Një intepretim objektiv: Flamujtë e Zinjë të Horasanit

nga Kevin Barret | Publikuar në Mars 31, 2017, 12:15 a.m.

Kampi Bukka është i vendosur shumë larg nga Horasani. Dhe ISIS është shumë larg të qënit një ushtri autoktone de islamike. Për më tepër, sipas deklaratës së Shejh Imranit i jemi afruar kohës që njihet si koha e ardhjes së ditës së fundi. Kështu, ushtria çliruese e Horasanit do të vijë shumë shpejt. Si do të jetë kjo ushtri?

Gjatë vizitës sime të fundit në Teheran qëndrova vetëm pesë ditë, dy prej i kalova në Konferencën e Gjashtë Ndërkombëtare në lidhje me Intifadën Palestineze. Në konferencë merrnin pjesë përafërsisht një mijë persona nga 80 vende të ndryshme të botës, ndër të cilët kishte edhe parlamentarë dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Të gjitha organizatat palestineze kishin dërguar si përfaqësuesë zyrtarët e tyre më të lartë. Gjendeshin grupe të këtilla si Hamas, Xhihadi Islam, Fetih dhe FHKC. Gjatë muajve të fundit, zëra të këtillë të ndryshëm nga njëri-tjetri janë mbledhur të gjitha në një frymë për të falenderuar  dikush më shumë dikush më pak iranianët për përpjekjet që ata kanë bërë për të bashkuar të gjithë grupimet kryesore palestineze dhe luftëtarët e lirisë. Përfaqësuesit e tyre i kishin dërguar edhe Hizbullahu edhe grupime të tjera të cilat luftojnë në Liban kundër pushtimit të Izraelt dhe ata që luftojnë kundër ISIS-it.

Në fillim të konferencës, Ajetullah Hamanei mbajti një fjalë hyrëse shumë të fuqishme që përblidhte të gjithë çështjen: “Struktura dhe identiteti sionist është një shkatërrim gradual i identitetit dhe strukturës palestineze.” Thënë ndryshe, sionizmi është i barabartë më genocidin. Duke e përngjasuar sionizmin me një qelizë kancerogjene, lideri iranian është shprehur se zgjidhja ndaj këtij regjimi e ka kaluar fazën e qëndresës dhe rezistencës, rezistenca do ta dërgojë gradualisht Izraelin në pamundësi për t’u mbrojtur dhe kështu në mënyrë paqësore do të mund që të çojë drejt fundit sulmet sioniste, burimet e tyre, territoret që ata mbajnë të uzurpuara duke shpërbërë regjimin apartheid të mbështetur mbi sipërmacinë hebraike.

Qëllimi kryesor i kësaj konference ishtë që të mbidhte bashkë të gjitha grupet që kanë si objektivë të tyre çlirimin e Palestinës – veçanërisht grupet që shihen si rrezik për sionistt, viktimat e vërtetë të “luftës së qytetërimeve”. Pjesëmarrësit në këtë konferencë kanë theksuar se sionistët përdorin strategjinë përça dhe udhëhiq kudrejt botës myslimane dhe se pikërisht për ktë arsye unieti dhe bashkimi islam është e vetjma rrugëzgjidhje në fokusimin e zgjidhjes së çështjes së çlirimit të Palestinës.

Gjatë vizitës sime në Teheran isha aq me fat sa munda të takohesha me dy nga mendimtarët më të rëndësishëm të botës myslimane. Dijetarin fetar, Shejh Imran Hysejn, i cili ka fituar famë në shkencat e islamit tradicional si dhe intelektualin francezo-persian, Jusuf Hindi i cili me anë të punimeve të tij në lidhje me Eskotologjinë Sioniste dhe Mesianike vlen që t’i dëgjohet zëri edhe më gjërë. Nga bisedat që arrita të zhvilloj me Hysejnin dhe Hindin jam frymëzuar që të rimendohem në lidhje me çështjen e “Flamujtë e Zinjë të Horosanit”, një tematikë që së fundmi ka tërhequr shumë vëmendje.

Sipas transmetimit të Ebu Hurejres, Pejgamberi s.a.s ka thënsë se: “Flamujt e zinjë (ushtritë që mbajnë flamujt e zinjë) do të vijnë nga Horasani. Asnjë forca nuk do të mund t’i ndalojë ata dhe në fund do të arrijnë në Kuts dhe do të vendosin atje sanxhaqet e tyre” (Tilmidhi, përkthimi është përshtatur nga turqishtja)

Kjo dhe ngjarje të këtilla të ngjashme janë përdorur si një metodë nga ISIS dhe grupime të tjera tekfirxhie për të shtuar aleatët dhe për të fituar militantë. Fatkeqësisht, ISIS e ka bërë pis simbolizmin e flamurit të zi për të tërhequr drejt vetes myslimanët  - veçanërisht myslimanët që kërkojnë çlirimin e Palestinës – veçanërisht duke vrarë dhe therur njerëz të pafajshëm, duke i bërë ata të varurë nga drogërat dhe duke ngrënë organet e brendshme të ushtarëve të armiqve të tyre.

Flamuri i ISIS-it është një flamur mashtrues. Ndoshta këtë flamur të ISIS-it e kanë dizenjuar vetë eksperëtët e PR-it që punojnë kundër Islamit dhe ekspertët e luftës psikologjike të sionistëve. Ndoshta edhe kjo është pjesë e shumë simboleve të “sulmeve terroriste” që kanë filluar si kundërpërgjigje e Perëndimit kundër sulmeve të 11 Shtatorit. Koncepti i “Flamujve të zinjë të Horasanit” i tremb sionistët. Këtë frikë sionistët janë munduar ta shuajnë duke nxjerrë versionin e rremë të këtij flamuri dhe duke i veshur atij kuptimin e kundërt si “grupimi islamik ekstremist” dhe ia kanë dizenjuar atë për ISIS-n. Dhe kështu 95% e myslimanëve të të gjithë botës të cilët janë të neveritur ndaj ISIS-it, do të jenë të programuar kenë të njëjtën djesi kur Flamujt e Zinjë të çlirojnë Palestinën. Cila është mënyra më e përshtatshme për ta bërë çështjen e Horasanit sa më të pandikueshme dhe për ta penguar “që të vijë në jetë”?

E vërteta e provuar se vetë ISIS-i është bërë aleate me Izraelin dhe se luftëtarët e tij të plagosur marrin trajtimin mjeksor në spitalet izraelite dhe se janë vizituar nga vetë Netanyahu në tregojnë se ISIS nuk është ajo ushtria e shenjtë e Horasanit e cila një dijtë mrekullisht do të çlirojë Palestinën! Për më tepër, ISIS as nuk është pjesë e Horasanit. (Sipas këndvështrimit të bashkëpuntorëve amerikanë dhe sionistë) ISIS është formuar nga i vetëquajturi halifi i halifatit në kampin Bukka të Irakut, Halife El Bagdadi.

Kampi Bukka është i vendosur shumë larg nga Horasani. Dhe ISIS është shumë larg të qënit një ushtri autoktone de islamike. Për më tepër, sipas deklaratës së Shejh Imranit i jemi afruar kohës që njihet si koha e ardhjes së ditës së fundi. Kështu, ushtria çliruese e Horasanit do të vijë shumë shpejt. Si do të jetë kjo ushtri?

Fillimisht të ngremë pyetjen se ku ndodhet Horasani. Është një ndër rajonet e më të rëndësishme të Iranit që ka si kryeqytet Meshhedin dhe vetë ky qytet është qyteti i dytë më i madh në gjithë vendin. Për më tepër është edhe një qytet që ka pasur nderin që të mbajë edhe varrin e Imam Rizait. Termi Horasan përdoret edhe për një pjesë të madhe të territorit të Afganisanit dhe për një rajon më të gjërë që zgjatet në lindje të Iranit.

Kjo dykuptimësi e termit Horasanit – shteti i Iranit dhe një rajon i madh brenda Afganistanit – na jep ne disa indicie të rëndësishme në lidhje me çështjen e “Flamujve të Zinjë”. Horasani është vendi që ka dëshuar lindjen e ushtrisë të dytë më të madhe islame që u pa për herë të parë në vitin 1979 me qëllimin për të çliruar Kutsin.  Forcat Revolucionare Islamike që rrëzuan regjimin kukëll të Shahut në Iran dhe ndezën ndjesinë e zgjimit islam dhhe Forcat Çlirimtare Argane që luftuan për nxjerrjen e komunistëve rusë nga territoret e Afganistanit. Afganët mundën që ta godisnin drejt e në zemër Perandorinë Sovjetike dhe ideologjinë komuniste që i jepte jetë asaj.

Horasani përbëhet nga revolucionarët iranianë që i kanë dhënë një goditje të rëndësishme perandorinë kaptaliste të ShBA-së dhe luftëtarët për liri afganë që që i kanë dhënë një goditje të rëndësishme perandorisë komuniste të Rusisë. Nëse i trajtojmë të bashkuara këto çështje, to përbëjnë prova të rrezikimit dhe rrëzimit të dy prej ideologjive më të mëdha imperialiste perëndimore të shekujve 19 dhe 20. Për këtë arsye, interpretimi më i thjeshtë dhe i qartë i çështjes së Horasanit na tregon se ushtria myslimane e cila do të çlirojë Kutsin është bashkimi i dy ushtrive që në vitin 1979, të dyja në të njëjtën kohë kanë sjellë në dy skaje zgjimin islam.

Një ndër intelektualët perëndimorë më me zë i cili pati mundur që t’i parashikonte disa nga shenjat e Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979 ka qënë Michale Foucault. Foucault, i cili e ka parë këtë revolucion si një produkt të shkatërrimit të Perëndimit dhe si një shembull të këtij shkatërrimin ka mundur që ta kuptojë dhe ta analizojjë në mënyrën më të mirë të mundshme duke u shprehur në fund se revolucionet hyjnore janë shndërruar në një mendimësi që do të trondisë të gjithë rendin botëror. Nëse vijojmë të analizojmë edhe më thellë këndvështrimet e Foucault mund të themi se ngjarjet e vitit 1979 në Horasan është parë përplasja e këtij revolucioni me themel fetar Islamin duke krijuar ngritjen e një kulture të re kundër dy ideologjive kryesore të asaj kohe në të gjtihë botën, të dyja me themele ateizmi dhe të përqëndruara në manifestimin e perversiteti-satanizmit-masonizmit-mesianizmit hebre dhe materializimit.

Atëherë, përse këto ushtri të tjera përveç atyre të të Horosanit nuk e ,clirojnë një orë e më parë Kutsin dhe nuk e rindërtojnë atë duke e kthyer Islamin në fenë dhe kulturën kryesore të kësaj bote duke garantuar edhe mbrojtjen e gjithë feve të tjera hyjnore? Përgjigja e vetme e kësaj situate është përçarja.

Perëndimi, për ta izoluar Republikën Islamike të Iranit dhe për ta shkëputur nga vendet fqinje myslimane ka përdorur një strategji të dhunshme shtetrrethimi. Perëndimi e ka përdorur këtë metodologji të nda-përça-sundo në Afganistan duke financuar grupimet më radikale, më jopaqësore atje dhe duke i armatosur ato. Qëllimi kryesor ka qënë parandalimi i çdo mundësie potenciale për një bashim të botës myslimane.

Sot për sot, “Horosani Perëndimor” (Republika Islamike e Iranit dhe aleatët e saj) dhe “Horosani Lindor” (Ushtarët e Lirisë dhe aleatët e tyre) qnëdrojnë të ndarë prej njëri-tjetrit. Sipas këndvështrimit tim, arsyeja e kësaj ndarjeje është vetë suksesi i sionistëve për të tradhëtuar myslimanët për të fryrë frymën negative ndaj Iranit dhe Shiave duke përdorur vehabistët si dhe përqasje të tjera të prapambetura.



Burimi : Crescent – ICIT / Medya Şafak

Kevin Barret

Dr. Kevin Barrett, është Islamolog-arabolog, është një nga kritikët më të njohur amerikan kundër të ...