Vëllazëria dhe Irani: Një aleancë islamike kundër dhunës?

  • None
nga Sami Kleib | Publikuar në Mars 30, 2014, 1 a.m.

Kur dallëdyshet e para të Pranverës Arabe filluan të këndonin në Tunizi dhe Egjipt, Irani e përshkroi revolucionin si një rizgjim islamik. “Revolucionet arabe janë të frymëzuara nga modeli dhe fryma e revolucionit islamik në Iran dhe janë një vazhdim i tij,” tha udhëheqësi shpirtëror i Iranit Ali Khamenei në një predikim në shkurt të vitit 2011. Udhëheqësi iranian nuk ishte i panjohur me Vëllazërinë Muslimane (VM), pasi ai ishte i pari që përktheu librin e Sejid Kutbit në persisht dhe inkurajoi leximin e tij.

Në atë kohë Irani priste që VM t’ia kthente shpërblimin me të njëjtin entuziazëm. Megjithatë, vizita e parë e presidentit Mursi në Iran ishte një zhgënjim. Presidenti i VM përdori podiumin e Samitit të Kombeve të Bashkuara për të mbajtur një fjalim sektar, duke kundërshtuar mikritjen iraniane. Ai e mbylli fjalimin e tij duke i shkëputur marrëdhëniet me aleatin e Iranit, Sirinë.

Tre vjet pas revolucionit dhe kryengritjes, VM nuk mund të kihet zili për gjëndjen e saj. Amerika dhe vendet Perëndimore e rrëzuan pas një periudhe flirtimi. Uashingtoni pretendoi të priste një pjesë të madhe të ndihmës për Egjiptin.  Por, pas perdes, po i tregonte udhëheqjes së re egjiptiane “që të mos u bëheshin merak. Këto janë thjeshtë fjalë. Asgjë nuk do të ndryshojë.”

Shumica e vendeve të Gjirit kaluan në ofensivë kundër Vëllazërisë. Sauditët i vunë në listën e terroristëve. Hamasi dhe Turqia u bënë shkak për akuza në Egjipt dhe Siri.

Nëse dallëndyshja që këndoi mbi Tunizi dhe Egjipt do të ishte ende gjallë, do të habitej se sa shpejt ndryshoi situata. Një revolucion që hëngri fëmijët e vet. Tjetri shkoi drejt ndarjes dhe rajonalizimit.  I treti u nda. I katërti u mbyt nga një valë terrorizmi dhe tekfirizmi, dhe i pesti harroi pse u ngrit në fillim.

Një panoramë tjetër po merr formë sot. Interesat e Iranit dhe Turqisë bëjnë thirrje për një restaurim të marrëdhënieve miqësore. “Vëllazëria e tanishme, dashuria dhe miqësia mes Iranit dhe Turqisë është e pashoq në shekujt e fundit,” tha Khamenei kur priti kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdoğan. “Jam këtu për të vizituar atdheun tim të dytë,” u përgjigj Erdoğani.

Gjatë krizës siriane, marrëdhëniet mes Teheranit dhe Ankarasë nuk u dobësuan. Qortimi nuk çoi në një prishje të marrëdhënieve të tyre. Marrëdhëniet e tyre të mira të tanishme kanë dimensione të mëdha strategjike.

Kjo u pasua një nga vizitë në Iran nga ana e ministrit të jashtëm të Katarit, e më pas nga një delegacion i Hamasit. Teherani u tregua i rezervuar në lidhje me rrëzimin e Mursit në Egjipt, por mbajti lidhje me VM.

Strategjia afatgjatë e Iranit mbetet e njëjtë , bota islame duhet të bashkohet. Teherani shpreson të rrisë marrëdhëniet suni-shija për të krijuan një aleancë globale. Ajo e di se arsyeja kryesore për grindjet sektare në rajon është për shkak të rolit të saj dhe të aleatëve të saj.

Në terma afatshkurtër, Irani beson se është në interesin e tij të madh afrimi me rrymat e moderuara sunite në rajon, duke përfshirë edhe VM. Kjo do të ndalonte luftën në Siri, do t’i jepte fund grindjes sektare, do të përmirësonte pozitën e tij në negociatat mbi programin bërthamor dhe do të ndihmonte në përballjen me sauditët.  Disa, akoma nuk shohin ndonjë arsye të vlefshme të përfshirjes së VM në listën e organizatave terroristëve nga Arabia Saudite. Por, Irani mund të jetë përfituesi më i madh, nëse Teherani bëhet destinacioni i atyre që dëmtohen nga sulmi i Saudisë; nga Turqia në Katar me aktor të rëndësishëm në Jemen.

Disa ditë me parë, Ismail Hanije, një zyrtar i Hamasit dhe kreu i qeverisë në Gaza, foli në mënyrë direkte kundër Izraelit, duke bërë thirrje për luftë dhe martirizim, disa ditë pasi raketat e Xhihadit Islamik goditën Izraelin.

Dy vizitorë të rëndësishëm kanë qënë në Teheran para kërcënimeve dhe raketave: kreu i marrëdhënieve ndërkombëtare të Hamasit Osama Hamdan, i cili tha se marrëdhëniet me Iranin ishin normale dhe të mira, dhe sekretari i përgjithshëm i Xhihadit Islamik, Ramadan Abdullah Shalah.

Egjipti shumë shpejt e zbuti retorikën e tij kundër Iranit. Mes raketave dhe kërcënimeve, Ministri i Jashtëm egjiptian Nabil Fahmi kishte folur në Bejrut rreth rëndësisë për restaurimin e marrëdhënieve me Iranin. Për shkak të marrëdhënieve me sauditët dhe presionit ndërkombëtar përpara zgjedhjeve, bërja publike e kësaj çështjeje mund të mos jetë e përshtatshme. Megjithatë, hapja e Egjitpit ndaj Iranit dhe Rusisë duket të jetë më se e nëvojshme për momentin.

Çfarë ndryshoi?

Në tre vitet e fundit, Irani ka qënë i zënë duke kërkuan një mënyrë për të krijuan marrëdhënie serioze dhe të forta me Vëllazërinë Muslimane. Sot, VM duket se është ajo që ka nëvojë për këtë marrëdhënie. Në të kaluarën kjo marrëdhënie do të kishte zemëruar Perëndimin.

Izraeli është i shqetësuar dhe po shikon nga afër mundësinë për sanksione. Ai qëllimisht, ka përhapur informata se Halid Mashal, kreu i byrosë politike të Hamasit është gati të bëjë një vizitë në Iran me ndërmjetësimin e Katarit. Hamasi u detyrua ta mohonte këtë.

Pa dyshim, vendimi i Saudisë kundër VM po krijon një tronditje, madje edhe në Gjirin Persik. Dega e VM në Kuvajt është një pjesë e një kombinimi kompleks dhe nuk mund të luftohet. Në Bahrein VM është në një situatë të ndjeshme, pasi vendi po mundohet të zgjidh problemet e tij të brendëshme të konfliktit mes shijave dhe autoriteteve [sunite].

Ministri i Jashtëm i Bahreinit u detyrua të mohonte atë që tha se VM në vend nuk është një grup terrorist.  Ai u tërhoq duke thënë se vendi i tij qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkurara Arabe dhe se armiku i tyre është edhe armiku i Bahreinit.

Ankthi u përhap te VM në Siri dhe Palestinë. Në Jemen, Vëllazëria e gjeti vetën shumë të dobët për të përballuar Huthët, pasi sauditët ia përplasën derën në fytyrë udhëheqjes së tyre, klanit Al-Ahmar.

Irani mund ta shikojë këtë si një mundësi për të ringjalluar idenë e tij për një rigjallërim islamik. Në mënyrë të veçantë, ajo do të bazohej në afrimin e kampit sunit dhe shiit me njëri-tjetrin në Republikën Islamike.

Arabët nga ana tjetër, po luftojnë në tokat e njëri-tjetrit. Ata po medojnë t’ia japin vendin e Sirisë në Ligën Arabe opozitës, e cila tashmë nuk përfaqëson shumë në terren. Po presin për ditë më të mira? Dallëndyshet ngordhën para se pranvera të lulëzonte.