Pegida është e pranishme edhe në Ballkan

  • None
nga Olsi Jazexhi | Publikuar në Jan. 31, 2015, 1 a.m.

1.

Përhapja e lëvizjes së Patriotëve Europiane Kundër Islamizimit të Perëndimit, ose “Pegida” siç njihet në Gjermani, i ka zënë të papërgatitur qarqet politike në Europë. Deri më sot, lëvizja ka hapur një faqe facebook-u në Angli, ka organizuar mitingje në Gjermani dhe Danimarkë, ndërkohë që po shtrin krahët e saj në të gjithë Europën. Pegida ka mbështetësit e vet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fanatikët anti-muslimanë si Pamela Geller dhe Robert Spencer vazhdimisht bëjnë protesta islamofobike, publikojnë reklama dhe shkruajnë artikuj të mbushur me gënjeshtra dhe urrejtje. Ndërkohë që grupet hebreje e ato muslimane, si dhe qeveria gjermane e kanë dënuar përhapjen e Pegidas në Europën Perëndimore, lëvizja me sa duket ka arritur të fitojë përkrahje edhe në një vend me pak premisa: Ballkani.

 

Mesazhi kryesor i përhapur nga Pegida në Gjermani dhe në pjesën tjetër të Europës është se kontinenti po islamizohet, se një axhendë e poshtër islamike po propagandohet nga muslimanët, të cilët janë afër shkatërrimit të vlerave e Europës. Lëzivja – e cila e sheh veten si “mbrojtëse e civilizimit europian” – shkon aq larg sa pretendon se po e mbron Europën nga Islami. Pavarësisht se lëvizja pretendon se nuk është kundër emigrantëve dhe të huajve, ajo ka vënë në shënjestër muslimanët dhe islamin dhe kërkon që të largohen nga Europa.

  

2.

Milenarizmi i Pegidas, i cili shënjestron muslimanët në Europën Perëndimore dhe përpiqet t’i portretizojë ata si emigrantë të padëshiruar në tokën e civilizimit europian, dhe Islamin si një e fe të keqe, nuk është diçka e re, por është një praktikë e vjetër e grupeve të ndryshme në Europën jug-lindore, veçanërisht gjatë luftës së Jugosllavisë në vitete 1990. Shumë grupe serbe dhe kroate i justifikuan përdhunimet dhe masakrat e tyre mesjetare kundër fqinjëve të tyre muslimanë si luftë e krishterë kunër Islamit. Edhe sot, dy dekada pas luftës së Jugosllavisë, shumë grupe fondamentaliste të krishtera në Ballkan ndajnë të njëjtën ideologji me Pegidan. Ndërkohë që muslimanët dhe Islami janë autoktonë në këtë pjesë të Europës, shumë të krishterë dhe të tjerë që mund të përshkruhet si “fondamentalistë laikë” po përdorin në mënyrë të vazhdueshme “Luftën ndaj Terrorit” si një mjet për të legjitimuar sulmet e tyre kundër komunitetit musliman vendas. Muslimanët përshkruhet si të egër, terroristë të mundshëm, “vehabij”, ose – ajo qëështë më absurde – ish të krishterë të cilët duhet të kthehen në fenë e tyre të mëparshme. Ndërkohë, “islami politik” përshkruhet si një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Fondamentalistët anti-muslimanë kërkojnë që të vendosen kufizime ndaj lirive dhe të drejtave të komunitetit musliman dhe, mundësisht, konvertimin e tyre në të krishterë.

 

3.

Pjesa më e madhe e asaj për të cilën akuzohet Islami sot në Ballkan ka lidhje me Turqinë dhe xhihadin në Siri. Miti i Turqisë Otomane me të kaluarën e saj të dominimit islamik mbi Europën jug-lindore, përdoret herë pas here nga fondamentalistët e krishterë për të justifikuar sulmet e tyre kundër komunitetit musliman. Kur u sulmuan zyrat e Charlie Hebdos disa javë më parë, islamofobi më sarkastik i Shqipërisë, shkrimtari Ismail Kadare, e krahasoi sulmin terrorist kundër gazetarëve francez në Paris me pushtimin osman dhe sovjetik të Europës në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe të njëzetë.

 

Ideja se Islami, Turqia dhe arabët po komplotojnë për të “pushtuar Ballkanin”, shkatërruar krishtërimin, për të konvertuar të krishterët e mbetur në Islam, për t’i mbuluar gratë me ferexhe dhe për t’i ndarë ata nga Europa, mund të tingëllojë absurde për një mendje racionale, megjithatë ide të tilla ekzistojnë në mesin e shumë fondamentalistëve shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri. Ndërkohë që në Shqipëri disa nga islamofobët kryesorë që propagandojnë teori konspirative kundër Islamit dhe rrezikut që fshihet pas rolit të ri të Turqisë në rajon dhe ringjalljes së Islamit janë miqë të kryeministrit aktual të Shqipërisë, si Ben Blushi, Maks Velo dhe Pirro Misha, në Kosovë “Papa” i ri i fanatizmit anti-musliman është Alma Lama. Megjithatë, ajo nuk është e vetme. Politikanë të rëndësishëm kosovarë, si i dyshuari për krime lufte Ramush Haradinaj, bashkë me një mori aktorësh të tjerë dhe gazetarësh të sponsorizuar nga organizata si Fondacioni për një Shoqëri të Hapur, Robert Bosch Stiftung dhe fondacioni ERSTE. Po flasim këtu për njerëz si Arbana Xharra, një gazetare e njohur, e cila nuk ka turp t’i quaj muslimanët haptazi “qelbësira”. Megjithatë, Alma Lama mbetet një nga ekstremistet më të shquara dhe, çuditërisht, aktivitetet e saj janë vlerësuar nga neo-konët amerikanë sibasheri (sulmues)i islamitStephen Suleyman Schwartz.

  

4.

Alma Lama, një emigrante nga Shqipëria që aktualisht shërben si zëvendëse e partisë në pushtet Lidhja Demokratike e Kosovës, është njëra nga kryqtaret kryesore tëllojittë Pegidas, e cilasulmon Islamin në Kosovë. Ajo ka ngjallur polemika të shuma gjatë viteve të fundit me anë të deklaratëve të saj në media, postimeve në Facebook dhe aktiviteteve të tjera, të cilat janë promovuar dhe mbështetur me entuziazëm nga fanatikë katolikë shqiptarë që jetojnë në Kosovë dhe Europë.

 

Ashtu si Pegida që i percepton muslimanët dhe Islamin si pushtues, në deklaratat e saj kontroverseajo i etiketon muslimanët kosovarë si “arabë, dhe “vehabistë”, të cilët nuk i përkasin Kosovës, por “Arabisë”. Këtë bëri kur sulmoi Arian Agushin, një reper kosovar, i cili mbron Islamin në këngët e tij.Gjithashtu, Lama i ka quajtur imamët e Kosovës “injorantë” dhe “idiotë”. Ajo fyen bektashitë, duke i quajtur ata “arabë” kur festojnë vitin e ri musliman. Sulmon kryemuftiun e Kosovës dhe imamët e tij duke i quajtur komplotistë otomanë kur ata presin ndonjë delegacion zyrtarë nga Turqia. Njëherë ajo kërcënoi të gjitha mediat në Kosovë nëse do të guxonin të publikonin një këngë nga një reper shqiptar i cili e kishte fyer atë si përgjigjëpër fyerjet e saj ndaj Islamit. Në një fjalim të saj në parlament, ajo i portretizon muslimanët si armiq të demokracisë e të vlerave njerëzore të cilët keqpërdorin “lirinë tonë për të na zënë pritë ne, të cilët sulmojnë themelet e kulturës sonë, në interes të kulturave të tejra...”

 

Ashtu si protestuestit e Pegidas, Lama e imagjinon Kosovën si një tokë të lashtë europiane të krishterë, e cila është islamizuar në mënyrë të dhunshme nga “turqit”. Në një nga sulmet e saj kundër ministrit Ferid Agani, i cili është një musliman praktikant, ajo e akuzon atë se është një komplotist që dëshiron të ndajë Kosovën nga Europa, për ta kthyer atë në epokën e mesjetës  dhe për ta shndërruar në “një arabi... si Arabia Saudite  ku gratë konsiderohen si qënie njerëzore inferiore e ku shiten e blihen sipas dëshirës.” Në vitin 2010, kur rreth 10 mijë muslimanëprotestuan në Prishtinë duke i kërkuar qeverisë që t’u lejojë vajzave me shami tëdrejtën për arsimim publik, ajo i sulmoi protestuesit duke i akuzuar si përgjegjës për indoktrinimin dhe manipulimin e grave. Ajo u mohoi atyre grave çdo mundësi që ato të kenë vepruar me zgjedhjen e tyre dhe i akuzoi ato që mbajnë shami se e bëjnë këtë për para, të cilat u jepen nga “arabët”. Këto sulme të paturpshme bëhen për të krijuar përshtypjen se muslimanët në Kosovë e praktikojnë fenë e tyre jo për shkak të bindjes përsonale, por sepse paguhen për këtë. Ashtu si Lutz Bachmann, kreu i lëzivjes gjermane Pegida, i cili e portretizoi veten si Hitleri, Alma Lama i përshkruan shqiptarët si “europianë të krishterë të pastër” dhe i lavdëron bashkëpunëtorët nazistëshqiptarë.Në një nga postimet e saj në Facebook, ajo lavdëron kuislingun shqiptar, politikanin Ali Këlcyra për deklaratat e tij kundër Islamit dhe të krishterëve ortodoksë. Këlcyra, i cili është arsimuar në Italinë fashiste, e përshkruan Islamin dhe Ortodoksinë si dy kokat e një bishe që ka luftuar kundër nacionalizmit shqiptar. Alma Lama, e cila me sa duket beson në mitin e Shqipërisë së Madhe, të krijuar gjatë kohës së Italisë fashiste, një mit që pretendon se feja origjinale e shqiptarëve është katolicizmi, ndan të njëjtat ide me nazistët shqiptarë të shekullit XX. 

 

5.

Fyerjet e helmatisura që islamofobë si Alma Lama bëjnë kundër muslimanëve shqiptarë, turqve dhe arabëve ka shkaktuar shumë polemika dhe tensione në Kosovë gjatë viteve të fundit.Imamë të rëndësishëm në Kosovë, deputetë dhe aktivistë të shoqerisë civile e kanëkritikuar Lamen dhe racistë të tjerë në vend për deklaratat e tyre kundër muslimanëve dhe Islamit. Madje, lideri i lëvizjes VETVENDOSJE, Albin Kurti u detyrua ta largojë Lamen nga partia pasi ajo sulmoi Kurtin dhe partinë e tij duke i akuzuar si “eskremistë”, pasi lëvizja refuzoi të votojë ligjin për ndalimin e shamisë në shkollat publike në Kosovë. Gëzim Kelmenti, një deputet i Partisë së Drejtësisë, u ka bërë thirrje publike autoriteteve shtetërore që ta dënojnë Alma Lamen për nxitje të urrejtjes fetare dhe etnike në dekaratat e saj kundër Islamit, imamëve, Turqisë dhe me portretizimin e muslimanëve kosovarë praktikantë si “arabë të cilët duhet të shkojnë në Arabi”. Gjithashtu edhe Forumi Rinor Musliman në Kosovë e ka akuzuar Alma Lamen për nxitje të urrjetjes dhe islamofobisë. Në përgjigje të akuzave të tyre, vëllai i Alma Lames, Fisnik Lamaj, ka kërcënuar një nga drejtuesit e Forumit me përdhunim.

 

6.

Ndërkohë që autoritete shtetërore në Kosovë nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar gjuhën e urrejtes të prodhuar nga Alma Lama, mediat dhe gazetarë të tjerë kosovarë të financuar nga perëndimi, disa muslimanë kosovarë kanë përdorur Facebook-un dhe platforma të tjera sociale  për të kritikuar e nganjëherë edhe për të ofenduar këta islamofobë. Autoritetet kosovare kanë arrestuar dhe dënuar disa nga këta individë për të ashtuquajturat “kërcënime” kundër Alma Lames, ndërkohë që asnjë veprim nuk është ndërmarrë kundër Lames dhe vëllait të saj për deklaratat e tyre ofenduese dhe këcënimet e tyre flagrante.

 

Ndryshe nga Gjermania, ku qeveria gjermane ka treguar vigjilencë dhe ka shpenzuar shumë energji për të diskredituar fenomenin e Pegidas dhe nxitjen e islamofobisë, në Kosovëështë krejtësisht një histori tjetër, pasi qeveria aktuale nuk ka bërë asgjë kundër nxitësve të urrjetjes ndaj Islamit, të cilët janë tëllojit tëPegidas. Qeveria e Kosovës dëshiron të bindë Perëndimin se është “më katolik se Papa”, dhe për këtë arsye i ka toleruar vazhdimisht, e madje mbështetur simpatizantët e llojit të Pegidas, të cilët predikojnë urrejtje kundër muslimanëve dhe Islamit. Madje përkundrazi, qeveria kosovare ka nisur arrestimet në masë të shumë besimtarëve muslimanë dhe imamëve të pafajshëm. Ka mbyllur me dhjetra organizata muslimane të shoqërisëcivile në mënyrë që t’i bëjë qejfin NATO-s dhe Perëndimit dhe të tregojë se po bën pjesën e saj në luftën kundër ISIS-it. Prania e Bashkimit Europian në Kosovë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europëdhe organizata të tjera ndërkombëtare, të cilat janë të vetëdijshme për atë që po ndodh në Kosovë në ditët e sotme, kanë heshtur ndaj faktit se muslimanët po sulmohen nga njerëz si Lama, apo ndaj diskriminimit të përhapur kundër muslimanëve të panumërt në vend. Mosreagimi i tyre për parandalimin e valës në rritje të islamofobisë në Kosovë të bën të mendosh se shumë politikanë dhe organizata të rëndësishme perëndimore e mbështesin mesazhin që vjen nga grupe fashiste si Pegida, të cilat i portretizojnë muslimanët dhe Islamin si një e keqe që duhet shkulur nga Europa. Në mënyrë krejt të kundërt, përgjigjia e qeverisë gjermane kundër Pegidas ka qënë mbreslënëse. Shpresoj që qeveria gjermane nuk do ta kufizojë luftën e saj kundër gjuhës së urrejtjes nga Pegida vetëm në Gjermani, por do të këshillojë edhe shtetet e tjera të Këshillit të Europës, se lufta kundër racizmit dhe islamofobisëështë një detyrë e të gjithë Europës dhe se terrorizmi nuk mund të luftohet me fashizëm.