Lidhja shqiptare e Prizrenit në prizmin e studiuesve të kohës

  • None
nga Faik Miftari | Publikuar në Mars 25, 2014, 1 a.m.

              Për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit është shkruar dhe mësuar shumë si në tekste shkollore, lëndë mësimore, seminare, tryeza të rrumbullakët, simpoziume shkencore, por gjatë gjithë kohës së sundimit të monizmit ishin të maskuar  me një censurë të caktuar, dhe se e tërë historia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte e ndikuar nga ndikimi indirekt sllavogrek të cilët në mënyrë tërthore nëpërmjet arkivave të tyre kishin drejtuar se  Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte ekskluzivisht karakterin antiosman dhe antiislam, me dekada të tëra edhe unë si nxënës kur isha që në bankat shkollore gjatë mësimit të historisë i kam mësuar këto të dhëna nga   studimi dhe prezantimi i lëndës mësimore të bazuara kryesisht sipas  materialeve arkivore në Tiranë, Prishtinë, Beograd, Moskë e Athinë.

 

         Pas rrënjës së sistemit komunist dhe ndryshimit të pushtetit si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, e sidomos me zhvillimit dhe avancimin  të hovshëm të sistemit informatik e sidomos zbulimit të internetit, dolën në dritë shumë materiale arkivore të zbuluara dhe të dokumentuar nga arkivat e Stambollit, Londrës, Berlinit, Parisit, Vjenës e kështu me rrallë, nga i cili mund të kuptohet roli dhe karakteri i vërtetë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vetëdijesimin e popullit shqiptar për shtet formim të tij.

 

         Në vitin 1878 pas luftës Ruso – Turke (1877 – 1878), Perandoria Osmane pësoi disfatë,  dhe u detyrua t’i pranojë marrëveshjet politike që do të pasojnë pas kësaj, sikurse Traktati i Shën Stefanit ashtu edhe të Kongresit të Berlinit, si rrjedhojë e të cilëve u detyrua t’i dorëzojë Rusisë dhe aleatëve të saj sipërfaqe të mëdha të territorit të saj, në Rumeli apo pjesën evropiane të saj. Sikurse shqiptarët, ashtu edhe  boshnjakët e turqit  u shqetësuan pamasë për tragjedinë që solli lufta ruso-turke, dhe për koncesionet e bëra, në të cilin  ndër të tjera përfshiheshin territore kryesisht të populluara me shumicë  nga muslimanë boshnjakë, turq dhe shqiptarë. Të shqetësuar nga mundësia e pushtimit të trojeve të tyre, shqiptarët  nisën të marrin masa mbrojtëse për t’u organizuar dhe shpëtuar sa më shumë që mundën  hapësirat e tyre etnike në të cilët jetonin shekuj me rrallë në kuadër të Perandorisë Osmane.

 

Lidhja Shqiptare e Prizrenit  zhvilloi takimet e saj  me  datën 10 qershor 1878 në xhaminë e Mehmet Pashës (Bajraklisë) në Prizren dhe përfundoi me datën 18 qershor 1878 me ç’rast aprovoi kararnamet (vendimet) e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në punime  morën pjes gjithsejt 47 delegat, që të gjithë ishin musliman, të cilët ishin nga trojet e ndryshme shqiptare kryesisht të Shqipërisë Veriore, por kishte edhe delegat nga Sanxhaku dhe Bosnja.

 

            Kararnamet (vendimet) e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

 

1. Lidhja jonë është formuar me qëllim që të mos njohë asnjë qeveri tjetër përveç Perandorisë Osmane dhe të mbrojë integritetin tokësor me të gjithë mjetet.

 

2. Qëllimi ynë i lart është të mbrojmë të drejtën e lartmadhërisë së tij sulltanit, sovranit tonë. Në do quajmë armiq të kombit  dhe atdheut të gjithë ata që kundërshtojnë dhe prishin qetësinë, ata që dobësojnë qeverinë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në rast se turbulluesit nuk heqin dorë do i dëbojmë jashtë shtetit.

 

3. Ata delegatë të krahinave të tjera që duan të hynë në Lidhjen tonë do i pranojmë me gëzim dhe regjistrojmë si miq të qeverisë dhe vendit.

 

4. Në bazë të Sheriatit do të mbrojmë jetën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre që nuk janë muhamedanë, por janë besnikë, tamam si për veten tonë. Ndërsa kryengritësit do ti dënojmë sipas fajit.

 

5. Të gjitha shpenzimet për luftëtarët që do të mbledhin krahinat do të rregullohen dhe perballohen në bazë të dispozitave që do japim. Ndihmat që do na vinë nga jashtë do ti pranojmë me kënaqësi.

 

6. Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmë në asnjë mënyrë fuqitë e huaja në tokat tona.Ne nuk do të njohim në asnjë mënyrë Bullgarinë dhe as duam t’ia dëgjojmë emrin, edhe Serbia në rast se nuk na i dorëzon tokat me të mirë që na ka marrë, do të dërgojmë kundër saj një fuqi dhe t’ia marrim me pushkë. Edhe kundër Malit të Zi do veprojmë në të njëjtën mënyrë.

 

7. Bashkatdhetarëve besnikë të qeverisë që kanë hyrë në Lidhjen tonë do ti japim dorën dhe ndihmojmë sipas mundësisë.

 

8. Në rast se një krahinë ka probleme për të zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti shkojnë në ndihmë.

 

9. Kush do që del nga Lidhja jonë, Zot na ruaj! Kush do që spiunon, dhe vepron sipas qejfit dhe dëgjon urdhërat e të parëve do të marrë dënimin që meriton.

 

10. Asnjë vendas i kujt do krahine që do me dalë nga Lidhja, i çfarëdo feje qoftë nuk do lejohet të shkojë as në Serbi e as në Mal të Zi. Në rast se shkon do njihet si spiun dhe dënohet.

 

11. Kushdo që ka vënë në dispozicion të Lidhjes diçka dhe i shmanget detyrimit,s’dëgjon urdhërat, sillet brutalisht apo bën ndonjë ç’nderim do të dënohet sipas fajit.

 

12. Dërgimi i fuqive, thirrja dhe përdorimi i tyre do të bëhet sipas udhëzimeve të përpiluara.

 

13. Për të zbatuar këto nene do ti jepet rëndësi korespondencës.

 

14. Është rënë dakort që qeveria nuk do hyjë në punët e Lidhjes dhe as Lidhja në punët e saj; përndryshe ky do shihet si cënim i të drejtës.

 

15. Një kopje i këtij vendimi do i paraqitet çdo krahine dhe qyteti.

 

16. Në bazë të besës së lidhur nga burrat e patrembur të Shqipërisë së Veriut, Jugut dhe Bosnjes, të atyre që kur kanë lindur nuk kanë njohur tjetër zanat por pushkën dhe që për Din, Devlet dhe Vatan japin jetën, kanë zgjedhur Prizrenin si kryeqytet të Lidhjes. Sikur e themeluam këtë Lidhje edhe në të ardhmen nuk do durojmë tiranë që të shtypin vendet tona. Bijtë tanë dhe bijtë e tyre do të jenë besnikë të Lidhjes dhe kush largohet nga ajo do të konsiderohet sikur dikush që braktis Islamin dhe do mallkohet dhe përbuzet nga ne.

 

Siç shifet nga pikat e  Karar Namesë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një organizatë politike-ushtarake që synonte të mobilizojë muslimanët ballkanas për vetëmbrojtje, në të gjithë territorin e saj dhe shtrihej nga Bosnja deri në Jug të Shqipërisë. Edhe pse ishte konceptuar si një Lidhje  kryesisht muslimane shqiptare, ajo shquhej nga toleranca për të krishterët ku në pikën e 4-të, Lidhja Shqiptare e Prizrenot zotohet që  do të mbrojë edhe jomuslimanët, gjegjësisht të krishterët.

 

Përveç kësaj Lidhja Shqiptare e Prizrenit miratoi edhe vendime të spektrit ushtarak me të cilët zotohet të mbrojë me force territoret e saja, të cilët ishin të kërcënuar se do të pushtohen pas nga sllavo- grekët pas vendimeve të Kongresit të Berlinit të vitit 1878.

 

  Talimatet (urdhëresat) ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

 

1. Asnjë krahinë nuk do të njohë ndonjë qeveri tjetër përveç asaj të PerandorisëOsmane.

 

2. Nëse Turqia nuk paraqitet dhe Kongresi i Berlinit nuk do të njohë të drejtat tona mbi vendet e pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi, atëherë ne do rrokim armëtpër ti ri-pushtuar.

 

3. Në qoftë se fuqitë tona do të mundin të çlirojnë vendet e pushtuara, atëherë dotë zbatohen masat e duhura.

 

4. E gjithë fuqia jonë do të përbëhet prej pesë ushtrishë: atyre të Shkodrës,

Shkupit, Kosovës, Jenipazarit dhe të Herzegovinës.

 

5. Ajo e Shkodrës do sulmojë Malin e Zi, oficerët dhe bajraktarët do të zgjidhen nga populli.

 

6. Në Guci përveç vendësve do të dërgohen edhe 2000 forca nga Gjakova dhe Berana dhe 1000 nga Peja.

 

7. Jenipazari përveç fuqisë që do të mbajë për mbrojtjen e vendit do të dërgojë edhe 1000 forca në Kolashin.

 

8.  Në Bjelopolje mjafton fuqia vendase.

 

9. Në Prepolje, Çajniça, Tashlixhë dhe Foçë përveç fuqive të tyre, do të

dërgohen edhe 2000 të tjerë.

 

10. Për të ruajtur vijën Gracko – Trebinjë, përveç fuqisë së Herzegovinës, do të ketë 10000 burra nga Sarajeva dhe këta së bashku do të formojnë ushtrinë e Herzegovinës.

 

11. Fuqia e Shkupit, Kosovës dhe Jenipazarit do të sulmojë Serbinë sipas

instruksioneve tona.

 

12. Në qoftë se armiku i kërcënohet njërës krahinë, komandanti i krahinës në

rrezik do të lajmëroj komandantët e tjerë që të marrin dijeni të gjithë dhe sulmohet armiku.

 

13. Në rast se në luftën tonë kundër Malit të Zi, Serbia qëndron asnjanëse atëherë fuqitë që janë caktuar për atë, kalojnë kundër Malit të Zi.

 

14. Në qoftë se si Mali i Zi ashtu edhe Serbia do të luftojnë kundër nesh atëherë këto fuqi detyrohen të luftojnë burrërisht dhe me ngulm sipas besës që kemi dhënë.

Këto dy vendime, si politike ashtu edhe ushtarke u nënshkruan nga përfaqësuesit e Prizrenit, Gjakovës, Pejës,Gucisë, Jenipazarit, Sjenicës, Tashlixhës, Mitrovicës, Vuçiternit, Prishtinës, Gjilanit,Shkupit, Tetovës, Kërçovës, Gostivarit, Dibrës së Madhe dhe Dibrës së Vogël.

 

         Në këtë punim shkencor kam marrë për studim krahasues 10 studjues të cilët janë marrë me studimin dhe hulumtimin e materialeve dhe dokumenteve arkivore për periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Do të shohim se si sipas tyre nga prizmi tyre i përshkruajnë dhe analizojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nga këndëvështrime të ndryshme dhe se disa nga sosh i kanë qit në dritë të dhënat historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me një qasje reale shkencore dhe historike, duke i marr parasysh të gjitha rrethanat aktuale politike të cilët kanë qenë prezente në atë kohë dhe kanë ndikuar në mënyrë direkte apo indirekte në rrjedhojën e zhvillimeve të ngjarjeve historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Qëllimi i këtij punimi shkencor është që të prezantohet edhe ana tjetër e historisë sonë shqiptare e cila ka qenë e anatemuar dhe e censuruar si pasojë e sundimit të sistemit komunist, gjatë së cilës  nën prizmin e doktrines komuniste janë mësuar, studjuar, hulumtuar ngjarjet e rëndsishme historike të popullit tone sipas kuteve dhe kriteve parapërcaktuese nga sistemi i  atëhershëm në fjalë.

                                                  

 

 

 

 

 

 

       Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas studiuesit Gazmend Rizaj nga Prishtina

 

         Nga 10 studjues që kam zgjedhur për studime krahasuese të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, studiuesin Gazmend Rizaj e kam cekur sipas renditjes, të parin. Dikush do të kishte shtruar pyetjen, vallë pse  e kam cekur të parin?. Përgjigjja është, sepse sipas meje ai  në mënyrë më  pragmatike  dhe reale e ka prezantuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

 

         “Perandoria Osmane që nga themelimi i saj ishte një perandori kozmopolite, ku toleranca etnike dhe fetare ishte më e lartë se në perandoritë e njohura deri në atë kohë. Duke qenë se asimilimi i dhunshëm i popujve joturq, nuk përkaste me politikën shtetërore të Perandorisë Osmane, atëherë nuk çudit fakti pse kjo perandori me një konglomerat aq të madh popujsh arriti të ekzistojë mbi pesë shekuj në Evropë. Kështu osmanët duke u përmbajtur parimeve islame nuk e praktikuan imponimin e dhunshëm të islamit e as asimilimin e dhunshëm etnik” [i] . Me definicionin e tij për Perandorinë Osmane në mënyrë shkencore dhe argumentuese i ka hudhur poshtë të gjitha vlerësimet e sudjuesëve tjerë që  Perandorinë Osmane e kanë akuzuar si një Perandori barbare, gjakatare që me shpatë e dhunë e ka detyruar me dhunë imponimin apo islamizimin e shqiptarëve si dhe asimilimin e dhunshëm etnik, që fare nuk ka qëndruar.

 

         “Populli shqiptar pas Traktatit të Shën Stefanit dhe liderët e tyre, u organizuan dhe themeluan një organizatë politike – ushtarake të karakterit gjithëkombëtar, e cila pasi u themelua në qytetin e Prizrenit, mori emrin Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ishte ky organizim i parë politik gjithëkombëtar shqiptar njëkohësisht edhe themelatë administrative, ushtarake, dhe kulturore, me program të qartë, për mbrojtjen e trojeve etnike nga copëtimi i planifikuar nga pansllavizmi dhe politika hegjemoniste të monarkive fqinje ballkanike. Objekti kryesor i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte veqimi i territoreve etnike shqiptare dhe krijimi i një Vilajeti autonom të Shqipërisë në kuadër të Perandorisë Osmane”[ii]. Krijimin dhe programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga krerët a tëhershëm shqiptar me një qasje të duhur e paraqet në mënyrën objektive të dy qëllimet parësore të Lidhjes, mbrojtjen e trojeve etnike nga pushtimi i monarkive gllabëruese ballkanike si dhe përpjekjen e krerëve shqiptar, gjatë fazës së dytë, për themelimin e një të vetmi Vilajeti autonom shqiptar në kuadër të Perandorisë Osmane.

 

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pasi e kishte themeluar edhe Qeverinë e përkohshme shqiptare, u detyrua të luftonte njëkohësisht në tri fronte, kundër fqinjëve, kundër Portës së Lartë, dhe kundër vendimeve të padrejta të Fuqive të Mëdha, prandaj dështimi i luftës së saj dhe shuarja e aktivitetit të saj gjatë vitit 1881 ishte rrjedhim i paevitueshëm i saj” [iii]. Poashtu studiuesi Gazmend Rizaj  jep edhe shkaqet e dështimit të Lidhejs Shqiptare të Prizrenit, e cila ka qenë edhe pasojë e shkurtëpamësisë politike të krerëve shqiptar të fazës së dytë të Lidhjes së Prizreni, e sidomos të myderriz Ymer Prizrenit dhe Abdyl bej Frashërit, pasi që politika është art i të mundshmes, e duke u bazuar në rrethanat e atëhershme kohore, ka qenë vetëvrasje politike  në të njëjtën kohë  përballja dhe të lufta  kundër fqinjëve sllavo-ortodoks, kundër Perandorisë Osmane si dhe kundër Fuqive të Mëdha të kohës.

 

                    Lidhja Shqiptare sipas studiuesit Kristo Frashëri

 

         “Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një organizatë patriotike e revolucionarëve e mbarë shqiptarëve pavarësisht nga përkatësia fetare, shoqërore dhe krahinore, e cila veproi në kushtet e sundimit shekullor osman dhe në vorbullën e krizës lindore të viteve 70 të shek.XIX, për të realizuar programin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut dhe krijimin e shtetit kombëtar shqiptare. Luftën për të realizuar programin e saj, ajo e zhvilloi në tre drejtime : kundër vendimeve që morën Fuqitë e Mëdha në Kongresin e Berlinit për copëtimin  e trojeve shqiptare, kundër monarkive fqinje ballkanike, të cilët me përkrahjen e Fuqive të Mëdha synonin ta asgjësonin Shqipërinë duke i ndarë midis tyre trojet e saj dhe kundër Perandorisë Osmane, e cila vazhdonte t’ua mohonte shqiptarëve të drejtat e tyre kombëtare. Si e vetmja organizatë patriotike revolucionare që veproi në Shqipëri në kushtet dramatike të viteve 1878-1881. Lidhja Shqiptare e Prizrenit mishëroi në të njëjtën kohë edhe vet lëvizjen kombëtare që zhvilloi populli shqiptar për të realizuar programin e Rilindjes Kombëtare.Për këtë arsye, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte në të njëjtën kohë një lëvizje kombëtare revolucionare e mbarë shqiptarëve kudo që ndodhen” [iv].

Rryma e parë, objektive, përfaqësohet nga historiografia shkencore, e cila e vlerëson Lidhjen e Prizrenit si një organizatë patriotike, të themeluar nga shqiptarët për të mbrojtur interesat kombëtare të Shqipërisë.

 

         Rryma e dytë, denigruese, pra reaksionare, lindi në truallin politik të armiqve të çështjes shqiptare. Sipas tyre Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një organizatë fetare islamike, se atë e themeloi Porta e Lartë dhe se qëllimi i saj ishte të mbronte territoret e Perandorisë Osmane në Gadishullin Ballkanik për të shmangur dëbimin e saj nga kontinenti evropian.

 

         Rryma e tretë, e moderuar, zinte një pozitë të ndërmjetme. Ajo lindi në opinionin publik botëror, madje tërhoqi edhe disa personalitete zyrtare evropiane, të cilëve nuk iu duk bindëse teza absurde që mohonte shqiptarësinë e Lidhjes Shqiptare” [v].

 

Sipas historianit Kristo Frashëri për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit cekë tre këndvështrime të studiuseve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, sipas të cilit e para qenka objektive, e dyta reaksionare dhe e treta e ndërmjetme, kjo mundet edhe të kuptohet nga ai pasi ka jetuar, vepruar dhe shkruar nga aspekti kohor gjatë së ciës ka sunduar sistemi komunist në Shqipëri, dhe se vetëm njëra anë e medaljes ka qenë reale, dhe e vërtetë, ndërsa ana tjetër e medaljes as që ka qenë e mundur të përmendet e lere më të shkruhet apo studiohet për të. Kristo Frashëri është shembull tipik i një historiani të kohës moniste i cili historinë e popullit shqiptar e shkruan jo duke u bazuar në dokumentet dhe materialet arkivore që prezantojnë ngjarjen që ka ndodhur, por duke u bazuar në politikën dhe diktatin e udhëheqjes komuniste të kohës në Shqipëri, por edhe nga orientimi dhe përcaktimi i tij në kohë dhe hapësirë.

        

          Lidhja Shqiptare sipas studiuesit Eqrem bej Vlora nga Vlora

 

         “ Në këtë mënyrë spontanisht krijohet Lidhja. Ajo ishte, në njëfarë mënyre, një qeveri popullore, e ngjashme me besëlidhjen që krijuan në vitin 1291 kantonet zvicerane të Shvicit, Urit dhe Untervaldit. Lidhja nuk kishte një qendër të vetme drejtuese, por vepronte nëpërmjet komisioneve lokale në shumë pjesë të Shqipërisë, të cilat kishin një ndërvarësi shumë të çlirët mes tyre. Dolën megjithatë në pah tri qendra që morën përsipër organizimin dhe drejtimin e luftës, Prizreni për Shqipërinë Verilindore dhe Lindore, Shkodra për Shqipërinë Veriore dhe Veriperëndimore, dhe Preveza për Shqipërinë Jugore.Por kishte një ide themelore që i bashkonte të tërë, mbrojtja e trojeve amtare të rrezikuara nga serbët, malazeztë, bullgarët dhe grekët” [vi] .

Studjuesi Eqrem bej Vlora sipas meje është një studiues i rrallë i cili në Kujtimet e t’ia i ka përshkruar ngjarjet historike gjatë viteve 1885-1925 në mënyrë objektive pasi që edhe vetë ka qenë pjesëmarrës dhe vrojtues i shumë ngjarjeve historike të rëndësishme dhe ekzistenciale për popullin shqiptar. Është ndoshta prej studjuesëve të parë shqiptar që e prezanton Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në mënyrë objektive dhe pa përzierje të premisave ideologjike. Ai hedh poshtë tezën se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka qenë e dirigjuar prej një qendre të vetme, Prizreni me një qeveri qendrore, por kanë qenë tri qendra të Lidhjes, të cilët në mes vete kishin një bashkëpunim jo të ngushtë, e ato ishin dega e Prizrenit, Shkodrës dhe Prevezës.

 

“Qeveria qendrore në Stamboll jo vetëm që u tregua dashamirëse ndaj idesë, por mori pjesë aktive dhe në themelimin e Lidhjes në Prizren, kjo sepse ishte në interes të saj të nxiste një lëvizje të drejtuar kundër kërkesave sllave e pak më vonë edhe kundër atyre greke, lëvizje që të ishte aq e rëndësishme sa të tërhiqte edhe vëmendjen e Evropës. Më vonë Lidhja humbi mbrojtjen nga rrethet drejtuese në Stamboll, kjo ndodhi sepse kërkesat e saj të gjera iu kundërviheshin hapur interesave të Perandorisë Osmane. Udhëheqësit e Lidhjes e humbën besimin në të ardhmen e Perandorisë, ata donin tani, që trevave të banuara me shqiptarë t’u jepnin një rend të ri dhe një kufi të ri, të cilët në grindjet e mëvonshme politiko-luftarake të mund të ofronin një garancie për tërësinë kombëtare dhe territoriale. Njeriu që ka qenë forca lëvizëse e gjithë lëvizjes dhe sidomos e fazës së saj të dytë(kërkesa për autonomi) ka qenë Abdyl bey Frashëri.” [vii]. Studjuesi Eqrem bej Vlora e jep të vërtetën e Lidhjes sipas së cilës Porta e Lartë ka qenë iniciatore aktive në themelimin e Lidhjes së Prizrenit, dhe se vetëm Ali pashë Gucia ka qenë 8 herë në audiencë tek sulltan Abdylhamidi i dytë, dhe se për mbrojtjen me sukses të Plavës dhe Gusisë, u shpërblye personalisht nga sulltani me çifliqet në Shkup.

Kjo ishte edhe në interes të tij, sepse është munduar të zhagiste sa më tepër dhe u mundua të blejë kohë nga vendimet e Kongresit të Berlinit . Por në fazën e dytë kur dominoi në kuadër tëLidhjes së Prizrenit idea për kërkesën e një Vilajeti autonom shqiptar, kjo politikë autonomist u ndesh në refuzimin e kërkesës së Portës së Lartë dhe vetë sulltanit,ide e iniciuar nga Abdyl bej Frashëri i cili ishte në ndikimin e politikës greke, të cilin e cek edhe studiuesi anglez Noel Malkolmi.

 

“ Por nëse ky ndryshim në aspektin shpirtëror dhe politik mund të quhej një fitore e madhe, zhvendosja e karakterit praktik në stilin e udhëheqjes së Lidhjes dëmtoi padyshim vënien në jetë të programit të saj. Themeluesve të Lidhjes dhe udhëheqësve të parë, të prirur për të mbajtur marrëdhënie miqësore me qeverinë e Stambollit dhe për të biseduar me të, iu desh t’ia linin vendin një grupi thuajse ekstremist, i cili kërkonte ta realizonte me çdo kusht programin kombëtar, u pëlqente apo nuk u pëlqente kjo turqve. Këto veprime dhe sjellje të papërshtatshme dhe mburravece shkaktuan që shumë elementë të çmueshëm të largohen nga Lidhja. Shqiptarët duhej të kalonin patjetër një periudhë mësimore dhe prove (qoftë edhe si një provincë autonome) nën protektoratin turk, se ata nuk e kishin ende pjekurinë e duhur politike, kulturore dhe ekonomike për të qenë të pavarur” [viii]. Këtë ndryshim të pozicionit të politikës së Lidhjes së Prizrenit e sheh fare të panevojshme dhe të dëmshme për kauzulën shqiptare, pasi që me këtë u bë që Lidhja nga Kararnamet e pranuara në Kuvendin themelues lëvizi drejt kërkesave autonomiste, që ishte një kërkesë edhe në mënyrë tërthore edhe e ndarjes nga Perandoria Osmane e që për kohën ishte edhe e pamundshme një gjë e tillë, pasi që një gjë e tillë sipas Eqrem bej Vlorës ishte e parakohshme.

 

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas studiuesit Xhafer Belegu nga Tirana

 

         “Para se të formohej Lidhja, në rrjedhën e ngjarjeve kishte hyrë vetë sulltan Abdylhamiti II. Ai kishte thirrur në Stamboll Sheh Mustafa Tetovën dhe Abdyl Bej Frashërin për t’iu udhëzuar për zhvillimin e lëvizjes. Ndërsa në aparencë sulltan Hamiti tregohej sikur donte të përmbushte kërkesat e fuqive të mëdha, nën rogoz nxiste muslimanët që të mobilizohen dhe përballojnë agresionin.  Sulltani i shkroi gjithashtu edhe kadiut të Gjakovës Ahmet Efendi Koronicës, myderizit të Prizrenit Ymer Efendiut dhe myftiut të Dibrës Jonuz Efendiut, ndërsa ju dha urdhër komandantëve ushtarakë në Shqipëri që të mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes.

 

 Lidhja zhvilloi takimet e saj në datën 10 qershor 1878 në Xhaminë e Bajraklisë dhe në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren. Në Lidhje  erdhën edhe delegate nga Selaniku, Jenipazari dhe Sjenica. Sikur e themeluam këtë Lidhje edhe në të ardhmen nuk do durojmë tiranë që tështypin vendet tona. Bijtë tanë dhe bijtë e tyre do të jenë besnikë të Lidhjes dhe kush largohet nga ajo do të konsiderohet sikur dikush që braktis Islamin dhe do mallkohet dhe përbuzet nga ne. Ne obligohemi ti jemi besnik këtij vendimi me firmat tona (47firma)”[ix].

 

Studjuesi Xhafer Belegu në mënyrë të datajuar e përshkruan  se si Lidhja e Prizrenit ishte inicuar nga vet sulltani dhe se ai kishte dhënë urdhër komandantëve të vet ushtarak që të mos e pengojnë punën e Lidhjes së Prizrenit, pasi kjo korrespodonte me politikën e përbashkët që shkonte edhe në interes të Portës së Lartë dhe vet sulltanit si sovran I Perandorisë Osmane.

“Siç shihet nga vendimet e Lidhjes, kuptohet që synimi i organizatorëve të saj ishte mbrojtja e viseve të populluara nga muslimanët në Ballkan, qofshin ata boshnjakë ose shqiptarë.  Kur në Korrik të vitit 1878 trupat austriake nisën pushtimin e Bosnje dhe Herzegovinës, Lidhja, sipas pikës 12 të statusit të Luftës, i shkoi Bosnjes në ndihmë. Në  fakt ishin delegatët e Bosnjës që kërkuan ndihmë ndaj përfaqësisë së Lidhjes në Jenipazar: Ejup Beut, Muhamet Efendiut, Murat Beut,Ibrahim Efendiut dhe Estref Efendiut.Ndihma që Lidhja i ofroi boshnjakëve për t’u mbrojtur nga agresioni austro hungarez, bëri Austro – Hungarinë të sulmojë Lidhjen dhe cilësojë atë si një organizatë islamike, ndërsa në të njëjtën kohë i dha urdhër katolikëve të tërhiqen nga mbështetja e saj. Nga pashallarët shqiptarë që shkuan në mbrojtje të Bosnjes dhe Herzegovinës ishin Ali Draga nga Mitrovica me 5000 – 7000 vetë dhe Ejup Beu nga Jenipazari me ushtarët e tij. Pas thyerjes së udhëheqësit boshnjak Haxhi Lojës nga trupat e gjeneralit Filipoviç shqiptarët u kthyen nëpër shtëpitë e tyre” [x]. Siç shihet nga stujuesi Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit nuk ka pas vetëm karakter kombëtar shqiptar, por ka pas edhe karakter fetar islam në mbrojtje të muslimanëve të Ballkanit, jo vetëm shqiptar, por edhe boshnjak e turq. Ashtu që me rastin e aneksimit të Bosnjës e Hercegovinës, sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit populli boshnjak i bëri rezistencë heroike depërtimit austrohungarez, dhe me këtë rast Lidhja e Prizrenit dërgoi 10.000 luftëtar të saj në ndihmë të vëllezëreve të vet boshnjak, por të cilët u thyen dhe si pasojë ushtria e Perandorisë Osmane nuk kishte mundur t’ndihmojë, për shkak të vendimeve të marra të cilët kanë qenë të obligueshme t’i zbatojë në praktikë. Nga këtu shihet se Lidhja e Prizrenit ka pas edhe karakter islam për mbrojtjen e muslimanëve të Ballkanit, e të cilën fakt studjues të periudhës komuniste fare nuk e cekim në shkrimet e tyre për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

“Rrëfimi i Kirby Green-it është demitizuesi më i mirë i teorive që historianët e ndikuar nga nacionalizmi romantik i Rilindjes kanë imagjinuar për Lidhjen që e shtrijnë nga Stambolli e deri në Itali dhe i mveshin idealet e rilindjes dhe iluminizmit.

 

Megjithë infiltrimin e bektashive jugorë në Lidhjen e Prizrenit, të cilët ishin përçues të ideve të Rilindjes dhe antagonistë me osmanët, karakteri i përgjithshëm i Lidhjes u dominua nga sunitët dhe qeveria osmane të cilët, siç u lexua edhe më lartë luftën e bënin në emër të Islamit dhe Sheriatit, kundër ‘kryçalive’ serbo – malazezë e bullgaro-grek” [xi]. Studjuesi Xhafer Belegu e cek edhe shkaqet e largimit të politikës së paraparë sipas vendimeve të Lidhjes së Prizrenit, e ata ishin bektashit në krye me Abdyl bej Frashërin e që ishin të ndikuar nga grekët, të cilët donin të përcjellin dhe mveshin vetëm karakterin kombëtar të Lidhjes si përques të ideve të romantizmit dhe iluminizmit e që biente ndesh dhe në kundërshtim me Perandorinë Osmane të kohës si dhe karakterit fetar islam në mbrojtje të muslimanëve dhe trojeve të tyre në kuadër të Perandorisë Osmane.

 

               Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas Peter Bartlit nga Mynihu

 

“Në vitin 1878 kur në fund të luftës Ruso – Turke (1877 – 1878), Perandoria Osmane u mund, dhe u detyrua t’i dorëzojë Rusisë dhe aleatëve të saj pjesë të mëdha tokësore, në Rumeli sulltan i ri në pushtet Abdylhamiti II, ashtu si edhte muslimanët Ballkanas u shqetësuan pamasë për tragjedinë që solli lufta. Në Traktatin e Shën Stefanit  dhe më pas në Kongresin e Berlinit të nënshkruar në 13 korrik 1878 perandoria u detyrua të dorëzojë më shumë se dy të pestat e territorit të saj në Ballkan, ku ndër të tjera përfshiheshin territore të populluara nga muslimanë boshnjakë dhe shqiptarë.Duke qënë se shqiptarët ishin të fesë islame dhe ishin element shtetformues i perandorisë dhe në raste lufte, luftonin me osmanët kundër të krishterëve, Kongresi i Berlinit nuk mori parasysh kërkesat e tyre. Në Kongresin e Berlinit qenë marrë parasysh interesat e të gjithë popujve të Ballkanit me një përjashtim të vetëm të shqiptarëve”[xii].

 

Studjuesi Peter Bartli nga Mynihu i Gjermanisë ka qenë drejtor i Institutit Albanologjik në periudhën kohore prej vitit 1980-2004 në Mynih pran katedrës për Evropën juglindore, me ç’rast pas kësaj u transferua në Vjenë në të cilin drejtori është tani Oliver Shmit isht studenti i profesorit Peter Bartl. Peter Bartl ka dhënë kontribut të çmuar në çështjen shqiptare duke u marrr me punime, burime, seminare, libra, duke hulumtuar dhe studiuar në çështjen shqiptare plot 30 vjet.

 

“Edhe pse pas vrasjes së Mehmet Ali Pashës mardhëniet e sulltanit u pezmatuan me krerët e Lidhes, Lidhja vazhdoi luftën e saj për të mbrojtur tokat e shqiptarëve dhe boshnjakëve. Aktiviteti i saj u pa në mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë, Hotin dhe Grudën dhe më në fund Ulqinin, kur sulltan Hamiti i kërcënuar nga britanikët me pushtimin e Izmirit, dërgoi Dervish Pashën për të detyruar shqiptarët që të tërhiqen nga rezistenca.  Lidhja  ishte një lëvizje muslimane, e kufizuar te muslimanët shqiptarë dhe që u shpall si e tillë me Karar-namenë. Për më tepër Komiteti i Lidhjes në Prizren dhe në Dibër kërkoi shfuqizimin e sistemit gjyqësor francez dhe implementimin e sheriatit” [xiii]. Studjuesi Peter Bartl në mënyrë të çartë dhe koncize e ka prezantuar në librin vet karakterin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit duke u bazuar në materiale dhe burimore e dokumente arhivore ku në shesh del roli i vëertetë I Lidhjes së Prizrenit si një lëvizje muslimane e kufizuar kryesisht në karakterin e saj fetar dhe në pjesëmarrjen kryesisht të shqiptarëve mysliman.

 

       Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas studiuesit Jusuf Buxhovi nga Gjakova

 

         “Shënimi i 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit krijon mundësinë që t’i bëhet shqyrtim i gjithanshëm ngjarjes më të rëndësishme të historisë së re të popullit shqiptar për pavarësi kombëtare, gjithnjë në përputhje me hulumtimet më të reja, ku në një dritë tjetër duhen parë ndikimet e të gjithë faktorëve, nga brenda dhe nga jashtë, për të përcjellë kështu deri tek ajo pikë, nga mund të vlerësohet si përmbushje e idealeve të saj. Në këtë mënyrë Kongresi i Berlinit, do të ndikojë drejtpërsëdrejti që Lidhja Shqiptare e Prizrenit, jo vetëm të themelohet, por njëherësh të marrë edhe kahun që fillimisht kishte(me kërkesën e rruajtjes së territoreve shqiptare) dhe të ruajë kërkesën e saj kryesore për autonomi brenda një vilajeti shqiptar(që do të përfshinte katër vilajetet e deriatëhershme, të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit dhe të Janinës), kërkesë kjo që e tillë do të mbetet në të gjitha fazat, si një përcaktim historik me shumë dilema dhe

vështërsi madje, që do t’ua hap udhën zhvillimeve që do të çojnë te shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar, në nëntorin e vitit 1912”[xiv] . Studjuesi nga Gjakova Jusuf Buxhovi në librin e tij të botuar”Kongresi i Berlinit, 1878” e prezanton Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në prizmën e dokumenteve arkivore gjermane, sidomos Kongresi i Berlinit i cili ka qenë shkas dhe indikator i drejtpërdrejtë i formimit dhe shpejtimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Vendimet e marra në Kongres drejtpërdrejtë e kanë prekur etnosin shqiptar si dhe trojet e tyre etnike në të cilët jetonin shekuj me rrallë.“Shikuar nga distanca historike , përcaktimi shqiptar që doli nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbase ishte i vetmi i arsyeshëm në ato rrethana, ani pse në një kohë ku kërkohej që këto interesa të mbroheshin nën ombrellën e Portës, qoftë të përkohshme, ose me ndihmën e saj, nxiste edhe në disponimin e evropianëve kundër tyre, që propaganda serbe dhe ajo ortodokse në përgjithësi e kishte sforcuar me të madhe prej shumë kohësh sa ta kthente në një gogol antikrishterë me qëllim që ata t’i përjashtonte prej hapësirës që u ishte paraparë shteteve të ardhshme të sllavëve të jugut me çka do të krijoheshin rrethanat për dominimin e plotë të Europës juglindore nga sllavo-ortodoksët” [xv].

 

E përshkruan se si propaganda serbe dhe dhe ortodokse në përgjithësi me mjeshtëri e ka pregaditur me kohë terrenin dhe i ka bindur Fuqitë e Mëdha vendimmarrëse evropiane që të tregojnë admirim për planet e tyre pushtuese dhe zgjeruese drejt trojeve etnike shqiptare, të cilët edhe i arritën në një masë të madhe të realizojnë në vitin 1912 pas Luftës së parë Ballkanike.

 

“Pa marrë parasysh të metat, mangësitë dhe dobësitë e ndryshme që e përcollën në ato rrethana, Lidhja kanalizoi mendësinë e një populli dhe gjithë energjinë e tij drejt një fitoreje të madhe historike. E tillë ajo u pa edhe nga ata që e kundërshtuan. E tillë u vlerësua edhe nga ata që nuk e kundërshtuan, por as nuk e mbështetën. Dhe e tillë u pa edhe nga ata që e përkrahën” [xvi].

 

Në përfundim të këndvështrimit të tij të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Jusuf Buxhovi jep një rezyme se Lidhja Shqiptare e Prizrenit duke marrë parasysh rrethanat aktuale politike në Evropë, shkurtpamësin politike të krerëve shqiptar, por edhe papjekurin politike në një masë të duhur për të orientuar dhe përshtatur momentit të duhur, Lidhja Shqiptare e Prizrenit arriti të orientojë dhe të sensibilizojë çështjen shqiptare në Ballkan, si dhe të shfaq hapur pikëpamjet e tyre politike, realizimin dhe shpalljen e formimit të shtetit shqiptar pas largimit të Perandorisë Osmane, gjë që u realizua pjesërisht në vitin 1912 me shpalljene pavarësisë së Shqipërisë dhe pranimin e saj ndërkombëtar të Shqipërisë në kufijt e njohura të ashtuquajtura londineze.

 

 Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas studiuesit Muhamet Pirraku nga Prishtina

 

         Studjuesi Muhamet Pirraku ka qenë i anatemuar gjatë kohës së periudhës komuniste,  edhe pse me të madhe është marrë me studimin e historisë në përgjithësi dhe çështjes shqiptare në veçanti, nuk ishte i mirëseardhur në rrethet akademike shkencore, dhe shpesh herë ishte i censuruar dhe i ndaluar të marrë pjesë në seminare, simpoziume, tribunashkencore, pasi që kumtesat e t’ia shkencore rreth Lidhjes Shqiptare të  Prizrenit e trajtonin atë nga një prizëm që nuk ishte i ngarkuar me ideologjinë e kohës dhe sistemit qeveritar ekzistues.

 

“Historia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është shpalosur dhe është studiuar nga studiues të huaj e shqiptarë. Objektiviteti i historishkruesve të saj është në vartësi dhe në përputhshmëri me qëndrimin antiislam dhe antishqiptar të qarqeve prej nga vinin studiuesit. Madje në periudhën e sundimit të njëmendësisë komuni­ste u krijua një klishe e paraqitjes me ndikim edhe sot, e veçanë­risht u hesht, u neglizhua dhe u nëpërkëmbë roli mobilizues i fesë Islame dhe i Myderriz Ymer Prizrenit në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.Për ta kuptuar më drejtë problemin  e shtruar, duhet të vëmë në spikamë faktin historik se:  uniteti fe-kombësi në periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe të formimit të shteteve nacionale kudo në Evropës ka qenë Një dhe e pandashme, sikurse edhe në të gjitha luftërat nacionalçlirimtare. Ndaj, nga kjo nuk mund të ishte i privuar as populli shqiptar, veçanërisht kur dihej se në rrethana të robërisë nën akëcilin pushtues ballkanik ortodoks apo evropian katolik, pjesës absolute të kombit shqiptar i rrezikoheshin të dyja, feja dhe kombësia. Dhe, kur të kihet parasysh fakti se shqiptarët myslimanë arrinin mbi katër të pestat e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve, del qartë se kombi shqiptar realisht ishte komb mysliman, ndaj është plotësisht logjike pse forcën mendore dhe ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e përbënin shqiptarët myslimanë” [xvii]. Studjuesi Muhamet Pirraku ka qenë   prej të parëve i cili e ka prezantuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit sipas karakterit të vërtet të saj duke e shiquar atë nga një këndvështrim tjetër , duke u mbështetur se gjatë Rilindjes kombëtare ka qenë periudha e formimit të shteteve nacionale, ashtu që edhe tek shqiptarët edhe pse me vonesë, për shkak të përkatësis së tyre islame kjo ka qenë më vështirë të realizohet, për shkak se të dyja janë atakuar nga fqinjët armiqësor sllavogrek, sikurse feja ashu edhe kombësia, duke ditur se në shumicë absolute shqiptarët janë mysliman atëherë  nënkuptohej se përveq që ishin komb shqiptar janë edhe komb mysliman.“Këtu duhet të theksohet fakti se nga truri politik e ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të përkatësisë fetare Islame, dolën të thuash të gjitha iniciativat dhe veprimet për ruajtjen e unitetit politik kombëtar shqiptar të elementeve me përkatësi islame, ortodokse e katolike, si dhe shumica e dëshmive politike dhe programatike relevante për unitetin politik të popullit shqiptar drejtuar Kongresit të Berlinit dhe qarqeve diplomatike e publicistike ndërkombëtare. Të gjitha xhamitë, të gjitha medresetë, të gjitha teqetë u kthyen në vatër të veprimtarëve e të luftëtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Elementi shqiptar ortodoks dhe katolik i ndikuar nga propaganda kishtare e diplomatike ballkanike  e evropiane antiislame, në të gjitha fazat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit qëndroi bukur indiferent. Pati edhe raste të mbajtjes së qëndrimit armiqësor pro autro-hungarez dhe proitalian në Veri, apo progrek në Jug.  Asnjë prift ortodoksë nuk iu bashkua komiteteve të Lidhjes Shqiptare, asnjë kishë ortodokse nuk i hapi dyert për veprimtarët e Lidhjes Shqiptare” . As priftëria dhe paria katolike në Gegëri nuk mori pjesë në komitetet e Lidhjes Shqiptare. Ata ishin komprometuar para popullit shqiptar në përgjithësi me Kryengritjen e Mirditës të vitit 1876, të nxitur nga Rusia, me ndihmë të drejtpërdrejtë të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Komiteteve të Garibaldit në Itali. Në komitetet e Lidhjes në Prizren e Shkodër pati edhe përfaqësues të katolikëve, por jo nga qarqet intelektuale. Asnjë kishë katolike nuk i hapi dyert për veprimtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” [xviii]. Përveq karakterit kombëtar Lidhja e Prizrenit është vequar edhe me karakterin islam të veprimit të saj, pasi që të gjithë hoxhallarët dhe ulematë kanë qenë të kyqur dhe në ball të veprimtarisë së saj, dhe se xhamitë , medresetë dhe teqet kanë qenë çerdhet ku janë mbajt dhe janë strehuar aktivistët e saj politik dhe veprimtarët e shquar, nuk është çudi  atëherë edhe Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit që është mbajtur në xhami, e që akoma sot e kësaj dite për të mos u identifikuar, e paraqesin shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit si vend në të cilin u mbajt Kuvendi i Lidhjes. Por për dallim nga kleri mysliman, kleri ortodoks dhe katolik fare nuk e kanë mbështet e as kanë dhënë ndonjë kontribut të shquar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e që akoma sot e kësaj dite nga studiuesit e caktuar maskohet apo prezantohet me karakter unifikues mbarë kombëtar, edhe pse materialet dhe dokumentete arkivore prezantojnë gjendjen faktike të Lidhjes së Prizrenit ashtu sikurse ka qenë në momentin e veprimit të saj. “Meqë përpjekjet luftarake dhe diplomatike ruso-evropiane për dekompozimin dhe grabitjen e tokave të Perandorisë Osmane në fakt ishte aleancë e krishterë kundër ardhmërisë së islamit në botën myslimane, përkrahja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për rezistencën boshnjake kundër okupimit Austro-Hungares të Bosnjës dhe Hercegovinës ishte në fakt përpjekje shqiptare për ta ruajtur tërësinë e njësisë kulturore dhe gjeopolitike historike të Shqipërisë, aq më parë pasi boshnjakët në shqiptarët, thënë më së buti, shihnin vëllamët besnikë. Këtu duhet të konstatojmë edhe këtë fakt: Shteti që do të lindte nga Lidhja e Prizrenit do të sillte në fuqi Ligjin që garantonte diversitetin kulturor e fetar shekullor, liritë individuale dhe kolektive, sigurinë e jetës dhe të mirëqenies dhe paprek­sh­mërinë e pronës dhe të dinjitetit njerëzor, barazinë midis mysli­ma­nëve dhe të krishterëve. Ky ishte “Sheriati” . Vërtet, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e projektuar nga truri shqiptar mysliman, me përpjekjen maksimale të trurit dhe të masave shqiptare myslimane u mbajt në jetë si Lidhje Kombëtare Shqiptare dhe përfundimisht truri dhe gjaku shqiptar mysliman i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përball përfundimisht me mizoritë e ushtrisë anadollake turke në prill dhe në maj të vitit 1881”[xix]. Në përfundim të kësaj studiuesi Muhamet Pirraku konstaton se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka qenë e tillë që ka garantuar edhe barazinë në mes myslimanëve dhe të krishterëve sipas Sheriatit, pa ju cenuar asnjë të drejtë fetare dhe kulturore sipas përkatësis fetare të ndryshme e që ishte një hap përpara për kohën në krahasim me veprimet ç’njerëzore dhe gjakatare të fqinjëve sllavo-ortodokse që kryenin ndaj shqiptarëve të përkrahur edhe nga fuqitë e caktuara vendimmarrëse evropiane.

 

 

       Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas studiuesit Mexhid Yvejsi nga Gjakova

 

         Studjuesi Mexhid Yvejsi nga Gjakova shkruan për rëndësinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila si e tillë çështjen shqiptare e bëri të njohur në skenën e politikës ndërkombëtare, se është një popull i ndryshëm nga popujt sllav dhe populli grek, dhe i cili është autokton në Ballkan. Mexhid Yvejsi e çmon lartë rolin e ulemasë shqiptare e cila ka qenë iniciatore, bartëse, dhe katalizatore e të gjitha proceseve politike të Lidhejs së Prizrenit.  Edhe pse neve e kemi pas të njohur vetëm  haxhiYmer Prizrenin si një ndër krerët kryesor të Lidhjes, Mexhid Yvejsi e qet në dritë se gati se të gjitha degët e Lidhjes  ishin të organizuar dhe udhëhequr nga klerikët musliman, çoftë ata hoxhallarë, hafizlerë, myderriz, shejhlerë e kështu me rrallë, ata ishin që  kanë hartuar, përpiluar, shkruar, kararnamet, talimatet, peticionet, memorandumet si dhe të gjitha dokumentet tjera politike të kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, por që me qëllim nga sistemi monist i kohës ishin të maskuar, të larguar, të anatemuar, të harruar, dhe këtë e qiti në shesh studjuesi Mexhid Yvejsi duke hulumtuar dhe argumetuar me fakte dhe në mënyrë objektive rolin primar dhe kyq që ka pasur ulemaja shqiptare gjatë kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

 

”Lidhja Shqiptare e Prizrenit e çoj, e ngriti për herë të parë çështjen kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ulematë shqiptare, jo vetëm që nuk janë përfillur, por janë përbuzur, janë nënçmuar, madje edhe janë akuzuar si “turkoshak,turkofil,turkoman, sulltanistë”edhe me emra tjerë edhe më të pistë. E vërteta është se, ulematë shqiptare ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ulematë shqiptarë filluan përgatitjet për themelimin e një lëvizje politike-ushtarake, që në muajin mars të vitit 1878. Kuvendi themelues, Kuvendi i përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u organizua prej ulemave. Të gjitha komitetet e Lidhjes, apo degët e saj, që ishin themeluar në të gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej ulemave, prej Gjakovës deri në Shkodër, nga Prishtina deri në Dibër,që u përhapën me të shpejtë edhe në Shqipërinë e jugut, gjer në Janinë. Dega e Gjakovës përfaqësohej prej kadiut Ahmet efendi Korenica, myftiut të Gjakovës Ismail efendi Yvejsi, myderriz Hasan efendi Shlaku, dega e Shkodrës kryesohej nga myderriz Daut efendi Boriqi dhe i mbështetur nga myftiu i Shkodrës Jusuf efendi Tabaku, dega e Ulqinit në kryesi kishte Hafiz Salih Hylja dhe hafiz Tamizin, dega e Pejës përfaqësohej nga myderriz

Haxhi Zeka, dega e Prizrenit kryesohej nga myderriz Ymer efendi Prizreni, dega e Mitrovicës nga myderriz Osman efendiu dhe myderriz Ali efendiu,

 dega e Prishtinës përfaqësohej nga myftiu Zejnel Abedini, dega e Tetovës përfaqësohej nga shejh Mustafa, dega e Dibrës kishte veprimtarë hoxhë Moglicën dhe shejh Hysenin, dega e Shkupit veprimtar të dalluar kishte myderriz Abdyl efendiu. Në të gjitha degët e LSHP-it, në të katër vilajete shqiptare, ulematë ishin shtylla kryesore, disa ishin, siç thuhet sot, më të moderuar, disa më konservatorë, disa më radikal, por secili prej tyre ishte i veçantë. Ulematë ishin ata që  i shkruan, hartuan, përpiluan Kararnamen (aktvendimet), Talimatin(urdhëresat), peticionet, memorandumet e kështu me rrallë. Me pak fjalë, ky ishte roli i ulemave në LSHP-t, këtë nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar të tjerët ta harrojnë, sepse e harrojmë vetveten” [xx].

 

                                                       

                Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas studiuesit Olsi Jazexhi nga Tirana

 

 Olsi Jazexhiu është një studiues i ri nga Tirana, i cila ka doktoruar në çështjen shqiptare pran Katedrës së Evropës Juglindore në Firencë të Italisë, i përkrahur dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Shquhet si një studiues i ri dhe me talentë, dhe i cili i hudhi poshtë dhe  i demaskoi klishet të historisë së shkruar të popullit shqiptar gjatë kohës së sistemit komunist të Shqipërisë, duke hedh në dritë materialet dhe dokumente arkivore të kohës, e sidomos duke u bazuar  në arkivat e Stambollit, Vjenës, Londrës etj.

Sipas studiuesit Olsi Jazexhiu Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk ka qenë një organizatë politike laike-kombëtare, por një organizatë islamike, myslimane, në të cilin kontribut të çmuar kanë dhënë myslimanët shqiptar dhe boshnjak për ruajtjene e trojeve të tyre në kuadër të Perandorisë Osmane, e që ishin atakuar nga vendimet e Kongresit të Berlinit. Lidhja e Prizrenit kishte përkrahjen dhe mbështetjen direkte të sulltan Abdylhamidit të dytë dhe se ishte formuar në Prizren në xhaminë e Bajraklisë me emrin e saj origjinal

” Prizren Ittifaki” në gjuhën osmane e që do të thotë Lidhje e Prizrenit, pa kurfarë primase kombëtare e që më vonë do t’i shtohet nga historianët edhe shqiptare. Sipas Olsit Lidhja e Prizrenit ishte e organizuar dhe e perceptuar në mbrojtjen e myslimanëve në Ballkan sikurse shqiptar ashtu edhe boshnjak, për mbrojtjen e qenjes së tyre njerëzore si kombëtare ashtu edhe përkatësisë islame me shumicë absolute të tyre.

 

“Ndërsa Kristo Frashëri e imagjinon Lidhjen e Prizrenit si një organizatë antiislamike dhe laiko-kombëtare, Jakob Landau, Peter Barlt, Kirby Green, Xhafer Belegu, Eqrem bej Vlora dhe një numër i madh historianësh botërorë e shohin si një organizatë islamike të ndërtuar nga myslimanët e Gegërisë dhe Bosnjës me mbështetjen e sulltan Abdulhamidit II-të, për të mbrojtur myslimanët ballkanas pas Kongresit të Berlinit. Përpjekjet në librat e historisë në Shqipëri që manipulojnë historinë, duke shpikur konceptin e kombit laik në çdo ndodhi historike, sipas Noel Malkolmit janë një rrëfim i varfër i historisë” [xxi].

 

“Lidhja e Prizrenit i zhvilloi takimet e saj në datën 10 qershor 1878 në xhaminë e Bajraklisë dhe Medresenë e Mehmed Pashës pranë saj. Në Prizren por edhe mbarë Kosovën, krijimi dhe organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj osman, Prizren Ittifaki” [xxii].“Pra, nëse duam të kuptojmë identitetin dhe karakterin e organizatorë të Lidhjes së Prizrenit sipas konsullit Kirby Green dhe jo Kristo Frashëri, i bie që Lëvizja shqiptare duhet parë si një përpjekje e miletit islamik apo kombit osman i cili e shikonte fatin e tij të njëjtë me atë myslimanëve të tjerë të Perandorisë dhe sulltanit , dhe jo sipas skemave”politikisht korrekt”që ideologjia nacional-komuniste e Akademisë së shkencave mundohet të ndërtojë mbi identitetin e pashallarëve, bejlerëve dhe ulemave islamik të Gegërisë që formuan Lidhjen e Prizrenit në fund shekullit XIX” [xxiii].

Ai hedh poshtë tezat e Akademisë së shkencave të Shqipërisë sipas të cilit e ka prezantuar dhe paraqitur Lidhjen Shqiptare të Prizrenit sipas skemave të dëshirave të autoriteteve të atëhershme komuniste gjatë kohës së monizmit, e që kanë qenë në kundërshtim të plotë me karakterin dhe orientimin e Lidhjes së Prizrenit, sipas studiuesit Olsi Jazexhiut nga Tirana.

 

 

        Lidhja Shqiptare e Prizrenit sipas studiuesit Nexhat Ibrahimi nga Prizreni

 

Gjysma e dytë e shekullit XIX, e sidomos para dhe pas Lidhjes së Prizrenit, për shqiptarët paraqet një ndër periudhat më të rëndësishme gjatë dy shekujve të fundit në pikëpamje nacionale, religjioze, gjeostrategjike e të tjera.Por, Kongresi i Berlinit nuk solli ndonjë dobi të dukshme në llogari të trojeve shqiptare.Këtë e arsyeton me faktin se shqiptarët nuk gjetën ndonjë protektor të fortë në mesin e fuqive të mëdha për të mbrojtur interesat e tyre, por edhe për arsye se shumica dërmuese shqiptare i përkisnin fesë myslimane dhe ishin lojalë ndaj Perandorisë Osmane. Po ashtu, shqiptarët shihnin te Perandorinë Osmane edhe garancionin e mbijetesës së tyre fizike përballë synimeve shfarosëse të popujve fqinjë kristianë. Këtë e pohon edhe një dokument i asaj kohe: “Vetë Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte krijuar për të kundërshtuar politikën shoviniste serbe, malazeze, greke dhe bullgare, e jo atë turke”. Me Lidhjen e Prizrenit abuzuan institucione dhe individë. Ajo vazhdon të përshkruhet si një veprim kryekëput shqiptar, i ndërtuar dhe nxitur nga elementi anti-turk, i cili ishte në konflikt të hapur dhe të egër me osmanët dhe identitetin islam të shqiptarëve e jo me pushtuesit serbë në veri

dhe grekë në jug” [xxiv]. Edhe studiuesi Nexhat Ibrahimi nga Prizreni e prezanton Lidhjen Shqiptare të Prizrenit sipas gjendjes faktike të saj, të bazuar në dokumentet e kohës, sipas së cilës Lidhja e Prizrenit ishte krijuar si organizatë politiko-ushtarake për mbrojtjen e qenjes fizike të shqiptarëve të rrezikuar dhe të atakuar nga fqinjët shovinist sllavo-grek.

 

“Në grupin e atyre shkencëtarëve që kanë ndjekur kursin antiosman kemi një varg historianësh të njohur. Ali Hadri përmend se Lidhja “ka pasur tri programe. Programi i parë dhe i dytë ishin bukur shumë në frymën panislamiste, ndërsa programi i tretë ka qenë shumë më përparimtar,” duke e hedhur poshtë si anakronik dhe regresiv mendimin e shumicës së popullsisë dhe të shumicës së delegatëve të pranishëm. Qartë, mendimi i tij është i ngjyrosur me ideologjinë e kohës kur Ali Hadri jetoi dhe veproi” [xxv].

Ai e demaskoi historianin Ali Hadri në Kosovë, i cili sikurse kolegu i tij në Tiranë Kristo Frashëri, e ka prezantuar Lidhjen e Prizrenit sipas ideologjisë ekzistuese të sistemit komunist prezent në Kosovë gjatë së cilës ka jetuar dhe vepruar historiani i njohur i Kosovës Ali Hadri.

 

“Hulumtuesit nuk duhet t’i tremb elementi islam i Lidhjes, sepse në të nuk ka asnjë të keqe për çështjen kombëtare. Përkundrazi, fetarja dhe kombëtarja mund të bashkëveprojnë në mënyrë të përkryer drejt së ardhmes. Me kalimin e kohës, e nën trysnitë nacionaliste si trend i kohës së shekullit XIX, ndikimi i Lidhjes së Prizrenit shkonte në favor të shekullares (kombëtares) kurse në dëm të hyjnores (fetares) dhe të përkeqësimit të raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe turqve. Pikërisht trajtimi i njëanshëm dhe i pjesërishëm i kësaj teme imponon domosdoshmërinë për hulumtime më të hollësishme dhe më objektive në të ardhmen, që të mësojmë një histori pak më reale, për të ndërtuar vetë një histori autoktone të këtij populli dhe të këtyre trojeve, të liruar nga prangat dhe kufizimet e ndryshme ideologjike”[xxvi].

 

Studjuesi Nexhat Ibrahimi e përfundon me një porosi për studiuesit dhe hulumtuesit e ardhshëm të Lidhejs Shqiptare të Prizrenit, duke i porosit që të merren me gjendjen faktike të materialeve dhe dokumenteve ekzistuese të kohës gjatë së cilës ka vepruar Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Trajtimi nga një këndvështrim që i është bërë gjatë kohës së sistemit të kaluar duhet larguar, dhe se duhet më tutje të hulumtohet sipas materialeve dhe dokumenteve arkivore që do të dalin në shesh më tej, prej të cilëve nuk duhet larguar dhe anashkaluar, por duhet qasur më tej për të hedh në dritë të gjitha veprimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe që të kemi një histori të vërtet reale dhe faktike të kohës, e jo një histori sipas klisheve politike të kohës ekzistuese, e këto që i cekëm më lartë është vetëm fillimi i nisjes dhe i kërkimit të mëtejm për të prezantuar dhe paraqitur ngjarjet historike të së kaluarës sonë të ndritshme të popullit tonë shqiptar, ashtu që gjeneratave të ardhshme të përcjellim ngjarjet ashtu si kanë ndodh dhe që të mësojnë një histori të vërtetë e reale, në kundërshtim me atë histori që neve e kemi mësuar gjatë kohës së kaluar moniste.

 

                                               

                                     P Ë R F U N D I M

 

 

            Në përfundim të këtij punimi shkencor  mund të konkludojë se duke marrë parasysh  të dhënat e prezantuara që studiusët e lartpërmendur gjatë kohës  i kanë cekur në punimet hulumtuese të  tyre, të cilët në mënyrë shkencore dhe hulumtuese e kanë paraqitur  aspektin historik të  rëndësisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, jam mendimit se duhet  bërë rivlerësimin e  Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke u bazuar në dhënat e reja faktografike si dhe dokumente të gjetura nga burimet arkivore të cekura, e gjer tani fare pak ose aspak nuk janë prezantuar për shkak të rrethanave politike ndikuese në historinë e popullit shqiptar sipas diktatit dhe këndvështrimit monist të kohës.

 Lidhjen Shqiptare të Prizrenit duhet shiquar dhe  vlerësuar edhe në bazë të rrethanave aktuale politike faktike në kohën në të cilin kanë ndodhur, duke vrojtuar dhe nga këndvështrimi i forcave politike dhe ushtarake të shteteve të atëhershme evropiane vendimmarrëse sipas interesave të tyre strategjike, nacionale, rajonale dhe të përmasave evropiane, si dhe  të aleancave të caktuara ekzistente në mes tyre në kohën në të cilin ka vepruar Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Kongresi i Berlinit nuk i ka marrë parasysh fare kërkesat e shqiptarëve pasi që  shqiptarët nuk kanë pas shtetin e veçantë dhe ekzistent, por kanë qenë pjesë përbërse e Perandoris Osmane, dhe nga aspekti formal juridik, ka qenë Perandoria Osmane e atëhershme si subjekt shtetëror politik  në lidhjen dhe realizimin e marrëveshjeve dhe marrëdhënieve politike, juridike me shtetet e atëhershme  evropiane në Kongresin e Berlinit.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka pas karakter edhe kombëtar, edhe fetar,  por edhe osman, në përpjekjen e saj për ruajtjen e trojeve shqiptare nga pushtimi i monarkive fqinje ortodokse sikurse serbe, greke, malazeze, bullgare si pasojë e vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, si dhe përpjekjeve për autonominë e shqiptarëve në kuadër të Perandorisë Osmane si një periudhë  kalimtare  gjer në arritjen  e kushteve të volitshme për krijmin e shtetit shqiptar.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit edhe pse nga periudha e shkurtër kohore që ka vepruar ka arritë që të senzbilizojë opinionin e gjerë kombëtar e ndërkombëtar me çështjen shqiptare dhe prezantimin për herë të parë me përmasa ndërkombëtare për statusin politik dhe juridik për kohën, e cila më vonë do të shërbejë edhe për arritjen e krijimit të shtetit shqiptar në kohën dhe rrethanat e duhura historike.

Sido që të jetë Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka një rëndësi dhe vlerë historike primare në   historinë tonë , pasi që aty janë vu bazamentet apo themelet e shtetit shqiptar, i cili do krijohet dhe kurorëzohet me shpalljen e pavarësisë së shtetit të parë shqiptar, Shqipërisë, në vitin 1912, si dhe me shpalljen  e shtetit të dytë shqiptar, me shpalljen  pavarësisë së Kosovë në vitin 2008.

 

                                            L I T E R A T U R  A

 

 

1.     Rizaj, S.Gazmend “Shqipëria e sipërme (1800-1913)”, Prishtinë, 2011.

 

2.     Frashëri, Kristo “Lidhja Shqiptare e Prizrenit(1878-1881)”, Tiranë, 1989.

 

3.     Buxhovi, Jusuf “Kongresi i Berlinit 1878”, Prishtinë, 2008.

 

4.     Vlora, bej Eqrem “ Kujtime (1885-1925)”, Tiranë, 2003.

 

5.     Belegu, Xhafer”Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë(1878-1881)”, Tiranë, 1939.

 

6.     Bartl, Peter ”Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare(1878-1912)”. Tiranë, 2006.

 

7.     Pirraku, Muhamet “Roli mobilizues i fesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” – kumtesë shkencore në sesionin shkencor të mbajtur në Prishtinë me 10 qershor 2008.

 

8.     Yvejsi, Mexhid ”Roli i ulemave në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit(1878-1881)” – kumtesë shkencore në sesionin shkencor të mbajtur në Prizren me 12 qershor 2007.

                                          

9.     Jazexhiu, Olsi ”Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika panislamiste e sulltan Abdylhamidit të II-të” –kumtesë shkencore në sesionin shkencor të mbajtur në Prizren me 12 qershor 2007.

 

10.                       Ibrahimi, Nexhat “Backgroundi evropian antiosman-antiislam dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 1878” – kumtesë shkencore në sesionin shkencor të mbajtur në Prizren me 12 qershor 2007.

 

                                            

 

 

 


[i] Rizaj,S.Gazmend, ”Shqipëria e sipërme(1800-1913)”, Prishtinë, 2011, fq.27

[ii] Po aty, fq.130-131

[iii] Po aty, fq. 142

 

 

[iv] Frashëri,Kristo,” Lidhja Shqiptare e Prizrenit(1878-1881)”, Tiranë, 1989, fq.5

[v] Po aty, fq.6-7

 

 

 

[vi] Vlora, bej Eqrem, “Kujtime (1885-1925)”, Tiranë, 2003. fq.159

[vii] Po aty, fq. 160

 

 

[viii] Po aty, fq. 165-166

[ix] Belegu, Xhafer, “Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë (1878-1881), Tiranë, 1939

 

[x] Po aty.

[xi] Po aty.

 

 

[xii] Bart, Peter “ Myslimanët shqiptar në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912)”, Tiranë, 2006.

[xiii] Po aty.

[xiv] Buxhovi, Jusuf “Kongresi i Berlinit 1878”, Prishtinë, 2008, fq.7

 

 

[xv] Po aty, fq.11

[xvi] Po aty, fq.79

 

 

[xvii]Pirraku, Muhamet” Roli mobilizues i fesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” kumtesë shkencore në sesionin shkencor të mbajtur në Prishtinë me 10 qershor 2008.

[xviii] Po aty.

 

[xix] Po aty.

 

 

[xx] Yvejsi, Mexhid “Roli i ulemave në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit(1878-1881)” – kumtesë shkencore në sesionin shkencor të mbajtur në Prizren me 12 qershor 2007.

 

 

 

[xxi] Jazexhi, Olsi “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika panislamiste e sulltan Abdylhamidit të II-të” – kumtesë shkencore në sesionin shkencor të mbajtur në Prizren me 12 qershor 2007.

[xxii] Po aty.

[xxiii] Po aty.

 

 

[xxiv] Ibrahimi, Nexhat” Backgroundi evropian antiosman-antiislam dhe Lidhjen Shqiptare e Prizrenit 1878” –kumtesë shkencore në sesionin shkencor të mbajtur në Prizren me 12 qershor 2007.

[xxv] Po aty.

[xxvi] Po aty.