Gjysmë milion irakien janë larguar nga Mosuli përshkak ISISI-të

Publikuar në Prill 18, 2017, 8:44 a.m.

Lajmet kanë deklaruar se rreth gjysmë milion civilë irakenë janë arratisur nga Mosuli, ku po zhvillohet që prej tetorit të kaluar ofensiva kundër ISIS.

Zyra për koordinimin e çështjeve humanitare ka saktësuar këtë të hënë se 493 mijë persona kanë braktisur qytetin.

Ndërkohë, rreth 500 mijë të tjerë banojnë ende në zonat perëndimore të Mosulit, nën kontrollin e ISIS

Informatat kanë njoftuar se, rezervat me ushqim, ilaçe dhe ujë të pijshëm po përfundojnë, duke prekur kryesisht zonën perëndimore të qytetit, ku dhe luftimet janë më intensive krahasuar me lindjen, që u çlirua në janar nga forcat e koalicionit ndërkombëtar.