A po shndërrohet Rexhep Tajip Erdoğani nga “njeriu i fuqishëm” i Lindjes së Mesme në një diktator?

  • None
nga Robert Fisk | Publikuar në Prill 14, 2014, mesnatë

Aleati i ngushtë i Barak Obamës, kryeministri turk po e tregon veten gjithnjë e më autoritar.

Rexhep Tajip Erdoğani ka qënë një nga aletët më të ngushtë të Barak Obamës. Fetar, por sekular, i fuqishëm por demoktatik, i pavarur por një mik i ngushtë i NATO-s. Ai ishte djali tek i cili Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni mund të mbështetëshin për t’i dhënë një dorë me  pjesën arabë të Perandorisë së vjetër Osmane – dhe një kanal për rebelët, të cilët mund të rrëzojnë të urryerin e Sirisë Bashar al-Asadin.

Think-tanku amerikan mountebanks, si zakonisht, duke i marrë sugjerimet nga burimet zyrtare amerikane, e shpalli Turqinë si “një model” për botën arabe të pas-diktaturës.

Ishte një popull që akoma i keqtrajtonte kurdët e vet. Ka vepruar si një mohues i holokaustit duke refuzuar të njohë gjenocidin armen të vitit 1915, madje duke dënuar gjykimin e atyre që vranë gazetarin armen Hrant Dink në një rrugë të Stambollit në vitin 2007. Ky është ai pasqyrim të cilit bota muslimane duhet t’ia ngul sytë me miratim? Po, tani maska ka rënë.

Pra, a po shndërrohet një tjetër “njeri i fuqishëm” i Lindjes së Mesme në një diktator [të rrezikshëm]? Apo kishte një lloj konservatorizmi  të udhëhequr nga demokratët, e  që papritmas tregoi ngjyrat e tij të vërteta? Kur zgjimi arab filloi të shkatërronte diktatorët lokale në vitin 2011, Erdoğani ishte udhëheqësi i parë musliman që kuptoi domethënien e saj dhe lavdëroi revolucionarët.  Kush do ta besonte se flamuri i vjetër osman – ose versioni i tij i tanishëm turk – do të valëvitej  krenar edhe njëherë mbi shtëpitë e arabëve në Gaza dhe Egjipt?  Edhe kur presidenti i zgjedhur Muhamed Mursi u rrëzua nga ministri i mbrojtjes dhe shefi i shtabit – Erdoğani mezi i përmendi emrin gjeneralit Al-Sissi. Kryeministri turk, ashtu si Katari, këmbënguli se Mursi ishte ende lideri i Egjiptit.

Shënjestra e tij e rradhës, mendoj, do të jetë Daily Zaman, një nga gazetat turke më provokuese, e cila së shpejti - frikësohen gazetarët e saj - do ta ndiej kamzhikun e Erdoğanit. Këtë javë gazeta dënoi sulmin e kryeministrit ndaj antagonistit të tij islamist Fethullah Gylen, aktualisht me banim në Pensilvani. Duke mos pasur bazë ligjore për aprovim, Erdoğani po mundohej të ndikonte në sistemin e drejtësisë, tha një ish-prokuror në pension. Gazeta, e cila konsiderohe e afërt ideologjikisht me Gylenin, ka publikuar artikuj ku ngre pyetjen nëse korrupsioni dhe rryshfeti ndikuan në fitoren me 45% të Partisë për Drejtësi dhe zhvillim (AKP) të Erdoğanit. Dhe një rast të paprecedent, ajo gjithashtu shkruajti se armenët më 16 mars u dëbuan nga shtëpitë e tyre në qytetin sirian të Kassabit nga rebelët islamist të mbështetur nga Turqia, duke ngritur paralele me vrasjet në masë të vitit 1915, të cilat gazeta nuk pati guximin e mjaftueshëm t’i quante gjenocid.

Turqia i mohon të gjitha këto, ashtu siç mohon gjenocidin. Të dy deklaratat janë të pakuptimta. Njerëzit e Jabhat al-Nusras që zbarkuan në Kassab nuk erdhën nga Iraku apo Jordania. Qyteti në të cilin kanë jetuar mijëra armenë në atë që ka qënë Armenia Osmane, i cili ndodhet vetëm pak kilometra nga kufiri sirian ku turqit i furnizojnë me armë aleatët e tyre rebelë sirianë – dy palët, islamistët dhe sekularët. Dëbimet e armenëve i kanë dhënë edhe njëherë mundësinë regjimit të Asadit që të tregojë egërsinë e kundërshtarëve të tij.

Por, po dalin prova se përfshirja e Turqisë apo e  Erdoğanit në revoltën kundër Asadit është kritike për marrëdhëniet e tij me Obamën. Sigurisht, qeveria siriane ishte e para që deklaroi se gazi sarin që vrau qindra civilë sirian në rrethinat e Damaskut në Ghuta gushtin e kaluar kishte ardhur nga Turqia – e që është përdorur nga grupet islamiste me shpresën se Perëndimi do të fajësonte Asadin e do të kthente armen strategjike kundër regjimit të Asadit. Kur gazeta The Independent hetoi sulmet në Siri, burimet ruset deklaruan se kimikatet nuk i ishin shitur Asadit. Ato kishin ardhur nga rezervat që Moska i kishte shitur Gadafit në Libi.

Oficerë të ushtrisë siriane dhe një figurë e afërt me Asadin u ankuan tek unë, gjithashtu, se kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj këmbëngulnin se regjimi duhej fajësuar për sulmin me gaz – e që ata e bënë në fakt- nuk kishte nevojë t’i kushtohej rëndësi provave publike që gazi sarin ishte transportuar përmes Turqisë për tek rebelët në veri të Sirisë. Ata vazhdimisht i referoheshin një akt-akuze turke prej 130 faqesh ku dhjetë anëtarë të Al-Nusras akuzoheshin për transportin nëpërmjet Turqisë jugore, të atij që policia lokale e identifikoi si prekursor për gazin sarin. Ata kishin të drejtë. Kryetari i grupit, Haytham Qassab, u paraqit në gjykatë, ku një prokuror turk  kërkoi 25 vjet burg, por ai u lirua më vonë në pritje të gjykimit. Ata janë zhdukur të gjithë. Ndërsa ambasadori i Turqisë në Moskë më vonë mohoi arrestimet, duke pretenduar se gazi sarin ishte thjeshtë një “anti-ngrirës.”

Gazetari investigativ amerikan më kontrovers, Seymon Hersh – e pranoj ai është një miku im i vjetër, edhe pse ai shpesh përdor si burim të tijin frazën time më të urryer “zyrtar” dhe “ekspert” anonim – ka publikuar hulumtimin e tij shqetësues dhë bindës në lidhje me përdorimin e armëve kimike në Siri. Ai i drejton gishtin Turqisë, që lejoi rebelët të përdorin sarinin në një sulm me armë kimikë kundër fshatit siran të Khan al-Assal.

Akoma më shpërthyes, ai pretendon se laboratori britanik i mbrojtjes Porton Down shqyrtoi sarinin e përdorur në Ghouta (një nder i inteligjencës ushtarake ruse) – ky ishte sulmi që solli zemërimin e Obamës dhe administratës së tij kundër Asadit. Dhe se inteligjenca britanike i konfirmoi amerikanëve se gazi nuk vinte nga stoqet e arsenalit të armëve të ushtrisë siriane.

Sipas Hershit, kjo – që natyrisht ka kritikët e vet - ishte e mjaftueshme për të bindur shefat e përbashkët të shtabit të SHBA-ve për t’i thënë presidentin Obama se ai nuk duhet të përdorte sulmin në Ghouta si një justifikim për një goditje ushtarake kundër Sirisë. Obama më në fund pranoi (edhe pse krejt papritur dhe në mënyrë të pashpjegueshme) vendimin për te kërkuar miratimin e Kongresit për një bombardim të Sirisë – miratim të cilin ai e dinte se nuk do ta merrte. Turqit - dhe këtu del lidhja e Erdoğanit - ishin të zemëruar që amerikanët nuk kishin rënë në grackën e tyre për të shkatërruar Asadin.

Erdogani, sipas Hersh, i paska lejuar amerikanët që të transportonin një sasi armësh nga Libia nëpërmjet Turqisë për rebelët sirian- si dikur përmes lidhjes për dërgesa e Sarinës në Libi nga Bashkimit Sovjetik i atëhershëm. Hersh thotë se me muaj pasi ndodhi sulmi i Ghouta-s, kjo 'linja e miutvazhdoi. Kështu ndodhi dhe me lejen e turqve për tregti ari me Iranin - një ndërmarrje ërfituese e cila krijoi një fond thesari prej miliarda dollarësh, e njëjta shumë parash të korrupsionit e cili më vonë ra në duart e personaliteteve të larta të rrethit të Erdoganit.

Një gazetar turk këmbëngulte me mua, në Stamboll, këtë javë se çmenduria e Erdoganit -edhe pse tashmë e qartë-ka arritur kulmin sidomos pasi sulmit me sarinë të Ghouta-s në Damask, e cila ishte menduar për të drejtuar Obamën që të sulmonte regjimin e Asadit, por që në fund të fundit nuk arriti t’a bëjë këtë. Në qoftë se bombardimi i SHBA-ve do të kishte ndodhur, Turqia do të kishte fituar “rolin e mbretbërësit në një Siri të re, dhe madje ky komb i vjetër mund edhe të ishte bërë pjesë e një perandorie të ashtuquajtur osmane, tashmë të zgjeruar. Kjo po merr përmasa të gjëra. Erdogani po shfaq shenja të megalomania politike.

Por Hershi ka detaje në lidhje me një darkë më 16 maj të vitit të kaluar ndërmjet Erdoganit, Obama -s dhe një zyrtari të lartë të inteligjencës turke i quajtur Hakan Fidan-  të cilit Obama me zemërim i tha: Ne e dimë se çfarë jeni duke bërë me ( rebelët ) radikalët në Siri. Darkë u zhvillua. Askush, natyrisht, nuk do të zbulojë se çfarë është thënë.

Ndërhyrja e Turqisë në luftën e Sirisë do të vazhdojë, pavarësisht se  çfarë bëjnë amerikanët. Obama beson se kryengritësit janë që të dyjapalët të pasigurta, të rrezikshme. Por një nga kasetat të cilat e tërbuan Erdoganin kur ai u shfaq në YouTube – para ndalimit- tregonte një bisedë të qartë ndërmjet zyrtarëve turq që kërkonin një justifikim për të organizuar sulmin e tyre në Siri. Manipulime”, bërtiti qeveria turke. Pa dyshim.



Burimi : İndependent