Donald Trumpi u prit nga Papa në Vatikan

Publikuar në Maj 27, 2017, 12:26 a.m.

Është pritur se takimi do të jetë i tensionuar, pasi që presidenti amerikan, multimiliarderi Trump dhe papa Françesko, prift i varfërve, do të paraqesin qëndrime diametralisht të kundërta për ndryshimet klimatike dhe imigrim. Papa Françesko e ka lut presidentin amerikan të jetë përcjellës i paqes, në takimin e tyre të pare të pritur me padurim në Vatikan, ndërsa Donald Trumpi ka premtuar se nuk do të harrojë”atë çfarë i ka thënë Papa”. “Të njohësh shenjtërinë e tij është nder për tërë jetën. Po e lëshoj Vatikanin i vendosur si kurrë më pare se do të merrem me realizimin e paqes në botën tone”, ka porosit Trumpi në Twitter.

Në fillim të takimit të dytë ishin të ngurtë. Trumpi ka hyrë në ashensor me të cilin u ngrit në katin e tretë të pallatit Apostol pas shëtitjes të gjatë ceremoniale në korridoret e mahnitshme të pallatit të Papës, ia ka shtrënguar dorën Papës në hyrje të sallës të cilën papa Françesko i shfrytëzon për takime protokolare. ”Mirëseerdhët” e priti papa me fjalët, “Nderi Im i  madh “, u përgjigj Trumpi. Papa dhe Trumpi kanë biseduar 30 minuta në katër sy, njëzet minuta më pak se që papa ka ndarë kohën për takimin me Obamën.

Në deklaratën të cilin e ka publikuar Vatikani pas takimit ka thënë se biseda ishte e sinqertë dhe se Selia e shenjtë shpreson se do të vjen deri te bashkëpunimi në mes qeverisë amerikane dhe Kishës Katolike amerikane, kur ka të bëjë për ndihmën e imigrantëve.

Kisha katolike amerikane po kundërshton përpjekjet e Trumpit që të zvogëlojë ndihmën federale për qytetet të cilët i kanë dhënë strehim për imigrantët ilegal, dhe e kundërshton ndërtimit të murit me Meksikën. Papa vitin e kaluara ka thënë se njeriu i cili mendon të ndërtojë mure, e jo ura, nuk është i krishterë.

Papa Trumpit i dhuroi kopjen e porosis së vitit të ri me titull”Jo dhunë-stili i politikës për paqe, si dhe kopjen e enciklikës për ndryshime klimatike”Do t’i lexoj “, ka thënë Trumpi. I ka dhuruar çmimin me degën e ullirit me fjalë:”Dëshira ime është të bëheni degë e ullirit në ndërtim të paqes”. Trumpi papës o dorëzoi kutinë e kaltër  e cila përmban librat e Martin Luter Kingut me fjalët”Mendoj se do të kënaqeni. Shpresoj se po”.    



Burimi : Global cir