Shoqëritë njerëzore mund të përparojnë vetëm duke u mbështetur tek parimet themelore të Islamit

Publikuar në Prill 26, 2017, 2:39 a.m.

Imam Hamanei ka pranuar vizitën e disa ambasadorëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të disa vendeve arabe me rastin e cermonisë së përkujtimit të përvjetorit të fillimit të shpalljes profetike të Muhammedit (s.a.v), “Bajramit Mabas”.

Imam Hamanei ka pranuar vizitën e disa ambasadorëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të disa vendeve arabe me rastin e cermonive të përkujtimit të përvjetorit të fillimit të shpalljes profetike të Muhammedit (s.a.v), “Bajramit Mabas”.

Imam Hamenei ka rikujtuar se nuk është e drejtë që të kërkohet rritja ekonomike dhe e fushave të tjera të jetës shoqërore e Iranit jashtë kufinjve të vendit dhe ka vijuar duke thënë se “Ashtu siç edhe u jam drejtuar edhe më parë të gjithë kandidatëve që do të hyjnë në këto zgjedhje dua të rikujtoj se duhet që ata të japin fjalën se gjatë gjithë periudhës që do të merren me fushatën elektorale dhe gjithë vendimet që do të merrni gjatë kësaj periudhe në lidhje me rritjen ekonomike dhe e fushat e tjera të jetës shoqërore nuk do ta kërkojnë zgjidhjen jashtë kufinjve por tek populli iranian.”

Imam Hamenei, i cili ka theksuar se shoqëritë njerëzore mund të përparojnë vetëm nëpërmjet ndjekjes së parimeve islamike është shprehur se “Islami mund ta parandalojë tiraninë që po i bëhet njerëzimit tani. Ato që po përjetohen për momentin në rajon vijnë për shkak të sjelljeve armiqësore të amerikanëve dhe të sionistëve. Po kështu, arsyeja se përse Republika Islamike është në shenjestër më shumë se vendet e tjera të rajonit duke qënë se në Iran parimet islamike jetohen haptazi.”



Burimi : Rasthaber