Indonezia botoi 3 përkthime të Kur'anit në 3 gjuhët lokale

Publikuar në Dhj. 27, 2017, 10:02 p.m.

Ministria e Çështjeve Fetare të Indonezisë ka botuar 3 përkthime të Kur’anit në 3 gjuhë rajonale, përkatësisht, Melayu Ambon, Balinese dhe Banxhar.

Përkthimet u bënë "për ata që flasin më rrjedhshëm në dialektet e tyre rajonale sesa në indonezisht", tha të mërkurën Ministri i Çështjeve Fetare,  Lukman Hakim Saifuddin, siç citohet nga agjencia e lajmeve Antara.

Lukman Hakim Saifuddin tha se Kur’anet e përkthyer do të ofrojnë shërbime fetare, sidomos për muslimanët që nuk flasin rrjedhshëm në indonezisht, si dhe për ruajtjen e kulturës  në arqipelag, duke forcuar gjuhët rajonale, veçanërisht ato që përballen me kërcënimin e zhdukjes.   

Këtë vit, ministria ka nisur deri në 12 përkthime të Kur'anit, përfshirë në gjuhën Sasak nga Perëndimi, Nusa Tenggara (NTB), Kaili dhe Torajxh  nga qendra, Sulawesi,  Makassar nga Sulawesi i Jugut, Bolaang Mongondow nga Sulawesi i Madh, Batak Angkola nga Sumatra Veriore, Minang nga  Sumatra, Perendimore, Banyumasan nga Java Qendrore, Dayak nga Kalimantan nga Perëndimi, Ambon nga Maluku, Banjar nga Kalimantan Jugore dhe në gjuhën Balinese.



Burimi : The Jakarta Post