Stoltenberg: Dhuna nuk ka vend në asnjë kuvend

Publikuar në Prill 29, 2017, 2:42 a.m.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar hap pozitiv zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit të Maqedonisë dhe ka dënuar sulmet e dhunshme gjatë ditës së djeshme.

“I dënoj fuqishëm sulmet e djeshme ndaj anëtarëve të Parlamentit në Shkup. Dhuna nuk ka vend në asnjë Kuvend. U bëj thirrje aktorëve politik ta ruajnë qetësinë, vetëpërmbajtjen dhe t’i respektojnë proceset demokratike. Dialogu politik është rruga e vetme e arsyeshme, e duhur dhe në të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit”, deklaroi Stoltenberg.