Dështimi i dobishëm i Gjeneva II: Uashingtoni gjën alternativë tjetër për Asadin

  • None
nga Sami Kleib | Publikuar në Shk. 3, 2014, 1 a.m.

Rezultati më i rëndësishëm i Gjeneva II është dështimi i saj. Tani është koha për t’u përgatitur më mirë për raundin e dytë, cili mund të dështojë gjithashtu. Dështimi ka të ngjarë të vazhdojë derisa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të bien dakord për një zgjidhje politike. Derisa zgjidhja të piqet e të jetë gati,  është mirë të merren disa masa për dhimbjen  dhe të pretendohet se kanceri po sherohet.

Dështimi i raundit aktual të Gjeneva II u jep mundësinë rusëve të thonë se problemi është opozita. Moska nuk është e kënaqur me atë që Koalicionin Kombëtar Sirian po diskuton në Gjenevë. Ndoshta ishte shumë e lumtur me faktin se delegacioni ishte i dobët dhe se nuk përfaqësonte opozitën. Tani, ajo mund të nxisë për një zgjerim të opozitës, t’i jap fund koalicionit dhe të përfshijë shumicën majtiste, liberalët si dhe opozitën sekulare.

Dështimi i Gjeneva II nuk e shqetëson Uashingtonin. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të heqin qafe presidentin Bashar Al-Asad. Atëherë, është më se e natyrshme që të quhet ai përgjegjës për dështimin e raundit të parë. Administrata e presidentit Barak Obama është e vetedijshme se Asadi do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale verën e ardhshme. Ata mendojnë se nëse ai garon, ka mundësi të fitojë. Shtetet e Bashkuara janë nën prësionin e Rusisë, Iranit dhe Kinës që të lënë popullin sirian të vendosë për të ardhmen e vet. Ka një konsensus ndërkombëtar që është e sigurtë se Asadi do të fitojë, edhe nëse zgjedhjet mbahen nën mbikqyrjen e ndërkombëtarëve.

Amerikanët nuk mund ta imagjinojnë një gjë të tillë, por as nuk mund ta përmbysin Asadin apo ta vrasin atë. Nëse e bëjnë këtë, atëherë marrëveshja për armët kimike do të prishet dhe dyert e hapura me Iranin do të mbyllen. Mund të ketë një problem të madh me Rusinë dhe Kinën, të cilët nuk e kanë pranuar mashtrimin global mbi përfshirjen në përmbysjen e regjimit libian dhe vrasjen e Muhamer Gadafit. Më e rrezikshjam është se askush nuk e di se si mund të reagojë ushtria siriane dhe aleatët e saj.

Ishte e nëvojshme të tërhiqej qilimi poshtë këmbëve të delegacionit qeveritar siran në Gjeneva II. Ministrat e jashtëm të SHBA-së, Saudisë, Turqisë, Katarit dhe Francës, në fjalimet e tyre e quajtën Asadin përgjegjës për luftën dhe terrorizmin në vend. Ish-ambasadori Amerikan në Siri Robert Ford ka vazhduar fushatën me deklaratat e tij për krime lufte. Kongresi Amerikan rifilloi ndihmën ushtarake jo vdekjeprurëse për opozitën siriane të moderuar. Shtetet e Bashkuara dhe Franca e kanë akuzuar regjimin se po pengon dorëzimin e armëve kimike. Uashingtoi deklaroi, edhe njëherë, se opsioni i luftës kundër Sirisë është akoma në tryezë.

Mesazhi është i qartë: Asadit nuk i lejohet të rimarrë frenat. Në këtë pikë, çdo gjë është në favor të tij. Një opozitë e ndarë politikisht, duke luftuar mes vete me luftëtarët e tjerë të opozitës, procesi i pajtimi që po lëviz përpara më një ritëm të shpejtë, prania dhe vitaliteti i delegacionit  zyrtarë në Gjeneva II, anëtarët e të cilit dominuan  mbulimim mediatik të huaj, morali i lartë i ushtrisë në terren dhe zhvendosja e humorit ne publikun sirian, të cilën kërkojnë kthimin e shtetit. Shtoni në këtë përzierje qëndrueshmërinë e kundërshtimit të Rusisë dhe Iranit në mbështetjen e aleatit të tyre sirian. Burime nga të dyja palët konfirmojnë se vetë Asadi, e jo vetëm regjimi, janë akoma një vijë e kuqe.

Çfarë mund të bëjë Uashingtoni dhe aleatët e tij?

Janë tre mundësi. Ose SHBA-ja pranon mbijetesën e Asadit, kandidaturën e tij dhe fitoren e bazuar në një marrëveshje të heshtur me Rusinë. (Kjo është e mundur, pavarësisht zhurmës amerikane që mund ta shoqërojë atë). Ose mund të përpiqet përsëri të krijojë një balancë ushtarake, duke i dhënë opozitës armë vdekjeprurëse. (Një opsion i pamundur ky, për shkak të qëndrimeve në lidhje me Al-Kaedën, Frontit Al-Nusra dhe Shtetin Islamik të Irakut në Siri). Ose do të vërë përballë një alternativë të pranueshme për Asadi. (Ky ospion po theksohet shumë në këtë pikë).

Një zyrtar i lartë amerikan tha se kjo alternativë është gati. Ai është i rezervuar për detajet, por tregon per dy opsione. Ose do të jetë dikush i pranueshëm për ushtrinë, një figurë kryesore e regjimit, që do të thotë se nuk do të ketë probleme me rusët dhe iranianët, ose presidenca në fazën e ardhshme dotë jetë një lloj qeverie tranzitore që bazohet në Gjeneva II.

Para kësaj, qyteti zceran do të duhet të presë një sërë takimesh për të arritur një konsensus ndëkombëtar për formën kalimtare të qeverisë tranzitore, kompetencat dhe rolin e saj. I njëjti zyrtar konfirmoi , pa iu dridhur qerpiku, se alternativa është gjetur dhe ai është nga sekti alevi. Ai gjithashtu, konfirmoi se janë bërë kontaktet me njerëzit brënda Sirisë për këtë qëllim dhe se çështja tani është duke u diskutuar me rusët. Ju mund të dëgjoni deklarata të tilla nga liderët e  koalicionit që ishin në Gjenevë. 

Është e vërtëtë, apo është vetëm një manipulim? Figura të shumta të regjimit sirian dhe një numër i madh i aleatëve të tyre besojnë se Shtetet e Bashkuar nuk kanë lënë gurë pa lëvizur për të gjetur një alternativë për Asadin. Megjithatë, shtojnë ata, Shtetet e Bashkuara nuk ishin në gjëndje ta arrinin këtë qëllim edhe kur regjimi ishte i dobët. Pra, si do të jetë në gjëndje ta bëjë tani, kur shteti ka rifituar shumë elementë të pushtetit të tij? Është vetëm një manipulim, këmbëngulin ata.

Si i tillë, duket se dështimi i raundit aktual të Gjeneva II është e dobishme për Uashingtonin. Shtetet e Bashkuara theksojnë se delegacioni i koalicionit bëri një lëshim të madh duke u ulur në tryezën e bisedimeve. Ata gjithashtu, ranë dakord për të diskutuar çështje dytësorë, duke braktisur kushtin paraprak të negocioantave, domethënë, dorëheqjen e Asadit. Por, sipas Uashingtonit, delegacioni zyrtar shfaqi mungesë gatishmërie për të pranuar çdo gjë që ka të bëjë më rishikimin e të ardhmes politike të Sirisë. Shtetet e Bashkuara konfirmojnë se u përpoqën të bënin të pamundurën që të inkurajonin delegacioni për të ardhur në Gjenevë, por kjo mund të jetë e vështirë në të ardhmen. Rusët dhe aleatët e tyre u përgjigjën se regjimi gjithashtu, bëri një lëshim të madh kur pranoi të ulej me parti, të cilat ajo i përshkruan si terroristë. Kjo është arsyeja pse Moska argumentoi se ky raund i bisedimeve nuk çoi asgjëkundi, për shkak se koalicioni nuk është në gjendje të kontrollojë forcat opozitare në terren dhe se nuk përfaqëson opozitën.

Atëherë, është e nevojshme që të ketë negociata të ardhshme të ndjekura nga një përfaqësim më i madh i opozitës dhe një prani më efektive në terren. Rusët flasin rreth nëvojës së përfshirjes së Iranit në negociatat e ardhshme, të cilat ka të ngjarë të zhvillohen pas disa muajsh. Është thënë se Teherani, me pritjen e ngrohtë që i bëri kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdoğan është duke tërhequr qilimin poshtë këmbëve të Arabisë Saudite. Pala iraniane dhe turke janë në kërkim të një opozitë, e cila të mos jëtë nën ndikimin saudit. Gjithsesi, Turqia kërkon një çmim për këtë. Ajo vazhdon të thotë se Asadi është problemi, duke shpresuar për një zbutje të kundërshtimit iranian drejtë idesë për ta braktisur atë. Megjithatë, faktet në terren tregojnë se era turke po fryn në dëm të grupeve të lidhura me Al-Kaedën. Kjo është e vetmja gjë që do të dobësojë luftëtarët dhe do të bëjë të munduar gjetjen e një gjuhe të përbashkët lidhur me të ardhmen në Alepo dhe rrethinat e saj.

E gjitha kjo tregon se jo të gjithë elementët për një zgjidhje politike janë të gatshme. Por ajo gjithashtu, tregon se përpjekjet në prapaskenë po përshpejtohen, edhe pse ekziston mundësia që lufta në Siri të vazhdojë edhe për shumë kohë. Megjithatë, shqetësimi mbi terrorizmin do të thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk  e kanë përgjithmonë luksin e menaxhimit të krizës siriane. Prandaj, është e nëvojshme që të dyja palët siriane të mbahen brënda një kornize për negociata të nëjpasnjëshme, edhe nëse rezultatet janë modeste, apo edhe nëse nuk ekzistojnë në fazat e hershme.



Burimi : Al Ahbar