Deklarata e Shefit të Shtabit të Iranit për Sirinë: Do të vazhdojë

Publikuar në Tet. 3, 2018, 5:45 a.m.

Në një deklaratë të bërë në lidhje me sulmin raketor të zhvilluar në rajonin Deir ez Zor të Sirisë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit gjeneralmajor Bakiri tha se “kjo do të vazhdoj”.

Në deklaratën e bërë në lidhje me sulmin raketor të zhvilluar në provincën Eblu Kemal të lidhur me qytetin Deir ez Zor të Sirisë,Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit gjeneralmajor Muhamed Bakiri u shpreh se: “Ky ishte një fillimi, vazhdimi i saj do të vijë.”

Në një program në qytetin e Teheranit, Bakiri bëri disa deklarata në lidhje me sulmin raketor të cilin Ushtria e Gardës Revolucionare e zhvilloi në provincën Eblu Kemal të lidhur me qytetin Deir ez Zor të Sirisë.

Bakiri tha se pas sulmit ndaj qytetit Ahvaz të Iranit, ata kanë ndërmarrë hapa të ndryshëm për të marrë ‘përgjigjen e duhur’ dhe shtoi se si rezultat i punimeve kërkimore, është zbuluar se sulmuesit edhe pse kanë qenë në lidhje me një grup anti-iranian, ata janë udhëhequr nga ISIS-i.

Bakiri tha se sulmi raketor ‘u krye me sukses’ dhe se janë vrarë shumë komandantë të ISIS-it, duke shtuar se: “Ky ishte një fillim, vazhdimi i saj do të vijë. Terroristët duhet të dinë se Irani do të hakmerret.”

‘SYNUAM RAJONET E ISIS-IT NËN KONTROLLIN E SHBA-SË’

Bakiri u shpreh se mjetet ajrore pa pilot të Iranit kanë arritur objektivin, duke tejkaluar një apo dy vende dhe shtoi se raketat  synuan rajonet e ISIS-it nën kontrollin e SHBA-së.

Bakiri tha se udhëheqësit e grupit anti-iranian, që organizuan sulmin së bashku me ISIS-in, kanë qenë në vendet evropiane.

Në deklaratën e bërë nga Grada Revolucionare e Iranit, u raportua se në sulmin e zhvilluar në provincën Eblu Kemal të lidhur me qytetin Deir ez Zor të Sirisë, janë hedhur 6 raketa balistike me rreze të mesme dhe pastaj, janë zhvilluar  7 sulme me mjete ajrore pa pilot.

U njoftua se raketat e hedhura nga qyteti  Kermanshah në perëndim të Iranit, kanë qenë raketa “Zulfikar” me rreze 750 kilometra dhe raketa “Kijam” me rreze 800 kilometra.

 Si pasojë e sulmit terrorist në ceremoninë e parades ushtarake në qytetin Ahvaz të Iranit me 22 shtator, paten vdekur 25 persona dhe lënduar 69 të tjerë. Ishte njoftuar se sulmin në fjalë e kishte marrë përsipër organizata terroriste ISIS.



Burimi : Sputnik News