Fronti i Ri Islamik i Uashingtonin: Zgjerohet mbështetja e Amerikës për rebelët e Al-Kaedës.

  • None
nga Michel Chossudovsky | Publikuar në Shk. 1, 2014, 1 a.m.

Që në fillim aleaca ushtarake Perëdimore (fshehurazi) ka mbështetur terriristët me qëllim destabilizimin e Sirisë si komb.

Mos të harrojmë se Al-Kaeda është një krijesë e CIA-s.

Amerika, NATO-ja, Izraeli, Turqia, Arabia Saudite dhe Katari i kanë kanalizuar ndihmat e tyre për brigadat e Al-Kaedës, të cilat gjithashtu janë të integruar edhe me Forcat Speciale Perëndimore.

Forcat Speciale britanike dhe franceze i kanë trajnuar në mënyrë aktive rebelet në një bazë në Turqi.

Izraeli u ka siguruar një vend të sigurtë në Lartësitë e pushtuara Golan rebelëve të lidhur me Al-Kaedën.

Forcat speciale Perëndimore i kanë trajnuar rebelët në Jordani në përdorimin e armëve kimike.

 

NATO-ja dhe komanda e lartë turke ka qënë e përfshitë në xhihad që përfshin rekrutimin e mijërave luftëtarëve të lirisë, duke na kujtuar rekrutimin e muxhahidinëve për të bërë “xhihadin” e CIA-s (luftëne shenjtë) në kultim e luftës Sovjetiko-Afgane:

 

Burimi ynë raporton se gjithashtu është diskutuar në Bruksel dhe Ankara, se kjo është një fushatë për të rekrutuar mijëra vullnetarë muslimanë në vendet e Lindjes së Mesme dhe në botën muslimane për të luftuar bashkë me rebelet sirianë. Ushtria turke do t’i strehonte këta vullnetarë, do t’i trajnonte dhe t’u siguronte një kalim të sigurtë për në Siri. (Debkafile, 31 gusht 2011) Debka, gusht 2011 e theksoi këtë).

Kjo është një luftë sulmuese. Nuk është luftë civile.

Fronti i Ri Islamik

Luftëtarët e Al-Kaedës bashkë me mercenarë, të trajnuar në Arabinë Saudite dhe Katar përbëjnë shtyllën e forcave opozitare, të cila kanë qënë të përfshira në krime të panumërta dhe akte terroriste kundër popullsisë civie që prej fillimi në mars të vitit 2011.

Ekzistenca e disa brigadave opozitare “më të moderuara” të mbështetura nga Perëndimi është një mit. Ato ekzistojnë vetëm si emër, por nuk përbëjnë një forcë ushtarake domethënëse. Ato nuk kanë ndonjë mbështetje të rëndësishme nga Perëndimi, i cili preferon t’i kanalizojë ndihmat e veta për brigadat e lidhura me Al-Kaedën.

Ushtria e Lirë Siriane dhe Komanda e saj Supreme Ushtarake në thelb shërbejnë si një organizatë fronti. SMC-ja nën drejtimin e gjeneralit Salim Idriss është përdorur si urë mbështetëse për terroristët.

Kohët e fundit, lluftimet kanë krijuar çarje mes rebelëve të lidhur me Al-Kaedën, të cilët fshehurazi mbështetën nga Perëndimi, dhe forcave më të moderuar të brigadave të FSA-së, të mbështetura zyrtarisht nga Perëndimi.

 

Duke “shprehur shqetësimin e tyre”, zyrtarët amerikanë lajmëruan mbajtjen e bisedimeve me drejtuesit rebelt të Frontit të Ri Islamik (i krijuar në muajin nëntor).

 

Qëllimi, gjithsesi, nuk është të ndërmjetësojnë mes fraksioneve të opozitës. Ajo që mendohet është një procedurë e re e kanalizimit të mbështetjes për terroristët e lidhur me Al-Kaedën, nëpërmjët oraganizatës së sapo krijuar të Frontit të Ri Islamik.

 

Fronti i Ri Islamik përfshin gjashtë prej shtatë grupeve më të mësha rebele, duke përfshirë është ish-Frontin Islamik Sirian ( الجبهة الإسلامية السورية‎ al-Jabhah al-Islāmiyya as-Sūriyyah), e cila ishte një organizatë ombrellë selefije.  Selefijtë e Ahrar al-Sham ishin subjekti kryesir i (të ndjerit) Frontit Islamik Sirian. Kjo e fundit ështe shpërndarë dhe integruar (nën një emër të ri) nën Frontin e Ri Islamik, cili po punon krah për krah me Uashingtonin.

 

Kontrata e pritshme mes Uashingtonit dhe luftëtarëve radikalë reflekton se sa shumë aleanca e Frontit (të Ri) Islamik i ka eklipsuar brigadat më të moderuar të Ushtrisë së Lirë Siriane, të cilat Perëndimi dhe fuqitë arabe u munduann t’i bëjnë nëj forcë të aftë për të rrëzuar presidentin Bashar Al-Asad. Bisedimet mund të vendosin drejtimin e ardhshëm të Frontit Islamik, i cili është i angazhuar në përleshje me luftëtarët muslimanë suni të Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit, i lidhur me Al-Kaedën.

 

 Një luftëtar rebel i Frontit Islamik tha se presin nga bisedimet në Turqi që të diskutohet mbi ndihmen e shteteve të Bashkuara për Frontin dhe t’i caktojë atij përgjegjësinë për mbajtjen e rëndit në zonat veriore të Sirisë të kontrolluara nga rebelët.

Rebeli i Frontit Islamik u tha repoterëve se rivaliteti me Shtetin Islamik të Irakut dhe Shamit ka çuar në një valë pengmarrjesh nga të dyja palët dhe se vendimi i Frontit për për të mbajtur bisedime me Amerikanët e ka përshkallëzuar tensionin. Edhe pse ai i pershkruajti dy forcat islamike si të afërta ideologjikishtm, ai tha se SHIISH-i duket i vendosur për të vazhduar konfrontimin. Mbase i inkurajuar nga disa prej mbështetësve të tyre në Arabinë Saudite. (Gulf Today, 13 dhjetor 2013)

Ish-ambasadori amerikan në siri Robert Stephen Ford ka qënë i përfshirë në nëgociata me Frontin Islamik. Ford-i kishte vendosur kontakte me liderët e Frontit të Ri Islamik në muajin nëntor.

Përfshirja e ambasdorit Ford nuk duhet të habisë askënd. Ai ishte nje nga arkitektet e skuadrave të vdekjes të dërguara në Siri duke filluar nga marsi i vitit 2011. Pa asnja dyshim ai ka qënë në bashkëpunim të përhershëm me komandantët rebelë të Al-Kaedës që prej fillimit të kryengritjes.

Robert S. Ford ka punuar më parë në ambasadën amerikane në Bagdad (2004-2005) nën drejtimin e John D. Negroponte-s. Ai ka luajtur një rol kyç na zbatimin e “opsionit shpëtues për Irakun” të Pentagonit. Ky i fundit ka këmbëngulur në përkrahjen e skuadrave të vdekjes në Irak dhe forcave paramilitare, duke u bazuar në eksperiencën e Afrikës Qëndrore. Për sa i përket Sirisë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka bashkëpunuar me disa agjenci amerikane të zbulimit. Ndërsa Pentagoni po mbikqyr ndihmën e SHBA-ve për forcat rebele në Siri.

Në vitin 2012 u krijua një komitet i politikës mbi Sirinë. Ajo përfshinte pjesëmarrjen e ambasadorit Robert Stephen Ford, ish-drejtorit të CIA-s David Petraus, Jeffrey Feltman, Ndihmës Sekretari i Shtetit për cështjet e Lindjes së Mesme dhe të Lindjes së Afërt Derek Chollet, zv/drejtori i shtabit të planifikimit politik të Kilintonit në Departamentin e Shtetit.

Nën mbikqyrjen e Jeffrey Feltman-it, rekrutimi aktual i luftëtarëve bëhet në Katar dhe Arabinë Saudite në bashkëpunim me zyrtarë të lartë nga Turqia, Arabia Saudite, Katari, Libia dhe NATO. Ish-ambasadori i Arabisë Saudite në SHBA, Princi Bandar, i cili mbetet një anëtar kyç i zbulimit saudit, thuhet se është duke punuar me grupin e Feltman-it ne Doha. (Michel Chossudovsky, “Opsioni Shpëtimtar për Sirinë”: skuadrat e vdekjes të zponsorizuara nga Amrika dhe NATO. “Forcat Opozitare”, Global Research, 28 May 2012)

Ajo që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po krijojnë janë disa “kanale të reja të drejtpërdrejta efektive për rritjen e mbështetjes për ushtarët (këmbësorinë) e tyre të Al-Kaedës, duke përdorur Frontin e Ri Islamik si një “rrugë të mesme”. Kjo procedurë parashikohet pas rënies së dukshme të Komandës Ushtarake Supreme të Ushtrisë së Lirë Siriane.

Kohët e fundit mbështetja amerikane dhe e aleatëve të saj për Al-Kaedën është kanalizur për rebelët përmes një mënyrë të tërthortë, me anë të Komandës Ushtarake Supreme  dhe komandantit të përgjithshëm Salim Idriss.

Raportohet se komandant Idriss-i ka lënë Sirinë e ka ikur në Doha, “si rezultat i Frontit Islamik, duke marrë me vete selinë e tij.”  Sipas raportimeve, marra e selisë ka bërë që “ Shtetet e Bashkuara dhe Britania të lajmërojnë (më 11 dhjetor) se ata po pezullonin ndihmat jo vdekjeprurëse për veriun e Sirisë, për shkak të frisë se pajisjet mund të binin në duar të gabuara.”

Por, përsëri kjo është nje perde tymi” Fronti i Ri Islamik, i cili sulmoi selinë SMC-së, po punon në bashkëpunim të ngushtë me mbështetësit e tij Perëndimore, përfshirë ambasadorin Robert Stephen Ford.

Uashingtoni ka ndërment të përdorë Frontin Islamik për të kanalizuar mbështetjen e saj për fraksioinet më radikale të Al-Kaedës, përfshirë Al-Nusran, e cila, sipas raportimeve, ka krijuar lidhje me Frontin e Ri Islamik.

Administrata Obama është angazhuar për një “zgjerim të kryengritjes siriane që përfshin edhe Frontin islamik të sapo formuar”:

 

Fronti  prej kohësh po ngutet për t'u përfshirë në KMM, dhe dëshiron të përfaqësohet gjatë bisedimeve të Gjenevës, sipas komandantëve rebelë. Ford, ish-ambasadori,  do të udhëtojë për në Londër të premten për të takuar mbështetësit ndërkombëtarë të opozitës. Pastaj do të niset për në Turqi për bisedimet me Koalicionin Kombëtar Sirian. Gjithashtu atje mund të takohet edhe me Frontin Islamik, tha zyrtari i lartë.

Propaganda është dredhi për t’a portretizuar Frontin e ri islamik si i moderuar. Objektivi i Uashingtonit është që të sigurojë një pamje ligjshmërie kryesisht të një kryengritjeje të integruar nga ushtarët e Al- Kaedës me aleancën ushtarake perëndimore.

Krijimi i një Frontit Islamik pro-SHBA-ve që i shërben qëllimit për të kanalizuar të holla dhe armë për rebelët direkt nëpërmjet organizimit të një ombrelle të re të Frontit Islamik.

Michel Chossudovsky

Michel Chossudovsky është pedagog i Ekonomisë (emeritus) në Universitetin e Otavës, themelues dhe drejtor i ...