Palestinezët fitojnë luftën. Hap gjiganddrejt fitores finale

  • None
nga Kevin Barret | Publikuar në Shta. 3, 2014, mesnatë

Pas lajmeve për armëpushimin që i dhanë fund bllokadës së Gazës, palestinezët shpërthyen në festime për fitoren e tyre të martën.

Pas  gati dy muajsh sulmesh të pakuptimta të sionistëve mbi spitale, ambulanca, vendstrehime të OKB-së, ndërtesa banimi shumëkatëshe, mbi fëmijë që luajnë futoboll dhe shënjestra të tjera jo ushtarake, palestinezët kanë dalë fituesit e qartë të raundit të fundit të konfliktit. Tek e fundit: sado e madhe të jetë thertorja sioniste ndaj palestinezëve, ata kurrë nuk mund të mposhtin shpirtin e tyre të rezistencës.

A do të respektojë Izraeli armëpushimin dhe të heqë bllokadën? Apo, a do ta shkelin sionistët fjalën, siç e kanë zakon?

Sido që tëjetë, palestinezët kanë fituar. Dështimi i Izraelit për të arritur ndonjë nga objektivat e tij ushtarakë, dhe humbja e çdo respekti ndërkombëtar;  për shkak të masakrave të egra mbi civilët, ia ka dorëzuar fitoren palestinezëve në një pjatë argjendi. Në një hark kohor historik më të gjërë, lufta e kësaj vere në Gaza do të shihet si një hap vendimtar përpara në dhënien fund të pushtimit sionit të Palestinës.

Sionistët po përpiqen të bindin veten e tyre dhe botën se kanë fituar – ose të paktën se kanë arritur diçka – me anë të shpërthimit të dhunës të cilën ata e quajtën “Operacioni Skaji Mbrojtës.” Ata pretendojnë se kishin nevojë të “kosisnin lendinën,” një shprehje për të treguar se masakrimi i grave dhe fëmijeve palestinezë nuk është ndryshe [për ta] nga prerja e barit.

Metafora përveç se është e pakuptimtë, ajoështë edhe fyese. Nga perspektiva ushtarake, qëllimi i Izraelit ishte të ndalonte popullin e pushtuar të Gazës që të mos qëllonte më raketa, si një formë proteste relative jovdekjeprurëse. Operacioni Skaji Mbrojtës dështoi në ndalimin e raketave. 

Gjithashtu, dështoi në ndalimin e palestinezëve për të “gërmuar” tunelet – përfshirë disa qëçojnë poshtë rrethimit me tela me gjemba dhe në atë pjesë të Palestinës së Pushtuar që sionistët e quajnë “Izrael.” Këto tunele lejuan luftëtarët e Hamasit që të ndërmarrin sulme të guximshme mbi forcat ushtarake izraelite, duke vrarë më shumë se 60 ushtarë  sionistë (sipas Izraelit),  dhe 160 sipas Hamasit.

Virtualisht, të gjitha viktimat izraelite ishin ushtarë. Hamasi punoi shumë që të shmangte vrasjen e civilëve – dhe në vend të kësaj, ata shkuan afër shënjëstrave ushtarake izraelite, duke i goditur me sukse. Prandaj, Hamasi në mënyrë të qartë nuk u angazhua në terrorizëm, i cili përkufizohet si shënjestrim kundër civilëve.

Izraeli nga ana e tij, vrau 2,139 palestinezë, shumica e të cilëve ishin civilë. Prova të mjaftueshme vërtetojnë se Izraeli me dashje shënjestroi civilët. Ata që kanë stomak të fortë le të lexojnë artikullin tim nëPress TV, “Fëmijë që vrasin sociopatatët e Izraelit.”

Kasaphania e kësaj vere në Gaza ka treguar se Hamasi është një grup rezistence legjitim, i cili sulmon objektiva ushtarake. Dhe ka treguar se entiteti sionist është një bandë terroristash gjakpirësish frikacakë, të cilët kanë frikë t’i dalin luftëtarëve të Hamasit ballë për ballë, por, argëtohen duke shkaktuar tmerr/horror ndaj popullsisë civile të pambrojtur.

Ndërkohë që Izraeli vrau mbi 2000 civilë palestinezë, ndërsa Hamasit rreth 100 ushtarë izraelitë, vrasjet e përgjakshme të Izraelit çuan në një fitore të madhe të tij për sa i përket numrit (të të vrarëve). Nëse sionistët “fitojnë” konflikte të tjera si këto, “shteti” i tyre i aparteidit do të marrë fund.

Filozofi i madh ushtarak kinez Sun Tzu theksoi se luftërat fitohen dhe humben në zemrat dhe mendjet e burrave dhe grave. Ajo që ndodh në fushëbetejëështë vetëm një pjesë e vogël e panoramës më të madhe.

Ho Chi Minh (Ho Shi Min) përsonalisht e përktheu Artin e Luftës së Tzu-së në gjuhën vietnamese dhe i detyroi oficerët e tij që ta studiojnë. Ndërkohë që vietnamezët humbën mbi tre milion njerëz për shkak të pushtimit amerikan, ndërsa amerikanët humbën rreth 60 mijë vetë, rezultati ishte një komb i vogël, i cili po korrte fitore kundër supërfuqisë më të madhe në botë. Vietnamezët fituan pasi shpirti i tyre i rezistencës kurrë nuk u shua; ndërsa kasaphania e miliona njerezë nga amerikanët u gjykuan në gjykatën e opinionit publik.

Kasaphania sioniste ndaj palestinezëve ka rritur në mënyrë të ngjashme vendosmërinë e palestinëzëve për të rezistuar deri në fitore. Sulmi i Izraelit në Gaza ka tjetërsuar/ndryshuar botën, ashtu si kasaphania amerikane ndaj vietnamezëve që e ktheu botën kundër luftës dhe çoi në humbjen e Xhaxha Semit.

Siç shkruan edhe John Dolan a.k.a. Gary Brecher në “War Nerd”:

“Në një situatë si kjo, fituesit e vërtetë janë banorët e Gazës... është një provë e mirë e luftës së vjetër guerrilase: “Fitorja është për ata që durojnë më shumë, e jo për ata që shkaktojnë më shumë viktima.” E nuk ka asnjë dyshim se kush e fitoi këtë garë.”

Profesor Dolan nuk është një pro-palestinez, por thjeshtë një realist.

Edhe sionistët po e pranojnë humbjen në mënyrë implicite. Website sionist i krahut të djathtëwww.Breitbart.com kohët e fundit publikoi një artikull me titullin “Izraeli e Fitoi Luftën, por Humbi Paqen.” Ai hapet me:

Armëpushimi afatgjatë që hyri në fuqi të martën, pas një marrëveshjeje të papritur të ndërmjetësuar nga Egjipti midis Izraelit dhe Hamasit, është përshëndetur nga grupet terroriste si një fitore.” Në këtë rast, pretendimi është më shumë se propagandë. Sipas detajeve të marrëveshjes, vendkalimet kufitare të Gazës duhet të hapen, zona e peshkimi duhet të zgjerohet, dhe së shpejti do të ketë bisedime rreth hapjes së ajrit dhe portit në det. Nuk ështëçudi që gjysma e kabineit izraelit e ka kundërshtuar.”

The Times of Izrael ra dakord. Kryetitulli i saj: “Festimet për fitoren e Hamsit nuk duhet të harrohen lehtë.”

Gazeta kryesore amerikane për çështjet e politikës së jashtme Foreign Affairs e pa këtë më përpara. Ata publikuan artikullin me titull “Si do të fitojë Hamasi” më shumë se një muaj mëparë. Më pas gazëta flamurtare sioniste The New York Times ndërhyri [duke shkruar një artikull me titull] “Si do ta mund Hamasi Izraelin në Gaza.” Por, edhe këta artikuj të publikuar para armëpushimit të së martës, nuk e parashikuan qëllimin e shtrirjen së fitores së palestinezëve.

Ngjarjet e dy muajve të fundit, kanë treguar se shpirti i palestinezëve për rezistencë do të vazhdojë përpara deri në fitoren finale. Ndërkohë që sionistët e kanë ekspozuar veten si frikacakë dhe terroristë, të cilët kanë humbur çfarëdo simpatie nga bota, të cilën e kishin më parë. Ngjarjet tani po lëvizin në mënyrë të pakthyeshme vetën në një drejtim: Drejtë Çlirimit të Palestinës. 

Kevin Barret

Dr. Kevin Barrett, është Islamolog-arabolog, është një nga kritikët më të njohur amerikan kundër të ...