Një prezantim mbi aktivitetin dhe misionin e Shoqatës "Flladi"

nga Sonila Qazimi | Publikuar në Jan. 25, 2017, 2:07 a.m.

Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin Muhamed, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur!

Paqja e Allahut qoftë mbi ju!

Allahu i Madhëruar, në Kur'anin e Shenjtë, thotë: "E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: ‘Unë, me të vërtetë jam mysliman.’" (Sure "Fusilet", ajeti 33).

Cilido që kërkon të përcjellë një mesazh, ka detyrë që ta ketë kuptuar mirë atë dhe të jetë i përgjegjshëm. Predikues i suksesshëm është ai, i cili e paraqet qartë dhe vërtetësisht mesazhin që përcjell. Është e domosdoshme që ky predikues ta kristalizojë këtë mesazh në personalitetin e tij, siç vepruan profetët e mëdhenj, ku secili prej tyre ishte pasqyrë e gjallë dhe lëvizëse për mesazhin që përçonte.

Për përcjelljen e mesazhit islam kanë punuar dhe punojnë shumë institucione në mbarë botën. Të tilla institucione gjenden edhe në Shqipëri. Prej këtyre instistucioneve është edhe shoqata “Flladi”. Kjo shoqatë, me qendër në Tiranë, u themelua në vitin 2005.

Nën moton "Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, prandaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni!" (Sure "Huxhurat", ajeti 10), shoqata “Flladi” u bën thirrje të gjithë motrave dhe vëllezërve myslimanë që të bashkohen për të forcuar dhe për të çuar më tej fenë e pastër islame.

Që në fillesat e saj, qëllimi i vetëm dhe më i rëndësishëm i kësaj shoqate ishte përhapja e Fjalës së Allahut të Madhëruar, Kur'anit të Shenjtë, e traditës së pastër profetike, si dhe e kulturës së Ehli Bejtit të profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), larg çdo fanatizmi verbues.

Që nga viti i parë i themelimit e deri më sot, kjo shoqatë ka kryer shumë aktivitete dhe i ka dhuruar publikut një gamë të gjerë librash me tematikë: akaid, moral, histori, komentim, njohuri të përgjithshme islame etj. Përmendim edhe prodhimet filmike dhe radiofonike, kryesisht, me përmbajte fetare, si dhe përgatitje broshurash të ndryshme. Shumë prej tyre i janë paraqitur publikut në saje të pjesëmarrjeve të shumta nëpër panaire kombëtare dhe ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.

Me ndihmën e Allahut të Madhëruar dhe falë mbështetjes së bamirësve besimtarë, shoqata “Flladi” ka arritur të krijojë një bibliotekë të veçantë, e cila përmban deri më sot rreth 54 libra të botuar. Interesi që ka treguar publiku ndaj këtyre librave, ka qenë i madh dhe ka qenë një shtysë për vazhdimësinë e botimeve të tjera. Titujt e botuar nga shoqata “Flladi”, që u janë vënë në dispozicion lexuesve, janë:

1-Morali Islam I

2-Morali Islam II

3-Njohje Islame

4-Parimet e Imamitëve

5-Perla nga Imam Aliu

6-Përmbledhje e jetës së Profetit dhe Ehli Bejtit

7-Sahife Saxhadije

8-Tregime për njerëzit e vërtetë

9-Vendqendrimet e Botës Tjetër

10-Aroma e luleve

11-Fjalë të vyera

12-Imam Aliu, Zëri i drejtësisë njerëzore (vëll I)

13-Imam Aliu, Zëri i drejtësisë njerëzore (vëll II)

14-Imam Hysejni dhe ndodhia e Ashures

15-Imam Mehdiu

16-Imam Xhafer Sadiku

17-Jurisprudenca sipas pesë Medh’hebeve

18-Komentimi i përsosur i Kur’anit (xhuzi I)

19-Komentimi i përsosur i Kur’anit (xhuzi II)

20-Komentimi i përsosur i Kur’anit (xhuzi III)

21-Komentimi i përsosur i Kur’anit (xhuzi IV)

22-Komentimi i përsosur i Kur’anit (xhuzi V)

23-Komentimi i përsosur i Kur’anit (xhuzi VI)

24-Komentimi i përsosur i Kur’anit (xhuzi VII)

25-Komentimi i përsosur i Kur’anit (xhuzi VIII)

26-Komentimi i përsosur i Kur’anit (xhuzi IX)

27-Komentimi i përsosur i Kur’anit (xhuzi X)

28-Kur’ani dhe Imam Hysejni

29-Lartësimi i shpirtit

30-Mbulimi, lumturi jo fatkeqësi

31-Mesazhi i të drejtave

32-Fjalë të vyera

33-Mesazhi i zgjimit

34-Platforma e Revolucioni Islamik

35-Në tryezën e Kur'anit dhe të sunetit 1

36-Në tryezën e Kur'anit dhe të sunetit 2

37-Në tryezën e Kur'anit dhe të sunetit 3

38-Këshilla të urta

39-Fjalime kur'anore

40-Shkretëtira e Mahsherit

41-Imam Mehdiu dhe lajmet rreth Gajbit

42-Pozita e gruas në Islam

43-Aromë borziloku nga toka e Kerbelasë

44-Duaja e Kumejlit

45-Imamët tanë

46-Për Allahun, shiizmi ynë

47-Dashuria për Ehli Bejtin

48-Mposhtja e egos

49-Ushtritë e arsyes dhe të injorancës

50-Fillimi i rrugës së drejtë

51-Mësimi i namazit për fëmijë

52-Sikur Huseini të jepte besën

53-Prijësi i dëshmorëve Husein bin Ali

54-I pari Aliu

Shoqata “Flladi” ka botur artikuj të ndryshëm në gazeta ditore. Nga artikujt që i janë servirur publikut në disa gazeta ditore si, “Republika”, “Ballkan”, “Dita”, “Metropol” etj., përmendim:

1-Haxhi, simboli i unitetit dhe i vlerave njerëzore

2-Panoramë rreth xhamisë "El-Aksa"

3-Profeti Muhamed, udhëheqës i mbarë njerëzimit

4-Komentimi i Sures “Kadr

5-Ditëlindja e profetit Muhamed, kthesë historike për njerëzimin

6-Profeti Muhamed, mëshirë për botën

7-Pozita e gruas në Kur’an

8-Profeti Isa në Kur'an etj.

Një prej aktiviteteve të shoqatës “Flladi” është edhe pjesëmarrja në shumë konferenca e seminare brenda dhe jashtë vendit, ku është promovuar edhe më tej misioni i saj. Shoqata “Flladi”, në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombetar “Al Mustafa” dhe me Fondacionin e Kur'anit, organizuan sesionin me temë: "Nën Hijen e Kur'anit". Po ashtu, kjo shoqatë ka organizuar disa aktivitete të ndryshme për nder të Profetit, të Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!), si dhe për nder të Imam Hysejnit, në muajin e shenjtë të Muharremit. Pa harruar edhe konkurse të ndryshme kur'anore.

Gjithashtu, kjo shoqatë është marrë me organizime të shumta bamirësie me rastin e Fiter Bajramit, Kurban Bajramit dhe në muajin e Muharremit. Krahas kësaj, shoqata “Flladi” ka shpërndarë edhe ndihma për familjet në nevojë dhe për jetimë. Gjithashtu ka organizuar edhe iftare në nder të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Përveç këtyre aktiviteteve, shoqata “Flladi” ka marrë pjesë edhe në panaire libri në Tiranë dhe jashtë saj.

Krahas aktiviteteve të lartpërmendura, shoqata “Flladi” transmeton drejtpërdrejt edhe programin "Trokitje Shpirtërore", në valët e Radios “Nacional”, 93.6 Mhz, çdo ditë të enjte nga ora 18:00 deri në 19:30. Ky emision ka nisur transmetimin më 14 dhjetor 2006 dhe ka mbi 10 vjet që vijon të transmetohet. Programi trajton tema të ndryshme rreth Kur'anit, Profetit, Ehli Bejtit dhe njohje të përgjithshme islame. Ky emision shoqërohet edhe me transmetimin e lutjes “Kumejl” në gjuhën shqipe. Për t’i ardhur më pranë dëgjuesve të saj, radio “Nacional” ka vënë në dispozicion faqen e internetit www.radionacional.al

Për audiencën dashamirëse, shoqata ka vënë në dispozicion edhe faqen e saj të internetit, ku renditen një pjesë e mirë e librave të botuar; filma të përkthyer me titra në shqip si, “Merjemja e Bekuar” dhe “Banorët e Shpellës”; tregime mbi jetën e profetëve në formë radiodrame (Historia e profetit Nuh dhe historia e profetit Ibrahim (Paqja e Allahut qoftë mbi ta!). Këto mund t’i gjeni në çdo kohë në faqen tonë ëëë.dritaeehlibejtit.com dhe radioehlibejti.com. Po ashtu, kjo shoqatë ka edhe llogarinë e saj në facebook.   

Nga muaji dhjetor i vitit 2016 e deri më tani, kryetari i shoqatës “Flladi”, shejkh Vullnet Merja ka shkruar dhe botuar 50 artikuj të ndryshëm në faqen e internetit www.mediaelire.net.

Në mbyllje, shoqata “Flladi” falënderon Allahun e Madhëruar për këtë mbarësi, si dhe institucionet bamirëse (në Iran, Liban, Kuvajt, Irak etj.) që e kanë mbështetur dhe e mbështesin në mbarëvajtjen e aktivitetit dhe në realizimin e misionit të saj.

E lusim Allahun Fuqiplotë që të na mbarësojë në këtë jetë që të jemi në shërbim të fesë së Tij të pastër, Islamit dhe na bashkoftë me Profetin dhe me Ehli Bejtin e tij në Ditën e Kiametit. 



Burimi : Media e Lire