Do të publikohet përkthimi i ri i Kur’anit në gjuhën armene

Publikuar në Shta. 19, 2017, 12:18 a.m.

Qendra Kulturore Iraniane në Jerevan, Armeni, ka autorizuar përkthimin e Kur'anit në gjuhën armene.

Mexhid Moshki, atashe kulturor i e Iranit në këtë vend Kaukazian, ka patur përkthime të Librit të Shenjtë, Kur’anit në gjuhën armene më parë, por ato nuk janë të kualitetit të lartë.

Ai i tha  për programin Kur’an Rasad  TV  se Qendra Kulturore ka themeluar një komision për përkthimin e Kur'anit në gjuhën armene  dy vjet më parë dhe deri më tani janë përfunduar 15-të xhyza të Kur’anit.

Mexhid Moshki shtoi se përkthimi i 15-të Xhyzave tani është në dispozicion në faqet e internetit të qendrës kulturore dhe Xhamisë Blu të Jerevanit.

Gjuha armene, e cila zë një degë e pavarur e pemës gjuhësore indoevropiane, është gjuha zyrtare e Republikës së Armenisë dhe Republikës së Artakhut.

Historikisht gjuha armene është folur në të gjithë Malësitë Armene dhe sot flitet gjerësisht në diasporën armene.



Burimi : IQNA