pikën e kuptimit të këtij ligji dhe të komentimit të kundërshtimeve të cilat do të dalin. Madje vetë ligji e shikon të nevojshme praninë e një autoriteti për komentimin e neneve të tij. Kjo e vërtetë është një domosdoshmëri intelektuale, zakonore dhe logjike. Për sa kohë që kjo nuk bëhet ligji në fjalë pranohet si i mangët dhe shtrohet pyetja: “Përse nuk është caktuar një autoritet i cili do të komentojë ligjin?” Ne jemi të besimit se Kur’ani Famëlartë bën të qartë se Allahu i Madhëruar është trashëgimtari i rruzullit tokësor dhe i atyre që gjenden mbi rruzullin tokësor dhe se është veprues deri në Ditën e Kijametit. Atëherë në rastin e shfaqjes së kundërshtimit krahas Kur’anit Fisnik duhet të gjendet një autoritet të cilit do t’i drejtohet dhe i cili do të komentojë atë.

Ju mund të thoni zotëriu im kjo gjendje tregon për udhëheqjen politike. Ndjekës të nderuar tani le ta lëmë mënjanë udhëheqjen politike. Ne tani po flasim për autoritetin fetar dhe udhëheqjen pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Pra ne po flasim për atë/ata/nga të cilët ne do t’i marrim fenë tonë dhe të dhënat fetare pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Unë besoj se njëra nga të dhënat më të rëndësishme të Hadithit Thekalejn i cili ka rrjedhur nga gjuha e bekuar e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe që është përcjellur në mënyrë të pashkëputur është se ai ka caktuar autoritetin fetar pas tij. Sepse në të janë përdorur thënie si: “për sa kohë që do të lidheni nuk do të shmangen kurrë”, “nuk do të shmangeni kurrë pas meje”.

Unë nuk mund të mendoj se të tjerët qëndrojnë më lart se autoriteti fetar duke qenë se ky i fundit ka marrë përsipër dhe punërat politike. Sepse ai njeri i cili mban fenë në dorë është njeriu më i ditur në çështjen e zbatimit të fesë në jetën e tij. Kjo nënkupton se shteti pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) nuk është një institucion laik, liberal dhe në të cilin feja është e ndarë nga shteti. Ky shtet ishte i qëndrueshëm mbi bazën e fesë. Nëse do ta shprehnim këtë me terminologjinë bashkëkohore ky është një shtet i qytetëruar i themeluar mbi bazën e autoriteti fetar. Ky i fundit do të jetë në regull nëse nëse përgjegjësia i përket atij njeriu të cilin do ta ketë caktuar Aliu (p.m.t.) ose i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) dhe nuk do të ketë kuptim dhënia e autoritet fetar një njeriu që është jashtë kësaj përjegjësie.

Për këtë arsye ne kur të jemi në zotërim ashtu siç duhet të parimeve të cilët dalin nga Hadithi Thekalejn, si njëra nga shtyllat më të rëndësishme ne do të kuptojmë jo vetëm se kujt i përket autoriteti fetar por dhe udhëheqja politike pas të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Prezantuesi: Zotëriu im, mund të vijë një kundërshtim në formën autoriteti fetar dhe autoriteti politik janë të ndarë nga njëri-tjetri.

I ftuari: Unë e di këtë pyetje. Por tani nuk dua të hyj në këtë çështje.

Prezantuesi: Ju keni përcjellur shumë përcjellje nga përmbledhjet e haditheve të vërteta. A keni argumente të tjera në duart tuaja që kanë të bëjnë me çështjen e cekur?

I ftuari: Ndjekësit e nderuar do të kujtohen. Ne kemi bërë të ditur disa argumente në programin e mëparshëm, në veçanti ata që kanë lidhje me prijësin e dytë. Këtë e them duke e nënvizuar se ne nuk kemi ndonjë qëllim si përçmimi dhe paraqitja si i metë i askujt. Ne këtu jemi duke sqaruar të vërtetat historike. Feja jonë dhe bota jonë është e lidhur me njohjen e kësaj të vërtete. Akush të mos thotë: “Sejjid Kemal Hajdari ka nisur që të hedhë dyshim mbi bashkëkohësit”.

Prezantuesi: Për më tepër koha e prijësisë sëprijësit të dytë është e gjatë dhe ajo është në zotërim të cilëisisë së themelimit. Ndikimet e saj kanë vijuar deri në ditët tona. Për këtë arsye kjo epokë duhet të hetohet dhe të rishikohet.

I ftuari: Ndjekësit e nderuar do të kujtohen se ne kemi përcjellur një fragment nga vepra me titull: “Mugni” (Pasuruesi). Unë po ua lexoj dhe njëherë atë fragment që ju të kujtoheni. A citon kështu: “Umeri ka thënë: “Betohem në Allahun se unë po ua ndaloj haxhxhin temettu’...”

Më pas autori ka cituar: “Pohoj se nuk ka ndonjë ndasi mendimi mbi çështjen se nuk është i pranuar kundërshtimi dhe ndalimi dhe se nuk mund të paraqitet si argument ndalimi i atij njeriu i cili kundërshton Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit dhe i ndalon çështjet të cilat kalojnë në këto të dyja”. (2)

Vepra e këtij lloji njeriu nuk është e llojit që mund të pranohet.

Prezantuesi: Megjithatë është shumë hidhëruese se vëllezërit tanë të Ehli Sunnetit e kanë pranuar këtë.

I ftuari: Gjithsesi ne duam që të sqarojmë çështjet të cilat kalojnë në burimet e dijetarëve të tyre. Unë dua që të bëj me shenjë dhe tek dy argumentet e tjera. Argumenti i parë ka të bëjë me faktin e mospretendimit të të qenit dijetar të prijësit të dytë në shfaqjen e diturisë tek një gjë. Madje ai vetë ka rrëfyer pikërisht pikën e kundërt për sa i përket vetes së tij. Dijetarët e Ehli Sunnetit në vendin e tyre të veçantë kanë shprehur: “Rrëfimi është zotëriu i provave”. Nëse njeriu rrëfen një gjë që është kundër tij ky rrëfim është më madhështori i provave. Ejani dhe le të shikojmë se çfarë ka rrëfyer prijësi i dytë në lidhje me veten e tij.

Ashtu siç i kam dhënë fjalën ndjekësve të mi të nderuar në programin paraardhës unë nuk do të vë shënim dhe nuk do të bëj vlerësim tek këto lloj çështjesh. Unë dua që të lexoj përcjelljet që zënë vend tek burimet më të rëndësishme dhe përmbledhjet më të vërteta të hadithi të Ehli Sunnetit.

Dëshmitari i dytë: Unë do të lexoj një përcjellje nga vepra: “Sahih” (Përmbledhja) e Buhariut. Ky hadith është një hadith “garib” “i çuditshëm”. Kur të lexoj hadithin do të kuptohet lidhja mes këtij kreu dhe mes këtij hadithi. Nën këtë krye gjendet vetë një hadith i cili është kështu: “Përcillet se Ebu Musa Eshariu se ai ka thënë kështu: “Njëherë kërkova leje për vizitë nga Umer Ibn Hattabi por nuk m’u dha leje. Ndoshta Umeri ishte i zënë në atë çast. Këhtu që unë u ktheva pas. Pasi Umeri nuk ishte më i zënë tha: “A nuk e dëgjova zërin e Abullah Ibn Kajsit? Jepini leje që të vijë”.Por kur atij iu dha përgjigjia: “Ebu Musai shkoi”. Umeri (dërgoi një njeri pas meje i cili) më thërriti mua. (Kur unë arrita) më pyeti: “Përse u ktheve pas?” Unë i ktheva përgjigjen: “Ne jemi urdhëruar me këtë”. Pas kësaj ai më tha: “Ti duhet të më sjellësh një argument i cili bën të ditur se i dërguari i Allahut ka urdhëruar për këtë”. Kështu që unë shkova në mbledhjen e ensarëve për të mund të gjetur dëshmitar. Ata i pyeta për këtë lajmin (e kthimit pas). Ensarët më thanë: “Çfarë nevoje ka që të mëdhenjtë tanë të dëshmojnë për ty në lidhje me këtë çështje? Këtë e dinë dhe të vegjëlit tanë. Për shembull Ebu Said Hudriu e di dhe dëshmon patjetër për këtë”. Si rrjedhojë unë shkova tek Ebu Said Hudriu dhe e solla me vete. Umeri më tha: “Ky urdhri i të dërguarit të Allahut që ka të bëjë me çështjen e kthimit pas mbeti i mbyllur për mua. Ashtu është kjo me ka ndaluar mua që të dal në markete dhe tregje nga mbledhja e të dërguarit të Allahut”. (3)

Kumtoj se nga hadithi i sipërcituar kuptohet se Ebu Musai ka kërkuar dy ose tri herë leje për të shkuar pranë Umerit por kur atij nuk iu është dhënë leje ai është kthyer pas. Në shtesë kuptohet se Ebu Musai ia ka bërë të ditur Umerit se nëse kërkoje dy ose tri herë leje për të hyrë brenda dhe në rast se nuk të jepej leja atëherë ktheheshe pas në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Pyes se nëse të tërë bashkëkohësit janë të drejtë atëherë përse Umeri nuk e ka pranuar drejtësinë e Ebu Musait? Shpalos se përballë nesh të mos vihet me arsyetimin se të mos shtohen hadithet e përcjellura nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) dhe gjëra të ngjashme sepse të tëra këto janë interpretime të detyruara.

Ebu Said Hudriu ishte më i vogli në moshë i asaj mbledhjeje. Mund të ndodhë që njeriu të mos të kujtohet. Ne tani nuk po interesohemi me çështjen nëse arsyetimi që ai ka treguar është i drejtë apo i gabuar, ajo që ka rëndësi është fakti se prijësi nuk ka mundur të dijë as çështjet më të thjeshta të ligjit hyjnor.

Ne këtu shikojmë dhe se Buhariu ka luajtur me fjalëzat e hadithit sepse ai e ka përcjellur këtë në mënyrën si të ishte pyetje: “E hefije? / A mbeti i mbyllur për mua?”.

Megjithatë në vende të tjera ky hadith është përcjellur në mënyrën: “E hefije / ka mbetur i mbyllur për mua”.

Prezantuesi: Madje dhe më i vogli i mbledhjes e e di çështjen.

I ftuari: Ky njeri do që të bëhet prijësi i besimtarëve, ky është njeriu më i ditur pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe prijësit të parë.

Ti ndonëse ke qëndruar vazhdimisht pranë të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) atëherë përse kjo çështje ka mbetur e fshehtë dhe e mbyllur për ty? Ti duhet të ishe i pari që ta dije këtë urdhër. A është i zënë prijësi i dytë me ruajtjen e sheriatit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) apo duke përdorur thënien e tij ishte i zënë me gjëra të kota?

Hadithi i mësipërm ceket dhe në veprën: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit dhe përcjellja është në fomën: “hafije alejje / mbeti i mbyllur për mua”. (4) Ndërsa Alame Arnauti këtij hadithi i ka vënë shënimin: “Ky hadith zotëron një zinxhir të vërtetë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit”.

Për më tepër në një vend të veprës: “Sahihu’l-Buhari” (Hadithet e Vërteta të Buhariut) kalon në formën: “hafije alejje / mbeti i mbyllur për mua”.

Tani ejani dhe le ta shikojmë përcjelljen në vlerësimet e kornizës së Imam Neueuiut (v.v. 676 m.i.). Ai ka pohuar si më poshtë për sa i përket thënies: “Këtë e dëshmojnë vetëm të vegjëlit tanë”: “Ti duhet të dish se kuptimi i kësaj thënieje, pra duke nisur që nga më i vogli në moshë i kësaj bashkësie dhe deri tek më i madhi i saj, është se kjo ngjarje është aq e njohur në mesin e tyre, sa duke arritur deri tek më i vogli i tyre, është në formën se të tërë e kanë kuptuar dhe e kanë konceptuar këtë nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). (5)

Pra le t’i lëmë mënjanë të parët dhe të përzgjedhurit e bashkëkohësve, të afrërmit e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), këtë e dinë të tërë. Megjithatë atë të cilët merren sitë mirëqenë se janë më të afërtit e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) njëri Ebu Bekri dhe Umeri nuk e ka ditur këtë gjykim. Në programin e shkuar ne kemi numëruar dhe radhitur se Umeri nuk i ka ditur këto çështje. Madje në mesin e këtyre çështjeve ka dhe të tilla të cilat janë të ditura dhe nga ana e beduinëve dhe bashkëshorteve të tyre. Këta të fundit i kanë konceptuar çështjet në fjalë më mirë se sa Umeri. Krahas të tëra këtyre unë dot’iu përcjell disa gjëra të cilat i kanë thënë dijetarët e Ehli Sunnetit që kanë të bëjnë me prijësin e dytë.

Edhe Alame Arnauti ka tërhequr vëmendjen mbi këtë çështje dhe ka vënë këtë shënim tek hadithi i mësipërm: “Që të kuptohet se duke u nisur që nga më i vogli i ensarëve dhe deri tek më i madhi i muhaxhirëve - që ky është Umeri - e ka ditur këtë çështje e cila atij i ka mbetur e fshehtë”.

Me thënien: “elhani” që zë vend tek hadithi ka kuptimin më zuri në befasi nga vetja nga të bërit e shitblerjes në market dhe treg. (6) Pra nga hadithi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) nënkuptohet se ai i ka kushtuar rëndësi të mësuarit e tregitë dhe jo sheriatit.

Argumenti i dytë është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Si fillim unë do ta përcjell çështjen nga vepra me titull: “Xhamiu’l-Methaili” (Përmbledhësi i Çështjeve) e Ibn Tejmijjes.

Çështja e shkurorëzimit që nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) deri në ditët tona është një çështje e njohur nga mbarë muslimanët. Pra po bëjmë fjalë për çështjen e shkurorëzimit të vërtetë dhe atij të kotë. Cili është shkurorëzimi i duhur dhe ai që bie ndesh me sunnetin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?

Ai shprehet kështu: “Falenderimi i takon Allahut. Shkurorëzimi sunnit të cilin e ka bërë të lejuar Allahu dhe i dërguari i Tij, është shkurorëzimi i njeriut i të gruas së tij brenda kohës së të qenit të pastër, largimi nga ajo deri në mbarimin e kohën e të përmuajshmeve. Nëse ka për qëllimin kthimin tek gruaja e tij, ai kthehet tek gruaja e tij brenda kohës së të përmuajshmeve - kjo quhet shkurorëzim “rixh’i” (kthyes) - ose ai kthehet tek gruaja e tij me një akt të ri pas përfundimit të të përmuajshmeve. Nëse ai nuk ka për qëllim khimin te gruaja e tij thjesht largohet. Nëse do të bëjë këtë ai ka vënë në zbatim shkurorëzimin e duhur me sunnetin. Ky shkurorëzim është vetë shkurorëzimi të cilin e ka bërë të lejuar Libri i Allahut të Madhëruar, sunneti dhe njëzëshmëria”. (7)

Këtu dua bëj të ditur se me njëzëshmërinë ai ka për qëllim sunnetin e bashkëkohësve. Por tani për tani nuk do të hyj në këtë çështje.

Imam Ibn Kajjim Xheuziu, në veprën e tij me titull: “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave) citon si vijon: “Nëse një njeri në një mbledhje i thotë gruas së tij: “shkurorëzohu, shkurorëzohu, shkurorëzuhu” ose “ti je e shkurorëzuar me tri shkurorëzime” a zbatohet një apo tri shkurorëzime? Në rast se quhen tri shkurorëzime gruaja e tij shkurorëzohet nga ai me “talaku’l-baini” (shkurorëzimi i zotimit) dhe duke arritur në “muhalile” (e lejuar) dhe deri sa të martohet me të gruaja e tij nuk është e lejuar për të”.

Në kohën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe atë të prijësit të parë dhe në epokën e parë të pijësisë së prijësit të dytë, ai njeri i cili jepte tri shkrurorëzime në një herë, quhej si një shkurorëzim i vetëm. Kështu që kjo shikohet dhe në një një hadith të vërtetë të përcjellur nga Ibn Abbasi. (8)

Shkrimtari në disa faqe në vijim të veprës së tij quan me dhjetra argumente se “talaku’th-thelathe” (tri shkurorëzimet) nuk është i vërtetë. Prova e tij është kjo: “Nëse ai njeri i cili bën “mulaane” (9) dhe thotë: “Unë dëshmoj katër herë në emër të Allahut se unë jam nga ata të cilët thonë të vërtetën” kjo është një dëshmi e vetme. I dërguari i Allahut (p.qm.t.) ka urdhëruar: “Ai i cili do të thotë fjalën “100 herë subhanallahi ue bihamdihi” në ditë do t’i fshihen mëkatet qofshin ato sa shkuma e detit. Nëse një njeri do të thotë “100 herë subhanallahi ue bihamdihi” nuk do ta marrë këtë shpërblim. (10) Por ata të cilët e shikojnë si të lejuar dhënien e tri shkurorëzimeve në njëherë të vetme kjo duhet të quhej katër dhe një qind herë.

Ose sipas urdhrit të Zotëruresit të Sheriatit i Cili thotë: “Ai i cili thotë 100 herë “la ilahe ilallah” ka këtë shpërblim për veten e tij”, në rast se njeriu thotë: “Unë po them 100 herë “la ilahe ilallah” në njëherë të vetme”, kjo duhet të quhej se ai e ka thënë një qind herë. Unë nuk dua të dal jashtë çështjes por kur ne themi: “Ai i cili viziton të nderuarin Imam Husejnin (p.m.t.) i falen mëkatet” ata menjëherë hidhen përpjetë në atë mjedis. Ata shprehen: “Çfarë feje është kjo, cili Islam është ky, çfarë botëkuptimi i sheriatit dhe i fesë është ky?!” E megjithatë thënia 100 herë e thënies “subhanallai ue bihamdihi” të merr të shumtën 3 ose 4 minuta. Ajo që ata thonë në lidhje me këtë sjellje ne themi në lidhje me vizitën e imamëve tanë. Ata i shikojnë si “garib” (të çuditshme) dhe larg të vërtetës hadithet e përcjellura në lidhje me vizitën e imamëve. Kjo në fund të fundit është në kulturën e muslimanëve. Ibn Kajjimi jep me dhjetra shembuj që kanë të bëjnë me numrin.

Ndërsa në vijim ai kumton kështu: “Nëse një njeri do t’i thotë gruas së tij “ti je e shkurorëzuar me tri shkurorëzime” ndodh vetëm një shkurorëzim. Libri i Allahut dhe sunneti i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) e bën të nevojshme këtë. Gjithashtu dhe sipas gjuhës së arabëve del ky përfundim dhe rregulli i dialogut e bën të nevojshme këtë. Prijësi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), mbarë bashkëkohët të cilët kanë jetuar në epokën e tij dhe bashkëkohësit të cilët kanë jetuar në epokën e prijësisë së Umerit ishin të këtij mendimi. Nëse do t’i shkruanim një për një të tërë emrat e atyre të cilëve ndajnë këtë mendim numri i tyre do të arrinte në një qind madje në një mijë”. (11)

Kjo do të thotë se çështja nuk ka asnjë anë të mbyllur. Ejani le të shikojmë zbatimin e prijësit të dytë.

Përcjellja është nga Ibn Abbasi. Ai citon kështu: “Në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe në epokën e Ebu Bekrit dhe në dy vitet e para të prijësisë së Umerit tri shkurorëzimet quheshin një. Më pas Umeri tha: “Njerëzit sillen me nxitim në një punë në të cilën atyre iu është dhënë afati. Sikur ta kishim zbatuar këtë atyre” dhe nisi ta vërë në zbatim”. (12)

Domethënë se pikë së pari quajtja tri shkurorëzime e tri shkurorëzimeve të dhëna bie ndesh me Librin e Allahut, sunnetin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe njëzëshmërinë e bashkëkohësve. Për më tepër sipas hadithit bëhet e qartë se Allahu i Madhëruar është treguar i gjërë për njerëzit në çështjen e shkurorëzimit. Pra ai ka ligjëruar se tri shkurorëzimet të cilat jepen në njëherë të quhen si një shkurorëzim i vetëm.

Prezantuesi: E kundërta e kësaj bie në kundërshtim si me zakonin dhe fjalorin.

I ftuari: Kujt do t’i drejtohemi për këto lloj çështjesh?

Prezantuesi: Në ditën e sotme aktualisht me miliona njerëz e zbatojnë shkurorëzimin në këtë formëdhe këtë e shikojnë si të lejuar.

I ftuari: Kjo është një pyetje së cilës duhet t’u jepet përgjigje, për këtë arsye kur Ibn Kajjimi e ka shqyrtuar këtë çështje pohon kështu në mënyrë të hapur dhe të qartë: “Në mendjen e askujt të mos krijohet mendimi se Umeri ka vepruar në kundërshtim të ligjit hyjnor. Kjo çështje nuk i ka mbetur e fshehtë atij. Ai e dinte këtë çështje. Më pas ai shton: “Nuk ishte fshehtë për Umerin se ky zbatim ishte një sunnet. Ky zbatim është një gjërësi nga ana e Allahut në drejtim të robërve të Tij”. (13)

Ne themi se historia dhe burimet më të rëndësishme gjenden përpara nesh. Pra ajo gjë të cilën e ka ligjëruar Allahu dhe i dërguari i Tij dhe njëzëshmëria e bashkëkohësve nuk e fshehtë për të. Allahu e ka zgjeruar, më tej njëri ka ardhur dhe e ka ngushtuar.

Prezantuesi: Madje një çështje jetike...

I ftuari: Unë dua që të shënjoj një fjali. Imam Sananiu në veprën e tij me titull: “Subulu’s-Selami” (Udhët e Paqes) shpalos si më poshtë: “Zbatimi i Umerit mbi këtë çështje është mendimi më i afërt me të vërtetën është mendimi i Umerit. Ashtu siç ai ka parapëlqyer që të pengojë kryerjen e haxhxhit temettu’ dhe të ngjashmeve... Të tëra këto janë të marra nga fjalët e tij. Qenia në kundërshtim me gjërat në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)... Nuk ka dyshim se haxhxhi temettu’ është i ngjashëm më këtë... Si një përgjigje them se këto detyrime nuk janë të duhura. Këto sjellje të cilat janë të përcjellura nga Umeri janë ixhtihade të vështira”. (14)

Prezantuesi: Libri i Allahut dhe sunneti i të dërguarit të Allahut janë përballë tij...

I ftuari: Ky është një ixhtihad përballë këtij lloj argumenti fetar.

Prezantuesi: Mirë por cila është arsyeja e kaq shumë detyrimeve?

I ftuari: Unë nuk mund ta di.Kjo gjendje është më të vërtetë shumë e çuditshme, krahas tërë këtyre gjërave ata e akuzojnë Shkollën e Ehli Bejtit se është duke u sjellur në kundërshtim me sunnetin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.)! Ata i akuzojnë të nderuarin Ali (p.m.t.), vartësit e Degës së Ehli Bejtit, se janë duke u sjellur në kundërshtim me sunnetin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) dhe me të qenit nga shpikësit e risisë! Kjo është e pranishme në kulturën e tyre.

Fragmenti tregon se këto lloj sjelljesh dhe zbatimesh të Umerit nuk janë të kufizuar me një ose dy shembuj. Unë nuk do të vë asnjë shënim por do të mjaftohem vetëm me përcjelljen e fjalëve të Ibn Kajjimit. Shikoni se çfarë citon në lidhje me atë veprimin e Umerit: “Dijetarët të cilët kanë pranuar mendimin e bashkëkohësve, të cilët kanë patur për qëllim bindejn ndaj sheriatit dhe mësimin e të vërtetës... Kjo leje i ka detyruar njerëzit mendjelehtët që të bëjnë këtë punë. Ata u larguan dhe nga përkushtimi. Ata ia veshën këtë veshje shpirtrave të tyre. Ata vunë në zbatim një shkurorëzim jashtë udhës së ligjëruar nga Allahu i Madhëruar”. (15)

Kjo do të thotë se pranimi i tri shkurorëzimeve të dhëna në njëherë të vetme si tri shkurorëzime është t’i vësh njerëzit në pozitën e mendjelehtit. Allahu i Madhëruar ka ligjëruar se shkurorëzimi i zbatuar në këtë formë për njerëzit është një shkurorëzim i vetëm. Çfarë është veprimi i Allahut të Madhëruar? Kur Ai i ka shikuar këta njerëz si mendjelehtë dhe ashtu siç ka përkufizuar Ibn Kajjimi kur mendjelehtësia i ka përfshirë dhe zvarritur këta Allahu i Madhëruar ka dërguar një të dërguar të ri në epokën e Umerit i cili është Umeri! Ju mund të më thoni: “Zotëriu im, Ibn Kajjimi nuk shprehet se Umeri është i dërguar”.

Edhe unë po them se ai shprehur fjalë të cilat marrin këtë kuptim.

Ai shprehet si më poshtë: “Allahu i Madhëruar ka vënë në zbatim një gjë së cilës prijësit e drejtë i kanë dhënë rëndësi me gjuhët dhe shpitrat e tyre”. (16)

Pra kur Umeri ka thënë një gjë Allahu i Madhëruar iu është bindur Umerit! Kjo merr kuptimin se ata kanë shpikur risi në fe, e kanë bërë fenë njësh me tokën. Pra Allahu i Madhëruar ka dërguar një të dërguar i cili do ta bëjë fenë njësh me tokën! Nëse njëri ka ndryshuar fjalët dhe gjykimet ky njeri mund të jetë vetëm i dërguari.

Ndjekës të nderuar! Për hir të Allahut unë dua t’iu pyes një pyetje me një fjali: “Nëse ne do të kishim marrë si të mirëqena dhe do të kishim thënë këto fjalë për të nderuarin Ali (p.m.t.) çfarë do të kishin thënë muslimanët? Pra nëse ne do të kishim thënë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ndërsa Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.) ka kundërshtuar këtë sunnet të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), Librin dhe njëzëshmërinë e bashkëkohësve ju do të na thonit se ky është një esktremizëm tej mase i hapur. Ju do të na thonit se ju keni bërë lajmëtar një njeri i cili ka kundërshtuar Librin e Allahut dhe sunnetin e të dërguarit të Tij.

Prezantuesi: E lejuara e të nderuarit Muhammed (p.q.m.t.) është e lejuar deri në Ditën e Kijametit...

I ftuari: Duke ecur sipas kësaj i bie që e lejuara e prijësit të dytë është e lejuar deri në Ditën e Kijametit dhe e ndaluara e tij është e ndaluar deri në Ditën e Kijametit. Kërkoj ndjesë nga ndjekësit e nderuar për atë që do të them. Sepse i bie që kurrën e kurrës se Allahu i Madhëruar nuk e dinte se muslimanët do të bëheshin të varur nga këto mendjelehtësi dhe se Umeri e kishte kuptuar të vërtetën se këto tri shkurorëzime duhet të ishin një shkurorëzim. Pra Ai dërgoi një ligj të ri hyjnor. Ky ligj i ri i Allahut të Madhëruar vihet në zbatim nga gjuha e Umerit. Ja pra kjo është logjika e njerëzve të cilët vazhdojnë fjalën e tij!

Ibn Kajjimi rrëfen kështu: “Allahu i Madhëruar i vuri në zbatim me gjuhën e prijësve të drejtë. Edhe bashkëkohësit ishin së bashku me të. Ai zbatoi për njerëzit atë që nevojitej nga këto fjalë. Ai e bëri të vlefshme peshën e rëndë që vendosi në supet e tyre. Ja pra kjo është nga të fshehtat e sheriatit. Kjo nuk përputhet me mendjet e njerëzve”. (17)

Cilët bashkëkohës o Ibn Kajjim! Ti pak më parë the se njëzëshmëria e bashkëkohësve ishte e ndryshme. Ibn Tejmijje thotë se njëzëshmëria e bashkëkohësve ishte në kundërshtim me këtë. Edhe ai e di se kjo çështje është jashtë mase e rëndësishme. Për këtë arsye ai do që ta sjellë çështjen në një gjendje sikur është e lidhur me bashkëkohësit.

Kjo nënkupton se ata i quajtën të vlefshme të tria shkurorëzimet. Me fjalinë e fundit të fragmentit ai përpiqet që të thotë mos pyet shumë pyetje që kanë të bëjnë me çëshjen.

Prezantuesi: Atëherë çështja është jetike.

I ftuari: Sigurisht, për këtë arsye citova se nuk do të vë shënim.

Prezantuesi: Kjo ka të bëjë me burimin e vënies së sheriatit të prijësit të dytë.

I ftuari: Vendimi u përket ndjekësve tanë të nderuar. Nëse ne do t’i kishim përcjellur këto fjalë nga Aliu (p.m.t.) ose nga njëri nga anëtarët e Ehli Bejtit (p.m.t.) në kornizë e një sjelljeje ose veprimi i cili bie në kundërshtim me sunnetin e qëndrueshëm të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) ne nuk do të na kishin lënë gjë pa thënë: “Ju shiitët pretendoni se imamët tuaj janë të dërguar! Ju shiitët duke qenë se pretendoni gjëra që bien ndesh me Librin e Allahut, me sunnetin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe me njëzëshmërinë e bashkëkohësve jeni shpikës risish!” Pra era fryen kur bëhet fjalë për Umerin, ndërsa ajo nuk fryen kur bëhet fjalë për Aliun dhe Ehli Bejtin.

Unë dua që të bëj me shenjë dhe tek një pikë tjetër. Shikoni qasjen e botëkuptimit fetar emeuist ndaj ngjarjes. Ne po bëjmë fjalë për veprën me titull: “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave) e Ibn Kajjim Xheuziut. Ai pohon kështu: “Umeri ishte më i dituri absolut i bashkësisë muslimane pas Siddikut”. Si rrjedhojë Abdullah Ibn Mesudi rrëfen si më poshtë: “Nëse dituria e Umerit do të vendosej në një torbë dhe nëse mbarë dituria e rruzullit tokësor do të vendosej në një torbë, dituria e Umerit do të peshonte më shumë”. Ndërsa Ameshi shpalos kështu: “Kur unë ia përcolla këtë Ibrahim Nehaiut ai më ktheu këtë përgjigje: “Betohem në Allahun se unë pandeh se nëntë të dhjetat e diturisë kanë shkuar me ndërrimin jetë të Umerit”. (18)

Prezantuesi: Allahu ua shpërbleftë më mirësitë e shumta. Ne ju falenderojmë Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hadari. Ju falenderojmë edhe ju ndjekësit tanë të nderuar dhe po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Imam Ebu Hamid Muhammed Ibn Muhammed Gazzaliu, “Mustasfa min Ilmi’l-Usuli” (I Përzgjedhuri në Diturinë e Metodologjisë), vëll. 1, fq. 261, Shtëpia Botuese: “Bulak”, (viti i botimit 1322sipas mërgimit islam / viti 1904 sipas kalendarit gregorian).

2- Imam Ibn Kudame, “Mugni” (Pasuruesi), vëll. 5, fq. 90, Vërtetimi Nga Abdulmuhsin Turkiu.

3- Muhammed Ibn Ismail Ibn Ibrahim Ibn Mugire Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Hadithet e Vërteta të Buhariut), vëll. 2, fq. 207, “Kitabu’l-Buju’” (Libri i Shitjes), Kreu i Daljes në Tregti, Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti.

4- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 351, Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti.

5- Imam Neueuiu, “Sherhu’s-Sahihi’l-Muslimi” (Sqarimi i Haditheve të Vërteta të Muslimit), vëll. 14, fq. 357, Shejh Halil Memuni, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Marifeti” (Vendi i Urtësisë), Bejrut, Liban.

6- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 353, Hadithi Nr: 19581, Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti.

7- Ahmed Ibn Tejmijje, “Xhamiu’l-Methaili” (Përmbledhësi i Çështjeve), vëll. 1, fq. 257, Vërtetimi Nga Mahmud Aziz Shemsi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Alemi’l-Feuaidi” (Vendi i Botës së Dobive).

8- Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave), vëll. 4, fq. 377.

9- Me termin “mulaane” nënkuptojmë mallkimin e ndërsjellë të një njeriu i cili ngren pretendimin e akuzimit të guas së tij për kurvëri duke qenëse nuk e ka të mundur gjetjen e dëshmitarit. (Shënim i Përkthyesit).

10- Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave), vëll. 4, fq. 383.

11- Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave), vëll. 4, fq. 384.

12- Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburiu, “Sahihu’l-Muslimi”, vëll. 2, fq. 634, “Kitabu’l-Talaki” (Libri i Shkurorëzimit), “Babu’t-Tejemmumi” (Kreu i Tejemmumit), Hadithi Nr: 367, Vërtetimi Nga Shejh Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Etheriu.

13- Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave), vëll. 4, fq. 377.

14- Imam Sananiu, “Subulu’s-Selami ile Bulugi’l-Merami” (Udhët e Paqes në Pjekurinë e Luginës), vëll. 4, fq.164, Vërtetimi Nga Muhammed Subhi Hasan Halaku.

15- Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave), vëll. 4, fq. 392.

16- Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave), vëll. 4, fq. 392.

17- Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave), vëll. 4, fq. 392.

18- Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave), vëll. 4, fq. 26.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak