Vajtimet e Jemenit në këndvështrimin saudit

nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Jan. 28, 2019, 1:07 a.m.

A është e vërtetë sipas mendimit tuaj se Irani, i cili për 35 vite ka mundur të fluturojë në Jemen vetëm për gjashtë muaj ka bërë atje një grusht shteti i cili është kundërshtuar nga 17 shtete dhe e ka shndërruar Jemenin dhe jemenasit në viktima të një lufte të deleguar prej 4 viteve tashmë?

Ndryshimi radikal i qëndrimit kundrejt Jemenit ë prej tetorit të këtij viti i ka bërë të gjithë ata që e dinë të vërtetën në lidhje me Jemenin të vëzhdojnë zhvillimet me habi.

Mediat zyrtare që prej muajit tetor kanë filluar të trasmetojnë pamje të dhimbëshme në lajmet në lidhje me Jemenin duke ‘i zbukuruar’ me titujt “Çdo 10 minuta vdes një fëmijë në Jemen.”[1]

Që prej muajit tetor, institucionet zyrtare fetare e kanë futur Jemenin në axhendën e tyre,[2] dhe kanë filluar fushatat për mbledhjen e ndihmave. Po kështu edhe zyrtarët kanë tërhequr vëmendjen drejt burimit të këtij problemi duke ngritur pyetjen se “Nëseaktualisht në Jemen po jetojnë në kushte urie miliona njerëz nuk është e nevojshme të kërkojmë përgjegjësit shumë larg. Kush janë përgjegjësit? Sërisht ne, pra muslimanët, ata që pretendojnë të jenë myslimanë.” [4]

Po kështu, edhe qëndrimi më radikal që mund t’i japë fund kësaj lufte është parashtruar në muajin tetor. Amerika, e cila ka mbështetur luftën në Jemen duke i shitur sauditëve armë në vlerën e miliona dollarëve, ka bërë thirrje për “armëpushim dhe për fillimin e bisedimeve për paqe.”[5]   

Është e rëndësishme që u vra korespondenti i Uashington Post, apo se në Jemen çdo dhjetë minuta vdes një fëmijë?

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterresnë prill të vitit 2018 se “çdo dhjetë minuta vdes një fëmijë nëJemen” [6] ka qënë në fakt një paralajmërim që OKB-ja e ka  

bërë në muajin e parë të vitit 2017. [7]

Atëherë, përse ky paralajmërim që OKB-ja bëri në vitin 2017 për dhënien fund të luftës dhe dhe paralajmërimi përsëritës i Guterres në Prill të vitit 2018 e dhanë efektin vetëm nëtetorvitit2018?

Sepse mbështetësi aktiv i luftës së Jemenit dhe të Sirisë,[8]  sepse ish-këshilltari i Kryetarit të Shërbimeve të Inteligjencës Saudite[9]  dhe gazetari i Ëashington Post XhemalKashikci u vra në ambasadën saudite në Stanboll më2 tetor të vitit 2018.

A kanë qënë cilësitë që mbarte Xhemal Kashikci nga arsyet se pse shtetet që deri më tani i kanë mbështetur sauditët në luftën kundër Jemenit që prej 24 marsit të vitit 2015, tashmë kanë thelluar një ‘ndjeshmëri kundrejt Jemenit’?

Sa i rëndësishëm ka qënë Kashikci saqë edhe Erdogani që deri në këtë pikë ka pasur marrëdhënie të mrekullueshme me sauditët pas vrasjes është shprehur se fshihet princi saudit i kurorës dhe e ka shpallur Kashikci “dëshmor”?10]

Përgjigja 1:Xhemal Kashikci ka qënë njëindivid që mbarte rëndësi vetëm në përdorimin e tij shërbimi, apo shërbimet e inteligjencës. Cilësimet si “gazetar”, “këshilltar i shefit të shërbimeve të inteligjencës” apo “opozitar” nuk kanë qënë të përftuara prej tij; kanë qënë cilësime që i janë veshur nga shëbimet e inteligjencave që u ka shërbyer.

Përgjigja 2:Nuk ka pasur ndonjë rëndësi si individ apo nga ana profesionale. Ashtu sic i është dhënë rëndësi kur ishte gjallë, edhe kur vdiq iu dha rëndësi duke e përdorur. Ashtu si cilësitë e tij edhe rëndësia nuk ishin gjëra që i kishte përftuar vetë, por që i ishin veshur nga entitetet që e kanë përdorur.

Vlera shumë-përdoruese e Kashikci

Për shembull, për shkak se në momentet që e ka përdorur në favor të tij, regjimi saudit i ka dhënë cilësitë si “gazetar”, “këshilltar i shërbimeve të inteligjencës” dhe “drejtues” si dhe i ka dhënë “rëndësi”, pasi e vrau atë e pati të pamundur që ta quante tradhëtar.

Mbreti dhe pasardhësi i tij i kanë dhënë Kashëkciut privilegje të cilat nuk ia kanë njohur asnjë gazëtari të vdekur apo të vrarë; e kanë ngushëlluar familjen duke u lutur “të prehet në paqe.”

Regjimi saudit është detyruar që ta zgjasë edhe më shumë rolin që i jep rëndësi Kashëkciut; 

sepse këto luanin të njëjtin rol.

1- Opozitarët sauditë në diasporë që kanë probleme me regjimin dhe shtete të tilla si Katari,

2- Sauditë të këtillë si princi Ahmed bin Abdulaziz  që nuk ka ndonjë problem me regjimin por me princin e kurorës dhe shtete të tilla si Turqia,

3- Administrata Trum dhe regjimi izraelit që e njohin regjimin dhe princin e kurorës si aleatë,

4- Media dhe senatorët amerkanë demokratë apo repubilkanë që nuk kanë ndonjë problem me regjimin, por kanë me administratën e Trumpit.

5- Macron, i cili e përcudnon princin për shkak se nuk ka ndjekur këshillat e tij për të përdorur metodologji më të sofistikuara dhe që shqetësohet për të ardhmen e Princit saudit të kurorës.

E vërteta virtuale e ndjeshmërisë ndaj Jemenit

Xhemal Kashikci, që deri në muajin tetor e njihnin shumë pak njerëz, pas muajit tetor u shndërrua nënjë individ ‘me rëndësi’ që e njeh tashmë gjithë bota; Jemeni, për të cilin interesoheshin shumë pak grupime deri në muajin tetor, u shndërrua në ‘pikën e ndërgjegjësimit’ të gjithë botës.

Sepse “ndjeshmëria ndaj Jemenit” dhe “rëndësia e Kashëkci” nuk kanë qënë të vërteta konkrete asnjëherë; janë përdorur si mjete për t’u përplasur mes palëve me interesa të kundërta dhe qëndrimet në një nivel balancues e vërtetojnë këtë gjë.

Pronësia e sauditëve për të përkufizuar konfliktin e Jemenit

Falsifiteti i ndjeshmërisë ndaj Jemenit nuk mbështetet vetëm në lidhjen që ka me vrasjen e Kashëkci; ka të bëjë drejtpërsëdrejti me përkufizimin e çështjes.

Sepse palët që filluan të ndërgjegjësoheshin në lidhje me çështjen e Jemenit pas krizës ArabiSaudite-Katar dhe vrasjes sëXhemal Kashëkçi nuk e përkufizojnë çështjen e Jemenit duke u mbështetur në realitetin e saj, por duke u mbështetur nëargumentët e sauditëve.

Sauditët në vitin 2015 ka parashtruar dy argumentë në lidhje me sulmin në Jemeni, njërin 

argument strategjik dhe tjetrin në këndvështrimin juridik.

Sipas sauditëve, nevoja strategjike e sulmit në Jemeni ka qënë “pushtimi i Iranit në Jemen nëpërmjet Husive.” Kjo situatë nuk prek vetëm rajonin e gjirit, por edhe ngushticën Bab el-Mendeb që vë në rrezik gjithë ekonominë globale.

Sipas sauditëve, të cilët e mbështesin argumentin juridik në faktin se kanë marrë ftesë nga presidenti i Jemenit, Mansur Hadi Husitë kishin organizuar grusht shteti në Jemen dhe sauditët ndërhynë ushtarakisht për të mbështetur “qeverinë legjitime.”

Kush është përgjegjës për katastrofën e Jemenit, “Irani”?, Imperialistët?, “Ne, pra myslimanët”?

Pra, duke u mbështetur në këta argumentë, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan është shprehur se, “kam deklaruar sot se jemi të gatshëm të japim çdolloj mbështetjeje në aspektin logjistik dhe tëshërbimeve të inteligjencës” për sauditët në luftën e Jemenit

E akuzoi Iranin se “po përpiqet që të shndërrohet vetë në shtetin dominuestë rajonit.”

Ka theksuar se Irani “ka filluar tëshqetësojë shumë vende në rajon duke përfshirë ne, Arabinë Saudite dhe vendet e gjirit” dhe se “është e pamundur që të anashkalohet një gjë e këtillë” dhe është shprehur se: “Irani duhet ta ndërroi këtë qëndrim të tij. Duhet të tërheqë nga Jemeni forcat, ndikimi dhe çdo gjë që ka, po kështu duhet të tërhiet edhe nga Siria, po kështu duhet të tërhiqet edhe nga Iraku, duhet të tregojë respekt ndaj unitetit territorial të këtyre shteteve.” [12]

Erdogan, që në vitin 2015 është shprehur se husit [të cilët përbëjnënjë të tretën e popullësisë së vendit] [13] janë “terroristë” dhe se duhet ta braktisin Jemnin, nuk mban përgjegjës sauditët që e sulmuan Jemenin, as Iranin apo husit, por perëndimorët që “e kanë mbartur luftën në Lindjen e Mesme për t’i shërbyer qëllimeve të tyre imperaliste” dhe “Ne, pra ata që e quajnë veten myslimanë.”[14]

Ndërsa presidenti amerikan, Trump, i cili ndërkohë që bën thirrje për armëpushim në Jemen vazhdon të mbështesë princin saudit mban të njëjtin qëndrim që Erdogani mbante në vitin 2015 dhe “ende kërkon që Irani të tërhiqet nga Jemeni.”15]

Dominanca saudite në çështjen e Jemenit

 

Pavarësisht se Amerika, Turqia, Evropa madje edhe Katari kanë ndryshuar mendim në lidhje me princin saudit të kurorës që prej vitit 2015, ende vazhdojnë të mbështesin pretendimet e sauditëve në lidhje me çështjen e situatës në Jemen.

Në kryeqytetin saudit, Rias qeveria e Mansur Hadi pranohet si “qeveri e ligjshme”, ndër kohë që qeverinë kombëtare të formuar në Sana të Jemenit e cilëson si “grusht shteti”.

Për shembull, agjecia zyrtare e lajmeve, AA ende e përkufizon çështjen e Jemenit dhe ndërhyrjen saudite sipas prespektivës që mbronte presidenti Erdogan në vitin 2015 dhe vazhdon ta parashtrojë si të ligjshme ndërhyrjen saudite dhe shprehet se:

“Ndërkohë që, që prej shtatorit të vitit 2014 husit kanë marrë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera, forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite që prej marsit të vitit 2015 po mbështesin qeverinë Jemenase kundër husive.”[16]   

Fillimisht media Katarit dhe më pas Ihvanët si dhe palët që pretendojnë se janë ‘asnjanëshme’ e përkufizojnë luftën e Jemenit si një ‘luftë të deleguar’ mes Iranit dhe Arabisë Saudite. [17] këto palë që pretendojnë se janë të shqetësuara për gjendjen e Jemenit dhe po përpiqen t’i bajnë sauditët larg situatës, në fakt e shpalosin popullin jemenas si kukull të Iranit dhe përsërisin argumentin e sauditëve se “Irani ka pushtuar Jemenin.”

E vërteta e përhapur e Jemenit

Halbuki Yemen’de Suudi çarpıtmalarıyla, Ëashington ve Ankara iddialarıyla ve Katar ve İhvan’ın sözde ‘tarafsızlığı’ ile hiç alakası olmayan bir objektif gerçeklik bulunuyor.   

Në fakt në Jemen ekziston një e vërtetë objektivee cila nuk ka të bëjë aspak me gënjeshtrat e sauditëve, pretendimet e Uashingtonit dhe Ankarasësi dhe “paanshmërisë” që pretendon se mban Katari dhe Ihvani.

Për të mos zgjatur edhe më shumë vëllimin e këtij artikulli, për këdo që kërkon të ketë më shumë informacion në lidhje me të vërtetën objektive të Jemenit mund të lexojë artikujt me titull, A ishte sulmi në Jemen vendim i arabëve? dhe “Grusht shteti apo revolucion në Jemen? Të cilat mund t’i përmbledhim në në disa fjali:

1- Irani nuk ka pasur asnjëherë një prezencë ushtarake në Jemen në kapacitetet që ka në Irak, Siri dhe Liban.

Sepse Ali Abdullah Salih, i cili ka udhëhequr Jemenin nga viti 1978 deri në vitin 2012, duke përdorur argumentet e sauditëve i ka luftuar husit për 35c vite dhe pretendonte se me mbështetjen e Iranit, husit do të krijonin në Jemen qeverinë e Imamëve Zeidi dhe për këtë arsye ka përftuar ndihmë ekonomike dhe ushtarake nga sauditët.

Shkurtimisht, nëse përjashtojmë periudhën gjashtëmujorenga shtatori i vitit 2014 kur filluan sulmet saudite deri në mars të vitit 2015 Irani nuk ka bërë as fluturime civile për në Jemen. Në një situatë të këtillë si është e mundur që Irani të ketë pushtuar Jemenin dhe cilat janë këto forca që duhet të tërhiqen nga Jemeni!

Kundrejt kësaj, të gjithë procesin e “Revolucionit të Jemenit” që u realizua gjatë “Pranverës Arabe” e drejtoi Organizata E bashkëpunimit të Gjirit nën udhëheqjen e sauditëve.

Për këtë arsye, nëse në Jemen kemi një pushtim, këtë pushtim e kanë bërë sauditët. Ajo që ka ndodhur në Jemen nuk është një pushtim i Iranit dhe nuk është një ‘luftë e deleguar;’ bëhet fjalë për sauditët që kanë ndëshkuar Jemenin duke qënë se nuk arritën që të krijonin një qeveri të re pas ‘revolucionit.’

2- Qeveria e Mansur Hadit nuk ishte një qeveri ‘legjitime’ e cila u rrëzua nga një grusht i husive siç pretendojnë sauditët dhe të tjerët. Mansur Hadi ishte një president të cilit i kishte mbaruar mandati dhe që më pas dha dorheqjen sipas instruktimeve që i kishin dhënë sauditët.

Ditën kur frupet politike jemenase do të fillonin bisedimet për të krijuar Këshillin e Presidencës  për të mos krijuar një boshllëk politik pas dorëheqjes së presidentit, ish presidenti Mansur Hadi, i cili nga Sana ishte kthyer në vendlindje në Aden, tërhoqi dorëheqjen e tij dhe më pas u arratis për në Riad pasi i bëri thirrje sauditëtve të ndërhynin ushtarakisht në Jemen.

Jo grusht shteti, përgjegjësi kombëtare

Krijimi i një këshilli presidencial pasi presidentit të cilit tashmë i kishte mbaruar mandati dhe që kishte dhënë dorëheqje nuk është grusht shteti, është njëpërgjegjësi kombëtare.

Legjitimiteti i qeverisë së Mansur Hadit i cili me drejtimin e saduitëve dha dorëheqjen dhe përsëri nën drejtimin e sauditëve e tërhoqi dorëheqjen dhe ligjshmëria e thirrjes së sauditëve për të luftuar në vend janëlegjitimitet dhe ligjshmëri të blera nga sauditët.

Blerja nuk është e vlefshme vetëm për Mansur Hadinpersonalisht dhe qeverinë e tij; vlen edhe për ata që këtë qeveri e njohin si ‘të ligjshme’ dhe qeverinë në Sana si ‘grusht shteti’.

Vlen edhe për ata që e shohin Jemenin si të pushtuar nga Irani dhe jo të pushtuar nga koalicioni i drejtuar nga sauditët dhe ata që pretendojnë se kjo është një ‘luftë e deleguar’ mes Iranit dhe sauditëve.

Arti i akuzimit për sabotim pas sabotimit të sauditëve

Fuqia saudite për të blerë dhe për të krijuar perceptime është vërtetuar jo vetëm gjatë luftës por në mënyrë të qartë duket edhe nësabotimin e e paqes.

Për shembull, bisedimet për paqe të Jmenit të planifikuara për në 6 shtator nëGjenevë u anulluan duke qënë se sauditët e penguan delegacionin e qeverisë Sana që të merrte pjesë në këto bisedime; dhe më pas ministri i punëve të jashtme të qeverisë së Mansur Hadit, Halidel-Jemeni e akuzoi ‘qeverinë e husëve se sabotuan mbledhjen e Gjenevës’.

Ndërkohëqë e vërteta qëndron kështu: Sauditët nuk e lejuan avionin jordanez, i cili do të dërgonte delegacionin në Gjenevë qëtë bënte ulje në aeroportin e Sanas dhe OKB-ja që organizonte mbledhjen ishte thjesht një vrojtuese e kësaj ngjarjeje.

OKB-ja u bë mbrojtëse e sauditëve

Mos-prezenca e delegacionit jemenas në Gjenevë nuk ka të bëjë me ‘mungesën e seriozitetit të husive’ siç pretendon Halid el-Jemeni, por ka të bëjë plotësisht me sabotazhin e sauditëve.

Edhe vetë OKB-ja e ka dëshmuar një gjë të këtillë; megjithatë jo duke fajësuar sauditët, por duke akuzuar veten.

Përfaqësuesi special i OKB-së në Jemen, Martin Ghriffits në një konferencë për shtyp në lidhje shpalosjen e  arsyeve pse bisedimet e Gjenevës ishin të pasuksesshme është shprehur se:

“Husit dëshironintë ishin të pranishëm. Ne nuk u ofruam atyre kushtet e nevojshme që të mund të ishin të pranishëm."[18]

Duke qënë se sabotazhi i sauditëve që qeveria e Sanas të mos ishte e pranishme në bisedimet për paqe në Gjenevë ndodhi në muajin shtator, pra përpara vrasjes së Kashikci media turke e 

Dhënia e lajmeve sipas dëshirës së sauditëve

Për shembull, agjensia zyrtare e lajmeve AA paraqiti me sukses një fushatëposhtërueseëe edhe vetë agjensia e lajmeve zyrtare saudite do ta kishte zili.

Një situatë e qartë dhe e thjeshtë si fakti që sauditët e penguan avionin jordanez që do të dërgonte delegacionin e Sanas në Gjeneva që të bënte zbritje në aeroportin Sana u shpjegua në mënyrë të pakuptueshme në lajmet e ditës së agjensisë AA:

Ndërsa burimet e sigurisë në Sana theksojnë se nuk janë marrë nga forcat e koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite Ruhsatin, zyrtarët e OKB-së theksuan se nuk morrën asnjë garanci nga koalicioni se avioni jordanez do të bënte zbritje dhe ngritje si dhe pasi ta sillte delegacionin në Gjenevë do t’i dërgonin ata sërisht në Sana.”[19]

Ndërkohë, media jo zyrtare që mbështet qeverinë, Yeni Safak e çoi lajmin edhe një hap më tepër sa e kishte çuar agjesia e lajmeve AA.

Sepse ndërkohë që AA u mjaftua vetëm me fshehjen e së vërtetës, Yeni Safak e ndryshoi lajmin që të ishte në favor të sauditëve.

“Bisedimet për paqe në lidhje me Jemenin që do të fillonin më 6 shtator u përfunduan të shtunën pa sukses duke qënë se pavarësisht gjithë përpjekjeve husit (Lëvizja Shia Ensarullah) nuk arritën të shkonin deri në qytetin e Gjenevës në Zvicër.

Husit, të cilët organizuan një grusht shteti kundër qeverisë legjitime në Jemen, që prej shtatorit të vitit 2014 deri më tani kanë nën kontroll disa rajone të kryeqytetit Sana. Ndërkohë qëforcat e koalicionit që drejtohen nga Arabia Saudire që prej marsit të vitit 2015 mbështesin qeverinë e Jemenit.”[20]

Yeni Safak që ditën që filloi lufta u shprehën se “lufta që filloi Arabia Saudite dhe koalicioni arab në Jemen është një lëvizje vetë-mbrojtjeje”[21] dhe ata që pretendojnë se Irani do të sulmojë Qaben me tank[22] paralajmëron se “ndiqni me kujdes aksin e ligë rajonal që vazhdon ende nën udhëheqjen e dy Velihatëve.”[23]

Vërtetimi i të vërtetës së Jemenit

 

Argumenti më i madh që vërteton të vërtetën objektive në Jemen që ska lidhje me pretendimet e aleatëve të sauditëve janë “bisedimet për negociata” që u zhvilluan në Zvicër në datat 6 deri në 13 dhjetor.

E vërteta është se qeveria e çlirimit kombëtar të Jemenit, e cila nuk u dorëzua në luftën katër  vjeçare kundër 17 shteteve të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të ndërmjetme arriti të bëhej palë në bisedimet për paqe në Zvicër në favor të saj.

Thënë ndryshe, pavarësisht një lufte prej katër viteve që nuk është zhvilluar në kushte të njëjta, Amerika e cila nuk arriti ta përulte popullin jemenas i detyroi sauditët që në bisedimet në Zvicër të dorëzoheshin përballë qeverisë së Sanas.

Bisedimet e Zvicrës

U hap një proces që kërkon të hapë derën për mundësinë e paqes për herë në Jemen që prej 24 marsit të vitit 2015 kur filluan sulmet e koalicionit tëdrejtuar nga sauditët.

Me iniciativën e përfaqësuesit special të OKB-së për Jemenin, sipas negociatave në Zvicër mes delegacionit të “Qeverisë së Çlirimit Kombëtar” tëSanas dhe delegacionit të qeverisë së Mansur Hadit Riad u arrit marrëveshje në tre pika:

1- Ndalimi i luftës në portet e es-Salif dhe Ras Isa dhe qytetit tëHudejde që ishin nën sulm intensiv nga koalicioni saudit, tërheqja e trupave ushtarake të palëve dhe duke ndjekur ligjet e sigurisë së Jemenit përgjegjësia duhet t’i kalojëforcave të sigurisë vendase. Pra, që të vazhdojë nën kontrollin aktual satus quo të qeverisë së Sanas.

2- Krijimi i mekanizmës për vënien në zbatim të marrëveshjes së pengjeve të luftës.

3- Krijimi i një komiteti të përbashkët mes palëve për gjetjen e një zgjidhjeje për qytetin Taiz, i cili gjendet nën rrethimin e koalicionit saudit.

Arritja në marrëveshje në lidhje me këto tre çështje të vendosura në favor të qeverisë së Sanas sjell në vëmendje faktin se deri në çfarë grade do të vihen në zbatim këto pika.

Pavarësisht se palët që kanë arritur këtë marrëveshje janë jemenase, vënja në zbatim të kësaj marrëveshjeje nuk varet në mënyrë të theksuar nga palët jemenase. Sepse palët që kanë vazhduar këtë luftë në Jemen që prej vitit 2015 nuk janë palët jemenase që ishin në tryezën e 

Zvicrës.

Palët e vërteta tëpërfshira në luftën e Jemenit janë koalicioni saudit dhe viktima e kësaj lufte qëështë qeveria e Jemenit në Sana.

Sepse Mansur Hadi dhe qeveria e tij që gjenden në kryeqytetin e Arabisë Saudite në Jemen nuk kanë një ndërgjegje të veçantë nga ajo e qeverisë saudite.

Për këtë arsye do të jenë palët ndërkombëtare të përfshira në luftën e Jemenit që do të vendosin sesa do të vihen në jetë këto pika të marrëveshjes së arritur dhe jo palët jemenase që ishin ulur në tryezën e Zvicrës.

Pala e parë ndërkombëtare qëështë e përfshirë në këtë luftë të Jemenit është Amerika. Lufta e Jemenitështë një derë e një tregti me përfitim për Amerikën duke qënë se i kanëshitur armë sauditëve.

E ardhmja e Bin Selmanit është më prioritare për SHBA-në sesa lufta e Jemenit

Megjithatë, mbrojtja e princit saudit të kurorës nga opozita dhe rivalët e tij të brendshëm dhe të jashtëm është me rëndësishme për Amerikën dhe për Izraelin sesa përfitimet ekonomike që vijnë nga lufta e Jemenit.

Për këtë arsye, pas vrasjes së Xhemal Kashikçi mund të kuptohet se administrata e Trumpit i detyroi sauditët që të vendosnin armëpushim në Jemen për shkak se duhet të mbrohet nga Irani dhe ‘Marrëveshja e shekullit’.

Përpos kësaj, është ende e paqartë nëse sauditët, të cilët u detyruan nga presioni amerikan që të aprovonin bisedimet në Zvicër do të lejojnë qeverinë e Mansur Hadit dhe qeverinë Sana që të arrijnë në një marrëveshje.

Sauditët, të cilët para katër viteve i hapën luftë një ndër shteteve më të varfra në botë me mbështetjen e drejtpërdrejtë ose të ndërsjellë të 17 shteteve të tjera për të nxjerrë husit nga kryeqyteti Sana të cilin e ‘kishin pushtuar’ dhe për të kthyer në pushtet presidentin Mansur Hadi tashmë janëshumë larg qëllimeve që kishin në vitin 2015.

Sipas atyre që e përkufizojnë çështjen e Jemenit duke u mbështetur në argumentët e sauditëve 

problemi buron nga husit të cilët bënë një grusht shteti për të rrëzuar qeverinë legjitime të Jemenit me mbështetjen e iranianëve.  Ndërsa ata që pretendojnë se janë asnjanës  e shohin Jemenin si viktimë të ‘luftës së deleguarë’ mes Iranit dhe Arabisë Saudite.

Sipas mendimit tuaj, a është e vërtetë që Irani mund të ketë bërë një grusht shteti në Jemen  ndërkohë që në 35 vite ka mundur të dergojë avionë në Jemen vetëm për gjashtë muaj dhe po e mban në kontroll prej katër viteve Jemenin kundrejt 17 shteteve të tjera dhe se jemenasit janë viktimë e një lufte të këtillë të deleguarë?

Nëse besoni një gjë të këtillë, atëherë mund të keni besim edhe në vërtetësinë e ndërgjegjësimit në lidhje me Jemenin pas muajit tetor.

Burimet

1]AA, 10 Tetor 2018. Fëmijët e Jemenit po luftojnë me urinë https://ëëë.aa.com.tr/tr/dunya/-yemenli-cocuklar-aclikla-mucadele-ediyor/1277806  

[2]Diyanet TV. 17 Tetor 2018. Çdo dhjetë minuta vdes një fëmijë në Jemen! https://ëëë.diyanet.tv/yemende-10-dakikada-bir-cocuk-oluyor

[3]Faqja zyrtare e Dijanetit, 6 Dhjetor 2018. https://tdv.org/tr-TR/site/haberler/turkiye-diyanet-vakfi-yemen-icin-yardim-kampanyasi-baslatti-3835

[4]Zëri i Amerikës, 28 Nëntor 2018. Kritika e Erdoganit në botën Islame për ata që pretendojnë se janë myslimanëhttps://ëëë.amerikaninsesi.com/a/erdogandan-islam-dunyasina-sozde-muslumanlar-elestirisi/4677716.html

[5]CNN Turk. 31 Tetor 2018. Thirrja e SHBA-së për Paqe në Jemen https://ëëë.cnnturk.com/dunya/abdden-yemende-baris-cagrisi

[6]DË, 3 Nisan 2018. Thirrja e OKB-së në lidhje me Jemenin: Mbani fjalën e dhënë https://ëëë.dë.com/tr/bmden-yemen-çağrısı-sözlerinizi-tutun/a-43234863

[7]Euroneës, 27 Janar 2017. OKB: Çdo dhjetë minuta në Jemen vdes një fëmijë nga uria ose sëmundjet https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=63i1fQbRQG4

[8]Shkrimet kritike të Hashikxhi në lidhje me luftën në Jemen kanë filluar pasi ka prishur 

marrëdhëniet me Muhammed bin Salmanin dhe pasi është detyruar të largohet nga vendi.

[9]YDH. 16 Tetor 2018. Është e vështirë të zgjidhet çështja e Kashikci http://ëëë.ydh.com.tr/HD15715_kasikci-vakasini-halletmek-zorlu-mesele.html

[10]Habertürk. 14 Dhjetor 2018. Erdogan: "Xhemal Kashëkçë ka rënë dëshmor  si pasojë e një operacioni të pamendueshëm në konsulatën e (Arabisë Saudite)https://ëëë.haberturk.com/istanbul-haberleri/17152844-erdogan-cemal-kasikci-suudi-arabistan-baskonsoloslukta-ne-yazik-ki-alcakca-bir-operasyonla  

[11]Euroneës, 30 Nëntor 2018. Presioni i Macronit ndaj princit Selman për çështjen Kashëkçi: Jam i shqetësuarhttps://tr.euroneës.com/2018/11/30/macron-da-prens-salman-a-kasikci-baskisi-endiseliyim  

[12]Star 27 Mars 2015. Erdogan: Irani dhe grupet terroriste duhet të tërhiqen nga Jemeni https://ëëë.star.com.tr/politika/erdogan-deasin-yerini-iran-almamali-haber-1014397/

[13]BBC, 21 Janar 2015. Çfarë po ndodh në Jemen në 5 pyetje? https://ëëë.bbc.com/turkce/haberler/2015/01/150121_yemende_neler_oluyor

[14]Milliyet. 29 Nëntor 2018. Thirrja e Erdoganit ndaj botës islame: Mos bini pre e kurtheve http://ëëë.milliyet.com.tr/erdogan-dan-islam-dunyasina-cagri--siyaset-2786256/

[15]YDH, 12 Dhjetor 2018. Trump: Jemi pranë Bin Selmanit, Irani duhet të tërhiqet nga Jemeni http://ëëë.ydh.com.tr/HD15783_trump--bin-salmanin-yanindayiz-iran-yemenden-cekilmeli.html

[16]AA. 7 Dhjetor 2018. Brenda tre muajve në Jemen janë vrarë dhe plagosur 1500 civilëhttps://ëëë.aa.com.tr/tr/dunya/yemende-3-ayda-1500-sivil-oldu-veya-yaralandi/1332495

[17]El Cezire, 26 Mars 2015. ‘Lufta Iran-Saudi’ në Jemenhttp://ëëë.aljazeera.com.tr/haber/yemende-iran-suud-savasi

[18]NTV, 8 Shtator 2018. Mbledhjet në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Jemenit në Gjenevë u mbyllën pa sukseshttps://ëëë.ntv.com.tr/dunya/yemen-konulu-cenevre-istisare-toplantilari-basarisizlikla-sonuclandi,x8G0CUFeKEa1prVtvajz_A

[19]AA. 5 Shtator 2018. U shtynë bisedimet e Gjenevës në lidhje me Jemenin https://ëëë.aa.com.tr/tr/dunya/cenevredeki-yemen-gorusmeleri-ertelendi/1247280

[20]Yeni Şafak, 13 Shtator 2015. OKB: Qindja mijëra civilë në Jemen janë në gjendje 

katastrofikehttps://ëëë.yenisafak.com/dunya/bm-yemende-yuz-binlerce-sivil-dehset-icinde-3395505

[21]İbrahim Karagül. Yeni Şafak, 27 Mars 2015.Harta e pushtimeve të Iranit nxiti luftë rajonale https://ëëë.yenisafak.com/yazarlar/ibrahimkaragul/iranuin-igal-haritasi-bolgesel-sava-balatti-2009759

[22]İbrahim Karagül. Yeni Şafak, 6 Janar 2016.Para se tankët të prekin Qaben, para se të fillojë lufta e Mekkështtps://ëëë.yenisafak.com/yazarlar/ibrahimkaragul/tanklar-kabeuye-dayanmadan-mekke-savai-balamadan-2025045

[23]İbrahim Karagül. Yeni Şafak, 3 Dhjetor 2018. Tradhëtinë e njëqind viteve më parë e keni mbartur deri më sot, e dëshmuam... * ‘bashkëpunuat’ me dy princas të kurorës, e dëshmuam *  por, mos harroni ne jemi në të njëjtin qëndrim prej një mijë viteve.  https://ëëë.yenisafak.com/yazarlar/ibrahimkaragul/-yuz-yil-onceki-ihanetinizi-bugune-tasidiniz-gorduk-iki-veliahtla-ortak-is-yuruttunuz-gorduk-ama-unutmayin-biz-bin-yildir-ayni-mevzideyiz-2048357



Burimi : Yakın Doğu Haber