Muslimanët në Malavi gëzohen për përkthimin e Kur’anit në gjuhën jau

Publikuar në Mars 5, 2017, 4:37 p.m.

Muslimanët në shtetin Malavi, në  Afrikë, kanë përshëndetur përkthimin e Kur'anit të Shenjtë në gjuhën Jau.

Muslimanët  thonë se me përkthimin e Kur’anit në gjuhën Jau  kjo për ne është një ndihmë e madhe për t’i kuptuar më mirë mësimet e Kur’anit.

Shejh Saad Malovu nga  Kamuzu Barracs në Lilongwe tha se një shumicë e madhe e muslimanëve në vend nuk janë në gjendje të kuptojnë  informacionin në gjuhën arabe, shumë prej tyre nuk janë "të arsimuar në mynyrën Islame.”

Shejh Malovu njofton se shumë prej muslimanëve  në Malavi flasin gjuhën e fisit Jau, kështu Kur’nani i përkthyer në gjuhën e tyre  do të ndihmojë për të shpërndarë informacionin në përputhje me rrethanat.

"Siç e dini se 60 për qind e muslimanëve  në Malavi e flasin gjuhën jau. Kjo është ide e mirë që njerëzit tani nuk do të jenë të paditur në lidhje me Librin e Shenjtë, Kur’anin, " tha  Shejh Malovu.

Xhalafi Zijabu,  mësues musliman në Assalam në rrethin e Mangochi gjithashtu shprehu emocionet e tij për përkthimin e Kur’anit.

Zijabu tha se në të kaluarën ai ishte përballur me sfida për të shpjeguar në mënyrë efektive për nxënësit për shkak të pengesës gjuhësore.

"Shumë njerëz në zonat rurale si në Mangochi nuk dinë gjuhë të tjera, por vetëm Jau. Kjo ishte me të vërtetë e vështirë për ne për të komunikuar në mënyrë efektive," tha Zijabu.

Përkthimi i  Kur’anit në gjuhën yau  është përkthyer nga Shejh Muhammed Silika nga Misioni Islam Blantyre (BIM).

Sipas  Shejh Muhammed Silika,  përkthimit të Kur’anit deri në përfundim i ka përkushtuar  dhjetë vjet kohë.

Ai tha se qëllimi i tij ishte që populli që flet gjuhën jau, që janë një popullsi të madhe e muslimanëve në Malavi, të jenë në gjendje për të lexuar Librin e Shenjtë, Kur’anin, në gjuhën amtare.



Burimi : Malawi24