Pakistani-konflikti i ri potencial

nga Muhamed Jusić | Publikuar në Shta. 7, 2014, mesnatë

Destabilizimi i Pakistanit do të mund të hedh këtë rajon gjeostrategjik në kaosin e paparashikueshëm.

 

Sidoqoftë në këtë vale të situatës globale politike të sigurisë vetëm ka munguar edhe një  qendër e re potenciale si burim i jostabilitetit ashtu sikurse eskaloi gjatë këtyre ditëve dhuna  në Pakistan. Demonstratat, por edhe përleshjet në mes demonstruesëve dhe policisë, për shumicën e shteteve nuk është shkas për alarmim, por kur është fjala për ”demokracinë e brishtë” ashtu siç është ajo pakistaneze, me siguri do të jetë në rast se jo arsyeja për panik,  me siguri duhet të jetë arsyeja për kujdes. Në rast se shtohet edhe fakti se ky vend si fuqi atomike gjendet në një konflikt të papërfunduar me fqinjin e vet, poashtu fuqi atomike, Indinë, dhe se shteti kufizohet me Afganistanin jostabil kronik, demonstruesit në rrugët dhe institucionet e qeverisë nuk mund të përjetohen vetëm si dëshmi të shoqërisë vitale demokratike, që do të duhej të ishte. Kur demonstruesit marrin televizionin shtetëror dhe nga aty i largojnë formacionet paramilitare, e jo forcat shtetërore të sigurisë, atëherë aty diç nuk është në rregull. Nuk duhet anashkaluar edhe rrezikun që i kërcënohet Pakistanit nga talibanët e tyre nga Afganistani fqinj si dhe organizatave tjera militante të inspiruar  fetarisht të cilët janë në rritje me organizatat ideologjike të përafërta në Siri, Irak, Libi, si dhe në zonat tjera të Afrikës Veriore. Çfarë do të ishte skena politike pakistaneze pa ushtrinë  e cila aty shumë gjatë ka caktuar, nga gjeneralët e së cilës shumë vetë frikësohen se vetëm presin si “pushkë të përgatitur” për të shfrytëzuar çdo eskalim të dhunës dhe bllokadë të proçesit demokratik  që prapë të rimarrin pushtetin. Për çastin ushtria premton që nuk do të reagojë, por porosit se do të “mbrojë procesin demokratik”, e kjo është, nga përvoja e shteteve të botës së tretë, pikërisht atë çfarë mendojnë kur bëjnë grushtshtet dhe”përkohësisht e suspendojnë kushtetutën” dhe organizojnë zgjedhje nga të cilët njëri prej atyre në shpejtësi e hjek uniformën, e ve kravatën dhe del fitues. Për atë të gjithë me vëmendje dhe shqetësim i shikojnë se çfarë është duke ndodhur në këtë shtet me shumicë myslimane strategjike. Vendi me afro 200 milion banorë, në të cilin disa të cilët nuk shikojnë në korrektësi politike thonë, se qeveris ”rendi i cili me të drejtë mund të përshkruhet si feudal”, pasi që sipas tyre, “ me vendin në të vërtetë qeverisin familjet e mëdha zotërues tokash të cilët sipas disa vlerësimeve janë 5000 dhe të cilët e mbajnë shumicën e pasurisë kombëtare. Destabilizimi i Pakistanit do të mund ta hedh këtë rajon gjeostrategjik të ndjeshëm në kaosin e paparaparë, e të ashtuquajturën botën myslimane në buzë të konflikteve interne.

 

Momentalisht rrugëve protestojnë përkrahësit e partisë Pakistan Tehrake Isnaf (PTI) të cilin e udhëheq lideri karizmatik Imran Kani dhe përkrahësit e liderit fetar Tahir Kadirit të grumbulluar rreth partisë Pakistan Avami Tehrake (PAT). Ata së bashku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Navaz Sherif dhe qeverisë së tij. Por analistët  e shumtë vlerësojnë se përveç kësaj kërkese të përbashkët të dyja këto forcë politike nuk kanë mes vete diç të përbashkët, dhe se është vështir të garantohet se dorëheqja e kryeministrit do të ishte zgjidhje, pasi që koalicioni antiqeveritar ka qëndrime të kundërta se ku do të shkojë shteti në ardhmëri. Sipas raportit të Grupit ndërkombëtar të krizave, Kadiri kërkon dorëheqjen e qeverisë, por edhe shpërbërjen e të gjitha trupave ligjdhënëse si dhe formimin e qeverisë nacionale e cila do të realizojë reformat e shpejta kushtetuese e cila ”do të zëvendësojë demokracinë parlamentare me rendin joteokratik”. Njëkohësisht, Kani i cili ka ambicie të bëhej kryeministër, akuzon qeverinë udhëheqëse të kryeministrit të tanishëm të Ligës Myslimane,Navaz Sherifit(PML-N), por edhe Komisionin zgjedhor, gjykatësin e atëhershëm suprem Iftikhar Chaudri, disa media si dhe institucione të tjera të shumta si dhe individë që kanë marr pjesë në mashtrimin e organizuar që ta “vjedhin” në zgjedhjet lokale dhe nacionale në maj të vitit 2013. Ai përveç dorëheqjes së kryeministrit kërkon që të gjithë ata që janë përfshirë në mashtrimin e rezultateve zgjedhore të përgjigjen dhe të procedohen për tradhti, si dhe të shpërbëhet parlamenti nacional, të formohet qeveria e përkohshme neutrale dhe të organizohen zgjedhjet e reja. Edhe pse kërcënon me tërheqjen e  deputetëve të vet nga parlamenti në provincat Sindh dhe Penxhab, në të cilin ka pak anëtar, po duket se nuk do të ishte i pajtimit me tërheqjen apo edhe shpërbërjen e parlamentit në provincën Khyber Pakhtunkhva, në të cilin partia e tij është qeverisëse. Sipas raportit të njëjtë, të gjitha partitë e mëdha politike në parlamentin nacional, si edhe partia PPP apo Pakistan Peoples Party, e cila udhëheq opozitën dhe ka qenë në qeveri gjer në vitin 2013, ashpër kundërshton veprimet të cilët do të rrezikonin procesin demokratik. Kjo dhe përmbajtjen të cilin e tregon ushtria për momentin mund të jenë indikator të mirë në rast se nuk vjen gjer te eskalimi i dhunës. Gjegjësisht kjo parti kërkon nga Kadiri dhe Kani që mosmarrëveshjet e tyre me qeverinë të zgjidhin në rrugë paqësore, njëkohësisht haptas e kundërshtojnë iniciativën për shpërbërjen e parlamenteve lokal dhe nacional. Përfaqësuesit e zgjedhur të Sindit dhe Balluxhistanit konsiderojnë krizën e tanishme si konflikt i brendshëm në mes Sherifit, Kanit dhe Kadirit, të cilët të gjithë vijnë nga Penxhabi, e cila kërcënon që vendin të shpie në vorbullën e konfliktit dhe të kërcënojë ndërtimin e institucioneve demokratike.

 

Por ky konflikt ka edhe një implikim tjetër, hiq më pak të rëndësishme, e cila anashkalohet në mediat perëndimore, a e cila në këtë moment nuk e bën të rëndësishme. Në të vërtetë nëse dijetari pakistanez të proviencës sunite-hanefite-sufite Muhamed Tahir Kadiri do të kishte arritur ndikim të caktuar politik, kjo do të kishte me siguri pasoja jo vetëm në rregullimin e brendshëm të shtetit por do të ishte një hap në fushën e trazirave ideologjike brenda myslimane apo konkretisht me qarqet të cilët ndërlidhen me të ashtuquajturin”islamin politik”. Gjegjësisht Kadiri llogaritet si njëri nga autoritetet më me ndikim të lëvizjes reformiste barelvite të cilin në gadishullin Indian e ka themeluar Ahmet Riza Kani (1856-1921), e i cili që nga themelimi i saj është në konflikt me lëvizjen rivale deobandi. Barelvit janë të përafërt me interpretimin sufist të islamit dhe janë anëtar të shkollës teologjike maturidije, ndërsa deobandët janë përkrahësit të interpretimit ehlul-hadith, sot të njohur si selefit(vehabit). Konflikti në mes këtyre dy fraksioneve në mes myslimanëve pakistanez dhe Indian zgjasin me vite dhe nuk kanë rastet e radha që njëra dhe tjetra kanë dhënë fetva në të cilin pjesëtarët e drejtimit të kundërt janë quajtur pabesimtar. Është vështir të besohet se arritja eventuale në qeveri të Kadirit do të mbet pa përgjegje nga qarqet të oponentëve të tij ideologjik të cilët poashtu kanë organizatat e tyre politike dhe paraushtarake. Ky është vetëm njëri konflikt potencial në zhvillim në Pakistanin e ndarë politik, etnik, fetar dhe sektar.