Egjipti do të publikojë përkthime të Kur’anit në gjermanisht, italisht, frëngjisht

  • None
Publikuar në Dhj. 1, 2015, 1 a.m.

Ministria për Çështje Fetare e Egjiptit ka në plan të publikojë përkthime të Kur'anit të shenjtë në gjermanisht, italisht dhe frëngjisht.

Përkthimet në këto tri gjuhë bëhen me kërkesën e ministrisë së jashtme të Zvicrës, njoftoi faqja e internetit com.24.

Këto tri gjuhë janë gjuhë zyrtare në Zvicërr, në këtë shtet të Evropës  qendrore.

Përkthimet e Kur'anit janë planifikuar të shpërndahen në mesin e të rinjve në Zvicërr.

Gjithashtu, do të botohen libra mbi komentimin e Kur'anit dhe mbi çështjet Islame dhe fetare.

Nisma është thënë se ka për qëllim për të parandaluar përhapjen e ideologjive ekstremiste në mesin e rinisë zvicerane.

Ministri i Egjiptit për Çështje Fetare, Muhammed Mukhtar Guma ka thënë se përkthimet në të tri gjuhët do të kryhen nga Qendra për Përkthime dhe Gjuhë e Këshillit Suprem Islamik të Egjiptit. 



Burimi : IQNA News