Qeveria neo-naziste e Amerikës në Kiev. Drejt një skenari të përshkallëzimit ushtarak

  • None
nga Michel Chossudovsky | Publikuar në Maj 9, 2014, mesnatë

Qeveria e Kievit e sponsorizuar nga Amerika dhe NAT-jaështë përgjegjëse për kryerjen e vrasjeve në Odesa nga Sektori i Krahut të djathtë dhe forcat e sigurisë, ku u vranë të paktën 14 njerëz.

 

Në Odesa, banditët e Sektorit të Krahut të Djathtë hapën zjarr në qendrën tregtare, duke lënë të vdekur një numër të madh civilësh të pafajshëm, të cilët u dogjën të gjallë bashkë me ndërtesën të cilës iu vu flaka.

 

“Veprime të tilla të kujtojnë krimet e nazizmit,” tha ambasadori rus në OBK Vitaly Churkin.

 

“Komuniteti ndërkombëtar” ka bërë një sy qorr, ndërsa mediat perëndimore i kanë përshkruar neo-nazistët si “luftëtarë të lirisë”. Sipas fjalëve tëEric Sommers:

 

“2 maj 2014, dita kur forcat fashiste të ndihmuara nga qeveria amerikane sulmuan dhe vranë civilë të pafuqishëm në Ukrainë – është një ditë që do të kujtohet me turp”.

 

Në zhvillimet e fundit, Obama i ka dhënë mbështetje të plotë shtypjes së të ashtuquajturve “aktivistë pro-rusë”. Kjo lëvizje kundër regjimit fashist të Amerikës në Kiev është përhapur mjaft. Nuk është e kufizuar të rusët etnikë siç përshkruhet në media. Udhëheqësit e këtyre lëvizjeve janë ukrainas.

Turmat neo-naziste mbajnë vulat e terrorizmit të sponsorizuar nga SHBA-të (si në Siri). Të trajnuar për të kryer krime kundër civilëve. Qeveria neo-naziste e Amerikës në Kiev ështënjë realitet. Është konfirmuar nga gjermania Bild: “Me dhjetra specialistë nga Agjencia Qëndrore e Inteligjencës (CIA) dhe Zyra Federale e Hetimit (FBI) po i japin këshilla qeverisë ukrainase”.

“Duke cituar një burim gjerman, emrin i të cilit nuk bëhet i ditur, Bild am Sonntag tha se CIA dhe FBI-ja po ndihmojnë Kievin dhe rebelët në lindje të Ukrainës dhe po ngrenë një strukturë funksionale sigurie”.

 

 

Përshkallëzimi

Vrasja e civilëve në lindje dhe jug-lindje të Ukrainës nga grupet neo-naziste dhe anëtarët e milicisë civile hap mundësinë e një koflikti më të gjërë në Ukrainë.

 

Për më tepër, përçarja e forcave të armatura të Ukrainës mund tëçojë drejt veprimeve ushtarake kundër regjimit neo-nazist të Kievit.

 

Është e ditur dhe e dokumentuar se përshkallëzimiështë pjesë e një skenari ushtarak të drejtuar kundër Federatës Ruse.

 

“Operacioni anti-terrorist”

Vrasjet janë pjesë e të ashtuquajturit “operacioni anti-terrorist”, i nisur nga regjimi i Kievit me mbështetjen e Pentagonit.

“Operacioni anti-terrorist” është i koordinuar nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare dhe Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare (RNBOU). (Рада національної безпеки і оборони України), që kontrollohen nga Svoboda dhe delegacioni i Sektorit të Djathtë në parlament, i cili mbikqyr Gardën Kombëtare, një milici kombëtare besnike e krijuar në mars me mbështetjen e  këshilltarëve ushtarak perëndimor. Trajnimi i paraushtarakëve të Gardës Kombëtare ka filluar në mes të marsit në veri të Kievit.

Ndërkohë që mediat e kanë prezantuar krizen si një konfrontim mes “pro-rusëve” dhe “nacionalistëve ukrainas”, lëvizja bazë në Ukrainën lindore ka një mbështeje të gjërë. Kryesisht është kundër regjimit neo-nazist të Kievit i mbështetur nga perëndimi.

Garda Kombëtare

Në prag të grushtit të shtetit, ndarjet mes forcave ushtarake të rregullta dhe policisë po bëhen të dukshme. Atyre “nuk mund t’u besohet” kryerja e një “operacioni anti-terrorist” në emër të regjimit të Kievit kudër civilëve:

Shqetësimi rreth besnikërisë së ushtrisë ukrainase dhe agjencive të sigurisë e kanë shtyrë Kievin të nisë krijimin e një njësie ushtarake shtesë, e cila do të këtë kontroll të plotë.

 

Garda Kombëtare ka rreth 60 mijë njerëz dhe është krijuar që të jetë krejtësisht e pavaruar nga ushtria dhe policia e vendit.

 

Rekrutimet nëpër Ukrainë kanë filluar më 13 mars me rreth 20 mijë njerëz gati për t’iu bashkuar shërbimit të ri. RT

 

Në Ukrainën lindore, Gardës Kombëtare i është dhënë mandati për të “përforcuar njësitë ushtarake të rregullta... siç lë të kuptohet, për të vepruar si një forcë kundër kryengritësve”.

Anëtarët e kësaj milicie që veprojnë së bashku me grupet neo-naziste janë lënë të lirë në Ukrainën lindore dhe në Odesa.

Sektori i Djathtë mund të identifikohet lehtë nga anëtarët e tij pasi mbajnë simbole naziste, gjithashtu mbajnëshirita tëzinj. Grupet që mbështesin partinë Svoboda kanë qënë gjithashtu të pranishëm gjatë përleshjeve, të veshur me shirita tëverdhë dhe  simbolin nazist mekryqin e thyer.

 A e ka çuar masakra e Odesës Ukrainën në kufijtë e saj? 

 

Nga Tony Cartalucci,

Aksionet e Gardës Kombëtare koordinohen nga RNBOU.  Nga ana tjetër, forcat speciale dhe njësitë e forcave të armatosura mbikqyren edhe nga RBOU, e cila është e kontrolluar nga partitë neo-naziste.

Vrasjet e këtyre civilëve janë pjesë e një axhende ushtarake të mirëplanifikuar, që përfshin Gardën Kombëtare si dhe forcat e organizuara të grupeve neo-naziste, rastësisht, të përshkruara nga mediat si aktivistë pro-ukrainas. Këta janë këmbësoria e aleancës ushtarake perëndimore. Vrasjet në Odesa mbajnë gjurmët e operacioneve të drejtuara nga shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, bashkë me Gardën Kombëtare dhe militantët e Sektorit të Djathtë, të trajnuar në luftime paraushtarake, me aftësi për të vrarë civilët e pafajshëm.

Në mënyrë ironike, mediat izraelite, të cilat gjerësisht mbështesin regjimin e Kievit, me taktikë e kanë pranuar se kërcënimi i luftës civile buron nga elementët neo-nazist në qeveri. Sipas Israel NationalNews:“Liderët e milicisë neo-naziste kërcënojnë me ‘luftë civile’”. 

 

Ndërkohë, NATO ka planifikuar stërvitje ushtarake në Poloni, “si pjesë e masave të sigurisë së NATO-s ndaj krizës në Ukrainë”.

 

Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu ka theksuar se ka një prani të madhe dhe të pashembullt të forcave të NATO-s në afërsi të kufijve me Rusinë.

 

Michel Chossudovsky

Michel Chossudovsky është pedagog i Ekonomisë (emeritus) në Universitetin e Otavës, themelues dhe drejtor i ...