Më në fund, ushtarët sirianë po shijojnë fyrtet e fitores në Frontin e Lazkije – por ata e dinë që ISIS nuk është zhdukur

  • None
nga Robert Fisk | Publikuar në Shk. 23, 2016, 1 a.m.

A mund ta mbledhë veten edhe njëherë Siria? Ushtria flet për një shtet të ardhshëm me të gjithë kufinjtë e vjetër.

Përgjatë vijës ushtarake siriane, po godasin me armët e tyre 130mm nga luginat e pyllëzuara të jugut Kassabës, armët janë bërë të padukshme mes pemishteve dhe pemëve të errëta.

Në një prej fshatërave të shkatërruar të al-Rabiaa, i cili sapo është rimarrë nga Ushtria Siriane nga rebelet e Nusras, të cilët po tërhiqen, mund të shihni predhat shpërthyese përgjatë luginës, një re të madhe tymi blu që ngjitet në qiell menjëherë përbuzë kufirit turk.

Topat goditen nga predhat e tyre çdo 30 sekonda dhe fluturojnë përmbi ne, pas gjashtë sekondave, ju mund të shihni ndikimin e shpërthimeve të këtyre topave përmes nxehtësisë që lëshojnë. Një kolonel sirian e ndoqi gjithë këtë me vetëkënaqësi. “Mund ta imagjinosh sa të tërbuar janë turqit”, përshpëriti ai. Shumë e vërtetë.

Avionët rusë Sukhoi kanë shkaktuar dëme serioze në frontet e Nusras, kanë shkatërruar shtëpitë e tyre, gjithë ka mbetur janë janë disa shkrime me spraj të “Fronti i Nusras”, “Ushtria Islame”, “Ahar al-Sham” në muret e shkatërruara nga predhat e avionëve. Rrugët janë të shkatërruara, pemët janë shkulur, kufomat e tyre qëndronin në shpatet e kodrinave si kukulla gjigande. Dhe tashmë, ushtarët, që Ushtria Siriane i quan Fronti i Lazkijes qëndrojnë ulur në anë të rrugëve, përgatisin çaj, përshëndësin me dorë dhe buzëqeshin, për herë të parë ndër vite po shijojnë frytet e fitores.

Komandati i tyre në fushëbetejë, një gjeneral 50 vjeçarë, flokëzbardhur nga Hama, me një kapele të zezë sportive, me një rrobë punë të re të ardhur fringo e re nga Rusia – “Dhuratë nga miqtë” e quan ai – dhe me çizme të zeza, nuk tregoi asnjë ngurrim pë të falenderuar rusët. Ai u shpreh: “Miqtë tanë të vërtetë treguan se si qëndruan përkrah Ushtrisë Siriane në luftën kundër terrorizmit”. Ai shtoi se “Ata na mundësojnë mbrojtje në fushëbetejë dhe në terren. Por mbështetja ajërore nuk mund të çlirojë terrene nëse nuk ka ushtarë në tokë”.

Ai mund t’ia thoshte këtë pilotëve amerikanë në Irak, pse jo, pilotëve që supozohet se kanë sulmuar ISIS rradhë pas rradhe për muaj të tërë, por aleatët e tyre irakianë duket se e kanë të pamundur të përparojnë. Nuk është e njëjta situatë në Sirinë Veriore, ku turpat sirianë po përparojnë me shpejtësi drejt lindjes me transportuesit ushtarak të prodhuara në Rusi, nën mburojën ajërore të Moskës, përgjatë frontit turk nga kufiri i vjetër Siri-Turqi, pas Kassabas. Forcat e Nusras po zhvendosen  në këtë anë të frontit, për të cilën oficerët sirianë dyshojnë se kjo është një përpjekje për të provokuar artilerinë sirianë që të qëllojë predhat e saj në kufirin e brendshëm të Turqisë – gjë të cilën sirianët nuk pranojnë ta kenë bërë. Në fakt, komandanti në fushëbejtejë insiston në faktin se turqit kanë goditur kundrejt tyre dhe se ka shkaktuar dëmtime mes trupave të tij.

Ishte, ashtu siç thuhej në kohët e vjetra të gazetarisë, hera e parë që një korrespondent perëndimor kishte vizituar këtë anë të luftës siriane që prej fillimit të operacioneve ajërore të rusëve kundrejtë rebelëve. Dhe kjo ngjarje ngriti mal me pyetje intriguese. Konkretisht, për shembull, si ishte që menjëherë përbri frontit turk, pas Kassabas, dy rrugë të reja të rëndwsishme drejtonin nga ana kufijtare e Turqisë për në anën kufijtare të Sirisë?

Sirianët thonë se, këto rrugë – pothuajse të njëllojta me ato që patën ndërtuar izrealitët në brendësi të frontit libanez – ishin ndërtuar nga turqit, veçanërisht që luftëtarët e Nusras të kalonin frontin në mënyrë ilegale, kështu ushtria turke o vetëm që lejoi por edhe ndihmoi në ndërtimin e këtyre rrugëve të vogla konkretë poshtë kodrinave në Siri.

Dhe, çfarë mund të mendosh tjetër, kur sheh përpara syve të mijë, një patrullë e ushtrisë turke, përshirë një transportues të hapur të trupave turke  lehtshëm kaloi përmes dy rrugëve të reja, të cilat nuk ishin bllokuar me gardh apo mure blloqesh? Një grup personash nga shërbimet ushtarake të inteligjencës siriane jetojnë tashmë brenda postit siran, megjithëse ende nuk i kanë fshirë emrat rebelë të cilët gjithashtu shkaktojnë rrëmujë edhe jashtë mureve. Pas kufirit mund të shihet hëna e bardhë mbi të kuqe e flamurit turk.

Por një histori intriguese është treguar për rifitimin e kufirit sirianë; se si njësitë e “Ushtrisë së Lirë Siriane” – pasi u ripërfshinë në Ushtrinë Siriane pas dezertimit të tyre të mëparshëm – u ishte dhënë “nderi” që të përmbushnin këtë operacion, se si dy nga grupet e tyre shkatërruan njerëzit e Nusras dhe i rikthyen Sirisë sovranitetin në pjesën veriperëndimore të territorit të saj.

Treguesi i historisë, e panevojshme për t’u thënë, tregon shumë për portretin e Ushtrisë Siriane të të “moderuarve ”, për të cilët flasin edhe David Cameron dhe Obama, megjithatë, ne mendojmë se e famshmja “mjegulla e luftës” po mbulon këto zbulime, të paktën derisa të kemi kohën të hulumtojmë të vërtetën.

Kalova përbri kufirit turk. Një postkartë shkruan “Mirë se vini në Turqi”, në gjuhën arabe, angleze, gjermane dhe franceze, por nuk kishte mbetur ndonjë mirëpritje. Kur kalova përposhtë zyrave turke mbrojëse të kufirit, pashë vetëm bustin e një personi – aty u ballafaqova me shikimin e zymtë të Mustafa Kemal Ataturkut.

Dhe në të vërtetë, formuesi i shtetit turk kishte arsye të shumta për të qenë i zymtë. Sirianët kanë përparuar drejt frontit të cilin – pothuajse dy javë më parë – ushtria turke kërcënoi se do ta pushtonte. Në sipërfaqen e zhveshur të malit Dahih mund të shihen çadrat e shumta të vendosura aty këtu të Ushtrisë Siriane. Menjëherë pas këtij pushtimi të kodrinës, vetëm disa qindra metra larg nga një postobllok i policisë turke, forcat ajërore turke rrëzuan avionin bombardues Sukhoi të Rusisë, duke krijuar kështu krizën më të fundme të marrëdhënies turko-ruse.

“Hakëmarrja turke ndaj fitores sonë në mall”, u shpreh kori i ushtarëve sirianë, ndërsa njëri prej kolonelëve u shpreh “Turqit duhet të jenë duke u tërbuar”. Piloti i plagosur rus, i cili u shpëtua pas rrëzimit të avionit të tij u kthye në bazën e madhe ajërore të Rusisë në Lazkije, në vijën bregdetare siriane, vetëm katër ditë më parë.

Në udhëtimin prej orësh në rrugët gjarpërushe të malit, kaluam përbri lumenjve dhe liqeneve, që aq shumë ngjasojnë me Bosnjën, nuk pash gjurmët e asnjë personeli ushtarak rus. Në Lazkije, në hotelin Afamia – bashkë me gjashtë persona nga skuadra e TV Moska – gjenden shumë rusë që mbajnë veshut T-shirt-e perëndimorësh. Dhe, avionët Sukhois burbëllojnë shurdhueshëm mbi vijën kryesore bregdetare, ndërsa në bregun e Tartous, dy milje në largësi, një anije luftarek ruse lëviz si një fantazmë. Gjithsesi nuk ishte Afganistani – ende jo – edhe nëse ka, unë nuk pashë personel të kontrolluesve ajërorë rusë në mesin e trupave sirianë.

Po ashtu nuk pashë as civilë në rrënojat e fshatërave përrreth malit Turkmen. Duke qenë se, këto ishin shtëpi të turkmenëve, shumica e të cilëve – por, kurrësesi jo të gjithë – ishin mbështetës të kujdoqoftë që, Turqia ndihmoi në luftën kundër regjimit të Bashar Esadit në Damask. Disa janë shpërngulur në Lazkije si refugjatë, ndërsa një pjesë tjetër duhet të jenë larguar me grupimet e refugjatëve në kufirin turk. Sirianët thonë se kanë varrosur të gjithë luftëtarët e vdekur të Nusras – sigurisht, nuk ka foto për këto – dhe sigurisht sipas riteve fetare të xhenazes në Islam, megjithatë, duhet të jenë duke vdekur njerëz të tjerë, duke qënë se Ushtria Sirianë arrin të dëgjojë ushëtimin e predhave që plasin në largësi.

Në të vërtetë, është pak shqetësuese të vëzhgosh këto pamje të përhumbura me fshatëra të shkatërruara dhe me aromën e keqe të organeve të pambledhura si dhe me tymin e bardhë dhe gri që lartësohet nga kodrina përballë, sepse kështu i kujton vetes se lufta vazhdon, dhe se triumfimet – pavarësisht sa të suksesshme dhe pavarësisht sa i përkushtuar është Kremlin – dhe nuk lufta nuk mbaron vetëm se një ushtri prishi një festë të rebelëve Islamikë përgjatë frontit turk.

Shumë prej shtëpive në al-Rabiaa duket të kenë qenë të mbushura me predhat nga bombardimet ajërore ruse, artileri të pa shpërthyera dhe artileri që shtrihen në fusha. Në një fshat të shkatërruar na u desh të devijonim prerazi në të djathtë, për të shmangur një raketë Grad, të hedhur nga Nusra, që kishte ngulur të gjithë çelikun gri dhe telat në mes të rrugës.

Vetë sirianët dëshirojnë të theksojnë se armiqtë e tyre janë të gjithë të huaj – turkmenët nga Turqia dhe Turkmenistani, Ujgurët nga Kina, civilët nga Kazakistani, edhe pse ata e dinë se në ato lugina gjenden gjithashtu edhe sirianë. “Turqit janë mahnitshëm të mërzitur”, u shpreh një oficer tjetër – ai e dinte sa e zgjuar ishte kjo shprehje në Anglisht – dhe u shpreh në këndvështrimin se “turqit kurrë nuk prisnin se Ushtria Siriane do të arriste në këtë pikë. Ata kurrë nuk e parashikuan forcën tonë, dhe ata e dinë se projekti i tyre në Siri, shkatërrimi i regjimit, po përmbyset.”

“Rusët ishin shumë fuqishëm këtu. Ata ishin shumë të rëndësishëm, dhe unë e them këtë si një ushtar në  frontin e Lazkijes. Megjithatë, siç e shihni nga terreni – malet dhe lumenjtë- kjo është një zonë shumë e komplikuar për ushtrinë, dhe roli i forcave arjërore sa vinte e zvogëlohej ndërsa ne luftonim drejt luginave”.

Shumë oficerë flasin për një oficer turk të vrarë nga bombardimet siriane në muajt e fundit –  ata e kanë quajtur atë Gjenerali Shahin Hassrat, i cili supozohet të ketë qenë në një takim me luftëtarët e Nusras, kur ushtria Siriane morri në shenjestër ndërtesën ku ata kishin rënë dakort për randevunë. Mund të shihet tashmë vetëbesimi i sirianëve, teksa ecin në qaftët e kodrinave dhe shohin artilerinë e tyre të bombardimeve, pa ngurrimin nga snajperat.

Megjithatë, me siguri, ata dinë më shumë se dimë ne. Nusra pothuajse shpërtheu një raketë kundrejt armiqëve të saj. Askush nuk na ndaloi të filmonim forcat siriane dhe betejat e armatosura prapa rrugëve të malit. Në të vërtetë, gjenden shumë armë vetëlëvizëse me kamuflaze të pikturuara shndërrishëm dhe me stil dhe pastryese të armëve, të cilat tregojnë se së fundmi kanë arritur të tjera dhurata nga Moska.

Përsa i përket gjeneralit, ai dëshiron – si e gjithë qeveria e Sirisë – ta përshijnë Turqinë në përpjekjet “terroriste” për të shkatërruar Sirinë. “Në fakt, turqit sollën këtu ujgurët dhe popullin e turkenistanit – me famijlet e tyre – për t’i vendosur ata këtu. Ky ishte projekti i tyre. Ushtarët tanë, ttashmë po përparojnë drejt vijës së frontit, dhe çdo përparim ngushton më shumë terroristët, të cilët Turqia i mbështet drejtpërdrejt. Dhe çdokënd që qëndron në anën e tyre” – ndërsa fliste për rusët gjenerali tha “jemi shumë mirënjohës.” Dhe ai vazhdoi duke thënë se Siria është vendi i “të gjithë popujve”, dhe se qëllimi i “terroristëve” dhe i turqve është që ta “sektarizojnë” luftën.

A mund ta mbledhë veten edhe njëherë Siria? Ushtria flet për një shtet të ardhshëm me të gjithë kufinjtë e vjetër, me kryeqytetin e ISIS, Rakka sërisht nën kontroll – dhe sigurisht – me presidentin Bashar Esad si “garantuesin e stabilitetit të Sirisë”. I vura në duke gjeneralit se ai mbante veshur një veshje të kamufluar ruse pa ndonjë identifikim të gradës apo baxhës, dhe ai tha se – ndryshe nga Admirali Nelson – ai nuk dëshironte të ishte shenjestër e snajperave. Ai e dinte historinë e snajperistit francez në litar. “Çlirimi i vendit tonë është medalja më e rëndësishme që mund të mbajmë” u shpreh ai.

Deri në çfarë gjerësie mund të çlirohet Siria? Çfarë fshehin tashmë turqit? Apo, Arabia Saudite? Apo, Katari? Apo, Rusia? Apo, në fakt, po Nusra dhe grupime të tjera të kamufluara të Alkaidës, disa prej të cilave – larg nga Lindja – të cilat u shndërruan në ISIS? Nuk ka asnjë grafit me shkrimin “Ushtria e Lirë Siriane” në muret e al-Rabiaa, çka na sugjeron se 70,000 ushtarët fantazmë “të moderuar” të David Cameron nuk kanë pasur ndonjë ndikueshmëri atje.

Por ISIS nuk është zhdukur. Sirianët e dinë këtu, po ashtu si gjithë të tjerët, duke qenë se se ata kanë “forcën tokësore” të vërtetë e dinë se pas pesë viteve lufte me kultin që ende udhëheq në Rakkan e largët, ata kanë një frikë se do të goditen nga mbrapa.