Çfarë pas të ashtuquajturit Shtet Islam

  • Gril pak kanë qenë të martuar një militant
nga Muhamed Jusić | Publikuar në Tet. 22, 2014, mesnatë

Të gjithë besojnë se është e qartë që strategjia e Obamës kundër të ashtuquajturit Shtet Islam nuk po jep rezultate të duhura dhe se aleanca që është formuar që të parandalojë përparimin e saj,  është aq e konfrontuar brenda saj me interesa të ndryshme dhe vizionet e zgjidhjes dhe se mezi po mbahet. Bombardimi nga ajri pa prezencën e fuqishme në terren shihet edhe në shembullin e luftës për dominimin e qytetit sirian Koban (Ajn al Arab) e cila është joefikase dhe me strategji të dobët. Nëse aleancës ka qenë e nevojshme aq kohë që të ndihmohet njësive kurde dobët të armatosur dhe stërvitur që të mbrojnë një qytet të vetëm, sa kohë do të duhej që të rikthejnë të gjitha qytetet të cilët janë nën kontroll të kësaj organizate në Siri dhe Irak?

 

            “Elefantin në dhomë”, si thuan në Amerikë të cilin askush nuk do ta shoh, e për të cilin flitet dhe i cili është arsyeja kryesore e aleancës joefikase, është mospajtimi i aleatëve, por edhe të tjerëve të përfshirë në konflikt në çështjen se kush do të plotësojë zbrazëtirën e cila do të krijohet me rastin e shkatërrimit të të ashtuquajturit Shtet Islam. Sepse, edhe pse askush në këtë fazë zyrtarisht  nuk do të thotë, asnjëri as që mendon për shkatërrimin e të ashtuquajturit Shtet Islam, por vetëm në ndalimin e zgjerimit të saj, që drejtpërdrejtë të mos cenojnë interesat e Amerikës dhe aleatëve të saj në rajon. Në marrëdhëniet e këtilla të vendosura, humbësit më të mëdhenj janë sunitët arab në Irak dhe Siri të cilët janë të lënë në mëshirën dhe jo mëshirën e halifit të vetëshpallur dhe ushtarëve të tij. Fiset sunite arabe sot janë të ngulfatur në mes çekanit dhe patkoit, ndërmjet regjimit diktatorial të Bashar al Asadit dhe qeverisë proshiite në Bagdad nga njëra anë dhe të ashtuquajturit Shtet Islam nga ana tjetër. Të gjithë e dinë se pa përkrahjen e tyre kjo betejë nuk mund të fitohet, që njëherë janë siguruar amerikanët me rastin e luftës irakiane në Anbar. Në këtë popullatë shumicë e cila akoma nuk ka gjet mënyrën që qëndrimet e veta politike të artikulojë nëpërmjet një organizate politike serioze apo programit politik, me sa duket akoma askush nuk llogarit. Përveç paralajmërimeve për armatimin dhe stërvitjen e “opozitës së matur siriane” në Siri, askush nuk do të pranojë se pa zgjidhjen afatgjate të pozitës së sunitëve arab dhe pakicave tjera, dhe pa pamjes së      qartë të Lindjes së Afërt të ardhshëm nuk ka zgjidhje për dukurinë si  është Shteti islam dhe formacionet tjera parashtetërore dhe paraushtarake të cilët si kpurdhat pas shiut mbijnë në këtë pjesë të botës. Krejt çka është duke ndodhur gjatë këtyre ditëve për dhe rreth të ashtuquajturit Shtet Islam është vetëm blerje e kohës gjersa faktor rajonal dhe relevant botëror nuk pajtohen për ardhmërinë e rajonit.

 

E pikërisht paaftësia e tyre dhe interesat e kundër thënshme të tyre kanë sjell në vakum të cilën e ka plotësuar i ashtuquajturi Shtet Islam.

 

         Në ndërkohë aleanca po mbështetet në kurdët Peshmerg dhe ushtrinë irakiane dominante shiite. Kjo kërcënon prishjen  e raporteve të forcave në rajon dhe nuk duhet të befasohet pse përpjekjet e këtilla nuk japin rezultate të duhura. Në shkatërrimin e të ashtuquajturit Shtet Islam, Irani, organizatat politike shiite në Bagdat, regjimi i Bashar al Asadit në Siri, por edhe Hezbullahu libanez, shohin mundësin që të përforcojnë pushtetin e tyre në të ashtuquajturin gjysmëhënën shiite dhe nëpërmjet saj të dobësojnë rezistencën shumice sunite politike dhe ushtarake. Këtë Arabia Saudite, shtetet tjera të Gjirit Persik, Jordania, Egjipti por edhe Turqia nuk duan të lejojnë. Ndoshta frika nga ajo, se kush do të mund të plotësojë zbrazëtirën politike dhe ushtarake që do të krijohet pas shkatërrimit eventual të ashtuquajturit Shtet Islam më së miri shihet në pozitën e cila dallohet në këtë krizë aktuale rajonale, e të cilin e ka marr Turqia.

 

         Pra, Turqia nuk do të zgjedh vetëm problemin i cili i mundon aleatët perëndimor dhe shtetet e pasura të Gjirit në rast se strategjia aleate nuk merret me rrënjët  e problemit sipas saj. Për ta është e papranueshme  që të shkohet në shkatërrimin e Shtetit islamik pa pamjen e qartë se çfarë do të pasojë pas kësaj. Frika nga ajo se në pushtet do të stabilizohet Bashar al Asadi dhe se do të forcohen separatistët kurdë në rajon është e njëjtë apo edhe frika më e madhe për Turqinë, se në kufirin e vet do të ketë ushtarët fanatik të ”halifit të vetëshpallur” të cilët kryetarin Rexhep Tajib Erdogan dhe partinë e tij AKP i konsiderojnë renegat të fesë, ndërsa Turqinë shtet pabesimtar. Që situata të bëhet më e komplikuar,  është, edhe në atë që “blloku sunit” i involvuar në krizën siriano-irakiane, nuk ekziston koncenzusi për atë se kush do të trashëgojë Shtetin islamik. Në të vërtetë një kohë të gjatë zgjat lufta e ftohtë në mes Katarit dhe Turqisë në një anë dhe Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara në anën tjetër për mundësinë që partitë dhe organizatat e lidhura me Vëllezërit Mysliman të luajnë çfarëdo çoftë rol  në jetën politike dhe shoqërore të shteteve arabe.

 

         Kulminacioni i këtij konflikti ishte përmbysja e kryetarit të zgjedhur egjiptian Muhamed Mursit me grusht shtet të kryer ushtarak nga gjeneral Sisi. Për atë nuk çudit se Turqia dhe Arabia Saudite nuk mund të merren vesh se kush nga opozita siriane por edhe asaj irakiane do të duhej të udhëheq shtetin në rast të humbjes së Shtetit islamik dhe të përmbysjes së regjimit të Bashar al Asadit në Damask.

 

         Për sauditët është e papranueshme që cilido grupim i lidhur me Vëllezërit Mysliman apo ideve të ashtuquajturit islamit politik, por edhe cila do tjerë e cila është  e afërt me idetë e AKP-së ose ”modelit turk të demokracisë” , të ketë cilido rol në Sirinë e ardhshme dhe në Irak. Turqit pra, nuk e duan “ shtetin vehabit në kufijtë e vet” e cila për atë nuk është më pak problematike nga ajo kurde, shiite apo”halifate”. Njohësit e mirë të ngjarjeve në opozitën siriane theksojnë se pikërisht ky konflikt e ka dobësuar dhe ndarë opozitën si dhe ka dobësuar pozitën ushtarake dhe negocuese në konflikt me regjimin dhe i ka kontribuar me të madhe forcimit të organizatave alternative sikurse që është i ashtuquajturi Shteti Islam. Pavarësisht kësaj, “Shteti Islam” është sipas natyrës , krijesa antishtetërore (në rast se nën termin shtet nënkuptojmë manifestimin e saj bashkëkohor)  dhe karakteri i saj mbi etnik dhe mbishtetëror ka krijuar më parë probleme të paimagjinueshme fuqive rajonale dhe botërore të cilët janë mësuar që politikën ndërkombëtare të udhëheqin sipas metodave të zakonshme dhe qëllimeve të qarta të definuara shtetërore. Në fakt,”hilafeti” u bë faktor i rëndësishëm i politikës rajonale dhe botërore, por “shteti” i tij nuk pranon kurrfarë korniza ndërkombëtare dhe”rregullat e lojës”. Ajo nuk ka aleat mbi të cilët do të kryhej presioni, nuk mbahet me opinionin publik për imigjin e saj, por në mënyrë të shkëlqyer i shfrytëzon të gjitha dobësitë dhe konfliktet e gjendjes së tanishme në rajon dhe botë.

 

         Dhe gjersa aleatët nuk merren vesh çfarë pas të ashtuquajturit”Shtet islam”, e vështirë që do të ndodh, halifi i vetëshpallur mundet lirisht të forcojë “shtetin” e vet, të bëjë tregti me naftë, të stërvit pilotët kamikaz, të ngrit gjeneratën e re të luftëtarëve lojal dhe të zgjerojë rrjetën ndërkombëtare të mbështetjes.