Myslimanja si qytetare?

nga Senada Tahirović | Publikuar në Shk. 7, 2018, 12:16 a.m.

Identiteti femëror i myslimanes është i larmishëm dhe nuk është risi se myslimanet janë  ato të cilët nuk e mbajnë shaminë/hixhabin në hapësirën publike, por  shtetet demokratike dhe shoqëritë pluraliste do të duhet të pranojnë se nuk janë vetëm ato, por ka të tillë që mbajnë shaminë/hixhabin të cilin e konsiderojnë pjesë të identitetit të tyre. Njëherë kur institucionet shtetërore caktojnë cilat nga neve jemi ”të pranueshme”-nuk ka dilemë se atyre tjerave kjo drejtë në vetë përcaktim  të identitetit do të mohohet.

Viteve të fundit në opinion në tokën e Evropës, relativisht shpesh mbahen diskutime të gjalla të cilët në fokus kanë ndonjë lidhje me islamin, më së shpeshti në kontekstin e problemeve në kuptim të islamit ose myslimanëve. Madje edhe vështrimi sipërfaqësor  i këtyre diskutimeve, por edhe legjislaturave juridike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të proceseve gjyqësore dhe vendimeve të gjykatave në këtë fushë-tregojnë se çështjet të cilat nënkuptojnë”të jesh mysliman” kryesisht modelojnë të venë në dyshim ose të problematizojnë çështjet të cilët nënkuptojnë çka është ”të jesh myslimane”?

Për shkak të kontekstit historiko-kulturor, ky “model” kryesisht është mirënjohës për ata, agjenda politike e të cilëve dhe fuqia qëndron në identifikimin e ”tjerëve” rreth neve. Në lidhje me këtë, në mënyrë më intensive tregohen ato çështje të cilët kanë të bëjnë me të drejtën e mbajtjes së shamisë/hixhabit si e drejtë në vetë përcaktim të identitetit të personit/gjegjësisht qytetares, në hapësirat të cilat në shtetet sekulare, tradicionale apo institucionale quhet hapësirë publike.

Ashtu që në nëntor të vitit të kaluar kemi parë raportin të cilin e ka porositur Komisioni evropian me titull”Religious clothing and symbols in employment” i cili në mënyrë primare merret me çështjet e mbajtjes së ”veshjes fetare dhe simboleve” në vendin e punës, ashtu që  ky raport ofron analizën ligjore të gjendjes në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe  të Këshillit të Evropës. Raporti tregon se gjer në vitin 2017 shtetet sikurse Austria, Belgjika, Bullgaria dhe Franca këtë çështje e kanë kufizuar nëpërmjet legjislacioneve nacionale, ndërsa p.sh. Belgjika, Gjermania dhe Spanja kanë miratuar rregulloret komunale apo krahinore kundër mbajtjes së veshjes fetare dhe simboleve fetare. Në Letoni dhe Holandë, ekzistojnë propozimet ligjore dërguara procedurave parlamentare, gjersa në Luksemburg projektligji është në përgatitje të sipër. Në Sllovaki dhe Slloveni, ndalesën e ka propozuar një parti nacionale, por partitë tjera e kanë refuzuar. Në vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian po mbahen diskutime politike dhe publike për këtë çështje, si p.sh. në Kroaci, Çeki, Britani të Madhe. Nga ana tjetër ekzistojnë edhe shtetet anëtare sikurse Qiproja, Estonia, Finlanda, Greqia, Hungaria, Italia, Lituania, Malta, Polonia, Portugalia dhe Rumania, në të cilat shtete kjo çështje akoma  nuk është paraqitur dhe as  shqyrtohet.

Pra, praktikat në këtë fushë dukshëm po ndryshojnë në mes shteteve anëtare, por është evidente se në numrin e caktuar të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian është krijuar problemi( me ligjin apo hapjen e diskutimeve publike) rreth mbajtjes së”veshjes fetare dhe simboleve fetare” në hapësirat publike. Në këtë raport kemi vënë re dy aktgjykime për diskriminim në bazë të fesë të Gjyqit evropian të drejtësisë nga marsi i vitit 2017. Këto janë aktgjykimet e para nga kjo fushë, ndërsa të dyja kanë të bëjnë në rastin e myslimaneve të cilët janë larguar për shkak të refuzimit që të heqin shamitë  në vendet e tyre të punës në sektorin privat.

Edhe pse kemi parë të gjitha supozimet që ky shqyrtim për çështjen e mbajtjes së  shamisë në hapësirën publike nga vendet anëtare të Bashkimit evropian, për shkak të përvojës shumëvjeçare  të bashkëjetesës dhe rëndësisë kulturologjike të shamisë në këto hapësira, të mos lëviz në hapësirën tonë publike, të mos them se kemi pas mundësinë të hapim shembullin e mirë, ajo neve, megjithatë nuk na ka anashkaluar. Sipas përmbajtjes, më e rëndësishme është ajo nga viti 2016, e inkurajuar me vendimin e njohur të Këshillit të lartë prokurorial dhe gjyqësor për ndalesën e theksimit të simboleve fetare në institucionet e judikaturës.

Neve, në Bosnjë e Hercegovinë, ky diskutim për mbulesën e myslimaneve nuk është i pari. Të ngjashme me këtë lëndë, me arsyet dhe shkaqe tjera, janë mbajt në Bosnjë në fillim të shek. XX-të dhe kanë zgjatur gjer në vitin 1950 kur me ligj e kanë  bërë të pakuptimtë  diskutimin e mëtutjeshëm, dhe i ka mbyllur myslimaneve supozimin dhe mundësinë e vetë përcaktimit të identitetit fetar. Kjo dukuri e mohimit të kësaj drejte,për  neve nuk është risi, por është konsideruar se ajo është e rezervuar për regjimet totalitare, por jo edhe për demokracitë  dhe shoqëritë me përvojë, për  të cilin shoqëria jonë po mëton të bëjë, në të cilin gratë,dhe ato të cilat i përkasin pakicave, po edhe myslimanet, kanë të drejtë në këtë qëndrim të tyre.

Identiteti femëror i myslimaneve është i larmishëm dhe nuk është e re që myslimanet janë edhe ato që mbajnë shamitë/hixhab në hapësirën publike, por këto shtete demokratike dhe shoqëritë pluraliste do të duhet të pranojnë se nuk janë vetëm ato, sepse jemi edhe ne, të cilët mbajmë shaminë/hixhabin, të cilin e konsiderojmë pjesë të identitetit të vet. Njëherë kur institucionet shtetërore të përcaktojnë cilat prej neve”jemi të pranueshme”, nuk ka dilema se të tjerëve këtë të drejtë më vetë përcaktimin e identitetit do të jetë e mohuar. Pra, në shoqërinë pluraliste, institucionet shtetërore në rendin sekular, qytetar dhe ligjor kanë mekanizma, se cila drejtë do të  duhet të ishte në dispozicion të gjithëve, kurrë për bazë do të ishte respektimi i kësaj drejte të pranuar që qytetari me vetë definim të caktojë se çka paraqet për atë obligimi fetar dhe identiteti fetar, natyrisht që kjo e drejtë të mos rrezikojë të drejtën dhe lirinë e të tjerëve.

Zgjidhjet e këtilla do të hapin hapësirë që të largohemi nga shqyrtimi për uniformim”neutral” të qytetares dhe të barazisë, dhe që të merremi me ardhmërinë, që energjinë të investojmë në krijimin e shoqërisë së dijes, sundimit të ligjit në të cilën nëpunësit shtetëror janë servis për qytetarët dhe qytetaret.

Por, sikurse tek ne, ashtu edhe në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në të cilat me çështjet e tilla, ata  të cilët propagandojnë politikat e frikës nga”të tjerët” po ndërtojnë karrierat politike dhe po fitojnë pozicionin e fuqisë?



Burimi : Preporod