Struktura fetare saudite po bën përpjekje të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin

nga Ali Murad | Publikuar në Dhj. 5, 2017, 10:57 p.m.

Ditën e hënë, fotografitë e gazetarit izraelit, Ben Tsion që i kishte bërë brenda ambjenteve të xhamisë së Profetit Muhamed në Medine të Arabinë Saudite mbushën lajmet në mediat arabe si dhe në mediat sociale. Tzion, i cili është shfaqur publikisht dhe ka bërë në disa lokacione të ndryshme në Arabinë Saudite mbante në dorë një çantë me një mbishkrim hebraik mbi të. Pamje të këtilla sinjalizojnë një përmirësim të paprecedentë të marrëdhënieve saudito-izraelite.

Pavarësisht se sa shumë përpiqet media saudite për të përligjur normalizimin zyrëtar të marrëdhënieve me Izraelin në fushën politike dhe ekomomike dhe në aspektin e sigurisë, ky qëllim nuk do të mund të arrihet asnjëherë pa miratimin e marrëdhe nga struktura fetare konservatore sunnite e Arabisë Saudite.

BEIRUT, LIBAN — Ditën e hënë, fotografitë e gazetarit izraelit, Ben Tsion që i kishte bërë brenda ambjenteve të xhamisë së Profetit Muhamed në Medine të Arabinë Saudite mbushën lajmet në mediat arabe si dhe në mediat sociale. Tzion, i cili është shfaqur publikisht dhe ka bërë në disa lokacione të ndryshme në Arabinë Saudite mbante në dorë një çantë me një mbishkrim hebraik mbi të. Pamje të këtilla sinjalizojnë një përmirësim të paprecedentëtë marrëdhënieve saudito-izraelite.

Interesat e Riadit dhe Tel Avivit janë të përbashkta në më shumë se vetëm një aspekt të vetëm dhe analistëtgjatë kësaj kohe janë marrë me analizimin emomentit të duhur në të cilin Arabia Saudite do të vendojë të shpallë zyrtarisht normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin. Pavarësisht kësaj, në njërën anë gjendet edhe një faktor themelor që Riad është duke punuar që ta bëjë pjesë të këij procesi: legjitimimin e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin nëpërmjet strukturës së fuqishme fetare saudite, një forcë integruese në jetën e përditshme të sauditëve dhe që familja mbretërore Al Saud e ka përdorur edhe më parë në të shkuarën për t'i shërbyer interesave të saj politike.

Në këndvështrimin e analistëve mund të duket sikur mbretëria saudite është duke hyrë në një fazë të re në të cilën interesat kombëtare do të vihen në qendër të vendimeve të politikë-bërjes në vend të politikës së bazuarë në ideologjinë fetare. Duke i bashkëngjitur edhe një fushatë masive mediatike, Riadi ka paguar dhjetëra miliona dollarë për të investuar në trillimin e Arabia Saudite është futur në një betejë ekzistenciale kundër ekstremizmit.

Ky trillim, i dizenjuar në pjesën më të madhe të tij nga Princi i Kurorës saudite, Muhammed Bin Salman (MBS) nuk mund të veçohet kurrësesi nga qëndrimi zyrtar sauditqë çon drejt normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin. Strategjia e Bin Selmanit për të hedhur themelet e nevojshme për të ndjekur rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Tel Avivin përfshin brenda jo vetëm komponentët politikë, ekonomikë dhe sigurisë por edhe atë qëështë më thelbësore së të gjithë komponentët, komponentin “fetar”.

Pavarësisht se sa shumë përpiqet media saudite për të përligjur normalizimin zyrëtar të marrëdhënieve me Izraelin në fushën politike dhe ekomomike dhe në aspektin e sigurisë, ky qëllim nuk do të mund të arrihet asnjëherë pa miratimin e marrëdhe nga struktura fetare konservatore sunnite e Arabisë Saudite. Shoqëria saudite është konservatore për nga natyra e saj dhe gjithnjë e kthen kokën nga struktura konservatore fetare për të marrë udhëziminnë lidhje me çështjet politike. Për më tepër, në mesin e gjithë arabëve në të gjithë rajonin Izraeli shihet me skepticizëm.

Pavarësisht se, MBS-jamund tëmarrë miratimin e Komitetit të Dijetarëve të Lartë, që përfaqëson institucionin fetar shtetëror më të lartë saudit në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, nuk është ende e sigurtë se sa i gatshëm është opinioni publiku saudit që të përqafojë një veprim të këtillë. Një situatë e këtillëi ka shtyrë vendimmarrësit sauditë që të zbatojnë një plansipas të cilit gradualisht do të imponojë hap pas hapi pranueshmërinë e strukturës fetaretë idesë së normalizimit të marrëdhënieve.

Një veprim i këtillë ka precedent në të shkuarën.Në vitet 1990, Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Abdul Aziz bin Baz nxorri një fetva (dekret fetar) për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin sipas së cilës, “sundimtarët e mbretërisë kanë kompetencat të normalizojnë marrëdhëniet me armikun nëse e shohin se ky veprim është në interes të shtetit.”

“Iniciativa e Paqes Fetare”

Në fund të korrikut të vitit 2016, bota arabe u gjend e shokuar nga lajmi i një vizite nga një delegacion saudit, i udhëhequr nga gjenerali Enver Eshki tashmë i dalë në pension në territoret e pushtuara palestinezesi dhe nga lajmet ndjekëse që flisnin se delegacioni ka takuar figura të larta zyrtare izraelite. Analistët u gjendën aq të fokusuar në analizmin e lajmit në lidhje me një vizitë të këtillë të paprecedentë saqë i shëptuan detajet me rëndësi jetike në lidhje me figurat izraelite me të cilat u takua delegacioni.

Një nga këto personaliteteka qënë rabini Michael Melchior, një ish përfaqësues parlamentar i Knessetit izraelit. Melchior, i cili ka shërbyer në disa pozita të mëparshme ndër të cilat më e rëndësishmja ishte Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Diasporës në vitin 2002 filloi një iniciativë të quajtur “Iniciativa për Paqen Fetare”. Siç përshkruhet në faqen e internetit të Melchior, iniciativa e tij është një projekt partneriteti me klerikët myslimanë nga Palestina dhe nga disa vende të tjera arabe.

Disa ditë pas takimit mes Melchior dhe Eshki, Qendra e Komunikacionit dhe Kërkimit Britaniko-Izraelite,  me qendër në Londër botoi një intervistë të bërë me Melchior, në të cilën tregon në lidhjeme bashkëbisedimin e tij me Enver Eshki. Melchior shpjegoi se “gjuha që përdoret në Iniciativën Arabe të Paqes është një gjuhë sekulare, e zveshur nga shpirti i fesë, gjë që është thelbësore për popujt e rajonit.”

Melchior ka vazhduar më tej duke thënë se ai dhe Eshki kishin diskutuar në lidhjeme “mrrëveshjen e Hudaybiyah”të arritur mes Profetit Muhamed dhe hebrenjve të asaj kohe. Ai tregoi se ishte i befasuar kur kishte mësuar nga Eshki se shkrimet e “Raid Bedair”(kolegut mysliman i Melchior në iniciativën e tij) në lidhje me Hudaybiyah lexoheshin edhe në Riad, duke u shprehur: “të gjithë udhëheqësit fetarë në Arabinë Saudite po i lexojnë librat tuaj mbi këtë temë dhe po marrin një drejtim duke u mbështetur në mendësinë tuajgjë që inxit ata që të mendojnë gjithnjë e më shumë në lidhje mekëtë temë.” Melchior u shpreh se kishte vendosur të qëndronte në kontakt të vazhdueshëm me Eshkin dhe e mbylli intervistën duke thënë se: “Dita që ne si izraelitë do të vizitojmë Arabinë Saudite është shumë më afër se më parë dhe do të ndodhë shumë shpejt.”

Ndërsa disa mund të mos i japin shumë rëndësi deklaratave të Melchiorit, duke qënë se ai është Rabbi Haredi dhe për këtë arsye nuk përfaqëson një segment të madh dhe të rëndësishëm të bashkësisë fetare izraelite, tashmëështë e qartë se personalitet e tjera izraelite që kanë luajtur një rol kyç në formulimin e marrëveshjeve të pajtimit arabët i kanë mbështetur veprimet e Melchiorit.

Yair Hirschfeld, i cili ështënjë nga arkitektët e Marrëveshjes së Oslos të vitit 1993, është shprehur se ajo që Melchior po bën është “shumë e rëndësishme”. Ai ndan të njëjtat pikëpamje me Melchiorin sipas të cilave besohetse “iniciativat për paqe me arabët nuk kanë rezultuar të suksesshme për arsye se faktori fetar ka qënë përjashtuar nga këto bisedime.” Sipas pikëpamjes së Hirschfeld, udhëheqja fetare hebrike duhet të qëndrojë në kontakte të vazhdueshme me udhëheqjen fetare islame.

Në një intervistë me të përditshmen izraelite Yediot Ahronot, Melchior k pohuar vetë se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në partneritetin me Qendrën për Dialogun e Qytetërimeve të Adamit – një grup që drejtohet nga ish-udhëheqësi Hamas Imad Al-Falouji – për të zbutur përplasjen e fundit që u zhvillua në portat e xhamisë Al-AKsa në fund të korrikut të këtij viti, gjatë së cilës tre protestuesë palestinezë u vranë nga policia izraelite gjatë demonstratave që po zhvilloheshin për të kundërshtuar një vendim izraelit për të vendosur detektorë metali në hyrje të këtij vendi të shenjtë për myslimanët. Rabini refuzon të flasë në lidhje veprimet që ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë ndërmarrënë mënyrë që të ushtronin presion mbi liderët Islamik të fondacioneve në Jerusalem.

Shenjat e shumta të konvergjencës fetare me sauditëve dhe izraelitëve

Përveç dialogut ndërmjet Melchiorit dhe Eshkitjanë zbuluar edhe treguesë të tjerë që sinjalizojnë qartë një dritë të gjelbër nga klerikët myslimanë sauditë të Riadit për t'u afruar sa më pranë struturave fetare herbraike.

Në maj të vitit 2016, në kryeqytetin e Sllovakisë, në Bratislavë u zhvillua një forum në lidhje me dialogun ndërfetar, gjatë të cilitpersonalitetet arabe si ambasadori egjiptian, Amr El-Henavi dhe përfaqësuesi i Lidhjes Botërore Muslimane Saudite në Vjenë, Hisham Mahrougi shkëmbyen biseda dhe mendime me Shai Hermesh, kryetarineKongresit Botëror të Hebrenjve, me Zvi Vapni, ambasadorine Tel Aviv në Sllovaki si dhe Yakov Margi, një anëtar i Knessetit.

Bisedat mes tyre u përqendrua në “konvergjencën e feve, veçanërisht hebraizmit dhe Islamin”si dhe “shfrytëzimin e pjesëmarrësve në këtë forum për të sjellë paqe në rajon.”

Më 1 prill të vitit 2017, Liga Botërore Muslimane zhvilloi një konferencë në Durban në Afrikën e Jugut, nën titullin “Diversiteti dhe bashkëjetesa”, në të cilën morën pjesë personalitete nga të gjitha besimet, përfshirë tek pjesëmarrësit edhe Rabini Hillel Avidan.

Më 17 shtator, Liga Botërore e Muslimanëve Saudite organizoi një konferencë tjetër në Nju Jork nën emrin“Konferenca Ndërkombëtare mbi Komunikimin e Qytetërimevemes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Botës Muslimane”. Organizata Saudite, e udhëhequr nga ish-Ministri Saudit i Drejtësisë, Muhammed bin Abdul- Karim Al-Issakishte sjellë në deligacionin e tij edhepersonalitete të krishtera dhe hebreje së bashku me udhëheqës nga institucioni më i lartë fetar i Egjiptit, Al-Azhar si dhe klerikë myslimnënga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sudani, Maroku dhe vende të tjera me shumicë myslimane.

Lista e të ftuarve të El-Isa përfshinte anëtarë të njohurë të komunitetit hebre të Nju Jorkut dhe konferenca u mbyll me anë të një vizite personale të El-Isa tek Malcolm Hoenlein, Kreu i Konferencës së Presidentëve të Organizatave Hebraike të Madhe Amerikane. Sipas informacioneve të bëra të ditura nështyp, Hoenlein dhe El-Isaknë diskutuar në lidhje me mënyra e nevojshme për të “nxitur dialogun ndërfetar dhe për të luftuar forcat e ekstremizmit.”Vetëm pak kohë më parë, ish-shefi i shërbimeve të inteligjencës saudite,Princi Turki El-Faisal u takua më 29 tetor në Sinagogën e Tempullit të Sinait në Los Anxheles me Rabinin David Wolpe, i njohur për influencën e tij të lartëbrenda AIPAC në Shtetet e Bashkuara.

Dhe nëse do të na duhet t’i kthehemi sërisht situatës në Lindjen e Mesme, muajin e kaluar janë publikuar fotografi të ndryshme në faqet e rrjeteve sociale të personaliteteve hebraike që vizitonin Arabinë Saudite. Presidenti i Kongresit hebraik amerikan, Jack Roseni ka publikuar këto fotografi edhe në faqen e tij të Twitter në muajin tetor duke bërë me dije se edhe ai kishte vizituar Riadin dhe ka folur për“dëshirën e sauditëve për të zhvilluar një marrëdhënie biznesi me izraelitët”.

Si një shenjë të shkallës të cilët klerikët myslimanësauditë kanë arritur të zhvendosen nga pozicioni i tyre ni mëparshëm në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me figurat hebraike, bashkëkryesues i Ekipit Ekzekutiv të klubit të futbollit tëManchester United, Avram Glazerka marrë pjesë në namazin e së premtes në xhaminë Al-Muhaisen në Riadit. Imami i xhamisë, Adel El-Kalbani kishte shprehur më parë kundërshtimin e tij në lidhje me hyrjen e jo-muslimanëve në xhaminë në Riad, megjithatë mesa duket imami ka ndërruar mendje. Pas vizitës së Glazer-it, imami ka argumentur se e lejoi vizitën në mënyrë qësportisti hebre“të mund të mësonte më shumë për Islamin, për këtë arsye ai ishte i mirëpritur në ambjentet e xhamisë.” Glazer u lejua të bënte foto në minberine xhamisë.

Kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump bëri me dije vizitën e tij të parë jashtë vendit në një konferencë të rëndësishme të shtypit në fillim të majit, ai vuri në dukje se donte që turneu i tijvizita të përfshinte qendrat e tre feve hyjnore (Arabinë Saudite, Izraelin dhe Romën). Trump mund të ketë qenë duke u përpjekur që në këtë mënyrë të reflektojëhapat e hedhur nga Arabia Saudite drejt normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin: ”Bashkekzistenca e tre feve hyjnore në Lindjen e Mesme”.

Kur Forca Ajërore të presidentitfluturuan për herë të parë direkt nga Riadi në Tel Aviv, zhvendosja në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Arabisë Saudite u zyrtarizua. Duket se misioni i familjes mbretërore saudite për të marrë konfirmimin e besimit fetar në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin nuk do të jetë i vështirë, pasi duket se struktura fetare në Arabinë Saudite është mëse e gatshme të mirëpresë diçka të këtillë.  



Burimi : Mint Press /Medya Şafak